Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. nr.184/2024 të 21 marsit 2024, të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI172/24

Parashtruesit: Bariş (Mahfuz) Nakipoglu

Shkarko:

KI172/24, Parashtrues: Bariş​​ (Mahfuz) Nakipoglu, Vlerësim i Aktgjykimit​​ [Pml. nr. 184/2024]​​ të 21 marsit 2024, të Gjykatës Supreme

KI172/24, Aktvendim për papranueshmëri​​ i​​ 25​​ shtatorit 2024, publikuar më​​ 17​​ tetor​​ 2024

Fjalët kyçe: kërkesë individuale,​​ ekstradim, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor,​​ parashkrim i ekzekutimit të​​ dënimit,​​ kërkesë e papranueshme

Nga shkresat e lëndës rezulton se,​​ Ministria e Drejtësisë e Turqisë​​ kishte dorëzuar​​ në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës,​​ kërkesë për ekstradimin e parashtruesit të kërkesës me qëllim të vuajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar nga Gjykata Themelore Penale Nr. 5 e Karsiyaka në Izmir, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e sendit të marrë në mbrojtje brenda ndërtesës” sipas Kodit Penal Turk.​​ Përkitazi me këtë kërkesë, Prokuroria Themelore parashtroi në Gjykatën Themelore kërkesë për ekstradimin e parashtruesit të kërkesës nga Republika e Kosovës për në Turqi, kërkesë​​ të cilën Gjykata Themelore​​ përmes Aktvendimit​​ e aprovoi si të bazuar,​​ me arsyetimin se ishin plotësuar kushtet ligjore për ekstradim, ​​ të përcaktuara me Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale​​ dhe se, sipas legjislacionit të​​ të​​ dy shteteve,​​ ekzekutimi i dënimit me burgim në rastin e tij​​ nuk kishte arritur parashkrimin.​​ I pakënaqur me këtë​​ Aktvendim, parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë në Gjykatën​​ e Apelit, ku kjo e fundit vërtetoi​​ konstatimet e Gjykatës Themelore të dhëna përmes Aktvendimit të ankimuar.​​ Kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës paraqiti në Gjykatën Supreme kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, të cilën kjo e fundit e miratoi si të bazuar, duke e kthyer çështjen në shkallë të parë për rivendosje dhe​​ udhëzuar të njëjtën që​​ të paraqesë kërkesë për informata shtesë​​ nga autoritetet turke​​ lidhur me parashkrimin e ekzekutimit të dënimit. Në rivendosje, Gjykata Themelore, sërish, aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore për ekstradimin e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradim dhe se pas informatave nga autoritetet e Turqisë, vërtetohej se ekzekutimi i dënimit të tij nuk ishte parashkruar meqenëse nuk kishte pasur ndërprerje të urdhërarrestit të lëshuar kundër tij.​​ Përmes këtij Aktvendimi, Gjykata Themelore po ashtu refuzoi pretendimin e parashtruesit të kërkesës lidhur me aplikimin e tij për azil dhe pretendimin se i njëjti në rast të ekstradimit, do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit çnjerëzor dhe persekutimit, pasi, sipas Gjykatës Themelore, i njëjti nuk është person​​ që është i ndjekur politikisht.​​ Konstatimet e Gjykatës Themelore u vërtetuan përmes Aktvendimit të Gjykatës së​​ Apelit, dhe më pas përmes Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ku kjo e fundit​​ ​​ vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradim sipas Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale dhe se parashkrimi i ekzekutimit të dënimit nuk është arritur sipas legjislacionit turk dhe as sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës.

Në procedurë para Gjykatës Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi se aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës​​ Supreme i​​ shkel të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës, në lidhje me​​ nenin​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të​​ KEDNJ-së,​​ për shkak të​​ ​​ zbatimit të ​​ gabuar të ​​ ligjit dhe​​ mosarsyetimit të vendimit gjyqësor.​​ Parashtruesi i kërkesës, gjithashtu​​ pretendoi se​​ masa e paraburgimit e shqiptuar përmes Aktvendimit të 11 gushtit 2021 të Gjykatës Themelore duhet t’i zëvendësohet me një masë më të butë​​ si dhe​​ kërkoi nga Gjykata vendosjen e masës së përkohshme, përkatësisht anulimin e Vendimit ​​ të 2 majit 2024 të Ministrisë së Drejtësisë.​​ 

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata, fillimisht, shtjelloi parimet e praktikës së​​ GJEDNJ-së, sipas së cilës​​ vendimet për ekstradim nuk kanë të bëjnë me përcaktimin e të drejtave dhe obligimeve civile të parashtruesve apo akuzën penale ndaj tyre brenda kuptimit të nenit 6, paragrafi 1 të KEDNJ-së. Në këtë aspekt, Gjykata,​​ bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, theksoi se kërkesat e tilla vlerësohen dhe shqyrtohen në kuadër të ​​ nenit 3 (Ndalimi​​ i torturës) të KEDNJ-së dhe nenit 27 të Kushtetutës, duke vazhduar më pas me shtjellimin dhe aplikimin e​​ ​​ parimeve të GJEDNJ-së​​ që ndërlidhen me ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor në kontekst të ekstradimit dhe kërkesave për​​ azil,​​ në rrethanat e rastit konkret. Në lidhje me pretendimin e parashtruesit të kërkesës​​ se në rast të ekstradimit, i njëjti do t’i nënshtrohet torturës dhe trajtimit çnjerëzor,​​ Gjykata vlerësoi​​ se parashtruesi i kërkesës nuk ka mbështetur pretendimin e tij se me rastin​​ e​​ ekstradimit të tij në Turqi, ai do të përballet me shkelje të nenit 3 të KEDNJ-së dhe nenit 27 të Kushtetutës.​​ ​​ Poashtu, Gjykata konstatoi se​​ parashtruesi i kërkesës nuk argumentoi se si zbatimi i ligjit përkitazi me parashkrimin nga Gjykata Supreme dhe gjykatat e shkallës më të ulët​​ ka​​ rezultuar në “konkluzione arbitrare” për të​​ dhe se të njëjtat​​ i janë përgjigjur pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës.​​ Ndërkaq,​​ përkitazi me​​ pretendimin​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ lidhur​​ me caktimin e masës së paraburgimit, Gjykata konstatoi se i njëjti​​ është​​ i papranueshëm pasi që është​​ dorëzuar jashtë afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh.​​ 

Rrjedhimisht,​​ Gjykata​​ konstatoi​​ se kërkesa duhet të shpallet e papranueshme, siç përcaktohet në nenin 49 të Ligjit, pikën (c) të paragrafit (1) dhe paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

Në fund, Gjykata, në pajtim me paragrafin 1 të​​ nenit​​ 27 të Ligjit dhe rregullin 45 të Rregullores së punës, refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës​​ vendosje të​​ masës së​​ përkohshme ndaj Vendimit të​​ 2 majit 2024 të​​ Ministrisë​​ së​​ Drejtësisë.

 

Parashtruesit:

Bariş (Mahfuz) Nakipoglu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale