Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 106/2023] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 24 majit 2023

Nr. të lëndës KI223/23

Parashtruesit: Adem Dauti

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 7​​ tetor 2024

Nr. Ref.: RK 2546/24

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

 

rastin nr.​​ KI223/23

 

Parashtrues​​ 

 

Adem Dauti

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 106/2023]​​ të 24 majit 2023​​ të Gjykatës Supreme,​​ 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

  

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Adem Dauti​​ nga​​ Mitrovica​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ e konteston​​ Aktgjykimin​​ [Rev. nr. 106/2023]​​ të 24 majit 2023​​ të​​ Gjykatës Supreme të Kosovës​​ [​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme), në ndërlidhje me Aktgjykimin​​ [Ac. nr. 2330/18]​​ të 5​​ korrikut 2022​​ ​​ Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) të 5​​ korrikut 2022 dhe Aktgjykimin​​ [C. nr. 140/14]​​ të 12 marsit 2018​​ ​​ të​​ Gjykatës Themelore në Mitrovicë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ në​​ ndërlidhje me​​ Vendimin​​ (Njoftimin)​​ e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë të Komunës së Mitrovicës së Jugut,​​ të 24 majit 2011 dhe Aktvendimin [05 nr. 354/86123] e​​ 22 nëntorit 2016​​ Drejtorisë për Inspeksion të​​ Komunës së Mitrovicës së Jugut,​​ të, të​​ cilat vendime ishin objekt i​​ shqyrtimit në​​ procedurë​​ para​​ gjykatave të​​ rregullta.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pranoi​​ Aktgjykimin e​​ Gjykatës Supreme​​ më​​ 12​​ qershor​​ 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimeve​​ ​​ lartpërmendura​​ ​​ autoriteteve​​ komunale​​ dhe atyre të​​ gjykatave të​​ rregullta,​​ për të​​ cilat​​ parashtruesi i kërkesës specifikon​​ se​​ ​​ njëjtat​​ janë​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje​​ ​​ nenit​​ 3​​ [Barazia para Ligjit]​​ ​​ Kushtetutës së​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1​​ dhe​​ 7​​ të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, në nenet​​ 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit nr.​​ 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 11​​ tetor​​ 2023,​​ parashtruesi i kërkesës përmes postës dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata), e cila kërkesë​​ u​​ pranua​​ ​​ Gjykatë​​ ​​ 16​​ tetor​​ 2023.

 

  • Më​​ 20​​ tetor​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [GJR.​​ KI223/23]​​ dhe Vendimit [KSH.​​ KI223/23]​​ caktoi gjyqtaren​​ Remzije​​ Istrefi-Peci​​ gjyqtare raportuese dhe​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ ​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 25​​ tetor​​ 2023,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë, Gjykata i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Po të​​ njëjtën ditë,​​ Gjykata i dërgoi një shkresë Gjykatës Themelore,​​ përmes të​​ cilës​​ kërkoi​​ ​​ ta dorëzojë​​ fletëkthesën,​​ e cila dëshmon se kur​​ parashtruesi i kërkesës ka pranuar​​ Aktgjykimin e​​ Gjykatës Supreme.​​ Gjykata Themelore nuk i është përgjigjur kësaj kërkese të Gjykatës.​​ 

 

  • ​​ 4​​ mars​​ 2024, Gjykata përsëri i dërgoi një shkresë Gjykatës Themelore,​​ përmes të​​ cilës kërkoi fletëkthesën,​​ e cila dëshmon se kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ e​​ ka pranuar​​ Aktgjykimin e​​ Gjykatës Supreme.​​ ​​ 

 

  • Të njëjtën ditë, Gjykata Themelore, përmes postës elektronike, dërgoi dëshminë, përkatësisht fletëkthesën, e cila dëshmon​​ se​​ Aktgjykimi i​​ Gjykatës Supreme, parashtruesit të​​ kërkesës​​ i​​ ishte​​ dorëzuar më 12 qershor 2023.​​ 

 

  • ​​ 11​​ mars​​ 2024, gjyqtari​​ Jeton Bytyqi​​ dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 13​​ maj​​ 2024,​​ si rezultat i​​ asaj​​ ​​ parashtruesi​​ nuk kishte qartësuar mjaftueshëm​​ kërkesën e tij të​​ dorëzuar,​​ Gjykata​​ i​​ dërgoi një shkresë​​ plotësuese, përmes të​​ cilës i kërkoi që​​ ​​ saktësojë​​ dhe​​ sqarojë​​ se​​ cilin vendim​​ të autoritetit publik e konteston dhe cilat të drejta​​ dhe liri të​​ garantuara me Kushtetutë, atij i​​ janë shkelur me atë vendim.​​ 

 

  • Më​​ 31​​ maj 2024, parashtruesi i kërkesës dërgoi një përgjigje​​ në​​ Gjykatë, duke​​ specifikuar​​ se në Gjykatën Kushtetuese​​ konteston​​ Vendimi[n]​​ (Njoftimi)​​ [e]​​ Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë të Komunës së Mitrovicës i datës​​ 24.05.2011,​​ si dhe Aktvendimi​​ [05​​ nr. 354/86123]​​ i Drejtorisë për Inspeksion të Komunës së Mitrovicës i datës​​ 22.11.2016.

 

  • ​​ 11​​ shtator​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportuesr​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se thelbi i​​ kontestit​​ para organeve të lartpërmendura të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe gjykatave të rregullta ishte çështja e​​ së drejtës së shfrytëzimit të ngastrës nr.​​ 2918/1.​​ Më konkretisht, në vitin 2000, parashtruesi i kërkesës kishte lidhur​​ një kontratë me Ndërmarrjen Shoqërore​​ Agrokultura”​​ për të drejtën e shfrytëzimit të ngastrës nr.​​ 2918/1​​ për një periudhë​​ gjashtë​​ (6)​​ vjeçare, me mundësi​​ vazhdimi. Gjatë vitit​​ 2014,​​ Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut nxori​​ Vendimin​​ mbi ndërrimin e bartësve​​ të së drejtës së shfrytëzimit të pasurisë së paluajtshme​​ shoqërore,​​ në pronë komunale,​​ dhe​​ rrjedhimisht​​ Komuna e Mitrovicës së Jugut, në librat kadastralë​​ është regjistruar si pronare e ngastrës kontestuese nr.​​ 2918/1.​​ Si rezultat i vendimit të lartpërmendur,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ inicioi​​ procedurë​​ administrative pranë organeve kompetente​​ komunale,​​ përfshirë​​ këtu edhe katër (4)​​ procedura të ndryshme gjyqësore​​ pranë​​ Gjykatës​​ Themelore.​​ 

 

  • Më 10 mars 2014, parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ ​​ kërkesëpadi në Gjykatën Themelore kundër Komunës së Mitrovicës së Jugut,​​ për shkak të pengimit të shfrytëzimit të pronës dhe​​ për​​ kompensimin e dëmit në shumë prej​​ 84,075.33​​ euro,​​ me kamatë.

 

  • ​​ 25​​ mars​​ 2014,​​ derisa procedura e parë gjyqësore​​ ishte në​​ procedurë të shqyrtimit, Komuna e Mitrovicës së Jugut,​​ Drejtoria për Inspeksion e Komunës së Mitrovicës së Jugut​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [05.​​ nr.​​ 354/8880]​​ urdhëroi parashtruesin e kërkesës të rrënojë objektin montues​​ të cilin e kishte ndërtuar pa leje në ngastrën në fjalë.​​ 

 

  • Më 20 korrik 2014, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ një kërkesë për shfrytëzim afatgjatë të​​ një pjese të​​ ngastrës kontestuese.​​ 

 

  • ​​ 21​​ tetor​​ 2016,​​ Komuna e Mitrovicës së Jugut,​​ Sektori Pronësoro-Juridik nxori Aktvendimin​​ [05-464-79098],​​ me të cilin​​ i kërkoi parashtruesit të kërkesës​​ të lirojë​​ pronën e paluajtshme të Komunës”. ​​ 

 

  • ​​ 22​​ nëntor 2016,​​ Drejtoria për Inspeksion e Komunës së Mitrovicës së Jugut nxori Aktvendimin​​ [05​​ nr. 354/86123],​​ me të cilin​​ urdhëroi​​ që​​ parashtruesi i kërkesës brenda afatit prej 15 ditësh të rrënojë objektin afarist​​ ”.​​ 

 

  • ​​ 24​​ nëntor​​ 2016,​​ parashtruesi i kërkesës​​ në Drejtorinë për Inspeksion të Komunës së Mitrovicës së Jugut​​ paraqiti​​ kërkesën për rishqyrtim të aktvendimit, duke kërkuar​​ që “Aktvendimi i atakuar të ANULOHET në tërësi si joligjor dhe i parregullt dhe të pezullohet procedura administrative​​ ...”.​​ 

 

  • Më​​ 25​​ nëntor​​ 2016,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kundër Aktvendimit [05 nr. 354/86123] të Drejtorisë për Inspeksion të Komunës së Mitrovicës së Jugut​​ paraqiti​​ ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor​​ (në tekstin e mëtejmë: MMPH).​​ 

 

  • ​​ 22​​ dhjetor​​ 2016,​​ Drejtoria për Inspeksion-Sektori i Ndërtimit​​ pranë​​ Komunës së Mitrovicës së Jugut nxori Aktvendimin​​ [nr.​​ 05/354-86802],​​ me të cilin obligohet pala për lirimin e pronës së​​ Komunës”.

 

  • ​​ 23​​ dhjetor​​ 2016,​​ Drejtoria​​ për Inspeksion e Komunës së Mitrovicës së Jugut nxori Aktvendimin​​ [05-355/93158],​​ me të cilin urdhëroi parashtruesin e kërkesës​​ që të largonte​​ të gjitha materialet e tij nga sipërfaqja publike.​​ 

 

  • Duke pasur parasysh se MMPH nuk iu përgjigj ankesës së parashtruesit të kërkesës të​​ 25​​ nëntorit 2016,​​ parashtruesi i kërkesës, më​​ 25​​ dhjetor​​ 2016,​​ parashtroi kërkesëpadi​​ në Gjykatën Themelore​​ për shkak të heshtjes​​ së​​ MMPH-së.

 

  • ​​ 4​​ janar​​ 2017, parashtruesi i kërkesës paraqiti një propozim në​​ Gjykatën Themelore, duke kërkuar​​ caktimin e masës së sigurimit kundër të paditurit, përkatësisht​​ Komunës së Mitrovicës së​​ Jugut​​ që të​​ ndalohet tjetërsimi, fshehja, ngarkimi apo disponimi me pasurinë në fjalë”.

 

  • ​​ 27​​ janar​​ 2017,​​ parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Themelore​​ paraqiti gjithashtu​​ kërkesëpadi​​ kundër Komunës së Mitrovicës​​ së​​ Jugut, me të cilin kërkoi​​ shtyrjen e ekzekutimit të​​ Aktvendimit​​ [nr. 05 NR 354/86123]​​ të Komunës së Mitrovicës së Jugut të​​ 22​​ nëntorit 2016,​​ derisa gjykata të​​ nxjerrë një​​ aktgjykim meritor për kërkesëpadinë e paditësit​​ lidhur​​ me heshtjen e MMPH-së.​​ 

 

  • ​​ 16​​ shkurt​​ 2017,​​ Gjykata Themelore​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [C.​​ nr. 140/14]​​ refuzoi si të pabazuar propozimin e parashtruesit të kërkesës për caktimin e masës së sigurisë.​​ ​​ 

 

  • ​​ 20​​ mars​​ 2017,​​ Gjykata Themelore​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [A.​​ nr. 153/2017]​​ hodhi poshtë si të palejueshme kërkesën e parashtruesit lidhur me shtyrjen e ekzekutimit të Aktvendimit​​ [nr. 05 NR 354/86123]​​ të Komunës së Mitrovicës së Jugut deri në marrjen e vendimit meritor lidhur me heshtjen e MMPH-së.​​ 

 

  • ​​ 12​​ mars​​ 2018, Gjykata Themelore​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 140/2014],​​ sipas padisë së parashtruesit të kërkesës të​​ 10​​ marsit​​ 2014,​​ lidhur me​​ kompensimin e dëmit në shumë prej​​ 84,075.33 euro,​​ me kamatë,​​ refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të​​ kërkesës.​​ ​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktgjykimit të saj​​ [C.​​ nr.​​ 140/2014],​​ Gjykata Themelore​​ inter alia​​ theksoi:​​ 

 

“Paditësi pretendon se në formë të heshtur e ka vazhduar validitetin apo kohëzgjatjen e kontratës mbi shfrytëzimin në bazë të nenit​​ 596,​​ paragrafi​​ 1​​ i Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve citoi:​​ “Kur pasi të ketë kaluar koha për të cilën është lidhur kontrata e qirasë, qiramarrësi vazhdon të përdor sendin, ndërsa qiradhënësi nuk e kundërshton këtë, konsiderohet se është lidhur kontratë e re e qirasë me kohëzgjatje të pacaktuar në të njëjtat kushte sikundër edhe në ato paraprake”. Nëse analizohet me kujdes kjo dispozitë është e mjaftueshme për të kuptuar se në rastin konkret nuk ka fare kontratë të veçantë në mes të paditësit dhe pronarit të ri të tokës.​​ Nuk mund të konsiderohet përtëritje e kontratës nëse vetëm njëra palë në rastin konkret vazhdon ta përdor sendin, ndërsa pala tjetër nuk deklarohet se e kundërshton apo jo, mirëpo qiramarrësi nuk ka prova se​​ ka​​ vazhduar me pagesa të qirasë. Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk ka të drejtë ligjore që pala paditëse të thirret në përtëritje të kontratës apo vazhdim të saj në afat të pacaktuar pasi me pronarin e ri nuk ka kurrfarë raporti kontraktual për qiramarrje”.​​ 

 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar, kundër Aktgjykimit [C. nr. 140/2014]​​ të Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti​​ ankesë në Gjykatën e Apelit,​​ duke pretenduar vërtetim​​ të​​ gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatim​​ të​​ gabuar të së drejtës materiale.​​ 

 

  • Më​​ 12​​ dhjetor​​ 2018,​​ Gjykata Themelore​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [A.​​ nr. 153/2017]​​ aprovoi si të bazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës për shkak të heshtjes së MMPH-së dhe​​ e​​ urdhëroi MMPH që​​ në afat prej​​ 30​​ ditësh, nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, të merr aktvendim sipas kërkesës së paditësit të dt.​​ 25.11.2017.

 

  • ​​ 30​​ prill​​ 2019, MMPH​​ përmes​​ Vendimit​​ [nr. A-296/16]​​ shfuqizoi Aktvendimin​​ [nr. 05/354-86802]​​ e​​ Drejtorisë për Inspeksion–Sektori i Ndërtimit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, duke kthyer lëndën në rishqyrtim.​​ 

 

  • ​​ 6​​ qershor​​ 2019,​​ Drejtoria për InspeksionSektori i Ndërtimit​​ pranë​​ Komunës së Mitrovicës së Jugut​​ nxori Njoftimin​​ [525/2019-2],​​ në të cilin thuhet se​​ mbetet në fuqi aktvendimi i datës​​ 22.12.2016​​ i Drejtorisë për Inspeksion”.

 

  • Më 18 qershor​​ 2019, parashtruesi i kërkesës​​ kundër Njoftimit të​​ lartcekur [525/2019-2] paraqiti​​ ankesë në Drejtorinë për Inspeksion të Komunës së Mitrovicës së Jugut për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës administrative.​​ 

 

  • Më 20 qershor 2019, parashtruesi i kërkesës​​ kundër Njoftimit të​​ lartcekur [525/2019-2]​​ ​​ të Komunës së Mitrovicës së Jugut​​ parashtroi​​ ankesë në MMPH.

 

  • ​​ 16​​ tetor​​ 2019, MMPH nxori Vendimin me të cilin aprovoi​​ si të bazuar​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ dhe anuloi​​ Njoftimin​​ [nr. 25/2019-2]​​ e​​ Drejtorisë për Inspeksion të Komunës së Mitrovicës së Jugut të​​ 30​​ prillit​​ 2019.​​ 

 

  • ​​ 24​​ tetor​​ 2019,​​ Drejtoria për Inspeksion e Komunës së Mitrovicës së Jugut​​ përmes​​ Vendimit​​ [ZSP-1239/2019]​​ vendosi që​​ ​​ mbeten në fuqi të gjitha aktet administrative të​​ nxjerra​​ nga Drejtoria për Inspeksion, si dhe institucionet​​ komunale të Komunës së Mitrovicës së Jugut.​​ 

 

  • Më 3 dhjetor 2019, parashtruesi i kërkesës i propozoi MMPH-së,​​ që të japë pëlqimin e saj për​​ vendimin me të cilin detyrohet Komuna e Mitrovicës së Jugut të lidhë​​ kontratë për shfrytëzimin​​ afatgjatë të ngastrës në fjalë. ​​ 

 

  • Më​​ 10​​ janar​​ 2020,​​ MMPH nxori Aktvendimin me të cilin e shpalli​​ të paligjshëm​​ Vendimin​​ [ZSP-1239/2019]​​ e​​ Drejtorisë për Inspeksion të Komunës së Mitrovicës të​​ 24​​ tetorit​​ 2019.​​ ​​ 

 

  • Më 29 janar 2020, parashtruesi i kërkesës i propozoi Komunës së Mitrovicës së Jugut arritjen e një marrëveshjeje​​ të vullnetit të mirë​​ lidhur​​ me kërkesën.​​ 

 

  • Më​​ 5​​ korrik​​ 2022, Gjykata e Apelit​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 2330/18]​​ refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ kundër Aktgjykimit [C. nr. 140/2014]​​ të Gjykatës Themelore të 12 marsit 2018.​​ 

​​ 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar, parashtruesi​​ i kërkesës kundër Aktgjykimit [Ac. nr. 2330/18] të Gjykatës së Apelit​​ paraqiti​​ kërkesë për​​ revizion në Gjykatën Supreme, duke pretenduar​​ si​​ mungesë​​ të​​ arsyetimit të​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit dhe zbatim të​​ gabuar të​​ “nenit​​ 596,​​ paragrafi​​ 1​​ të LMD-së, si dhe faktin se kemi të bëjmë me​​ një​​ vendim të paligjshëm të Komunës sipas Vendimit të MMPH-së.

 

  • ​​ 24​​ maj 2023,​​ Gjykata Supreme​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [Rev. nr. 106/2023]​​ refuzoi si të pabazuar​​ revizionin e​​ parashtruesit të kërkesës të parashtruar kundër Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr. 2330/2018]​​ të Gjykatës së Apelit të​​ 5​​ korrikut​​ 2022.

 

  • Në arsyetimin e Aktgjykimit të saj,​​ Gjykata Supreme theksoi:​​ 

 

[...]​​ paditësi ka qenë i vetëdijshëm se ka lidhur kontratë me afat të caktuar dhe se në kontratë janë pajtuar që i njëjti ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit të pronës dhe në asnjë rast të bëjë ndërtime jashtë planit​​ ​​ .

 

Në raport me pretendimet e paditësit në revizion se sipas nenit​​ 596,​​ paragrafi​​ 1​​ i LMD-së, kontrata ka vazhduar për faktin se e paditura nuk e ka kundërshtuar të njëjtën, Gjykata Supreme vlerëson se të njëjtat pretendime janë të pabazuara. […],​​ pasi që kemi ndërrim të pronarit të pronës dhe nuk kemi ndonjë raport kontraktual në mes të pronarit të ri dhe paditësit. Gjithsesi edhe në rast se kontrata do të konsiderohej se është vazhduar, në dispozita të kontratës saktësisht nga nenet e lartcekura, pamë se paditësi nuk i ka pas të lejuara ndërtimet​​ [...]”.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ në kërkesën e tij pretendon​​ se vendimet e autoriteteve komunale dhe​​ aktgjykimet e gjykatave të rregullta, janë​​ nxjerrë​​ në​​ shkelje​​ të​​ nenit 3 [Barazia para Ligjit] të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Shkelja e nenit​​ 3​​ të Kushtetutës, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, konsiston​​ në faktin​​ se​​ “në procedurën administrative tek organi komunal i Mitrovicës janë vënë në pozitë të pabarabartë si palë dhe si subjekt afarist duke më injoruar në të gjitha shkresat të cilat i kam bërë dhe duke mos i zbatuar asnjë vendim të shkallës së dytë – Gjykatës Administrative e cila​​ ​​ ka gjetë se në vendimet e organeve Komunale në dëmin tim janë bërë shkelje drastike ligjore,​​ duke më pamundësuar lidhjen e kontratës mbi shfrytëzimin​​ e ngastrës kadastrale të cilën Komuna e Mitrovicës e ka bartë pa njoftimin tim paraprak dhe duke mos ma mundësuar që të njëjtën ta shfrytëzoj me anë të raportit pronësoro-juridik dhe për mundësinë e shfrytëzimit të saj​​ konform veprimtarisë së ndërmarrjes ndërtimore zejtare Dauti, pronar i së cilës jam”.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës më tej pretendon se:​​ “si rezultat i qëndrimeve tendencioze të manifestuara nga personat përgjegjës të organeve administrative të shkallës së parë, në dëmin tim, Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit si dhe Gjykata Supreme, kanë miratuar vendime me të cilat e kanë favorizuar organin komunal, duke mos e shqyrtuar fare faktin se organi komunal me lëshimet e tija ma kanë pamundësuar lidhjen e kontratës për shfrytëzimin e ngastrës kadastrale, për ndërtimin e objekteve ose për legalizimin e tyre​​ []”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës i​​ propozon Gjykatës Kushtetuese​​ që në bazë të shpalljes së aktvendimeve të organeve të shqyrtimit të Komunës së Mitrovicës së Jugut vlerësohen si shkelje e nenit​​ 3​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke e kthyer çështjen në rishqyrtim dhe rivendosje ose në kompensimin e dëmit për rrënimin pa të drejtë të objekteve afariste, pronar i të cilave kam qenë”.  ​​​​ 

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni​​ 3

​​ [Barazia para Ligjit]​​ 

 

“1.​​ Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.​​ 

 

2.​​ Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”.

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse janë përmbushur​​ kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ […]

​​ 7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të  ​​​​ drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

  • Gjykata, po ashtu, i referohet nenit 47​​ (Kërkesat​​ individuaIe)​​ ​​ Ligjit, i cili parasheh:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës​​ në​​ kërkesën e tij dhe përgjigjen e tij ndaj shkresës plotësuese​​ të​​ Gjykatës specifikon se e​​ konteston​​ Njoftimin e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë të Komunës së Mitrovicës së Jugut”​​ ​​ 24 majit​​ 2011,​​ si​​ dhe​​ “Aktvendimin​​ [05​​ nr. 354/86123]​​ e​​ Drejtorisë për Inspeksion të Komunës së Mitrovicës së Jugut,​​ të​​ 22 nëntorit​​ 2016.​​ ​​ lidhje me këtë, Gjykata rikujton se​​ këto vendime​​ administrative të​​ autoriteteve komunale ishin objekt​​ i​​ shqyrtimit dhe vlerësimit​​ ​​ procedurë​​ para​​ gjykatave të rregullta,​​ procedurë​​ e​​ cila​​ përfundoi​​ me​​ nxjerrjen e​​ Aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 106/2023]​​ ​​ Gjykatës Supreme të​​ 24​​ majit​​ 2023.​​ ​​ këtë​​ kuptim, Gjykata konsideron se​​ parashtruesi i kërkesës i ka shteruar të gjitha mjetet juridike​​ si​​ dhe e ka​​ dorëzuar​​ kërkesën brenda afatit, siç përcaktohet në rregullin​​ 34​​ paragrafi​​ (1)​​ (b)​​ dhe​​ (c)​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata më tej i​​ referohet​​ kritereve të pranueshmërisë, siç specifikohen në Ligj​​ dhe në​​ Rregullore të​​ punës, respektivisht, nenit 48 [Saktësimi​​ i​​ kërkesës] të​​ Ligjit dhe rregullit 34 (1) (d) të​​ Rregullores së​​ punës,​​ ​​ përcaktojnë:

 

Neni 48 i Ligjit​​ 

(Saktësimi​​ i​​ kërkesës)

 

"Parashtruesi i​​ kërkesës​​ ka për​​ detyrë​​ ​​ ​​ kërkesën​​ e tij të​​ qartësoj​​ saktësisht​​ se cilat të​​ drejta dhe liri pretendon se i​​ janë​​ cenuar dhe cili​​ është​​ akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi​​ dëshiron​​ ta kontestoj".

 

Rregulli 34​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

  • Gjykata mund ta konsiderojë​​ një​​ kërkesë​​ ​​ pranueshme nëse:​​ 

[ ... ]

 

​​ (d)​​ kërkesa​​ qartëson​​ saktësisht​​ dhe​​ në​​ mënyrë​​ adekuate paraqet faktet dhe pretendimet​​ për​​ shkelje​​ të​​ të​​ drejtave apo dispozitave kushtetuese”.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata vëren se neni 48 i Ligjit përmban gjithsej dy kërkesa. E para konsiston në (i) obligimin e parashtruesve të kërkesës që të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendojnë se u janë cenuar nga autoriteti publik - vendimin e të cilit e kontestojnë; dhe, e dyta konsiston në (ii) obligimin e parashtruesve të kërkesës që të specifikojnë aktin konkret të autoritetit publik që dëshirojnë ta kontestojnë para Gjykatës Kushtetuese. Që të dy këto kritere të nenit 48 të Ligjit,​​ e veçanërisht kriteri i parë i këtij neni reflektohen edhe në rregullin 34 (1) (d) të Rregullores së punës ku kërkohet që një kërkesë e parashtruar në Gjykatë duhet të qartësojë saktësisht dhe në mënyrë adekuate të paraqet​​ faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese​​ (shih, rastet​​ e Gjykatës,KI95/19,​​ parashtrues​​ Ruzhdi Bejta, Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 8 tetorit 2019,​​ paragrafi​​ 31;​​ KI157/21, parashtrues​​ Nexhat Veseli,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i​​ 10​​ nëntorit 2021,​​ paragrafi​​ 33;​​ KI73/21, parashtruese​​ Minire Krasniqi-Zhitia,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 29 korrikut 2021, paragrafi 39; dhe KI91/17, parashtrues​​ Enver Islami,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 22 nëntorit 2018, paragrafi 31).

 

  • Gjykata,​​ duke iu rikthyer rrethanave të​​ rastit​​ konkret,​​ ​​ kuptim të​​ obligimit të​​ parashtruesve​​ ​​ kërkesës për plotësimin e​​ kritereve të​​ lartcekura të​​ pranueshmërisë të përcaktuara​​ ​​ nenin 48 të​​ Ligjit dhe rregullin​​ 34 (1) (d) të​​ Rregullores së​​ punës, thekson se parashtruesi i kërkesës​​ ​​ përgjigjen e tij​​ ka specifikuar​​ se cilat​​ vendime​​ ​​ autoritetit publik ai i konteston,​​ megjithatë​​ i​​ njëjti​​ nuk​​ ka saktësuar se​​ cilat​​ të drejta dhe liri,​​ ​​ garantuara përmes Kapitullit II​​ [Të​​ Drejtat dhe Liritë​​ Themelore]​​ ​​ Kushtetutës​​ atij i janë​​ cenuar.​​ 

 

  • Gjykata ripërsëritë​​ se parashtruesi i kërkesës pretendon vetëm shkelje të​​ nenit 3 [Barazia para Ligjit ] të​​ Kushtetutës,​​ si një​​ nga​​ dispozitat​​ themelore të​​ Kapitullit I të​​ Kushtetutës, e cila​​ (i)​​ Republikën e Kosovës e përkufizon si shoqëri shumetnike,​​ e cila​​ qeveriset​​ ​​ mënyrë​​ demokratike​​ ​​ respektim të​​ plotë​​ ​​ sundimit​​ ​​ ligjit përmes institucioneve të​​ veta,​​ legjislative,​​ ekzekutive​​ dhe gjyqësore; (ii) ushtrimi i autoritetit publik bazohet në​​ parimet e barazisë​​ para ligjit, respektimit të​​ plotë​​ ​​ ​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ njeriut, si dhe​​ ​​ mbrojtjen e të​​ drejtave si dhe në​​ pjesëmarrjen​​ e​​ ​​ gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të​​ tyre.​​ 

 

  • Megjithatë, parashtruesi i kërkesës në​​ kërkesën e tij nuk ka arritur të​​ saktësojë​​ se cilat të​​ drejta​​ dhe liri themelore, të​​ specifikuara në​​ Kapitullin II të​​ Kushtetutës,​​ janë​​ shkelur si rezultat i nxjerrjes së​​ vendimeve të​​ kontestuara të​​ autoriteteve komunale dhe atyre gjyqësore.

 

  • Gjykata, në vijim,​​ vëren se​​ parashtruesi i kërkesës përmes kërkesës së tij të dorëzuar në Gjykatë​​ nuk pajtohet me vendimet e​​ autoriteteve​​ komunale dhe atyre të gjykatave të rregullta, dhe se thelbi i pretendimeve të tij ndërlidhet me vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike dhe interpretimin e ligjit. Në lidhje me këtë të fundit, në kërkesën e tij, ai specifikon se:​​ “si rezultat i qëndrimeve tendencioze të manifestuara nga personat përgjegjës të organeve administrative të shkallës së parë, në dëmin tim, Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit si dhe Gjykata Supreme, kanë miratuar vendime me të cilat e kanë favorizuar organin komunal, duke mos e shqyrtuar fare faktin se organi komunal me lëshimet e tija ma kanë pamundësuar lidhjen e kontratës për shfrytëzimin e ngastrës kadastrale, për ndërtimin e objekteve ose për legalizimin e tyre […]”.

 

  • Në dritën e​​ elaborimit si më​​ sipër, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur të​​ qartësojë​​ se cilat të drejta dhe​​ liri të garantuar me Kushtetutë, i janë shkelur përmes vendimeve të​​ kontestuara​​ komunale, përfshirë këtu edhe Aktgjykimin e fundit të Gjykatës Supreme, të​​ 24 majit 2023,​​ dhe si e tillë kërkesa duhet të refuzohet për mosplotësimin e kritereve të pranueshmërisë të parapara me nenin 48 të Ligjit në lidhje me rregullin 34 (1) (d) të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Si rrjedhojë,​​ në pajtim me nenin 48 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (d) të Rregullores së punës,​​ Gjykata​​ përfundon​​ se kërkesa e parashtrueses së kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme.

 

 

PËR KËTO ARSYE​​ 

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafin 7 të nenit 113​​ të Kushtetutës,​​ nenin 48​​ të Ligjit​​ dhe​​ rregullat​​ 34 (1) (d)​​ dhe 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 11 shtator​​ 2024,​​ njëzëri​​ ​​ 

 

 

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit 20​​ të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin​​ 5​​ të nenit​​ 20​​ të Ligjit.​​  ​​​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci    Gresa Caka-Nimani

​​ 

1

 

Parashtruesit:

Adem Dauti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile