Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. Nr. 550/2023, të 17 nëntorit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI92/24

Parashtruesit: Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 30​​ shtator 2024

Nr. Ref.: RK 2541/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI92/24

 

Parashtrues

 

Reshad Zherka dhe Xhelal​​ Zherka

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ Pml. Nr.​​ 550/2023, të​​ 17 nëntorit​​ 2023​​ ​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka, me vendbanim në​​ Komunën e​​ Gjakovës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit e​​ kërkesës). ​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës kontestojnë​​ Aktgjykimin​​ [Pml. Nr.​​ 550/2023],​​ e​​ 17 nëntorit 2023​​ të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në​​ lidhje me Aktvendimin [PN. nr.​​ 1196/2022],​​ e​​ 20 janarit 2023,​​ të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktvendimin [PK. Nr. 85/22],​​ e​​ 3 nëntorit 2022​​ të​​ Gjykatës Themelore në​​ Pejë, Departamenti për Krime të​​ Rënda (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ së​​ Aktgjykimit​​ të​​ kontestuar,​​ përmes​​ së cilit​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ pretendojnë​​ se​​ iu​​ janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë e​​ tyre​​ themelore të​​ garantuara me​​ nenin​​ 31​​ [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të​​ Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në lidhje me​​ nenin 6 (E Drejta për një Proces të Rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ-së).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr.​​ 01/2023​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 14 prill 2024,​​ parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzuan​​ kërkesën​​ e tyre përmes postës, të cilën​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ e​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ e pranoi më​​ 18 prill 2024.​​ 

 

  • Më​​ 25 prill​​ 2024, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes​​ Vendimit​​ [Nr.​​ GJR.​​ KI.​​ 92/24]​​ caktoi gjyqtaren Remzije Istrefi-Peci​​ Gjyqtare​​ raportuese,​​ ndërsa​​ përmes Vendimit [Nr.​​ KSH.​​ KI.​​ 92/24]​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha dhe​​ Radomir Laban​​ (anëtarë).

 

  • Më​​ 29 prill 2024, Gjykata njoftoi parashtruesit​​ e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës. Në të njëjtën ditë, ​​ një kopje e kërkesës iu dërgua​​ Gjykatës​​ Supreme.​​ 

 

  • Më​​ 4 shtator​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e​​ gjyqtares​​ raportuese​​ dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë​​ e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesit e kërkesës parashtrojnë​​ kërkesë​​ ​​ Gjykatën Kushtetuese për herë​​ ​​ dytë, respektivisht,​​ më parë parashtruan​​ kërkesën​​ KI06/16, i cili ka ndërlidhje të tërthortë me rrethanat e rastit konkret. Ndërsa,​​ njëri prej parashtruesve, përkatësisht,​​ parashtruesi​​ R.ZH., parashtron kërkesë​​ për herë​​ ​​ pestë, gjegjësisht, kërkesat KI90/21,​​ KI138/22​​ dhe KI264/23.​​ 

 

  • Kërkesat e parashtruesit R.ZH. të​​ parashtruara më​​ 14 maj 2021 [kërkesa KI90/21],​​ më​​ 12 shtator 2022 [kërkesa KI138/22]​​ dhe më 1 dhjetor 2023 [kërkesa KI264/23],​​ respektivisht, nuk ​​ ndërlidhen me rrethanat e rastit konkret.​​ Përderisa, kërkesat KI90/21 dhe KI138/22 janë vendosur nga Gjykata, kërkesa KI264/23 ende nuk​​ është​​ vendosur.

 

  • Për aq sa është relevante, Gjykata rikujton se më 31 janar 2016, parashtruesit dorëzuan kërkesën e tyre të parë, të regjistruar në Gjykatë me numër KI06/16, përmes së cilës kontestuan Aktgjykimin [Pml. Kzz 8/2015] e 18 shkurtit 2015 të Gjykatës Supreme,​​ me ç’rast ishte​​ refuzuar​​ kërkesa e tyre për mbrojtje të ligjshmërisë në lidhje me dënimin e tyre në procedurë penale, me pretendimin se ishte nxjerrë në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] dhe paragrafët 1 dhe 2 të nenit 106 [Papajtueshmëria] të Kushtetutës. Gjykata në këtë rast vendosi se kërkesa ishte e papranueshme sepse ishte paraqitur jashtë afatit ligjor të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

Faktet e rastit në​​ lidhje me kërkesën e tanishme

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesit e​​ kërkesës​​ përmes​​ Aktgjykimit [P.nr. 346/12]​​ ​​ 23 majit 2013,​​ ​​ Gjykatës​​ Themelore, ishin shpallur fajtor​​ në bashkëkryerje për veprën penale​​ “Ushtrim i ndikimit” nga paragrafi 1 i nenit​​ 345​​ (Ushtrim i ndikimit)​​ në lidhje me nenin 23​​ (Bashkëkryerja) të​​ Kodit​​ të Përkohshëm Penal të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: KPPK), si​​ dhe​​ nxitjen​​ e​​ veprës​​ penale​​ “Shpërdorim​​ i​​ pozitës zyrtare ose​​ i​​ autorizimit” nga paragrafët 1 dhe 3 të nenit 339​​ (Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit) i KPPK-së​​ në lidhje me nenet 23​​ (Bashkëkryerje)​​ dhe 24​​ (Shtytja) të KPPK-së, dhe dënuar me dënim unik secili me burgim​​ ​​ kohëzgjatje prej​​ 4 (katër) vitesh dhe 10,000 (dhjetë mijë euro) gjobë.

 

  • Më​​ 6 qershor 2014,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [PAKR.nr.413/2013]​​ ndryshoi Aktgjykimin e lartcekur të​​ Gjykatës Themelore, duke ulur dënimin unik​​ për parashtruesit e kërkesës​​ nga​​ kohëzgjatja​​ prej​​ 4 (katër) vitesh​​ burgim,​​ në​​ kohëzgjatjen​​ prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj.​​ 

 

  • Më​​ 5 janar 2022, parashtruesit e kërkesës parashtruan kërkesë​​ për rishikimin e procedurës penale me arsyetimin se Aktgjykimi​​ ​​ [PAKR.nr.413/2013], i 6 qershorit 2014, të​​ Gjykatës së​​ Apelit ishte mbështetur në​​ dokument të​​ falsifikuar dhe deklarim të​​ rremë​​ të​​ dëshmitarit.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda (në tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore)​​ parashtroi përgjigje në kërkesën për rishikim të procedurës, ku theksoi se kërkesa në fjalë është e pasafatshme sepse më 6 qershor 2016 janë bërë​​ 2 (dy)​​ vite nga plotfuqishmëria e Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Më​​ 11 maj 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PK.nr.85/2022]​​ hodhi poshtë​​ kërkesën e parashtruesve të​​ kërkesës për rishikimin e procedurës penale të​​ gjykuar​​ me Aktgjykimin [P.nr.346/12] e 25 majit 2013, të​​ Gjykatës Themelore, të​​ ndryshuar me Aktgjykimin [PAKR.nr.413/2013] të​​ 6 qershorit 2014 të​​ Gjykatës së​​ Apelit, si të pasafatshme.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesit e kërkesës parashtruan​​ ankesë kundër​​ Aktvendimit [PK.nr.85/2022]​​ të 11 majit 2022 të Gjykatës Themelore.

 

  • Më 10 qershor 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN.nr.589/2022] aprovoi ankesën e parashtruesve të kërkesës dhe anuloi Aktvendimin​​ [P.K.nr.85/2022]​​ të 11 majit 2022 të Gjykatës Themelore, duke e rikthyer çështjen për rivendosje në këtë gjykatë, me arsyetimin se kërkesa për rishikim të procedurës në rastin konkret nuk është e pasafatshme.​​ 

 

  • ​​ 3 nëntor 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [P.K.nr.85/22] refuzoi kërkesën e parashtruesve të​​ kërkesës​​ për rishikimin e procedurës penale të​​ gjykuar me Aktgjykimin [P.nr.346/12] e 25 majit 2013, të​​ Gjykatës Themelore, të​​ ndryshuar me Aktgjykimin [PAKR.nr.413/2013] të​​ 6 qershorit 2014 të​​ Gjykatës së​​ Apelit, me arsyetimin se nuk ka bazë​​ ligjore për rishikim të​​ procedurës penale.​​ 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesit e kërkesës parashtruan​​ ankesë kundër​​ Aktvendimit​​ [P.K.nr.85/22]​​ ​​ 3 nëntorit 2022​​ të Gjykatës Themelore.

 

  • ​​ 20 janar 2023, Gjykata e Apelit përmes​​ Aktvendimit​​ [PN.nr.1196/2022] refuzoi ankesën e parashtruesve të​​ kërkesës si të​​ pabazuar dhe vërtetoi​​ Aktvendimin​​ [P.K.nr.85/22] e 3 nëntorit 2022 të Gjykatës Themelore, me arsyetimin se gjykata e shkallës së​​ parë​​ ka vepruar drejtë​​ kur ka refuzuar kërkesën e parashtruesve për rishikimin e procedurës penale, me ç’rast vlerësoi sërish se a janë​​ përmbushur kërkesat ligjore për lejimin​​ e përsëritjes së​​ procedurës penale në​​ rastin konkret.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesit e kërkesës parashtruan​​ kërkesë​​ për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ kundër​​ Aktvendimit​​ [PN.nr.1196/2022] të 20 janarit 2023 të Gjykatës Themelore.

 

  • ​​ 17 nëntor 2023, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.nr. 550/2023] refuzoi kërkesën për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ ​​ parashtruesve të​​ kërkesës, me arsyetimin se aktvendimet​​ kundër të​​ cilave​​ është​​ parashtruar kërkesa nuk përmbajnë​​ shkeljet për të​​ cilat pretendohet.​​ Më konkretisht, Gjykata Supreme në aktgjykimin e kontestuar, theksoi si në vijim:​​ 

 

“[...] provat që​​ pretendohen se janë​​ te reja në​​ fakt nuk paraqesin prova të​​ reja pasi që​​ ​​ njëjtat kanë​​ qenë​​ pjesë​​ përbërëse e shkresave të​​ lëndës, përkatësisht, kallëzimit penal.​​ 

[...]​​ 

[...] pretendimet e theksuara paraqesin rrethana të​​ cilat sipas pretendimeve mund të​​ vënë​​ ​​ dyshim vendimmarrjen e gjyqtarëve që​​ kanë​​ vendosur çështjen kryesore​​ mirëpo të​​ cilat pretendime nuk janë​​ ​​ bazuara. Së​​ pari sa i përket gjyqtarit [M.S.], gjyqtar i cili ishte vendosur këtë​​ çështje në​​ gjykatën e shkallës së​​ parë​​ dhe nga shkresat e kësaj çështje penale del se i njëjti​​ kishte ushtruar detyrat e tij si gjyqtar në​​ kuadër të​​ misionit të​​ EULEX-it në​​ Kosovë​​ dhe kushtet për ushtrimin e funksionit të​​ gjyqtarit janë​​ shqyrtuar me rastin e​​ përzgjedhjes​​ ​​ tij në​​ këtë​​ pozitë​​ dhe nuk mund të​​ kontestohen përmes këtij mjeti juridik, e që​​ ​​ ​​ njëjtën linjë​​ është​​ edhe pretendimi tjetër i raporteve kolegjiale të​​ gjyqtares [E.S.] me gjyqtaren që​​ ka vendosur për procedurën e rishikimit, ashtu që​​ edhe këto pretendime si të​​ tilla janë​​ ​​ natyrës supozuese dhe pa asnjë​​ mbështetje të​​ bazuar në​​ ndonjë​​ provë​​ konkrete që​​ do ta vënin në​​ dyshim objektivitetin e këtyre gjyqtarëve.

Kurse sa i përket deklarimit të​​ personit [L.d.] i cili kishte shkruar një​​ letër që​​ gjendet në​​ shkresat e lëndës gjithashtu nuk paraqet provë​​ ​​ re në​​ interpretim të​​ dispozitës së​​ nenit 423 par.1 nënpar. 1.3 të​​ KPP-së, meqë​​ nga përmbajtja e kësaj shkrese ndonëse e pa verifikuar autencitetin e tekst shkruesit dhe e pa nënshkruar në​​ asnjë​​ rrethanë​​ nuk përbën bazë​​ për rishikim të​​ procedurës penale, por eventualisht​​ mund të​​ paraqet bazë​​ për fillimin e ndonjë​​ hetimi, andaj, meqë​​ provat e propozuara nuk paraqesin prova të​​ reja që​​ do të​​ krijonin bazë​​ për rishikim të​​ procedurës penale, sipas dispozitës së​​ lart cekur e në​​ kuptim të​​ nenit 437 par.1 të​​ KPPK-së, u vendos si në​​ dispozitiv të​​ këtij aktgjykimi”​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ pretendojnë​​ se​​ Aktgjykimi i kontestuar​​ është​​ nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tyre​​ kushtetuese,​​ konkretisht​​ ​​ nenit​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ ​​ Kushtetutës në​​ lidhje me​​ nenin 6 (E Drejta për një Proces të Rregullt) të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës​​ në kërkesën e tyre,​​ theksojnë​​ si në​​ vijim:​​ Gjykimi i çështjes P.nr. 346/12 të​​ datës 23 Maj 2013 nga gjyqtari – Kryetari i Kolegjit​​ i cili asnjëherë​​ nuk ka punuar si Gjyqtar në​​ Shtetin e Britanisë​​ UK, shih provën F2018/12, e​​ vulosur dhe vërtetuar nga Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme e Anglisë​​ dhe Ministria e Punëve të​​ Brendshme të​​ UK, e vërtetuar me vulë​​ Apostile.”​​ 

 

  • Parashtruesit​​ po ashtu në​​ thelb ngritin​​ pretendimin se gjykimi i​​ tyre​​ nuk ishte i drejtë​​ për arsyen se​​ kolegjet në Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme duhet të ishin të përbëra nga​​ gjyqtarët​​ vendor dhe jo​​ nga gjyqtarët​​ ndërkombëtar,​​ në​​ pajtim me​​ dispozitat e​​ Ligjit​​ Nr. 03/L-053 mbi Juridiksionin dhe Kompetencat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të​​ EULEX-it në​​ Republikën e Kosovës.

 

  • Në fund, të njëjtit kërkojnë që të shpallet​​ i​​ kundërligjshëm”​​ Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme për shkak se i njëjti sipas tyre është​​ “[...] Aktgjykim i paarsyetuar në​​ prova dhe në​​ merita të​​ Kërkesës për Mbrojtje të​​ Ligjshmërisë​​ nga Gjykata Supreme e Kosovës”​​ 

 

Dispozitat​​ relevante​​ ​​ Ligjit​​ dhe Rregullores së​​ punës

​​ 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.​​ 

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

​​ 5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.​​ 

6. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.​​ 

7. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat dhe procedurat e veçanta për të miturit.”

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT​​ 

 

Neni 6

(E Drejta për një proces të rregullt)

 

“1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri​​ demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në​​ shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]” ​​​​ 

 

KODI I PËRKOHSHËM PENAL I KOSOVËS​​ 

(Publikuar më 6 korrik 2003)

 

Neni 23​​ 

(Bashkëkryerja)

 

“Nëse dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, secili prej tyre është përgjegjës dhe dënohet me dënimin e paraparë për vepra penale.”​​ 

 

Neni 24

(Shtytja)

 

“Kushdo që me dashje e shtyt tjetrin të kryejë vepër penale dënohet sikurse ai ta kishte kryer atë vepër penale, nëse vepra penale është kryer nën ndikimin e tij.”

 

Neni 345

(Ushtrimi i ndikimit)

 

“1. Kushdo që kërkon, merr ose pranon një ofertë ose premtim të një përparësie të padrejtë për vete ose për personin tjetër në lidhje me ushtrimin e një ndikimi të paduhur nga ana e kryerësit mbi vendimmarrjen e një personi zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ushtrimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.​​ 

[...].”

 

Neni 339

(Shpërdorim​​ i Pozitës Zyrtare ose​​ i​​ Autorizimit)

 

“(1) Personi zyrtar i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin ose për organizatën e biznesit apo të shkaktimit të dëmit për personin tjetër ose për atë organizatë të biznesit shpërdoron pozitën e tij zyrtare, tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare dënohet me burgim deri në një vit.​​ 

(2) Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me dëm i cili tejkalon shumën 2.500 euro apo me shkelje të rëndë të të drejtave të personit tjetër, kryerësi dënohet me burgim deri në tri vjet.​​ 

(3) Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me dobi pasurore që tejkalon shumën 5.000 euro, kryerësi dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.”

 

 

KODI NR.​​ 08/L-032​​ I PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ ​​ 

 

Nënkapitulli V - Mjetet e jashtëzakonshme juridike

 

Neni 419

(Mjetet e jashtëzakonshme juridike)

 

“1.Procedura penale e përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet me kërkesën e personave të autorizuar vetëm​​ në rastet dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod. Kërkesa për rishikim të procedurës penale i paraqitet gjykatës themelore e cila ka nxjerr vendimin.​​ 

2. Pala mund të kërkojë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit në çdo kohë gjatë periudhës së mbajtjes së dënimit. Pala i paraqet kërkesën gjykatës themelore e cila ka nxjerr aktgjykimin në shkallë të parë, e cila ia përcjell të gjitha shkresat e lëndës Gjykatës Supreme.​​ 

3. Pala mund të paraqesë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë brenda tre (3) muajsh nga dita kur është dorëzuar aktgjykimi i formës së prerë ose aktvendimi i formës së prerë kundër të cilit kërkohet mbrojtja e ligjshmërisë. Pala paraqet kërkesën në gjykatën themelore e cila ka nxjerr vendimin në shkallë të parë, e cila ia përcjell të gjitha shkresat e lëndës Gjykatës Supreme.​​ 

4.Nenet 375, 376, 377, 378 dhe 379 të këtij Kodi zbatohen për të gjitha kërkesat nga ky nen.

 

Neni 423

(Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë)

 

“1. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm nëse:​​ 

1.1. provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit;​​ 

1.2. provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore;​​ 

1.3. zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat vetë ose së bashku me provat e mëparshme ka të ngjarë të arsyetojë pafajësinë e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas një dispozite më të butë penale;​​ 

1.4. personi për të njëjtën vepër është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë dënuar për vepër të njëjtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një person ose disa prej tyre; ose​​ 

1.5. në rastin e dënimit për vepër penale në vazhdim ose vepra tjera penale të cilat sipas ligjit përfshijnë disa veprime të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja që tregojnë se i dënuari nuk ka kryer veprimin që është përfshirë në veprën penale për të cilën ai është dënuar dhe ekzistimi i fakteve të tilla do të ishte me ndikim vendimtar në caktimin e dënimit.​​ 

2. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm në favor të të pandehurit, përveç nëse vërtetohet që rrethanat nga paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të këtij neni janë pasojë e veprës penale të kryer nga i pandehuri ose personi që vepron në emër të tij kundër një dëshmitari, eksperti, përkthyesi, prokurori të shtetit ose gjyqtari apo të 172 afërmve të tyre, me ç’rast procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet kundër të pandehurit. Rishikimi i procedurës penale kundër të pandehurit lejohet vetëm brenda pesë (5) vjetëve nga koha e shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë.​​ 

3. Në rastet nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. dhe 1.2. ose paragrafi 2. i këtij neni, me aktgjykim të formës së prerë duhet vërtetuar se personat e tillë a janë shpallur fajtor për veprat penale përkatëse. Kur procedura kundër këtyre personave nuk mund të zbatohet për shkak se kanë vdekur ose ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, faktet nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. dhe 1.2. ose paragrafi 2. i këtij neni mund të vërtetohen edhe me prova të tjera.”

Neni 426

(Baza dhe procedura për hedhjen e kërkesës për rishikim të procedurës penale)

 

“1. Gjykata me aktvendim hedh kërkesën kur në bazë të saj dhe shkresave të procedurës së mëparshme vërteton se:​​ 

1.1. kërkesën e ka parashtruar personi i paautorizuar;​​ 

1.2. nuk ka bazë ligjore për rishikim të procedurës;​​ 

1.3. faktet dhe provat në të cilat mbështetet kërkesa janë paraqitur në kërkesën e mëparshme për rishikim të procedurës e cila është refuzuar me aktvendim të formës së prerë;​​ 

1.4. faktet dhe provat nuk ofrojnë​​ arsye​​ për lejim të rishikimit të procedurës; ose​​ 

1.5. parashtruesi i kërkesës për rishikim të procedurës nuk ka vepruar sipas nenit 425, paragrafit 2. të këtij Kodi.

[...]”

 

Vlerësimi i​​ pranueshmërisë së​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesit e​​ kërkesës i kanë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet nenit 113.1 dhe 113.7 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ 

 

Neni 113

[Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]

​​ 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata, më tej, i referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës]​​ dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49​​ 

​​ (Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda​​ afatit​​ prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesit e​​ kërkesës:​​ (i)​​ janë​​ palë​​ ​​ autorizuara; (ii)​​ kontestojnë​​ një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin [Pml. Nr.​​ 550/2023], e​​ 17 nëntorit 2023​​ të Gjykatës​​ Supreme​​ në lidhje me​​ Aktvendimin [PN. nr.​​ 1196/2022], e​​ 20 janarit 2023,​​ të Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin [PK. Nr. 85/22],​​ e​​ 3 nëntorit 2022​​ të Gjykatës Themelore;​​ (iii)​​ ka​​ saktësuar të drejtat dhe liritë që pretendojnë​​ se iu​​ janë shkelur;​​ (iv)​​ kane​​ shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj, si dhe​​ (v)​​ e kane​​ dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar ligjor.​​ 

 

  • Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata duhet të vlerësojë plotësimin e kritereve të​​ përcaktuara​​ përmes pikës b​​ të paragrafit 3 të rregullit 34 [Kriteret e pranueshmërisë]​​ të Rregullores së punës, sipas të cilës, Gjykata mund të konsiderojë një kërkesë të papranueshme nëse e njëjta nuk është​​ ratione materiae​​ në pajtim me Kushtetutën.

 

  • ​​ këtë​​ kontekst,​​ Gjykata fillimisht rikujton përmbajtjen e​​ këtij rregulli​​ si në vijim:​​ 

 

(3) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të papranueshme nëse​​ plotësohet​​ ndonjë nga kushtet​​ e mëposhtme:​​ 

 

[...]

 

(b)​​ Kërkesa nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën;

 

  • Në këtë aspekt, dhe fillimisht, Gjykata rikujton që rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me​​ Aktgjykimin​​ e kontestuar të​​ Gjykatës​​ Supreme, me të​​ cilin Gjykata​​ Supreme e refuzoi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ përkitazi me refuzimin e​​ kërkesës​​ së​​ parashtruesve​​ për rishikim të​​ procedurës penale. Në​​ vitin​​ 2013,​​ me Aktgjykim të​​ Gjykatës​​ Themelore, i cili mori formë​​ të​​ prerë​​ në​​ vitin 2016,​​ parashtruesit e​​ kërkesës ishin​​ dënuar me​​ dënim unik secili me​​ burgim​​ në​​ kohëzgjatje prej​​ 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj.​​ Më 5 janar 2022, parashtruesit e kërkesës​​ paraqitën kërkesë​​ për rishikimin e procedurës​​ së lartcekur​​ penale,​​ e cila kërkesë u hodh poshtë nga Gjykata Themelore më 11 maj 2022, me arsyetimin se ishte e pasafatshme. Sipas ankesës së parashtruesve, Gjykata e Apelit më 10 qershor 2022, ktheu çështjen në rivendosje. Në procedurë të rivendosjes, më 3 nëntor 2022, Gjykata Themelore refuzoi kërkesën për rishikim të procedurës penale të parashtruesve në merita, i cili aktvendim u vërtetua nga gjykatat e rregullta, respektivisht, edhe nga Gjykata e Apelit më 20 janar 2023, si dhe Gjykata Supreme më 17 nëntor 2023 përmes Aktgjykimit të kontestuar.

 

  • Sa i përket thelbit të​​ kërkesës së parashtruesve​​ lidhur me pretendimet për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, Gjykata​​ rikujton​​ se​​ ata​​ pretendojnë​​ se​​ iu​​ është shkelur e drejta për gjykim të drejtë​​ dhe të​​ paanshëm​​ për faktin se​​ (i)​​ janë​​ gjykuar nga një​​ gjyqtar ndërkombëtar, i cili sipas tyre nuk ka qenë​​ asnjëherë​​ gjyqtar në​​ shtetin​​ prej nga vjen,​​ dhe se​​ (ii)​​ kolegjet në Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme ishin përbërë nga gjyqtarët ndërkombëtar dhe jo vendor siç e kërkonte legjislacioni në fuqi.​​ 

 

  • Gjykata​​ vë​​ në​​ pah​​ se gjykatat e rregullta në procedurën sipas kërkesës për​​ rishikim​​ të procedurës​​ penale​​ vendosin vetëm lidhur me çështjen nëse kërkesa për​​ rishikim​​ të procedurës​​ penale​​ plotëson kushtet procedurale për miratimin e saj, dhe jo për​​ ndonjë aktakuzë​​ të​​ parashtruesit të kërkesës brenda kuptimit të së drejtës për gjykim të drejtë të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së​​ (shih​​ në mënyrë analoge​​ rastet​​ e Gjykatës:​​ Gjykatës​​ KI07/17, me parashtrues​​ Pashk Mirashi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 29 majit 2017, paragrafi 66;​​ KI06/18,​​ me parashtrues​​ Shkumbin Mehmeti, Aktvendim për Papranueshmëri, i 16 janarit 2019, paragrafi 55;​​ KI50/18, me parashtrues​​ Deljalj Kazagić, Aktvendim për Papranueshmëri, i 16 janarit 2019, paragrafi 51;​​ KI76/18, me parashtrues​​ Pjetër Boçi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 22 nëntorit 2018, paragrafi 69;​​ KI63/21, me parashtrues​​ Hysen Metahysa, Aktvendim për Papranueshmëri i 11 nëntorit 2021, paragrafi​​ 72;​​ dhe​​ KI34/23,​​ me parashtrues​​ Veton Syla, Aktvendim për Papranueshmëri, i 29 gushtit 2023, paragrafët 48 dhe 49;​​ dhe​​ rastet​​ e GJEDNJ-së:​​ Bochan kundër Ukrainës, (nr. 2),​​ nr.​​ 22251/08, Aktgjykim i 5 shkurtit 2015, paragrafi 44 dhe​​ Moreira Ferreira kundër Portugalisë (nr. 2),​​ nr.​​ 19867/12, Aktgjykim i 11​​ korrikut 2017, paragrafët 60-61).

 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata rikujton praktikën gjyqësore të GJEDNJ-se, e cila përcakton se neni 6 i KEDNJ-se nuk është i zbatueshëm në procedurat për përsëritjen e ndonjë rasti, sepse nëse një person dënimi i të cilit është bërë i plotfuqishëm dhe i cili bën​​ kërkesë​​ për rishikimin e rastit të tij dhe ai ose ajo gjatë​​ kësaj procedure nuk është "i akuzuar për ndonjë vepër​​ penale" në​​ kuptim te nenit 6 të Konventës (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Fischer kundër Austrisë,  nr.​​ 27569/02, Vendim mbi​​ pranueshmërinë e rastit, i 6 majit 2003).

 

  • Më tej, Gjykata vëren se lidhur me kërkesën për​​ rishikim​​ të procedurës​​ penale, të parashtruar nga parashtruesit e​​ kërkesës, gjykatat e rregullta kishin vendosur​​ për​​ refuzimin e saj.

 

  • Gjykata, pikërisht duke pasur parasysh këtë pretendim të parashtruesve​​ të kërkesës në kontekstin e garancive procedurale të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së, konstaton se procedura gjyqësore e përmendur në të cilën parashtruesit​​ i bazojnë​​ pretendimet e​​ tyre​​ ankimore kishte të bënte vetëm me vlerësimin e përmbushjes së kërkesave procedurale të cilat duhet t’i përmbushë një kërkesë për​​ rishikim​​ të procedurës​​ penale, në mënyrë që të jetë e pranueshme, dhe kështu rasti do të rihapej për shqyrtim dhe vlerësim në procedurën e përsëritur.

 

  • Prandaj, duke pasur parasysh përmbajtjen e procedurës gjyqësore në të cilat parashtruesit​​ i ka​​ mbështetur pretendimet e​​ tyre​​ ankimore për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së,​​ Gjykata​​ rikujton​​ edhe një herë​​ praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe praktikën e vet gjyqësore, sipas së cilës neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së nuk zbatohen në kërkesat për rishikimin ose përsëritjen e procedurës, qoftë penale apo civile​​ (shih, në mënyrë analoge, rastet e Gjykatës:​​ KI07/17, Pashk Mirashi, cituar më lart, paragrafi 64​​ [rishikim i procedurës penale];​​ KI80/15,​​ KI81/15 dhe​​ KI82/15, Rrahim Hoxha, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 dhjetorit 2016, paragrafi​​ 31​​ [përsëritje e procedurës përmbarimore];​​ KI86/22,​​ parashtrues​​ Pjetër​​ Boçi,​​ cituar më lart, paragrafi 77​​ [rishikim i procedurës penale];​​ KI167/22, parashtrues​​ Fatos Kakeli,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 23 marsit 2023, paragrafi 63​​ [përsëritje e procedurës civile];​​ KI34/23, parashtrues​​ Veton Syla,​​ cituar më lart, paragrafi 52​​ [rishikim i procedurës penale];​​ shih, gjithashtu rastet e GJEDNJ-së,​​ inter alia,​​ Oberschlick​​ kundër Austrisë, nr. 23727/94, Aktvendim për papranueshmëri, i 21 marsit 1994,​​ Dowsett kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 8559/08, Aktvendim për papranueshmëri, i 4 janarit 2011).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se pretendimet e parashtruesve​​ të kërkesës në lidhje me procedurën gjyqësore të zhvilluar nga gjykatat sipas kërkesës së​​ tyre​​ për rishikimin e procedurës​​ penale​​ shpallet e papranueshme, për shkak se është e papajtueshme​​ ratione materiae​​ me Kushtetutën, siç përcaktohet me​​ paragrafin 7 të nenit 113​​ të Kushtetutës dhe rregullin​​ 34​​ (3) (b) të Rregullores së punës.

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafin 7 të nenit 113​​ të Kushtetutës, me nenet 20 dhe​​ 47​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullin​​ 34​​ (3) (b)​​ si dhe 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 4 shtator​​ 2024:

 

​​ VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË,​​ njëzëri,​​ kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës, në pajtim me​​ paragrafin​​ 4 të nenit 20​​ të Ligjit; dhe

 

  • Ky​​ aktvendim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtare​​ raportuese ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale