Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit AC. nr. 5049/20 të Gjykatës së Apelit, të 20 prillit 2022

Nr. të lëndës KI110/22

Parashtruesit: Rrahman Ademi

Shkarko:

 

Prishtinë, më 18​​ shtator 2023

Nr. ref.:RK​​ 2256/23

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PRAPRANUESHMËRI​​ ​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI110/22

 

 

Parashtrues

 

Rrahman​​ Ademi

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ AC.​​ nr.​​ 5049/20​​ të Gjykatës së Apelit,​​ ​​ 20​​ prillit​​ 2022​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Rrahman Ademi​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i kërkesës),​​ me vendbanim në Lipjan, i përfaqësuar nga​​ Nysret​​ Mjeku, avokat.

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr.​​ 5049/20]​​ e Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata e Apelit)​​ të​​ 20​​ prillit​​ 2022, në lidhje me Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 404/19]​​ e Gjykatës Themelore në Prishtinë të​​ 9​​ shtatorit 2019.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar,​​ përmes të cilit​​ pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin:​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët​​ 1​​ dhe​​ 7​​ të nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në nenet​​ 20​​ [Vendimet]​​ dhe​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr.​​ 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji),​​ si dhe në rregullin​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi 15 ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës​​ nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës​​ nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 22​​ korrik​​ 2022, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • ​​ 2​​ gusht​​ 2022,​​ Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [nr. GJR. KI110/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci (anëtarë).

 

  • ​​ 2​​ gusht​​ 2022,​​ Gjykata e njoftoi parashtruesin për regjistrimin e kërkesës dhe​​ po atë ditë, Gjykata​​ i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • ​​ 16​​ dhjetor​​ 2022,​​ gjyqtari​​ Enver Peci​​ dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, më ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 31 gusht​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës sh. a.​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEK).​​ 

 

  • ​​ 28​​ qershor​​ 2016,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka shkuar në pension me përvojë pune prej më tepër se​​ 40​​ vite te punëdhënësi​​ dhe kishte pagën bazë në shumë prej​​ 598.00 euro.​​ 

 

  • ​​ 19​​ shkurt​​ 2019,​​ parashtruesi i kërkesës ushtroi padi në Gjykatën Themelore, duke kërkuar që gjykata të detyrojë KEK-un t’ia paguajë shumën e​​ përgjithshme​​ në lartësi të tri pagave mujore​​ në emër të shpërblimit jubilar për​​ 40 vite​​ të përvojës së punës​​ me kamatë ligjore prej​​ 8 %​​ në vit, duke filluar nga data e​​ ushtrimit​​ të padisë e deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet e procedurës, të gjitha këto në afat prej 7 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.​​ 

 

  • Më​​ 9​​ shtator​​ 2019,​​ Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 404/19]:​​ (i)​​ miratoi​​ në tërësi padinë e parashtruesit të kërkesës;​​ (ii)​​ detyroi​​ KEK-un që parashtruesit të kërkesës t’ia paguajë tri paga mujore në shumën e përgjithshme​​ prej​​ 1,749.00​​ euro,​​ me kamatë ligjore prej​​ 8 %​​ në vit,​​ e cila do të llogaritet nga data e marrjes së aktgjykimit, përkatësisht​​ nga​​ 9​​ shtatori​​ 2019​​ e​​ deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet e procedurës në shumë prej​​ 269.00​​ euro, të gjitha këto në afat prej​​ 7​​ ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.​​ 

 

  • Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit​​ [C.​​ nr. 223/19]​​ arsyetoi se parashtruesi i kërkesës, në bazë të nenit​​ 52​​ të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar në lartësi të tri pagave mujore.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, KEK-u​​ parashtroi​​ ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 404/19]​​ të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, duke theksuar se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka miratuar kërkesëpadinë e paditësit për pagesën e tri pagave në emër të shpërblimit jubilar për​​ 30​​ vjet përvojë pune te e paditura, përkundër faktit se ai këtë përvojë pune e ka arritur në kohën kur nuk ka qenë në fuqi Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës​​ (MPKK),​​ në fuqi nga​​ 1​​ janari​​ 2015,​​ ndërsa padia është ushtruar më​​ 19​​ shkurt​​ 2019, kur kjo Marrëveshje as nuk ka qenë në fuqi, përmes së cilës, mes tjerash, as nuk ka kërkuar mbrojtje parësore te e paditura, me propozim që aktgjykimi i goditur të ndryshohet me refuzimin e kërkesëpadisë së paditësit.​​ 

 

  • ​​ 20​​ prill​​ 2022,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit​​ [AC.​​ nr.​​ 5049/20]​​ aprovoi si të bazuar ankesën e KEK-ut dhe ndryshoi Aktgjykimin​​ [C.​​ nr.​​ 404/19]​​ e Gjykatës Themelore të​​ 9​​ shtatorit​​ 2019,​​ si në vijim:​​ 

 

​​ NDRYSHOHET​​ Aktgjykimi i Gjykatës Themelore Prishtinë,​​ C.​​ nr.​​ 404/2019, i datës​​ 9.9.2019,​​ ashtu që:

I.​​ REFUZOHET SI E PABAZUAR​​ kërkesëpadia e paditësit Rrahman Ademi nga Prishtina, me të cilën ka kërkuar të detyrohet e paditura Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK)​​ sh. a. në Prishtinë, që në emër të shpërblimit jubilar t’ia paguaj​​ 3 (tri)​​ paga mujore, në shumën e tërësishme prej​​ 1.794,00​​ €,​​ me kamatë ligjore prej​​ 8%​​ nga dita e ushtrimit të padisë, përkatësisht nga data​​ 19.02..2019​​ e deri në pagesën definitive.​​ 

II.​​ Ndërgjyqësit i bartin vet shpenzimet e veta procedurale.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit, ndër të tjera, arsyetoi se,​​ gjykata e shkallës së parë me rastin e miratimit të kërkesëpadisë së paditësit e ka zbatuar gabimisht të drejtën materiale përkatësisht nenin 52​​ par.​​ 1​​ nënpar.​​ 1.3​​ dhe par.​​ 2​​ e​​ 3​​ të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës lidhur me nenin​​ 245​​ të LMD-së.

Me nenin​​ 52​​ të Marrëveshjes aktuale, e cila ka hyrë në fuqi nga​​ 1.1.2015​​ dhe ka zgjatur deri në fund të vitit​​ 2018,​​ është paraparë e drejta e punëtorëve në shpërblim jubilar në lartësi të pagave varësisht nga ajo se sa vite jubilare kanë mbushur te punëdhënësi i fundit​​ 10, 20​​ apo​​ 30​​ vjet përvojë pune.

Sipas faktit jokontestues në mes të ndërgjyqësve dhe provave tjera që gjenden në shkresat e lëndës, gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë se paditësi ka shkuar në pension të pleqërisë me​​ 65​​ vjet moshe nga data​​ 28.6.2016, me ç’rast i janë paguar pagat përcjellëse për pension por jo edhe​​ 3​​ paga​​ –​​ si shpërblim jubilar për​​ 30​​ vjet përvojë pune te e paditura që i ka mbushur diku në vitin​​ 2002​​ ose​​ 2003, e që në atë kohë nuk ka qenë në fuqi MPKK​​ (Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës)​​ e që as me kurrfarë ligji në fuqi nuk ka qenë e paraparë që ky kompensim t’iu paguhet punëtorëve në Kosovë.​​ 

Në kohën kur paditësi është pensionuar ka qenë në fuqi Ligji nr.​​ 04/L-131​​ për skemat pensionale të financuara nga shteti, me të cilin me asnjë dispozitë të vetme nuk parashihet pagesa e shpërblimit jubilar e as pagave përcjellëse për shkuarje në pension, dhe as në ndërkohë nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim apo plotësim i këtij ligji me çka do të rregullohej ndryshe çështja e pensionimit të punëtorëve në Kosovë”.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se,​​ Nga përvoja e gjertanishme Gjykata e Apelit në Prishtinë, nuk kemi rast që e ka ndryshuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, por ka refuzuar ankesën e të paditurës si të pabazuar dhe ka vërtetuar Aktgjykimet e Gjykatave Themelore për gjykimin e kompensimit të 3 të ardhurave jubilare.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës paraqiti në Gjykatë vendimet e mëposhtme në mbështetje të pretendimeve të tij lidhur me pabarazinë e praktikës gjyqësore; a) vendimi i Gjykatës së Apelit [Ac.​​ nr. 4351/19] i datës 17 shtator 2019, b) aktgjykimi i Gjykatës së Apelit [Ac.​​ nr.​​ 1268/202o]​​ i​​ datës​​ 15 shtator 2021, c) aktgjykimi i Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 4431/2019] i datës 24 dhjetor 2019 dhe g) aktgjykimi i Gjykatës së Apelit [Psh. jo. 2500/2019]​​ i datës​​ 30​​ korrik​​ 2020.

 

  • Parashtruesi i kërkesës më tej pretendon se, “Veprimi i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, me Aktgjykimin refuzues për ushtruesin e kërkesës paraqet shkeljen e të drejtave të njeriut për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me Nenin​​ 31​​ të Kushtetutës së Kosovës. Prandaj, mbi këtë bazë ushtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas vlerësimit të provave të bashkangjitura kësaj kërkese, të anulon Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, Ac.​​ nr.​​ 5049/2020, të datës​​ 20.04.2022,​​ si të pabazuar dhe të lënë në fuqi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ C.​​ nr.​​ 404/19​​ të datës​​ 09.09.2019.

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

Neni​​ 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1.​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

 

LIGJI​​ Nr.​​ 03/L-212​​ I PUNËS​​ 

 

Neni​​ 87

Afati i parashkrimit​​ 

 

Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

 

 

Neni​​ 90

Marrëveshja Kolektive​​ 

 

“[...]​​ 

 

4.​​ Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet”.​​ 

 

 

MARRËVESHJA E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE E KOSOVËS​​ 

 

 

Neni​​ 52

Shpërblime jubilare​​ 

 

1.​​ I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:​​ 

 

1.1. për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;​​ 

 

1.2. për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij;​​ 

 

1.3. për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij.​​ 

 

2. Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.​​ 

 

3. Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf.

 

Neni​​ 82

 

  • Kjo Marrëveshje e Përgjithshme Kolektive e Kosovës (MPKK) e nënshkruar nga Partnerët në Këshillin Ekonomiko – Social të Kosovës, hyn në fuqi nga data 01.01.2015.

 

Mendim juridik për shpërblimin jubilar i Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ i​​ 23​​ shkurtit​​ 2023

[…]

Marrëveshja/Kontratat e aplikueshme

 

II.​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës e lidhur më datë​​ 18.03.2014, dhe nënshkruar nga Organizatat e punëdhënësve​​ (Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit),​​ Organizatat e të punësuarve​​ (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës),​​ si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës​​ (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), (në tekstin e mëtejmë:​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës)​​ aplikohet në periudhën kohore nga data​​ 01.1.2015​​ -​​ 31.12.2017.

[…]

 

Kushtet për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar:

 

VI.​​ I punësuari në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin​​ 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a)​​ që viti jubilar i punësimit për​​ 10, 20​​ dhe​​ 30​​ vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe​​ b)​​ përvoja e punës për​​ 10, 20​​ dhe​​ 30​​ vjet duhet të jetë pandërprerë te punëdhënësi i fundit”.​​ 

 

[…]

 

Arsyetimi i Mendimit Juridik

 

[…]

Arsyetimi për pikën​​ II (dy)​​ të mendimit juridik​​ ​​ Sa i përket pikës II (dy) të këtij mendimi juridik, duke qenë se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, për periudhën kohore që duhet të aplikohet marrëveshja e përgjithshme kolektive, lidhur me marrëdhëniet juridiko-civile të cilat kanë lindur nga data 01.01.2015, e tutje, Gjykata Supreme e Kosovës thekson se kjo marrëveshje aplikohet në periudhën kohore nga data 01.1.2015​​ -​​ 31.12.2017.

Arsyetimi për pikën II, të këtij mendimi juridik është i ndërlidhur me arsyetimin në pikën​​ 1, të këtij mendimi juridik, përveç se në këtë rast pika II (dy) i referohet marrëdhënieve juridiko-civile të cilat kanë lindur pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës.​​ Qëndrimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, parimisht e mbështet konceptin se edhe për kërkesat për shpërblim jubilar, zbatohen dispozitat e marrëveshjes e cila ka qenë në fuqi në kohën kur​​ është lindur marrëdhënia juridiko-civile, në qoftë se çështja kontestuese është gjykuar dhe vendosur nga ana e gjykatës deri sa ka qenë në fuqi ajo marrëveshje.​​ Në praktikë është paraqitur si dilemë, dhe në disa raste janë zbatuar në mënyrë të gabuar dispozitat e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, duke theksuar se e njëjta duhet të aplikohet nga data 01.01.2015​​ -​​ 31.12.2018, me arsyetimin se nga kjo marrëveshje asnjëra palë nënshkruese nuk është tërhequr në afatin e paraparë prej tre muajve para skadimit, duku iu referuar nenit 81 paragrafit​​ 1, me të cilin përcaktohet se:​​ Nga MPKK, palët mund të tërhiqen tre (3) muaj para skadimit të vlefshmërisë së saj përmes letrës rekomanduese. Tërheqja nga kjo MPKK, shpallet në Gazetën Zyrtare të Kosovës. Në paragrafin​​ 2 të këtij neni, përcaktohet se:​​ Nëse nga MPKK, pasi që skadon afati i përcaktuar nuk tërhiqet asnjëra nga palët, zbatimi i saj vazhdon edhe për një vit”.​​ Për Gjykatën Supreme të Kosovës, një përfundim i tillë është i gabuar, pasi Oda Ekonomike e Kosovës, si nënshkruese e kësaj marrëveshje, me njoftimin për tërheqje​​ nga marrëveshja, i është drejtuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, më datë 09.11.2017, me nr. protokolli 01-499, i cili njoftim është publikuar në Gazetën Zyrtare të Kosovës, më datë 13.11.2017, dhe nga kjo rezulton se tërheqja është bërë në afatin e paraparë me nenin 81 paragrafi​​ 1​​ dhe 2, të marrëveshjes në fjalë dhe se e njëjta nuk ka vlefshmëri pas kalimit të afatit për të cilin është lidhur, pra pas datës 31.12.2017, për arsye se: fjalia e përdorur në nenin 81 paragrafit 1, ku përcaktohet se:​​ Nga MPKK,​​ palët mund të tërhiqen tre (3) muaj para skadimit të vlefshmërisë së saj përmes letrës rekomanduese, është fjali e dy kuptimshme, pasi nuk është e qartë nëse ka të bëjë me periudhën tre muaj para skadimit apo është fjala për tre muajt e fundit deri në skadimin e marrëveshjes, dhe nëse e marrim për bazë edhe formulimin​​ Nëse nga MPKK, pasi që skadon afati i përcaktuar...​​ në paragrafin 2, kjo dykuptimësi edhe​​ më shumë shtohet dhe bëhet më e paqartë pasi nuk është e qartë se i referohet afatit të skadimit sipas paragrafit 1, të këtij neni, apo i referohet skadimit të afatit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, andaj në këtë rast bazuar në dispozitën e nenit 85, dhe 87, të Ligjit Nr. 04/L-077, për Marrëdhëniet e Detyrimeve, me të cilën përcaktohet se:​​ Dispozitat e paqarta në kontratën pa shpërblim duhet interpretuar në kuptimin që dispozita e rëndon më pak debitorin, ndërsa te kontrata me shpërblim në kuptimin me të cilin realizohet një marrëdhënie e drejtë e prestimeve reciproke. Në këtë rast konkret Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, për nga natyra e saj në raport me punëdhënësit, është se krijon vetëm detyrime për të cilat nuk ka kundër shpërblim nga të punësuarit në raport me obligimet e krijuara nga kjo marrëveshje, andaj edhe duhet konsideruar se në rastin konkret me vetë faktin se Oda Ekonomike e Kosovës si nënshkruese e kësaj marrëveshje, me njoftim është tërhequr nga marrëveshja, nuk ka mundur të zbatohet neni 81 paragrafi​​ 2, i kësaj marrëveshje.

[…]

 

Arsyetimi për pikën​​ VI (gjashtë)​​ të mendimit juridik​​ -​​ Arsyetimi për pikën VI, të këtij mendimi juridik është i ndërlidhur me arsyetimin në pikën I dhe II, të këtij mendimi juridik, përveç se në këtë rast pika VI, i referohet marrëdhënieve juridiko-civile të cilat kanë lindur pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës. Në praktikë është paraqitur si dilemë, se viti jubilar i punësimit për 10, 20, dhe 30 vjet, a duhet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për​​ 10, 20, dhe 30 vjet a duhet të jetë e pandërprerë të punëdhënësi i fundit. Në praktikën gjyqësore janë konstatuar interpretime, vlerësime dhe mënyra të ndryshme të vendosjes, lidhur me atë se cilat kushte duhet të plotësohen për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar. Qëndrimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, është se: i punësuari në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52 të kësaj​​ marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe atë: a) që viti jubilar i punësimit për 10, 20, dhe 30 vjet të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për​​ 10, 20, dhe 30 vjet duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit, për arsye se me nenin 52 paragrafi 1, të kësaj marrëveshje, përcaktohet se:​​ I​​ punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë: a) për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, të punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij; b) për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, të punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij dhe c) për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij. Nga interpretimi i nenit 52 paragrafi​​ 1​​ i kësaj marrëveshje, rezulton qartë se i punësuar për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar duhet ti plotësojë kushtet e theksuara si në pikën II, dhe VI, të këtij mendimi juridik.

 

Pranueshmëria e kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve​​ 1​​ dhe​​ 7​​ të nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

​​ “1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.​​ 

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata më tej i referohet neneve​​ 48 [Saktësimi i kërkesës]​​ dhe​​ 49 [Afatet]​​ të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

​​ 

Neni​​ 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni​​ 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata i referohet rregullit​​ 34 (1) (c)​​ të Rregullores së punës, i cili përcakton:​​ 

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

 

(c)​​ Kërkesa​​ parashtrohet brenda​​ katër​​ (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit te fundit efektiv juridik i​​ është​​ dorëzuar​​ parashtruesit;​​ 

[…]”.

 

  • Sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [AC.​​ nr. 5049/20]​​ e Gjykatës së Apelit të​​ 20​​ prillit 2022, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu duhet të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në rregullin​​ 34 [Kriteret e pranueshmërisë]​​ të Rregullores së punës,​​ përkatësisht në paragrafin​​ (2)​​ të këtij rregulli,​​ që përcakton:​​ 

 

“(2)​​ Gjykata mund ta konsideroje​​ kërkesën​​ ​​ papranueshme nëse kërkesa​​ është​​ qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë​​ ​​ mënyre të​​ mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar”​​ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si​​ pretendime qartazi të pabazuara”.​​ Këto to fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i)​​ pretendime që kualifikohen si pretendime të​​ “shkallës së katërt”; (ii)​​ pretendime që kategorizohen me një​​ mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii)​​ pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ dhe në fund, (iv)​​ pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Kemmachev​​ kundër Francës,​​ kërkesa nr.​​ 17621/91,​​ kategoria​​ (i),​​ Mentzen​​ kundër Letonisë,​​ kërkesa nr.​​ 71074/01,​​ kategoria​​ (ii)​​ dhe​​ Trofimchuk​​ kundër Ukrainës, kërkesa nr.​​ 4241/03,​​ kategoria​​ (iii)).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, gjegjësisht, kur vlerëson nëse ajo është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë thelbin e çështjes që përmban kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit,​​ në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Gjykata​​ thekson​​ se esenca e këtij rasti ndërlidhet me padinë që parashtruesi i kërkesës​​ e kishte paraqitur kundër punëdhënësit të tij, KEK-ut, duke kërkuar që pas daljes​​ së tij​​ në pension,​​ i padituri​​ KEK t’ia njohë pagesën​​ për 3 (tri) paga mujore​​ në emër të shpërblimit jubilar për 30 vite të përvojës së punës,​​ të paraparë në MPKK në nivel të vendit. Gjykata Themelore​​ e​​ aprovoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës dhe detyroi KEK-un që​​ paditësit, në emër të shpërblimit jubilar për 30 vite​​ përvojë pune, t’ia paguajë 3 (tri) paga mujore. Pas ankesës së KEK-ut në Gjykatën e Apelit,​​ kjo e fundit​​ e aprovoi ankesën e KEK-ut si të bazuar dhe e ndryshoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, duke refuzuar kërkesën e parashtruesit për shpërblim jubilar si të pabazuar, sepse në kohën kur parashtruesi i kërkesës është pensionuar,​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës, e cila parashikonte​​ kushtet për shpërblimet jubilare, nuk ka qenë në fuqi.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se me aktgjykimin e kontestuar janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Siç është theksuar më lart, Gjykata rikujton se pretendimi i parashtruesit të kërkesës ndërlidhet me pretendimin e tij se gjykatat e rregullta,​​ në mënyrë specifike​​ Gjykata e Apelit, kanë vendosur ndryshe në raste të tjera të ngjashme.​​ 

 

  • Gjykata vëren se lidhur me këtë​​ çështje, parashtruesi i kërkesës, në thelb, pretendon se: i)​​ përmes vendimeve të gjykatave të rregullta, ai është trajtuar në mënyrë të pabarabartë në krahasim me të tjerët;​​ dhe​​ se​​ ii)​​ janë​​ cenuar​​ parimet e sigurisë juridike si rezultat i vendimeve kontradiktore të gjykatave të rregullta.​​ 

 

  • Gjykata në vijim do të shtjellojë:​​ (i)​​ parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës përkitazi me mungesën e konsistencës së vendimeve gjyqësore;​​ dhe​​ (ii)​​ zbatimin e tyre në rastin konkret.​​ 

 

Parimet dhe kriteret e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës përkitazi me mungesën e konsistencës së vendimeve gjyqësore​​ 

 

  • Lidhur me këtë, Gjykata fillimisht thekson se parimet dhe kriteret e vendosura nga GJEDNJ, kjo Gjykatë gjatë shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve për cenimin e parimit të sigurisë juridike, si rezultat i vendimeve kundërthënëse i ka zbatuar edhe në praktikën e saj gjyqësore​​ (shih rastet e Gjykatës​​ KI87/18,​​ parashtrues​​ IF Skadeforsikring,​​ Aktgjykim i​​ 27​​ shkurtit​​ 2019;​​ dhe​​ KI35/18,​​ parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, Aktgjykim i​​ 6​​ janarit​​ 2019,​​ ku Gjykata, ndër të tjera, konstatoi shkelje të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin​​ 6​​ të KEDNJ-së për shkak të cenimit të parimit të sigurisë juridike, si rezultat i divergjencës në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së).

 

  • Në dritën e zhvillimit të parimeve të përgjithshme përkitazi me mungesën e konsistencës të vendosura përmes praktikës gjyqësore, Gjykata fillimisht i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, e cila ka theksuar vazhdimisht se një nga komponentët thelbësorë të sundimit të ligjit është siguria juridike, e cila, ndër të tjera, garanton një siguri të caktuar në situata juridike dhe kontribuon në​​ besimin publik në gjykata​​ (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Brumărescu​​ kundër Rumanisë​​ [DHM],​​ kërkesa​​ nr. 28342/95,​​ paragrafi​​ 61;​​ rastin​​ Ştefănică​​ dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ kërkesa​​ nr.​​ 38155/02,​​ Aktgjykim i​​ 2​​ nëntorit​​ 2010,​​ paragrafi​​ 38,​​ dhe rastin​​ Şahin dhe Perihan Şahin​​ kundër Turqisë,​​ kërkesa​​ nr.​​ 13279/05,​​ Aktgjykim i​​ 20​​ tetorit​​ 2011,​​ paragrafi​​ 56).

 

  • Sipas GJEDNJ-së:​​ ...prezenca e vendimeve kundërthënëse gjyqësore, në anën tjerët, mund të krijojë situata të pasigurisë juridike, e cila do të ulte besimin e publikut në sistemin gjyqësor“​​ (shih, rastin​​ Paduraru​​ kundër Rumanisë,​​ kërkesa​​ nr. 63252/00,​​ paragrafi​​ 98;​​ Vinčić​​ dhe të tjerët kundër Serbisë,​​ kërkesa​​ nr. 44698 06,​​ paragrafi​​ 56;​​ Aktgjykim i 1 dhjetorit 2009;​​ dhe rastin​​ Ştefănică​​ dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart,​​ paragrafi​​ 38).​​ GJEDNJ, megjithatë, ka specifikuar se nuk ka një të drejtë të fituar për konsistencë të praktikës gjyqësore​​ (shih rastin​​ Unédic​​ kundër Francës,​​ kërkesa​​ nr. 20153/04, 18​​ dhjetor​​ 2008, paragrafi​​ 74;​​ shih rastin e cituar më lart​​ Nejdet Şahin​​ dhe​​ Perihan Şahin​​ kundër Turqisë,​​ paragrafi​​ 56;​​ shih po ashtu rastin e cituar më lart të Gjykatës​​ KI35/18,​​ parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ paragrafi​​ 65;​​ si dhe rastin​​ KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i​​ 25​​ janarit​​ 2018,​​ paragrafi​​ 33).

 

  • Në vazhdim, GJEDNJ ka vendosur tri kritere themelore, të cilat janë pranuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës për të përcaktuar nëse një divergjencë​​ e pretenduar​​ e vendimeve gjyqësore përbën shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së, dhe të cilat përcaktojnë si në vijim:​​ i)​​ se​​ ekzistojnë dallime​​ “të thella dhe afatgjata”​​ në praktikën gjyqësore;​​ (ii)​​ nëse ligji​​ vendor përcakton mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe​​ (iii)​​ nëse ata mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti​​ (në këtë kontekst, shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Beian​​ kundër Rumanisë​​ (nr. 1),​​ kërkesa​​ nr. 30658/05,​​ Aktgjykim i​​ 6​​ dhjetorit​​ 2007,​​ paragrafët​​ 37–39;​​ Famullia Greko-Katolike Lupeni kundër Rumanisë,​​ kërkesa​​ nr. 76943/11,​​ Aktgjykim i​​ 29​​ nëntorit​​ 2016,​​ paragrafët​​ 116–135;​​ Iordan Iordanov​​ dhe të tjerët kundër Bullgarisë,​​ kërkesa​​ nr. 23530/02,​​ Aktgjykim i​​ 2​​ korrikut​​ 2009, paragrafët​​ 49–50;​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin​​ kundër Turqisë, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 53;​​ dhe shih rastin e Gjykatës, KI29/17,​​ parashtrues​​ Adem Zhegrova,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i​​ 5​​ shtatorit​​ 2017,​​ paragrafi​​ 51;​​ dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës të cituar më lart,​​ KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj,​​ paragrafi​​ 39; KI87/17, parashtrues​​ IF Skadiforsikring,​​ paragrafi​​ 67,​​ cituar më lart; KI35/18 parashtrues “Bayerische Versicherungsverbrand, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 70; KI107/19,​​ parashtrues​​ Gafurr Bytyqi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i​​ 11​​ marsit​​ 2020).

 

  • Gjykata vëren se GJEDNJ gjatë zhvillimit të konceptit të​​ “dallimeve të thella dhe afatgjata”​​ gjithashtu mori parasysh nëse mospërputhja është e izoluar apo afekton një numër të madh njerëzish​​ (shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-së​​ Famullia Greko-Katolike Lupeni kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 135).

 

  • Gjykata, në këtë drejtim, gjithashtu thekson se GJEDNJ nuk ka konstatuar shkelje të nenit​​ 6​​ të KEDNJ-së në raste të praktikës divergjente gjyqësore edhe nëse e njëjta ka afektuar një numër të madh njerëzish në lidhje me të njëjtën çështje gjatë një periudhe të shkurtër kohore para se kundërthëniet përkatëse të zgjidheshin nga gjykatat më të larta, duke u dhënë mundësi kështu mekanizmave shtetërorë që të sigurojnë konsistencën e duhur​​ (shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-së​​ Albu​​ dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ Aktgjykim i​​ 10​​ majit 2012,​​ paragrafët​​ 42–43).

 

  • Kjo e fundit ndërlidhet me kriterin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me ekzistencën e një mekanizmi të aftë për të zgjidhur mospërputhjet në praktikën gjyqësore dhe nëse ky mekanizëm është përdorur dhe me çfarë efekti.​​ Në këtë drejtim, GJEDNJ fillimisht ka konstatuar se mungesa e një mekanizmi të tillë përbën shkelje të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor të garantuar me nenin​​ 6​​ të KEDNJ-së​​ (shih, në këtë kontekst,​​ Tudor​​ kundër Rumanisë,​​ kërkesa​​ nr.​​ 21911/03,​​ Aktgjykim i​​ 4​​ marsit​​ 2009, paragrafët​​ 30–32;​​ dhe​​ Ştefănică​​ dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ Aktgjykim i​​ 2​​ shkurtit​​ 2010,​​ paragrafët​​ 37–38;​​ dhe​​ Nejdet Şahin​​ dhe​​ Perihan Şahin​​ kundër Turqisë, cituar më lart, paragrafi​​ 54).

 

Zbatimi i këtyre parimeve dhe kritereve në rrethanat e rastit konkret​​ 

 

  • Në vijim, Gjykata do të​​ zbatojë​​ parimet e​​ shtjelluara​​ më lart në rrethanat e rastit konkret, duke​​ aplikuar​​ kriteret mbi bazën e të cilave Gjykata dhe GJEDNJ trajtojnë çështjet e divergjencës përkitazi me praktikën gjyqësore, duke filluar me vlerësimin nëse në rrethanat e rastit konkret: (i)​​ divergjencat e pretenduara në praktikën gjyqësore janë​​ “të thella dhe afatgjata”​​ dhe nëse ky është rasti,​​ (ii)​​ ekzistimin e mekanizmave të aftë për të zgjidhur divergjencën përkatëse;​​ dhe​​ (iii)​​ vlerësimin nëse këta mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti në rrethanat e rastit konkret.​​ 

 

  • Fillimisht, Gjykata,​​ gjithashtu, duhet​​ të ritheksojë se, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe asaj të Gjykatës, nuk është funksioni i saj të krahasojë vendime të ndryshme​​ të gjykatave të rregullta, edhe nëse merren në procedura dukshëm të ngjashme, pasi pavarësia e tyre duhet të respektohet​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Adamsons​​ kundër Letonisë, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 118;​​ shih, po ashtu, rastet e​​ Gjykatës KI87/18, parashtrues​​ IF Skadeforsikring​​ dhe​​ KI35/18, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ cituar më lart).

 

  • Për më tepër, parashtruesi i kërkesës lidhur me pretendimet për shkelje kushtetuese të të drejtave dhe lirive themelore si rezultat i divergjencave në praktikën gjyqësore, duhet të paraqesë para Gjykatës argumentet përkatëse​​ lidhur​​ me ngjashmërinë faktike dhe juridike të rasteve​​ për​​ të cilat pretendohet se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në vendime kundërthënëse në praktikën gjyqësore dhe e cila mund të ketë rezultuar në shkelje të të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese të garantuara me nenin​​ 31​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin​​ 6​​ të KEDNJ-së​​ (shih rastin​​ KI35/18, cituar më lart, parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand,​​ paragrafi​​ 76).

 

  • Në këtë drejtim, GJEDNJ pranon se mundësia e divergjencave në praktikën gjyqësore është një karakteristikë e natyrshme në çdo sistem gjyqësor të bazuar në një sistem gjykatash nacionale që kanë autoritet mbi juridiksionin e tyre territorial. Ajo gjithashtu pranon se dallime të tilla mund të lindin, si në rastin konkret, brenda të njëjtit juridiksion. Kjo në vetvete nuk mund të jetë në kundërshtim me të drejtën e garantuar me KEDNJ​​ (shih, në këtë drejtim, rastin e GJEDNJ-së​​ Santos Pinto​​ kundër Portugalisë,​​ kërkesa​​ nr. 39005/04,​​ Aktgjykim i​​ 20​​ majit​​ 2008,​​ paragrafi​​ 41).

 

  • Si rrjedhojë, Gjykata së pari rikujton pretendimin e parashtruesit të kërkesës i cili thekson se rasti i tij nuk është trajtuar më mënyrë të njëjtë në raport me rastet e tjera të cilat sipas tij janë identike, edhe përkundër rrethanave të njëjta faktike dhe juridike, duke shtuar se gjykatat e rregullta kishin nxjerrë vendime të ndryshme në raste të njëjta.​​ 

 

  • Gjykata vëren se të gjitha rastet që parashtruesi i kërkesës i ka paraqitur në Gjykatë, në mbështetje të pretendimit të tij për cenim të parimit të sigurisë juridike, si rezultat i divergjencës në praktikën gjyqësore, duke pretenduar se në të njëjtat rrethana si rasti i tij,​​ ndërgjyqësit​​ janë gjithashtu të punësuar tek i njëjti punëdhënës.​​ Parashtruesi i kërkesës ka dorëzuar në Gjykatë katër aktgjykime të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Duke iu rikthyer pretendimit të parashtruesit të kërkesës se gjykatat e rregullta, përkatësisht Gjykata e Apelit, në katër raste identike ka vendosur ndryshe,​​ Gjykata rikujton se në rastet​​ KI87/18​​ dhe​​ KI35/18, të cituara më lart, ka konstatuar shkelje të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të​​ cenimit​​ të parimit të sigurisë juridike si rezultat i divergjencës së praktikës gjyqësore. Në rastin​​ KI87/18​​ në vlerësimin e​​ 3 (tri)​​ rasteve të Gjykatës Supreme, të nxjerra​​ gjatë​​ periudhës​​ kohore​​ prej​​ 3 (tri)​​ viteve​​ dhe në rastin​​ KI35/18​​ në vlerësimin e​​ 9 (nëntë)​​ rasteve të Gjykatës Supreme të nxjerra​​ gjatë​​ periudhës​​ kohore​​ prej​​ 5 (pe)​​ viteve​​ dhe​​ pasi kishte konstatuar se: (i)​​ kanë ekzistuar​​ “dallime të thella dhe afatgjata; (ii)​​ ka ekzistuar mekanizmi i Gjykatës Supreme për harmonizimin e praktikës gjyqësore;​​ porse​​ (iii)​​ mekanizmi i lartpërmendur nuk ishte përdorur​​ (shih rastet e Gjykatës​​ KI87/18, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 79​​ dhe paragrafët​​ 81 deri​​ 85;​​ dhe rastin​​ KI35/18, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 70​​ dhe paragrafët​​ 110-111).

 

  • Ndërsa, Gjykata,​​ në rastet e saj​​ KI29/17, KI42/17​​ dhe​​ KI107/19, të cituara më lart, kishte vlerësuar se nuk mund të konstatohen​​ “dallime të thella dhe afatgjata”​​ në krahasim me vetëm​​ 2 (dy)​​ raste edhe nëse të njëjtat mund të jenë kundërthënëse. Në këtë rast, në një rrethanë të tillë, ku parashtruesit e kërkesës i referohen​​ vetëm një vendimi, i cili përmban konstatime dhe përfundime ndryshe nga vendimi i nxjerrë në rastin e parashtruesve të kërkesës, Gjykata nuk kishte konstatuar se ishte cenuar parimi i sigurisë juridike​​ (shih rastet e Gjykatës: K29/17, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 53; KI42/17, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 44;​​ dhe​​ KI107/19,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 75).

 

  • Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës ka dorëzuar në Gjykatë Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr. 4351/19]​​ e Gjykatës së Apelit të​​ 17​​ shtatorit​​ 2019, Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr. 1268/202o]​​ e Gjykatës së Apelit të​​ 15​​ shtatorit​​ 2021,​​ Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr. 4431/2019]​​ e Gjykatës së Apelit të​​ 24​​ dhjetorit​​ 2019​​ dhe Aktgjykimin​​ [Ac.​​ nr. 2500/2019]​​ e Gjykatës së Apelit të​​ 30​​ korrikut​​ 2020.

 

  • Megjithatë, duke iu referuar rasteve të referuara nga parashtruesi i kërkesës, Gjykata nga aktgjykimet e lartpërmendura konstaton se në të katër rastet Gjykata Themelore ka miratuar kërkesat e parashtruesve për pagesën e pagave jubilare (Shënim i Gjykatës: vendimet e gjykatës së shkallës së parë për këto raste parashtruesi nuk i ka dorëzuar në Gjykatë).​​ Më tej, pas ankesës​​ ​​ parashtruar​​ nga​​ KEK në Gjykatën e Apelit, ndër të tjera, duke pretenduar se në​​ të​​ katër rastet​​ MPKK-ja​​ nuk ka qenë e aplikueshme në momentin e parashtrimit të kërkesës,​​ Gjykata e Apelit​​ refuzoi ankesën si të pabazuar​​ me arsyetimin​​ se në rastin e parë,​​ të​​ personit​​ R.M.,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr. 4351/19]​​ ​​ 17​​ shtatorit​​ 2019,​​ ka​​ konstatuar se në rastin konkret,​​ parashtruesi e​​ ka ushtruar​​ padinë më​​ 9​​ mars​​ 2018​​ dhe është pensionuar​​ më​​ 2​​ maj​​ 2015,​​ ndërsa MPKK ka hyrë në fuqi më​​ 1​​ janar​​ 2015, prandaj e drejta për​​ pagesën e​​ shpërblim jubilar​​ është një e drejtë që i takon paditësit dhe që është parashtruar brenda afatit ligjor dhe në kohën kur MPKK ka qenë në fuqi,​​ në rastin e dytë,​​ të​​ personit​​ H.M.,​​ Gjykata Themelore gjithashtu ka miratuar padinë për pagesën e pagave jubilare dhe më pas, pas ankesës së KEK-ut, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr. 1268/20]​​ ​​ 15​​ shtatorit​​ 2021, refuzoi aneksen e KEK-ut, duke theksuar se,​​ ...shpërblimi jubilar është i paraparë para vlefshmërisë së Kontratës së Përgjithshme Kolektive e cila ka hyrë në fuqi dhe ka filluar së zbatuari nga data​​ 01.01.2015.godine​​ dhe se në kohën kur paditësi është pensionuar ajo ka qenë në fuqi. Po ashtu edhe sipas dispozitave të nenit​​ 4​​ parag.​​ 3​​ të Ligjit të Punës është paraparë se kontrata kolektive dhe aktet e brendshme mund të përcaktojnë më shumë të drejta për punëmarrësit se sa ato të përcaktuara me dispozitat e Ligjit të Punës dhe në këtë drejtim pretendimet ankimore janë të pa bazuara”.​​ Në rastin e tretë,​​ të​​ personit​​ M.SH., Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr. 4431/19]​​ ​​ 24​​ dhjetorit​​ 2019,​​ konstatoi​​ se parashtruesi në rastin konkret ka paraqitur padinë më​​ 2​​ mars​​ 2018​​ dhe është pensionuar më​​ 26​​ dhjetor​​ 2017, në momentin kur​​ kishte​​ më tepër se​​ 40​​ vite përvojë pune,​​ ndërsa sa i përket parashkrimit të kërkesës, Gjykata e Apelit theksoi se në këtë rast kërkesa​​ është e tillë që parashkruhet në afatin 3 vjeçar pas pensionimit të paditësit. Gjykata e Apelit në këtë rast afati ka skaduar bazuar në nenin​​ 52​​ paragrafi​​ 1​​ të Kontratës së Përgjithshme Kolektive të 18​​ marsit​​ 2014.​​ Në rastin e katërt,​​ të​​ personit​​ R.A., Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr. 2500/19]​​ të​​ 30​​ korrikut​​ 2020,​​ konstatoi se në rastin konkret parashtruesi i kërkesës ka ushtruar padinë më​​ 21 mars​​ 2018​​ dhe është pensionuar më​​ 8​​ tetor​​ 2017, në momentin kur kishte më tepër se 30 vite përvojë pune. Gjykata e Apelit në këtë rast theksoi se​​ me nenin​​ 87​​ të Ligjit të Punës është paraparë që të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës parashkruhen në afatin prej tri viteve nga dita e paraqitjes së kërkesës, ku në këtë rast paditësi është pensionuar më​​ 8​​ tetor 2017,​​ ndërsa padinë ka paraqitur më​​ 21​​ mars​​ 2018,​​ andaj padia nuk është parashkruar.​​ 

 

  • Në rastin e parashtruesit të kërkesës, Gjykata rikujton se Gjykata Themelore​​ e​​ aprovoi padinë e parashtruesit të kërkesës në tërësi​​ me arsyetimin se: (i)​​ parashtruesi i kërkesës i përmbushi kushtet për pension më 28​​ qershor​​ 2016​​ me​​ 44​​ vite përvojë​​ pune;​​ se ai​​ (ii)​​ ka paraqitur padinë në gjykatë më​​ 19.02.2019,​​ përkatësisht brenda afatit prej tri​​ viteve;​​ të gjitha këto në pajtim dhe gjatë periudhës kur​​ (iii)​​ Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive​​ ka qenë​​ në fuqi.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu rikujton se Gjykata e Apelit e aprovoi ankesën e KEK-ut, e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe e refuzoi padinë e parashtruesit të kërkesës​​ në tërësi, duke​​ arsyetuar se parashtruesi i kërkesës e kishte përmbushur kushtin për 3 paga​​ jubilare në vitin​​ 2002​​ ose​​ 2003,​​ se​​ në atë kohë MPKK nuk ka qenë në fuqi dhe​​ se​​ kjo​​ mundësi ka qenë​​ e​​ paraparë me ligjet në fuqi në Kosovë në atë periudhë.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se ajo gjen se vendimi i Gjykatës së Apelit, në rrethanat faktike dhe juridike të rastit konkret është në pajtueshmëri edhe me Mendimin juridik për shpërblimin jubilar të nxjerrë nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, më 27 shkurt 2023, siç është shtjelluar më lart, edhe pse vetë vendimi është marrë para mendimit juridik të Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata konsideron se aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës së Apelit është i arsyetuar dhe se interpretimi i kësaj të fundit, sa i përket fakteve të paraqitura për vlerësim nga parashtruesi, nuk mund të thuhet se ishte arbitrar, i paarsyeshëm apo të ketë mundur të ndikojë në gjykim të drejtë, por ishte thjesht çështje e interpretimit dhe zbatimit të ligjit​​ (shih, në mënyrë analoge, rastin​​ KI29/17, parashtrues​​ Adem Zhegrova,​​ cituar më lart,​​ paragrafi​​ 57).

 

  • Duke rikujtuar detyrimin e përcaktuar përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës që parashtruesit e kërkesës duhet​​ ​​ paraqesin​​ në​​ Gjykatë argumentet përkatëse​​ lidhur​​ me ngjashmërinë faktike dhe juridike të rasteve për të cilat pretendohet se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, duke rezultuar në vendime kundërthënëse në praktikën gjyqësore, Gjykata vëren se përveç dorëzimit të katër vendimeve të Gjykatës së Apelit,​​ për të cilat​​ parashtruesi pretendon rrethanat faktike dhe juridike të ngjashme si ato në rastin e tij, parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur​​ të paraqesë në​​ Gjykatë argumente shtesë, ose raste të tjera që janë vendosur ndryshe nga Gjykata e Apelit, dhe rrjedhimisht të mbështesë pretendimin e tij për cenimin e sigurisë juridike, si rezultat i vendimeve kundërthënëse të gjykatave të rregullta.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, në dritën e praktikës së saj gjyqësore, Gjykata vlerëson se nuk është e mundur të konstatohet ekzistimi i​​ “dallimeve të thella dhe të vazhdueshme”​​ në praktikën​​ gjyqësore të​​ Gjykatës së Apelit që rrezikojnë parimin e sigurisë juridike, duke u thirrur vetëm në​​ dy​​ aktgjykime të Gjykatës së Apelit​​ (shih, në mënyrë analoge, rastin​​ KI29/17,​​ parashtrues​​ Adem Zhegrova, cituar më lart,​​ paragrafi​​ 53).

 

  • Prandaj, Gjykata konsideron se as numri i aktgjykimeve të​​ prezantuara​​ si kundërthënëse, as​​ mënyra se si Gjykata e Apelit ka vlerësuar dhe vepruar në rastin e parashtruesit të kërkesës nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për të arsyetuar pretendimin për​​ cenimin e​​ parimit të sigurisë si rezultat i vendimeve kundërthënëse të gjykatave të rregullta​​ (shih rastin​​ KI29/17, cituar më lart, paragrafi​​ 58).

 

Përfundim​​ 

 

  • Si përmbledhje, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet e​​ lartcekura të Kushtetutës janë qartazi të pabazuara, sepse të njëjtat kualifikohen si pretendime që i takojnë kategorisë së tretë​​ (iii)​​ pretendime​​ “të pambështetura ose të paarsyetuara”​​ në baza kushtetuese.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa, në tërësinë e saj, duhet të deklarohet qartazi e pabazuar dhe rrjedhimisht e papranueshme në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin​​ 34​​ (2)​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin​​ 113.1​​ dhe​​ 113.7​​ të Kushtetutës, nenin​​ 20​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullin​​ 34​​ (2)​​ të Rregullores së punës, më​​ 31 gusht​​ 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

    • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin​​ 20.4​​ të Ligjit;​​ 

 

    • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​    ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 ​​ 

 

 

 

​​ Bajram Ljatifi ​​​​  ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

 

 

 

1

 

​​ 

Parashtruesit:

Rrahman Ademi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile