Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ. UZVP. nr.15/2022]  të 24 shkurtit 2022, të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI158/22

Parashtruesit: Ahmet Meha

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 11​​ korrik 2024​​ 

          Nr. ref.: RK 2464/24

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI ​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI158/22

 

Parashtrues

 

Ahmet Meha

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [ARJ. UZVP.​​ nr.​​ 15/2022], ​​ të 24 shkurtit​​ 2022, të Gjykatës Supreme​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Ahmet Meha​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës),​​ nga Komuna e Drenasit,​​ i​​ përfaqësuar nga Ramiz Suka, avokat. ​​ 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ konteston Aktgjykimin​​ [ARJ.​​ UZVP.​​ nr.​​ 15/2022]​​ e​​ 24 shkurtit​​ 2022, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në lidhje​​ me Aktvendimin​​ [AA.​​ nr.​​ 886/2021] e 3 dhjetorit 2021, të Gjykatës së​​ Apelit​​ të​​ Republikës së​​ Kosovës,​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ në lidhje me Aktvendimin​​ [C.​​ nr.​​ 494/19/] e 25 gushtit​​ 2021, të Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar​​ ​​ 21 qershor 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është​​ vlerësimi​​ i​​ kushtetutshmërisë së aktgjykimit​​ të kontestuar, me të​​ cilin pretendohet se parashtruesit​​ të​​ kërkesës i janë shkelur të drejtat​​ e garantuara me nenin​​ 31​​ [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit​​ 113​​ [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet​​ 20​​ [Vendimet]​​ dhe​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr.​​ 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe​​ në​​ rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së​​ punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • ​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura​​ në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 13 tetor​​ 2022, parashtruesi i​​ kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ përmes​​ postës, të cilën Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e pranoi më​​ 17 tetor 2022.​​ ​​ 

 

  • Më 26 tetor​​ 2022, Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [nr.​​ Gjr.​​ KI158/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban dhe Remzije-Istrefi Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 25 tetor 2022,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe​​ një​​ kopje​​ ​​ kërkesës​​ ia​​ dërgoi​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Në të njëjtën ditë, Gjykata njoftoi Gjykatën Themelore​​ për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ajo që të njoftojë Gjykatën lidhur me datën se kur parashtruesi i kërkesës e ka​​ pranuar aktin e kontestuar.​​ 

 

  • Më 26 tetor 2022, Gjykata Themelore dorëzoi​​ në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 17 janar 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe vendosi që rasti të shtyhet për shqyrtim në një nga seancat e radhës, me kërkesë që i njëjti të plotësohet.

 

  • Më 30 janar 2024, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore dosjen e plotë të lëndës.​​ 

 

  • Më 2 shkurt 2024, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë dosjen e kërkuar.  ​​ ​​​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 30 prill​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës ka qenë​​ ​​ marrëdhënie ​​ pune​​ ​​ pozitën postier tek Posta dhe Telekomi i Kosovës​​ nga 2 gushti 1999 deri më​​ datën ​​ e pensionimit​​ 21​​ mars 2008.​​ 

 

  • Më 8 shkurt 2016,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka paraqitur kërkesë për​​ njohjen e të drejtës në pension kontribut-pagues​​ në Ministrinë​​ e​​ Punës dhe​​ Mirëqenies Sociale.​​ Parashtruesi i​​ kërkesës​​ përmes​​ kërkesës së​​ tij pretendonte se​​ shuma​​ e pensionit të tij do të duhej të ishte 140 euro.​​ 

 

  • Më 13​​ prill 2016, Ministria e​​ Punës dhe Mirëqenies Sociale​​ nxori​​ vendimin përmes të​​ cilit vendosi të miratoj ankesën e parashtruesit të kërkesës për njohjen e të drejtës në pension kontribut-pagues të moshës në shumën prej 158 euro,​​ duke filluar prej 1​​ shkurtit 2016,​​ ​​ pajtim me nenin 8 të Ligjit 04/L-131 për skemat​​ pensionale​​ të financuara​​ nga shteti me arsyetimin se parashtruesi ka prezantuar dëshmi të mjaftueshme​​ në kuptim të​​ ligjit të cekur më​​ lart,​​ për 15 vite stazh kontributiv. ​​ 

 

  • Nga pohimet në shkresat e lëndës të dorëzuar nga parashtruesi i kërkesës rezulton se​​ ​​ nga 21 marsi 2008​​ e deri më​​ 5 maj 2016, parashtruesi kishte​​ marr pensionin e pleqërisë vetëm 75 euro, ndërsa pas 5 majit 2016 ai e merr pensionin e plotë në shumë prej 140 euro.​​ 

 

  • Më 25 shkurt 2019, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ padi​​ në Gjykatën Themelore kundër të paditurës Ministrisë së​​ Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke pretenduar​​ se​​ nga 21 marsi 2008 e deri më​​ 5 maj 2016, parashtruesi kishte marr pensionin e pleqërisë vetëm 75 euro, ndërsa pas 5 majit 2016 ai e merr pensionin e plotë në shumë prej 140 euro.​​ Lidhur me këtë çështje, parashtruesi përmes padisë së​​ tij kërkoi​​ nga Gjykata Themelore “dallimin në​​ të​​ holla për tetë (8), për shumën e të hollave, ndërmjet 75-140 euro.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu përmes të njëjtës padi pretendonte para Gjykatës Themelore​​ se me​​ kërkesë​​ të​​ tillë​​ i është drejtuar​​ Ministrisë​​ së​​ Punës dhe Mirëqenies Sociale, por kjo e fundit nuk ka vendosur lidhur me kërkesën e tij.​​ Parashtruesi i kërkesës pretendonte​​ heshtje administrative dhe kërkoi nga Gjykata Themelore që​​ të​​ vendos “vetë me aktvendimin e saj, lidhur me kompensimet e dallimit​​ ​​ pensionit të​​ pleqërisë.​​ 

 

  • Më 15 korrik 2021, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit​​ [A.​​ nr.​​ 494/19]​​ kthej​​ për plotësim​​ padinë e paraqitur​​ nga parashtruesi i kërkesës,​​ duke​​ kërkuar​​ nga ky i fundit​​ që të​​ precizojë​​ saktë kërkesëpadinë dhe ti dorëzojë​​ gjykatës mjetet juridike të parashtruara pranë organeve administrative”.

 

  • Gjykata Themelore përmes të njëjtit​​ aktvendim arsyetoi:​​ “...​​ se padia e paditësit​​ është jo e plotë, jo e rregullt pasi që​​ nuk precizohet saktë​​ kërkesëpadia, akti të​​ cilin kërkon ta anulon.​​ 

 

  • Më 4 gusht 2021, parashtruesi i​​ kërkesës plotësoi​​ padinë përmes së​​ cilës kërkoi​​ dallimin​​ në të holla​​ për tetë​​ (8)​​ vite​​ ndërmjet 75 dhe 140 euro,​​ duke kërkuar fillimisht ekspertizë financiare në rastin e tij.​​ Gjithashtu, parashtruesi i kërkesës pretendonte se i është drejtuar Ministrisë së​​ Punës dhe Mirëqenies Sociale që​​ të​​ vendos​​ ta​​ realizoj kërkesën e tij, por e​​ njëjta nuk ka vendosur.​​ 

 

  • ​​ 25 gusht​​ 2021, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [A.​​ nr.​​ 494/19],​​ duke u bazuar në​​ nenin 34 të Ligjit​​ Nr. 03/L-202​​ për Konfliktin Administrativ (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Konfliktin Administrativ),​​ hodhi​​ poshtë​​ padinë e parashtruesit të​​ kërkesës​​ si të palejueshëm,​​ me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk kishte paraqitur aktin përfundimtar administrativ​​ që e konteston dhe​​ nuk ka dëshmuar​​ fillimisht​​ shfrytëzimin​​ e​​ mjeteve juridike para organit administrativ kompetente lidhur me kërkesën e tij.​​ 

 

  • Më 15 shtator 2021, kundër​​ aktvendimit të Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit​​ për shkak të​​ shkeljeve esenciale të dispozitave të​​ procedurës administrative, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.

 

  • ​​ 3 dhjetor​​ 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [AA.​​ nr.​​ 886/2021] refuzoi​​ ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës​​ si të pabazuar​​ dhe vërtetoi​​ Aktvendimin ​​ [A.​​ nr.​​ 494/19]​​ e​​ Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Më 26 janar 2022, kundër​​ aktvendimit të lartcekur, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti kërkesë për rishqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme,​​ duke pretenduar shkelje të dispozitave të​​ procedurës dhe aplikim të gabuar të të​​ drejtës​​ materiale me propozimin që çështja t’i kthehet shkallës së​​ parë për rishqyrtim.​​ 

 

  • Më 24 shkurt 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit​​ [Arj.​​ UZVP.​​ nr.​​ 15/2022] refuzoi​​ si të pabazuar​​ kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe vërtetoi Aktvendimin​​ [AA.​​ nr.​​ 886/2021]​​ e Gjykatës së​​ Apelit të 25 gushtit 2021 me arsyetimin se nuk​​ janë plotësuar kushtet për fillimin e konfliktit administrativ, meqë​​ parashtruesi​​ ​​ nuk ka arritur të bëjë​​ të qartë kërkesën e tij që​​ do të aludonte në​​ anulimin e ndonjë akti administrativ përfundimtar në​​ procedurën administrative.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës pretendon​​ se gjykatat e rregullta​​ kanë shkelur​​ të drejtat e tij​​ ​​ garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës në esencë​​ pretendon shkelje/moszbatim të nenit​​ 31 të Kushtetutës si rezultat i refuzimit të ankesës së​​ tij nga gjykatat e rregullta​​ lidhur me kërkesën e tij për pensionin e pleqërisë.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës përgjatë pretendimeve të tij thekson:​​ “sipas mendimeve të​​ Gjykatës, shkallës​​ së​​ parë, instanca e​​ dytë​​ (Apeli) dhe Gjykata Supreme​​ koncentrohet te​​ heshtja administrative, nenin 29 LKA-së, për çdo Ligj për Procedurën Administrative nenin 130.2, e përmend heshtjen administrative,​​ por nuk e cek afatin tjetër prej 7 ditëve”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në esencë pretendon se e drejta e tij lidhur me pensionin i është cenuar sepse shuma do duhej të ishte 140 euro.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje thekson se​​ Sigurimi pensional dhe invalidor, padyshim janë forma ma me rëndësi të sigurimit social të njerëzve,​​ punonjësve të familjarëve të tyre, ku ata realizojnë prestime të​​ caktuara, nga organet e caktuara kompetente për​​ sigurimin social të​​ tyre. E tërë kjo konsiston të​​ drejta në sistemin social të sigurimit”.​​ 

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia​​ e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

 

LIGJI Nr. 03/L-202​​ PËR KONFLIKTET ADMINISTRATIVE

 

 

Neni 13

Konflikti administrativ

 

1. Konflikti administrativ mund të fillojë vetëm kundër aktit administrativ të nxjerrë në procedurën administrative në shkallë të dytë.​​ 

2. Konflikti administrativ mund të fillohet edhe kundër aktit administrativ të shkallës së parë, kundër të cilit në procedurën administrative ankimi nuk është i lejuar.

 

Neni 14

 

Konflikti administrativ mund të fillojë edhe kur organi kompetent nuk ka nxjerrë akt përkatës administrativ sipas kërkesës ose ankesës së palës, nën kushtet e parashikuara me këtë ligj.

 

 

Neni 29

 

1. Nëse organi i shkallës së dytë nuk e ka nxjerrë vendimin brenda tridhjetë (30) ditësh ose në një afat ​​ më të shkurtër të caktuar me dispozita të veçanta rreth ankimit të palës kundër vendimit të organit të shkallës së parë,​​ ndërsa nuk e nxjerr as në afatin e mëtejmë prej shtatë (7) ditësh me kërkesë të përsëritur, pala mund të fillojë konfliktin administrativ sikur t’i është refuzuar ankesa.

 

Neni 34

 

1. Gjykata e hedh poshtë padinë me vendim, nëse konstaton se:

 

[...]​​ 

 

1.5. është fjala për çështjen për të cilën sipas dispozitës shprehimore të ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ;

 

 

Ligji Nr. 05/L -031​​ PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE

 

Neni 126

Përmbajtja dhe forma e ankesës

 

Ankesa duhet të përcaktojë aktin apo heshtjen administrative që ankimohet, shkaqet dhe arsyen pse ankimohet dhe organin publik kompetent për aktin.

 

2. Çdo kërkesë, edhe në qoftë se nuk shënohet shprehimisht si ankesë, do të konsiderohet e tillë, në qoftë se qëllimi i palës për të kundërshtuar një akt apo heshtjen administrative është​​ mjaftueshëmërisht i qartë”.

Neni 127

Afati kohor për parashtrimin e ankesës

 

[...]​​ 

 

4. Ankesa kundrejt heshtjes administrative mund të parashtrohet jo më herët se shtatë (7) ditë dhe jo më vonë se dy (2) muaj pas skadimit të afatit për njoftimin e aktit administrativ.

 

 

Neni 133

Ankesa kundër heshtjes administrative

 

1. Ankesa kundër heshtjes administrative shqyrtohet drejtpërdrejt nga organi epror. Organi epror i kërkon menjëherë organit kompetent, që pa vonesë të paraqesë të gjithë lëndën e rastit dhe një raport me shkrim mbi arsyet e heshtjes administrative.​​ 

 

2. Organi epror fillimisht do të shqyrtojë nëse ankesa është e pranueshme dhe, vetëm nëse ankesa është e pranueshme, do të shqyrtojë kërkesën e palës, siç i është parashtruar organit kompetent.​​ 

 

3. Organi epror do të vendosë mbi kërkesën në bazë të lëndës së rastit, apo nëse është e nevojshme do të zhvillojë shqyrtime administrative shtesë, apo do të urdhërojë organin kompetent që të zhvillojë shqyrtime administrative të tilla dhe ta njoftojë për rezultatet e shqyrtimit.​​ 

 

4. Përpos kur është e paraparë ndryshe me ligj, organi epror do të zgjidhë çështjen me një akt të vetin përfundimtar. Paragrafi 5 i nenit 131 të këtij ligji do zbatohet edhe në këtë rast.​​ 

 

Pranueshmëria​​ e​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së​​ pari shqyrton nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj​​ dhe​​ me Rregullore të​​ punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7​​ ​​ nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ të cilët përcaktojnë:

 

​​ “1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata më tej i referohet neneve 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ ​​ përcaktojnë:

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i​​ kërkesës ka​​ për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër​​ (4) muajve. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

​​ 

  • Sa​​ i përket përmbushjes së​​ këtyre kritereve, Gjykata konstaton se​​ parashtruesi i​​ kërkesës është​​ palë e autorizuar,​​ i cili​​ konteston​​ një akt të një autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [ARJ. UZVP. nr.​​ 15/2022], ​​ të 24 shkurtit 2022, të Gjykatës​​ Supreme,​​ pasi​​ i ka shteruar​​ të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu duhet​​ të shqyrtojë​​ nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht nënrregullit​​ (2)​​ të Rregullores​​ së punës, që​​ përcakton:​​ 

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa​​ është qartazi e pabazuar, kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj.​​ 

​​ 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së,​​ por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta​​ (shih,​​ rastet e​​ GjEDNj-së,​​ Kemmachev kundër​​ Francës,​​ Kërkesa​​ nr.​​ 17621/91,​​ kategoria (i),​​ Mentzen kundër Letonia,​​ Kërkesa​​ nr. 71074/01,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër​​ Ukrainës,​​ Kërkesa​​ nr.​​ 4241/03,​​ kategoria (iii)).

 

  • Gjykata në këtë aspekt dhe fillimisht rikujton që parashtruesi i kërkesës iu ishte drejtuar gjykatave të​​ rregullta duke mos kontestuar ndonjë akt specifik administrativ,​​ por duke pretenduar​​ në​​ esencë realizimin e kërkesës së​​ tij për kompensim të dallimit lidhur me pensionin​​ e​​ pleqërisë dhe duke pretenduar heshtjen administrative nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.​​ 

 

  • Çështja​​ e parashtruesit të kërkesës​​ ishte shqyrtuar përmes​​ 3​​ (tre)​​ vendimeve gjyqësore,​​ duke u vendosur fillimisht nga​​ Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [A.​​ nr.​​ 494/19] të 25 gushtit 2021,​​ e cila​​ duke u bazuar​​ ​​ dispozitat përkatëse të​​ Ligjit për Konfliktin Administrativ refuzoi​​ padinë e paraqitur sepse parashtruesi i kërkesës​​ nuk​​ kishte kontestuar ndonjë akt administrativ para saj dhe se nuk kishte dëshmuar se i njëjti​​ iu​​ ishte drejtuar fillimisht organit kompetent​​ në kuptim të​​ shterimit​​ ​​ mjeteve juridike lidhur me​​ pretendimet​​ e tij, duke përfshirë pretendimin për heshtje administrative.​​ Ky​​ aktvendim ishte​​ konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, duke argumentuar​​ se parashtruesi i kërkesës nuk arriti të provojë se kishte filluar procedurën​​ fillimisht në organet kompetente administrative lidhur me​​ pretendimet e​​ tij, siç kërkohet nga Ligji për Konfliktin Administrativ​​ dhe Ligji​​ Nr. 05/L -031​​ për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Po ashtu, ato vlerësuan se nuk ekziston ndonjë akt administrativ që të ketë dalë​​ fillimisht​​ në procedurë administrative dhe që të jetë i kontestueshëm​​ ​​ pas​​ ​​ procedurë​​ gjyqësore.​​ Parashtruesi i​​ kërkesës​​ i konteston​​ konstatimet e gjykatave të rregullta para Gjykatës, duke pretenduar​​ se të​​ njëjtat janë në kundërshtim me nenin 31 të Kushtetutës,​​ me arsyetimin se​​ të gjitha​​ rezultuan në​​ refuzimin e ankesës së​​ tij​​ duke mos trajtuar heshtjen​​ e pretenduar​​ administrative të organit administrativ në ndërlidhje me kërkesën​​ e tij për dallimin monetar të pensionit të pleqërisë.​​ 

 

  • Lidhur me këtë pretendim, dhe siç është reflektuar tek pjesa që ndërlidhet me pretendimet e parashtruesit të kërkesës në paragrafët​​ 31-35​​ të​​ këtij​​ aktvendimi, përtej pretendimit se vendimet e gjykatave të​​ rregullta janë të nxjerra në “moszbatim të nenit 31 të Kushtetutës”,​​ parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur para Gjykatës asnjë​​ argument dhe/ose arsyetim konkret përkitazi me shkeljet e të drejtave të tij e të cilat ai i pretendon.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton praktikën e saj gjyqësore sipas së​​ cilës vetëm përmendja e një neni të​​ Kushtetutës, pa arsyetim të​​ qartë​​ dhe adekuat se si është shkelur ajo e​​ drejtë, nuk mjafton si argument për​​ ​​ aktivizuar makinerinë e mbrojtjes​​ ​​ ofron Kushtetuta dhe Gjykata, si institucion që​​ përkujdeset për respektimin e të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ njeriut (shih, në​​ këtë kontest, rastet e Gjykatës​​ KI02/18, parashtrues​​ Qeveria e Republikës së​​ Kosovës,​​ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit​​ Hapësinor,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 20 qershorit 2019, paragrafin 36; dhe​​ KI95/19,​​ parashtrues​​ Ruzhdi Bejta, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 8 tetorit 2019, paragrafët 30-31).

 

  • Një qëndrim i tillë i Gjykatës është i bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ), në harmoni me të cilën, Gjykata në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut​​ ​​ Kushtetutës është e detyruar të interpretojë​​ të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë. Bazuar në këtë praktikë, dhe atë tashmë​​ të konsoliduar të​​ Gjykatës, pretendimet apo ankesat e paarsyetuara dhe të​​ pambështetura me argumente e prova, shpallen të papranueshme si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese (shih,​​ Udhëzuesin e GJEDNJ-së​​ të 31 gushtit​​ 2023​​ për Kriteret e Pranueshmërisë; pjesën I. Papranueshmëria​​ bazuar në​​ merita; A. Kërkesat​​ Qartazi të​​ Pabazuara; 4. Ankesat e paarsyetuara: mungesa e provave).

 

  • Gjykata rikujton se të njëjtat​​ pretendime të përgjithshme përkitazi me kërkesën e tij për pensionin e pleqërisë dhe heshtjen e pretenduar administrative ishin paraqitur edhe para gjykatave të rregullta. ​​ 

 

  • Në këtë kontekst, dhe specifikisht lidhur me pretendimet e parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht rikujton se Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [A.​​ nr.​​ 494/19] ​​ të 25 gushtit 2021,​​ duke trajtuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës,​​ duke iu referuar dispozitave​​ përkatëse​​ të Ligjit të Procedurës​​ ​​ Përgjithshme​​ Administrative dhe Ligjit të Konfliktit Administrativ kishte theksuar si në vijim:​​ 

 

“Sipas vlerësimit të kësaj Gjykate,​​ referuar ecurisë së​​ çështjes,​​ gjykata ka gjetur se paditësi me padi dhe plotësimin e​​ padisë nuk e ka bashkëngjitur asnjë akt përfundimtar administrativ apo mjetet të​​ cilat i ka parashtruar para organit administrativ në​​ kuptim të​​ nenit 29 të Ligjit për Konfliktet Administrative. Paditësi nuk ka paraqitur prova se ka ushtruar kërkesë të përsëritur në afatin ligjor prej 7 ditësh pas kalimit të​​ afatit nga dita kur ka mundur të nxjerr vendim lidhur me​​ ankesën e palës në kuptim të​​ nenit 29 të Ligjit për Konfliktet Administrative, andaj në​​ këtë kuptim konstatohet mos plotësimi i kushteve ligjore në kuptim të nenit 13, 14 dhe 29 të Ligjit për Konfliktet Administrative”.

 

  • Gjithashtu, Gjykata rikujton se Gjykata e Apelit përmes​​ Aktvendimit [AA.​​ nr.​​ 886/2021]​​ të 4 tetorit 2019,​​ në kontekst të këtij pretendimi specifik të parashtruesit​​ të kërkesës, kishte theksuar si në vijim:​​ 

 

“Në​​ rastin konkret,​​ duke u bazuar në​​ dispozitat ligjore të lartcekura, sipas vlerësimit të​​ kolegjit të​​ kësaj gjykate, gjykata e shkallës së​​ parë​​ me të​​ drejtë​​ ka vlerësuar se padia e paditësit është e palejueshme, ngase në​​ këtë çështje juridike nuk janë plotësuar kushtet për fillimin e konfliktit administrativ, meqë paditësi​​ siç​​ u theksua më​​ lart nuk ka arritur të​​ bëjë​​ ​​ qartë​​ kërkesën e tij që​​ do të​​ aludonte në​​ anulimin​​ e​​ ndonjë akti administrativ përfundimtar në procedurën administrative, si dhe nuk ka dëshmuar se i njëjti ka shtjerr mjetet juridike​​ në kuptim të nenit 124,​​ par.6 të​​ LPPA-së dhe neni​​ 29 të LKA-së”.

 

  • Në fund, Gjykata Supreme përmes​​ Aktgjykimit [Arj.​​ UZVP.​​ nr.​​ 15/2022] të 24 shkurtit 2022, në përgjigje të pretendimeve specifike të parashtruesit të kërkesës,​​ kishte theksuar:

 

“Sipas vlerësimit të​​ kolegjit të​​ kësaj Gjykate, gjykatat e instancave më​​ ​​ ulëta​​ me të​​ drejtë​​ kanë​​ vlerësuar se padia e paditësit është e palejueshme, ngase në​​ këtë çështje juridike nuk janë plotësuar kushtet për fillimin e konfliktit administrativ, meqë paditësi nuk ka arritur të​​ bëjë​​ ​​ qartë​​ kërkesën e tij që​​ do të​​ aludonte në​​ anulimin e ndonjë akti administrativ përfundimtar në​​ procedurën administrative. Me nenin 17 të​​ LKA-së​​ përcaktohet se në​​ procedurën e konfliktit administrativ, mund të​​ kërkohet edhe kompensimi​​ i​​ dëmit që​​ i është shkaktuar paditësit me ekzekutimin e aktit që​​ kontestohet. Kjo nënkupton se procedura për fillimin e konfliktit administrativ për kompensim dëmi mund të​​ iniciohet kur paditësi kërkesës kryesore të​​ tij ia bashkon edhe kërkesën për kompensim që​​ i ka bërë​​ e paditura. Në​​ rastin konkret, paditësi nuk ka dëshmuar se organi i paditur ka nxjerrë​​ ndonjë akt përfundimtar për të​​ cilin kërkohet anulimi i tij e në​​ bazë​​ ​​ cilit do​​ ​​ merrej vendimi për kompensim të​​ dëmit”.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata konsideron se gjykatat e rregullta në rrethanat e rastit konkret, kishin trajtuar dhe arsyetuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës.​​ Të njëjtat kishin​​ trajtuar​​ pretendimet thelbësore të parashtruesit të kërkesës, dhe kishin sqaruar se (i) parashtruesi i kërkesës nuk ka kontestuar para gjykatave një akt konkret administrativ të nxjerrë​​ nga një procedurë​​ administrative në kuptim të nenit 13 të Ligjit për Konfliktet Administrative; si dhe (ii) parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar se ka shteruar mjetet juridike fillimisht para organit administrativ lidhur me​​ pretendimet e tij​​ në kuptim të​​ paragrafit​​ 6 të​​ nenit 124 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe nenit 29 të Ligjit për Konfliktet Administrative. ​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren se parashtruesi i kërkesës përgjatë​​ gjithë procesit​​ gjyqësor në esencë​​ kishte kontestuar/pretenduar​​ heshtjen administrative nga organet administrative me arsyetimin se nuk kishte marrë​​ përgjigje nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale​​ lidhur me kërkesën e tij​​ për pensionin e pleqërisë.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vë​​ ​​ spikamë​​ arsyetimin e Gjykatës Themelore,​​ e cila në trajtim të këtij pretendimi specifik kishte arsyetuar​​ ​​ mënyrë të detajuar​​ si në vijim:​​ 

 

[...]​​ 

 

“Me nenin 127,​​ paragrafi 1 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme​​ Administrative përcaktohet se:​​ 

 

Ankesa duhet të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data kur pala është njoftuar ​​ për aktin​​ administrativ”,​​ kurse paragrafi 4 i po të​​ njëjtit nen përcakton se “Ankesa kundrejt heshtjes administrative mund të parashtrohet jo më herët se shtatë (7) ditë dhe jo më vonë se dy (2) muaj pas skadimit të afatit për njoftimin e aktit administrativ”.​​ 

 

Me nenin 133,​​ paragrafi 1 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative​​ Ankesa​​ kundër heshtjes administrative shqyrtohet drejtpërdrejt nga organi epror. Organi epror i kërkon menjëherë organit kompetent, që pa vonesë të paraqesë të gjithë lëndën e rastit dhe një raport me shkrim mbi arsyet e heshtjes administrative.

 

[...]​​ Paditësi nuk ka paraqitur prova​​ se ka ushtruar kërkesë​​ të​​ ​​ përsëritur në​​ afat ligjor prej shtatë ditësh pas kalimit të​​ afatit nga dita kur ka mundur të​​ nxjerr vendim lidhur me ankesën e palës në​​ kuptim të​​ nenit 29 të​​ Ligjit për Konfliktet​​ Administrative, andaj në këtë kuptim konstatohet mosplotësimi i kushteve ligjore​​ në​​ kuptim të​​ nenit 13, 14 dhe 29 të Ligjit për Konfliktet Administrative.

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata​​ dëshiron të vë​​ në dukje​​ se Gjykata Themelore duke iu referuar​​ kërkesës së​​ parashtruesit për pensionin e pleqërisë dhe më​​ pas edhe pretendimit për​​ heshtje administrative të​​ ngritur​​ nga parashtruesi i kërkesës,​​ në​​ mënyrë​​ konkrete​​ kishte theksuar:​​ 

 

“Duke pasur parasysh plotësimin e padisë,​​ gjykata ka konstatuar se paditësi ka​​ parashtruar kërkesën për​​ realizimin e pensionit të​​ pleqërisë​​ në të​​ cilën​​ kërkesë​​ nuk identifikohet datë​​ adresimi, drejtuar këtu​​ të​​ paditurës lidhur me cenimin e të​​ drejtës,​​ duke theksuar se pensioni duhet të​​ jetë​​ 140​​ euro dhe pastaj me datë​​ 25.02.2019 me padi i adresohet kësaj gjykate, andaj bazuar në​​ ecurinë e​​ çështjes paditësi nuk atakon asnjë akt administrativ përfundimtar,​​ nuk​​ ka proceduar para gjykatës shterjen e mjeteve juridike në​​ kuptim të​​ nenit 124,​​ paragrafi 6 të​​ Ligjit për Procedurën e​​ Përgjithshme​​ Administrative dhe nenit 29 të​​ Ligjit​​ për​​ Konfliktet Administrative, heshtje administrative në​​ mënyrë​​ që të​​ kërkoj​​ dallimin në të​​ holla për​​ tetë​​ vite në​​ shumën ndërmjet 75-140 euro”.

 

  • Gjithashtu, Gjykata​​ vëren​​ se Gjykata e​​ Apelit​​ përmes Aktvendimit [AA.​​ nr.​​ 886/2021]​​ lidhur me pretendimin​​ e parashtruesit të kërkesës​​ përkitazi​​ me kërkesën e tij​​ për​​ pensionin​​ e pleqërisë,​​ ​​ përgjatë vendimmarrjes së​​ saj​​ kishte vënë​​ në​​ dukje si në vijim:

 

[...]​​ Pra, gjykata e shkallës së​​ parë ka gjetur se paditësi ka bashkëngjitur kërkesën për realizimin e pensionit të​​ pleqërisë, kërkesë kjo e padatuar, mirëpo i njëjti nuk ka dorëzuar kërkesën e përsëritur​​ në​​ kuptim të​​ nenit 29 të LKA-së, Prandaj, gjykata ka ardhur në përfundim se paditësi në asnjë fazë të procedurës nuk ka ofruar​​ dëshmi se i njëjti ka vepruar në bazë të dispozitave të LKA-së dhe LPPA-së, për zhvillimin e procedurës gjyqësore të konfliktit administrativ, ashtu siç parashihet me dispozitat ligjore të​​ lartcekura”. ​​ ​​​​ 

 

  • Ndërsa, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit të saj [ARJ. (UZVP) nr.​​ 15/2022],​​ duke​​ iu referuar​​ gjendjes faktike në rrethanat e rastit të parashtruesit të​​ kërkesës kishte konfirmuar gjetjet e Gjykatës së​​ Apelit,​​ duke vlerësuar​​ si në vijim:​​ 

 

[...] pohimet në​​ kërkesën e paditësit janë të pabazuara sepse ato nuk ndikojnë në nxjerrjen e vendimit të ndryshëm të gjendjes faktike nga ajo që ka gjetur gjykata e shkallës së​​ dytë. Vendimi i kontestuar i gjykatës së​​ shkallës së​​ dytë është i qartë dhe i kuptueshëm, si dhe​​ përmban arsye të mjaftueshme​​ për faktet vendimtare të​​ cilat i pranon edhe kjo Gjykatë.​​ Po ashtu, e drejta materiale është​​ zbatuar drejtë​​ dhe nuk është​​ shkelur ligji në dëm​​ ​​ paditësit”.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren se parashtruesi i kërkesës kishte dështuar që të dëshmoj para gjykatave të​​ rregullta nëse ka iniciuar​​ procedurë​​ para organit administrativ lidhur me​​ pretendimet e tij​​ për heshtje administrative, specifikisht​​ nëse ka kontestuar heshtjen administrative të pretenduar nga​​ ai fillimisht brenda​​ organit​​ administrativ, respektivisht në​​ Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. ​​ 

 

  • Gjykata rikujton se ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar dosjen origjinale të rastit, duke kërkuar atë nga Gjykata Themelore në mënyrë që të këtë një gamë të plotë të informacioneve lidhur me çështjen në fjalë.

 

  • Prandaj, Gjykata duke​​ iu referuar​​ dosjes​​ origjinale dhe fakteve të​​ rastit​​ vëren se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar se ka ushtruar kërkesë të përsëritur​​ ​​ afatin ligjor prej 7 ditësh pas kalimit të​​ afatit nga dita kur ka mundur të​​ nxjerr vendimin​​ lidhur me ankesën e palës në kuptim të​​ nenit 29 të​​ Ligjit​​ r Konfliktet Administrative.

 

  • Gjykata vëren interesin e parashtruesit për realizimin e kërkesës së tij në procedurat e zhvilluara​​ në gjykatat e rregullta, por mungesa e maturisë apo kujdesit të nevojshëm lidhur me respektimin e hapave proceduralë​​ mund të kontribuojë në mënyrë vendimtare lidhur me rezultatin përfundimtar të rastit të parashtruesit.​​ ​​ 

 

  • Siç u sqarua më​​ lart, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës nuk sjell asnjë argument apo arsyetim​​ shtesë​​ në​​ mbështetje të​​ pretendimeve të​​ tij për shkelje të​​ të​​ drejtave të​​ tij kushtetuese. Për pasojë, Gjykata bazuar në​​ Rregulloren e saj të​​ punës, përkatësisht paragrafi 2 të rregullit 34​​ të saj, duhet të​​ shpallë​​ këtë kërkesë​​ të​​ papranueshme​​ si qartazi të​​ pabazuar në​​ baza kushtetuese, sepse parashtruesi i kërkesës nuk dëshmon dhe nuk mbështetë​​ në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij​​ (shih rastin e Gjykatës KI179/19, parashtrues​​ Ardian Ymeri,​​ aktvendimin për papranueshmëri, i 15 prillit 2020, paragrafi 39).

 

  • Për sa më sipër, Gjykata konstaton që parashtruesi i kërkesës ka pasur mundësi të përfitojë nga procedura kontradiktore dhe se ka pasur mundësi që në fazat e ndryshme të procedurës t’i paraqesë pretendimet dhe provat të cilat i ka konsideruar si të rëndësishme për rastin e tij; ka pasur mundësinë për t’i kundërshtuar në mënyrë efektive pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundërshtare; gjykatat e rregullta i kanë dëgjuar dhe shqyrtuar të gjitha pretendimet e tyre, e të cilat, shikuar objektivisht, kanë qenë të rëndësishme për zgjidhjen e lëndës, dhe se arsyet faktike dhe juridike për vendimin e kundërshtuar janë paraqitur në detaje, dhe për këtë arsye procedura, e marrë në tërësi, ishte e drejtë (shih,​​ mutatis mutandis, Aktgjykimi i GJEDNJ-së i 21 janarit 1999,​​ García Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, paragrafët 29 dhe 30; shih, gjithashtu, rastin e Gjykatës​​ KI22/19, parashtrues​​ Sabit Ilazi, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 qershorit 2019, paragrafi 42).

 

  • Gjykata vëren se​​ gjykatat e rregullta​​ në rastin e parashtruesit të kërkesës kishte analizuar gjerësisht provat e paraqitura dhe pretendimet e ngritura nga palët në procedurë. Për më tepër, Gjykata​​ gjen se vendimmarrja e gjykatave të rregullta, në rrethanat faktike dhe juridike të rastit konkret ishte e bazuar në dispozitat përkatëse të​​ Ligjit të​​ Procedurës se Përgjithshme Administrative dhe Ligjit për Konfliktet​​ Administrative​​ që ato​​ i kishte konsideruar si të aplikueshme dhe relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret dhe me pretendimet​​ thelbësore të ngritura nga parashtruesi i kërkesës​​ në procedurë.

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit​​ të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me​​ Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Prandaj në​​ këto​​ rrethana, bazuar në​​ si më​​ sipër dhe duke marrë​​ parasysh pretendimet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës dhe faktet e paraqitura nga ai, Gjykata,​​ duke u mbështetur​​ edhe në​​ standardet e vendosura në​​ praktikën e vet gjyqësore​​ në raste të​​ ngjashme dhe praktikën gjyqësore​​ të GJEDNJ-së,​​ konstaton që​​ parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar dhe nuk ka mbështetur mjaftueshëm pretendimin e tij për​​ shkelje të të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ tij të​​ garantuara me​​ Kushtetutë​​ dhe KEDNJ.

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se sa i përket pretendimeve të parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara​​ me nenin 31 të Kushtetutës,​​ Gjykata​​ konkludon​​ se kërkesa duhet të deklarohet qartazi e pabazuar, sepse këto pretendime cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë (iii), pretendime​​ “të pambështetura ose të paarsyetuara”,​​ dhe si të tilla, këto pretendime të parashtruesit të kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese​​ e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin​​ 113.1 dhe 113.7​​ të Kushtetutës, nenin​​ 20​​ të Ligjit​​ dhe rregullin​​ 34​​ (2)​​ të Rregullores së punës,​​ ​​ 30 prill 2024, njëzëri​​ 

 

VENDOS​​ 

 

    • ​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

    • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;​​ 

 

    • ​​ PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin​​ 20.4​​ të Ligjit;​​ 

 

    • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e​​ shpalljes në Gazetën Zyrtare të​​ Republikës së Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues​​  ​​  ​​  ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 ​​ 

 

 

 

Bajram Ljatifi ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1

​​ 

Parashtruesit:

Ahmet Meha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative