Prishtinë, më 12 maj 2023
Nr. ref.:MM 2170/23
MENDIM MOSPAJTUES
i gjyqtarit
RADOMIR LABAN
në
rastin nr. KI41/22
Parashtrues
Shkumbin Qehaja
Vlerësim i kushtetutshmërisë së
Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës AC-I-21-0867-A001 të 10 marsit 2022
Duke shprehur që në fillim respektin tim ndaj mendimit të shumicës së gjyqtarëve se në këtë rast ka shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ),
Megjithatë, unë si gjyqtar individual kam mendim mospajtues në lidhje me konkludimin e shumicës dhe nuk pajtohem me mendimin e shumicës. Unë konsideroj se nuk ka shkelje të së drejtës për seancë dëgjimore nga neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] i Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së në mënyrën siç është paraqitur në aktgjykim.
Fillimisht, dua të theksoj se ky mendim mospajtues nga ana ime, si gjyqtar individual, ishte i vonuar dhe se fajin e kam vetëm unë që nuk e kam shkruar një mendim mospajtues menjëherë në aktgjykimin e parë, kur është konstatuar shkelja e të drejtës për seancë dëgjimore. Ndonëse në tri vitet e mëparshme vazhdimisht kam votuar kundër qëndrimit të shumicës dhe në seanca kam argumentuar arsyet se përse besoj se nuk ka shkelje të së drejtës për seancë dëgjimore, nuk kam shkruar mendim mospajtues. Kjo ka ndodhur sepse kam konsideruar se me vendimet e para të gjykatave të rregullta, shumica e gjyqtarëve do të shohin se parashtruesit e kërkesës nuk përfitojnë nga vendimet e tilla. Përkundrazi, qëndrimi i shumicës së gjyqtarëve me vendime të tilla i ekspozon parashtruesit e kërkesave ndaj procedurave dhe shpenzimeve shtesë gjyqësore, ndërsa në të njëjtën kohë ata nuk kanë mundësi të realizojnë të drejtën e tyre thelbësore për të cilën e kanë iniciuar procedurën. Kam menduar se shumica e gjyqtarëve kur ta shohin këtë do ta ndryshojnë qëndrimin, sepse asnjë parashtrues i kërkesës nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese vetëm për të pasur të drejtën në seancë dëgjimore ose ndonjë të drejtë tjetër procedurale, përkundrazi çdo parashtrues iu drejtua gjykatës. për të realizuar ndonjë të drejtë materiale, pra një të drejtë efektive të cilën ai e konsideron se i takon. Duke pasur parasysh se qëndrimi i shumicës së gjyqtarëve nuk ka ndryshuar as pas vendimeve të para të gjykatave të rregullta, nga ku u bë plotësisht e qartë se vendimet e tilla i ekspozojnë parashtruesit e kërkesave ndaj shpenzimeve shtesë dhe procedurave të reja gjyqësore që janë rreptësisht formale për sa i përket mbajtjes së seancës ku nuk paraqitet asnjë provë por vetëm konstatohet se seanca është mbajtur, konsideroj se jam i detyruar të shpreh mendimin mospajtues. Për të gjitha sa më sipër, kam vendosur të shpreh me shkrim mospajtimin tim me mendimin e shumicës për të kundërshtuar në mënyrën më të qartë të mundshme, për mendimin tim, praktikën krejtësisht të gabuar dhe të pasaktë gjyqësore.
Unë si gjyqtar pajtohem me gjendjen faktike siç është deklaruar dhe paraqitur në aktgjykim dhe e pranoj të njëjtën gjendje faktike si të saktë. Gjithashtu, unë si gjyqtar pajtohem me mënyrën se si janë parashtruar dhe paraqitur në aktgjykim pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe i pranoj të njëjtat si të sakta.
Megjithatë, nuk pajtohem me analizën ligjore lidhur me pranueshmërinë e rastit dhe qëndrimin e shumicës se ka shkelje të së drejtës në seancë dëgjimore siç është deklaruar dhe paraqitur në aktgjykim dhe mospajtimin tim do ta arsyetoj në hollësi.
Për sa më sipër, dhe në pajtim me rregullat 61 dhe 63 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, dhe për të ndjekur sa më lehtë dhe qartë arsyetimin e mendimit tim mospajtues (I) do të përsëris pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave; (II) të paraqes përmbajtjen e dispozitave relevante kushtetuese dhe ligjore (III) të arsyetoj parimet bazë në lidhje me të drejtën në seancë dëgjimore nga neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së; (IV) të arsyetoj në detaje rastet në të cilat GJEDNJ arsyetoi se kishte rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca publike, (V) të zbatojë parimet bazë të mësipërme në rastin konkret; (VI) të nxjerr një përfundim në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të parashtruesit të kërkesës të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.
Pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave
Rikujtoj se parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktgjykimin e kontestuar i janë shkelur te drejtat e tij te garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe te Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.
Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës në thelb pretendon se as Kolegji i Apelit dhe as Kolegji i Specializuar nuk kanë mbajtur seancë dëgjimore lidhur me rastin në mënyrë që të sqaroheshin faktet. Në ndërlidhje me këtë parashtruesi thekson se “Ne rastin konkret, si aktgjykimi i shkallës së parë ashtu edhe i shkallës së dytë, te Dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme, është marre, jo' vetëm pa shqyrtim publik por edhe ne mungese te palëve, e as qe është bere shpallja publike e aktgjykimeve (në aktgjykime nuk përcaktohet, ne çfarëdo mënyre te përshtatshme, publikimi i aktgjykimeve, për te drejtat e ushtruesit te kësaj kërkese, e natyrës pronësoro juridike)“.
Sipas parashtruesit të kërkesës, Kolegji i Apelit në rastin konkret ka vendosur në mënyrë meritore për një të drejtë pronësore duke mos i mundësuar palëve në procedurë që të jenë prezentë në shqyrtim gjyqësor.
Më tej parashtruesi i kërkesës shton se “me mos shqyrtim verbal dhe ' publik nuk është respektuar parimi i drejtpërdrejtshmërisë dhe kontadiktoritetit, në çështjen civilo juridike kontestuese, ku është vendosur për drejtën e pronësisë së qytetarit. Kjo gjë është shkaktuar si nga shkalla e parë ashtu edhe shkalla e dytë, e Gjykatës se rastit, sepse edhe shkalla e dytë, ështëlëshuar ne çështje faktike (me vendosjen meritore me rastin e refuzimit te ankesës me te cilënështë atakuar edhe baza juridike ankimore, vërtetimi i gabuar dhe jo i plote i gjendje faktike). Parashtruesi i kërkesës thekson se Kolegji i Apelit dhe Kolegji i Specializuar në këtë rast kanë vepruar sikur të vendosnin që të refuzonin për shkaqe procedurale, e në rastin konkret çështja ka qenë meritore.
Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kërkon që të shpallet i pavlefshëm Aktgjykimi i kontestuar me të cilin është vërtetuar Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar.
Përmbajtja e dispozitave relevante kushtetuese dhe ligjore
Në këtë drejtim, së pari rikujtoj nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] paragrafi 1 dhe 2, si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Neni 31
[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]
Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.
Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.
[…]
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Neni 6
(E drejta për një proces të rregullt)
1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë […]
Parimet themelore në lidhje me të drejtën për një seancë dëgjimore nga neni 31 [E Drejta për një Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së;
Është parim i përgjithshëm që palët në një kontest kanë të drejtë në dëgjim publik sepse ajo i mbron nga administrimi i fshehtë i drejtësisë pa mbikëqyrje publike. Duke e bërë të dukshëm administrimin e drejtësisë, seanca dëgjimore publike kontribuon në realizimin e qëllimit e përgjithshëm të nenit 6 paragrafi 1 – konkretisht, në gjykim të drejtë (Malhous kundër Republikës Çeke [DHM], nr. 33071/96, aktgjykim i 12 korrikut 2001, paragrafët 55-56). Edhe pse seanca dëgjimore publike është një nga parimet themelore të përcaktuara në nenin 6, paragrafi 1, detyrimi për të mbajtur një seancë të tillë nuk është absolut (De Tommaso kundër Italisë [DHM], nr. 43395/09, aktgjykim i 23 shkurtit 2017, para. 163). E drejta për një seancë dëgjimore me gojë nuk ndërlidhet vetëm me çështjen nëse procedura përfshin marrjen në pyetje të dëshmitarëve që japin dëshminë e tyre gojarisht (Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], nr. 55391/13, 57728/13 dhe 74041/13, aktgjykim i 6 nëntorit 2018, paragrafi 187). Për të përcaktuar nëse gjykimi i plotëson kërkesat në lidhje me publicitetin e procedurës, duhet të shikohen procedurat në tërësinë e tyre (Axen kundër Gjermanisë, nr. 8273/78, aktgjykim i 8 dhjetorit 1983, paragrafi 28).
Në procedurën e zhvilluar në një gjykatë të shkallës së parë dhe të vetme, e drejta për një “dëgjim publik” sipas nenit 6 paragrafi 1 nënkupton të drejtën për një “seancë me gojë” (Fredin kundër Suedisë (nr. 2), nr. 18928/91, aktgjykim i 23 shkurtit 1994, paragrafët 21- 22; Allan Jacobsson kundër Suedisë (nr. 2), nr. 8/1997/792/993, aktgjykim i 19 shkurtit 1998, paragraf 46; Göç kundër Turqisë [DHM], nr. 36590/97, aktgjykim i 11 korrikut 2002, paragraf 47; Selmani dhe të tjerët kundër ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nr. 67259/14, aktgjykim i 9 majit 2017, paragrafët 37-39), përveç nëse ka rrethana të jashtëzakonshme që justifikojnë heqjen dorë nga një dëgjim i tillë (Hesse-Anger dhe Anger kundër Gjermanisë (ven.), nr. 45835/99, aktgjykim i 21 majit 2003; Mirovni Inštitut kundër Sllovenisë, nr. 32303/13, aktgjykim i 13 qershorit 2018, paragrafi 36). Karakteri i jashtëzakonshëm i rrethanave të tilla që mund të justifikojnë heqjen dorë nga seanca dëgjimore buron, në thelb, nga natyra e problemit që do të vendoset nga gjykata e brendshme kompetente, për shembull në rastet në të cilat procedura i referohet ekskluzivisht çështjeve ligjore ose çështjeve shumë të specializuara (Koottummel kundër Austrisë, nr. 49616/06, aktgjykim i 10 marsit 2010, paragrafi 19) , dhe jo nga frekuenca e situatave të tilla (Miller kundër Suedisë, nr. 55853/00, aktgjykim i 8 majit 2005, paragrafi 29; Mirovni Inštitut kundër Sllovenisë, cituar më lart, paragrafi 37).
Fakti që seanca dëgjimore nuk mbahet pranë gjykatës së shkallës së dytë ose të tretë mund të justifikohet nga rrethanat e veçanta të procedurës në fjalë nëse seanca është mbajtur në shkallë të parë (Helmers kundër Suedisë, nr. 11826/85, aktgjykim i 29 tetorit 1991 godine, paragrafi 36, por, në kontrast me këtë, shih paragrafët 38-39; Salomonsson kundër Suedisë, nr. 38978/97, aktgjykim i 12 shkurtit 2003, paragrafi 36). Në këtë mënyrë, procedurat në të cilat vendoset lidhur me një kërkesë për parashtrim të ankesës dhe procedurat që përfshijnë vetëm çështje të ligjit, për dallim prej procedurave për çështje faktike, mund të plotësojnë kërkesat e nenit 6 edhe nëse parashtruesit të kërkesës nuk i është dhënë mundësia të dëgjohej personalisht nga gjykata e apelit ose e kasacionit (Miller kundër Suedisë, cituar më lart, paragrafi 30). Prandaj, duhet pasur parasysh karakteristikat e veçanta të procedurave të zhvilluara pranë gjykatave më të larta.
GJEDNJ shqyrtoi nëse mungesa e një seance dëgjimore publike në një nivel më të ulët mund të korrigjohet duke mbajtur një seancë dëgjimore publike në fazën e apelit. Në një sërë rastesh është konstatuar se fakti që procedurat pranë gjykatës së apelit janë zhvilluar në mënyrë publike nuk mund të korrigjojë faktin se nuk ka pasur dëgjim publik në nivelet më të ulëta të juridiksionit kur vëllimi i procedurës ankimore është i kufizuar, veçanërisht kur gjykata e apelit nuk mund të shqyrtojë meritat e vetë rastit, që do të përfshinte shqyrtimin e fakteve dhe vlerësimin nëse dënimi i shqiptuar ishte në proporcion me veprën penale. Megjithatë, nëse gjykata e apelit ka juridiksion të plotë, atëherë dështimi për të pasur një seancë publike në një nivel më të ulët të juridiksionit të gjykatës mund të korrigjohet përpara asaj gjykate (Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart, para. 192 dhe referencat e praktikës gjyqësore të përmendura aty). Si rezultat, ankesa në lidhje me mungesën e një seance dëgjimore publike mund të lidhet ngushtë me ankesën në lidhje me qëllimin e pretenduar të pamjaftueshëm të shqyrtimit të kryer nga organi i apelit (ibid, para. 193).
GJEDNJ-ja thekson rëndësinë e procedurës akuzuese përpara një organi që shqyrton në mënyrë gjyqësore një vendim që nuk është marrë në pajtim me garancitë e nenit 6, kur ai organ ka për detyrë të përcaktojë nëse baza faktike e vendimit ishte e mjaftueshme për të justifikuar atë (Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart, paragrafi 211). Në atë rast konkret, fakti që nuk ka pasur seancë dëgjimore as në fazën e nxjerrjes së vendimit disiplinor dhe as në fazën e shqyrtimit gjyqësor, në kombinim me shqyrtimin e pamjaftueshëm gjyqësor, ka sjellë shkeljen e nenit 6, paragrafi 1 (paragrafi 214).
Prandaj, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që justifikojnë heqjen dorë nga seanca dëgjimore, (shih përmbledhjen e praktikës gjyqësore të cituar në aktgjykimin e Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart, paragrafi 190), e drejta për një seancë dëgjimore publike sipas nenit 6 paragrafi 1 nënkupton të drejtën për një seancë dëgjimore gojore të paktën në një nivel juridiksioni (Fischer kundër Austrisë, nr. 16922/90, aktgjykim i 26 priit 1995, paragrafi 44; Salomonsson kundër Suedis, cituar më lart, paragrafi 36).
Në rastin Vilho Eskelinen dhe të tjerët kundër Finlandës [DHM], nr. 63235/00, aktgjykim i 19 prillit 2007, paragrafi 74, GJEDNJ konstatoi se nuk ishte shkelur neni 6 paragrafi 1 për shkak se nuk është mbajtur një seancë dëgjimore. Gjykata vlerësoi se është fakt i rëndësishëm që parashtruesit e kërkesës mund të kërkonin seancë dëgjimore edhe pse vendimi për nevojën që ajo të mbahej ishte brenda juridiksionit të gjykatës; ajo gjithashtu konstatoi se gjykatat kishin deklaruar pse refuzuan të mbajnë një seancë; përveç kësaj, parashtruesit e kërkesës kishin mundësi të mjaftueshme për të paraqitur rastin e tyre me shkrim dhe për të komentuar parashtresat e paraqitura nga pala tjetër në kontest (ibid). Për rastin në të cilin gjykata nxori një aktvendim për masat e përkohshme pa mbajtur seancë dëgjimore, shih Helmut Blum kundër Austrisë, nr. 33060/10, aktgjykim i 5 prillit 2016, paragrafët 70–74.
Në disa raste mund të jetë gjithashtu legjitime që autoritetet vendase të marrin parasysh efikasitetin dhe ekonominë e procedurës (Eker kundër Turqisë, nr. 24016/05, aktgjykim i 24 janarit 2018, paragrafi 29. Në rastin e sipërpërmendur, GJEDNJ-ja nuk kontestoi se procedura gjyqësore në dy nivele të juridiksionit u zhvillua pa seancë dëgjimore. GJEDNJ-ja theksoi se çështjet ligjore nuk ishin veçanërisht të komplikuara dhe se procedura të kryhet pa vonesë (paragrafi 31). Ai kontest kishte të bënte me çështje tekstuale dhe teknike për të cilat ishte e mundur të merrej një vendim i duhur bazuar në shqyrtimin e shkresave të lëndës. Përveç kësaj, procedura përfshinte një procedurë jashtëzakonisht urgjente (kërkesë për lëshimin e urdhrit për publikimin e përgjigjes në gazetë), të cilën GJEDNJ e konsideroi të nevojshme dhe të justifikuar në interes të funksionimit të mirë të shtypit.
Duhet theksuar se në kontekstin e procedurave disiplinore, duke marrë parasysh se për çfarë bëhet fjalë në këto raste - ndikimi i një dënimi të mundshëm në jetën dhe karrierën e personave në fjalë dhe implikimet financiare të këtyre dënimeve - GJEDNJ është e mendimi se heqja dorë nga seanca dëgjimore duhet të përbëjë një masë të jashtëzakonshme dhe duhet të arsyetohet dhe shpjegohet siç duhet në dritën e praktikës gjyqësore të saj (Ramos Nunesde Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart, paragrafët 208–211). Rasti i lartpërmendur është gjithashtu i rëndësishëm kur bëhet fjalë për sanksionet disiplinore të shqiptuara ndaj një gjyqtari. GJEDNJ-ja theksoi veçanërisht kontekstin specifik të procedurave disiplinore kundër gjyqtarëve (paragrafët 196, 211 dhe 214)
Kur bëhet fjalë për procedurat në lidhje me të burgosurit, thjesht fakti që ata janë në burg nuk mund të shërbejë si justifikim për heqjen dorë nga seanca dëgjimore para një gjykate civile (Igranov dhe të tjerët kundër Rusisë, nr. 42399/13 dhe 8 të tjerë, aktgjykim i 10 shtatorit 2018, paragrafët 34-35). Mund të merren parasysh arsyet praktike, por duhet të respektohen parimet e së drejtës për një gjykim të drejtë dhe i burgosuri duhet të jetë në gjendje të kërkojë të jetë i pranishëm në seancë (Altay kundër Turqisë (nr. 2), nr. 11236/09, aktgjykim i 9 korrikut 2019, paragrafi 77). Nëse i burgosuri nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë kur një mundësi e tillë nuk parashikohet në legjislacionin e brendshëm, kjo nuk do të thotë se i burgosuri ka hequr dorë nga e drejta për t'u paraqitur në gjykatë (paragrafi 78). Në këtë kontekst, pyetja e parë në të cilën duhet përgjigjur është nëse natyra e kontestit është e tillë që kërkon që i burgosuri të paraqitet personalisht në seancë. Nëse po, atëherë autoriteteve vendase u kërkohet të marrin masa praktike të një natyre procedurale për të siguruar pjesëmarrjen efektive të të burgosurit në seancën dëgjimore dhe rastin e tij (Yevdokimov dhe të tjerët kundër Rusisë, nr. 27236/05, 44223/05, 53304/07, 40232/11, 60052/11, 76438/11, 14919/12, 19929/12, 42389/12, 57043/12 dhe 67481/12, aktgjykim i 16 majit 2016, paragrafët 33–47). Në rastin e sipërpërmendur, gjykatat vendase refuzuan t'i lejonin të burgosurit të merrnin pjesë në seancat e procedurave civile në të cilat ata ishin palë në kontest, me arsyetimin se legjislacioni vendas nuk parashikon mundësinë e transportimit të të burgosurve në gjykatë. GJEDNJ-ja konstatoi se parashtruesve të kërkeës iu ishte mohuar mundësia për të paraqitur në mënyrë efektive rastet e tyre dhe konstatoi se autoritetet vendase kishin shpërfillur detyrimin e tyre për të garantuar respektimin e parimit të një gjykimi të drejtë (para. 52 – shih gjithashtu Altay kundër Turqisë (nr. 2), cituar më lart, paragrafët 78–81). Përveç kësaj, problemi praktik që lind nga fakti që parashtruesi i kërkesës është duke vuajtur dënimin me burg në një vend tjetër nuk është pengesë për të shqyrtuar disa mundësi të tjera procedurale, siç janë aplikimi i teknologjive moderne të komunikimit, për të respektuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës për t’u dëgjuar në gjykatë (Pönkä kundër Estonisë, nr. 64160/11, aktgjykim i 8 shkurtit 2017, paragrafi 39).
Në rastin Ramos Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart, Dhoma e Madhe përmblodhi disa shembuj të situatave kur një seancë dëgjimore ishte ose nuk ishte e nevojshme (paragrafët 190–191).
381. Shembuj konkret:
Seanca dëgjimore nuk është e nevojshme kur nuk ngërthen çështje të besueshmërisë së palëve ose fakteve të kontestuara për të cilat do të ishte e nevojshme të mbahej një seancë dëgjimore dhe gjykatat mund të vendosin në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme në bazë të parashtresave të palëve dhe materialeve të tjera me shkrim (Döry kundër Suedisë, nr.28394/95, aktgjykim i 12 shkurtiti 2003, paragrafi 37; Saccoccia kundër Austrisë, nr. 69917/01, aktgjykim i 4 majit 2009, paragrafi 73; Mirovni Inštitut kundër Sllovenisë,, cituar më lart, paragrafi 37).
GJEDNJ-ja ka pranuar gjithashtu se heqja dorë nga seanca dëgjimore mund të justifikohet në rastet kur ngrihen vetëm çështje juridike të cilat janë të kufizuara për nga natyra (Allan Jacobsson kundër Suedisë (nr. 2), cituar më lart, paragrafi 49; Valová, Slezák dhe Slezák kundër Sllovakisë, nr. 44925/98, aktgjykim i 1 shtatorit 2004, paragrafët 65–68) ose ato raste që nuk janë veçanërisht komplekse (Varela Assalino kundër Portugalisë, nr. 64336/01, vendim i 25 prillit 2002 (vend.); Speil kundër Austrisë, nr. 42057/98, vendimi (dec.). E njëjta gjë vlen edhe për pyetjet shumë të specializuara. GJEDNJ ka marrë parasysh teknikën, përkatësisht natyrën profesionale të kontesteve për kompensimet e sigurimeve sociale, të cilat zgjidhen më mirë me shkrim sesa në seancat dëgjimore. Në disa raste, GJEDNJ-ja ka mbrojtur qëndrimin se autoritetet kombëtare në atë sferë, duke marrë parasysh kërkesat e vendosura në aspektin e efikasitetit dhe ekonomisë, mund të përmbahen nga mbajtja e seancave dëgjimore, pasi mbajtja sistematike e seancave mund të rrezikojë vëmendjen dhe kujdesin e veçantë që duhet të manifestohet në procedurat e sigurimeve sociale (Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës, nr. 14518/89, aktgjykim i 24 qershorit 1993, paragrafi 58; Döry kundër Suedisë, cituaar më lart, paragrafi 41; përkundër kësaj, shih Salomonsson kundër Suedisë, cituar më lart, paragrafët 39–40). Në aktgjykimin në rastin Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart specifikoi se pavarësisht nga natyra teknike e disa diskutimeve dhe në varësi të asaj se për çfarë rasti bëhet fjalë, mbikëqyrja publike duhet parë si një kusht i domosdoshëm si në aspektin e transparencës ashtu edhe në aspektin për mbrojtjen e të drejtave të palëve në kontest (paragrafët 208 dhe 210).
Në kundërshtim me këtë, mbajtja e një seance dëgjimore konsiderohet e nevojshme kur, për shembull, duhet të shqyrtohen çështjet e ligjit dhe çështjet e rëndësishme faktike (Fischer kundër Austrisë, cituar më lart, paragrafi 44) ose kur është e nevojshme të vlerësohet nëse autoritetet i kanë vërtetuar saktë faktet (Malhous kundër Republikës Çeke [DHM], cituar më lart, paragrafi 60) dhe kur është e nevojshme të sigurohet që faktet përkatëse të shqyrtohen më në detaje (Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart, paragrafi 211), si dhe kur rrethanat kërkojnë që gjykatat të marrin një përshtypje personale lidhur me parashtruesin e kërkesës, kur parashtruesit të kërkesës duhet t’i mundësohet të shpjegojë pozitën e tij në të cilën gjendet, duke e bërë këtë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor Udhëzuesi për nenin 6 të Konventës - E drejta për një gjykim të drejtë (aspekti civil) Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut 74/97 Përditësimi i fundit: 31 gusht 2019 (Miller kundër Suedisë, cituar më lart, paragrafi 34 in fine; Andersson kundër Suedisë, nr. 17202/04, aktgjykim i 7 marsit 2011, paragrafi 57) – për shembull kur gjykata duhet të dëgjojë dëshminë e parashtruesit të kërkesës rreth vuajtjes personale që ka përjetuar për të qenë në gjendje të përcaktojë nivelin e kompensimit që do të jepet (Göç kundër Turqisë [DHM], cituar më lart, paragrafi 51; Lorenzetti kundër Italisë, paragrafi 33) ose kur gjykata duhet të marrë informata në lidhje me karakterin e parashtruesit të kërkesës, sjelljen e tij dhe rrezikun që ai paraqet (De Tommaso kundër Italisë [DHM], cituar më art, paragrafi 167) – ose kur gjykata kërkon sqarime në disa pika, ndër të tjera dhe në këtë mënyrë (Fredin kundër Suedisë (nr. 2), cituar më lart, paragrafi 22; Lundevall kundër Suedisë, nr. 38629/97, aktgjykim i 12 shkurtit 2003, paragrafi 39)
Në rastin e GJEDNJ-së, Pönkä kundër Estonisë që ndërlidhej me zhvillimin e një procedure të thjeshtuar (e rezervuar për padi te vogla) dhe në lidhje me vendimin e gjykatës për të mos mbajtur seancën dëgjimore, dhe gjykata nuk deklaroi pse e zbatoi procedurën me shkrim (paragrafët 37-40). Në rastin Mirovni Inštitut kundër Sllovenisë, bëhej fjalë për kontestimin e vendimit për refuzimin e ofertës në procedurën e konkursit publik (procedura e tenderit). Gjykata e brendshme nuk dha asnjë arsyetim për refuzimin e saj për të mbajtur një seancë dëgjimore, gjë që e bëri të pamundur për Gjykatën në Strasburg të përcaktojë nëse gjykata e brendshme thjesht ka neglizhuar shqyrtimin e kërkesës për një seancë dëgjimore nga Instituti, i cili ka paraqitur kërkesën, ose vendosi ta refuzojë atë kërkesë dhe, nëse po, për çfarë arsye (paragrafi 44). Në të dyja rastet, GJEDNJ konstatoi se duke refuzuar mbajtjen e seancës dëgjimore, ishte shkelur neni 6, paragrafi 1 (Pönkä kundër Estonisë, cituar më lart, paragrafi 40; Mirovni Inštitut kundër Sllovenisë, cituar më lart, paragrafi 45).
Në rastin në lidhje me një seancë dëgjimore para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), GJEDNJ konstatoi se çështjet në lidhje me pyetjet nëse dënimi i vendosur ndaj parashtruesit dhe parashtrueses së kërkesës për doping ishte i justifikuar kërkojnë që të mbahet një seancë e hapur, e cila do t'i mundësojë një pasqyrë publikut. GJEDNJ-ja vuri në dukje se faktet e kontestuara në kërkesë dhe dënimin që i kërcënohej mbartin një shkallë të lartë të stigmatizimit dhe mundësisë për të pasur ndikim negativ në nderin profesional të parashtrueses së kërkesës. Për këto arsye, GJEDNJ konkludoi se kishte pasur shkelje të nenit 6, paragrafi 1, për shkak të mosmbajtjes së seancë publike para CAS-it (Mutu dhe Pechstein kundër Zvirës, nr. 40575/10 i 67474/10, aktgjykim i 4 shkurtit 2019, paragrafët 182–183).
Sa herë që mbahet një seancë publike, palët kanë të drejtë të marrin pjesë në seancë dhe të paraqesin prova gojore ose të zgjedhin një mënyrë tjetër për të marrë pjesë në procedurë (për shembull duke caktuar përfaqësuesit e tyre ligjorë) ose të kërkojnë shtyrjen e procedurës. Për të ushtruar në mënyrë efektive këto të drejta, palët në kontest duhet të njoftohen për datën dhe orën e seancës mjaftueshëm përpara seancës për t’u mundësuar atyre përgatitjen. GJEDNJ njoftoi se gjykatat vendase, para se të vazhdojnë shqyrtimin për meritat e rastit, janë të detyruara të kontrollojnë nëse palët kanë qenë të njoiftuara siç duhet për mbajtjen e seancës. Analiza e paraqitur në vendimet e gjykatave vendase duhet të përmbajë më shumë se një përmendje të thjeshtë se është lëshuar një ftesë dhe duhet të përdorë sa më mirë provat në dispozicion për të përcaktuar nëse pala që nuk u paraqit në seancë ishte vërtet e njoftuar mjaftueshëm përpara seancës. Dështimi i gjykatës vendase për të kontrolluar nëse pala që nuk u paraqit në seancë ishte njoftuar me kohë për këtë dhe, nëse jo, nëse seanca duhet të shtyhej, është në vetvete e papajtueshme me respektimin e vërtetë të parimit të një gjykimi të drejtë dhe GJEDNJ-ja mund të konstatojë se ishte shkelur neni 6, paragrafi 1 (shih Gankin dhe të tjerët kundër Rusisë, nr. 2430/06, 1454/08, 11670/10 dhe 12938/12, aktgjykim i 31 gushtit 2016, paragrafët 39 dhe 42, me një përmbledhje të parimeve të vendosura në praktikën gjyqësore lidhur me njoftimin në kohë për seancat, dhënien e informatave palëve dhe çështjen e heqjes dorë nga e drejta për një seancë dëgjimore, paragrafët 34–38).
Prania e medieve dhe e publikut: Karakteri publik i seancës para organeve gjyqësore u siguron palëve në kontest mbrojtje nga zhvillimi i procedurës së mbyllur, pa kontroll publik dhe në këtë kuptim është një nga mënyrat për të ruajtur besimin e publikut në gjykata, gjë që kontribuon në arritjen e qëllimit të një gjykimi të drejtë (Diennet kundër Francës, nr. 18160/91, aktgjykim i 26 shtatorit 1995, paragrafi 33; Martinie kundër Francës [DHM], nr. 58675/00, aktgjykim i 12 prillit 2006, paragrafi 39; Gautrin dhe të tjerët kundër Francës, nr. 38/1997/822/1025-1028, aktgjykim i 20 majit 1998, paragrafi 42; Hurter kundër Zvicrës, nr. 53146/99, aktgjykim i 14 marsit 2006, paragrafi 26 (në dispozicion në frengjisht); Lorenzetti kundër Italisë, nr. 32075/09, aktgjykim i 10 korrikut 2012, paragrafi 30. Megjithatë, neni 6 paragrafi 1 nuk i ndalon gjykatat të devijojnë nga ai parim në dritën e rrethanave të veçanta të rastit (Martinie kundër Francës [DHM], cituar më lart, paragrafët 40–44). Mbajtja e procedurës, tërësisht ose pjesërisht, me dyer të mbyllura duhet të kushtëzohet rreptësisht nga rrethanat e rastit (Lorenzetti kundër Italisë , cituar më lart, paragrafi 30). Formulimi në tekstin e nenit 6, paragrafi 1, mundëson disa përjashtime.
Sipas tekstit të nenit 6, paragrafi 1, “mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij”
„Në interes të moralit, rendit publik apo sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike” (Zagorodnikov kundër Rusisë, nr. 66941/01, aktgjykim i 7 shtatorit 2007, paragrafi 26; B. dhe P. kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 36337/97 dhe 35974/97, aktgjykim i 5 shtatorit 2001, paragrafi 39); Udhëzues për nenin 6 të Konventës - E drejta për një proces të rregullt (aspekti civil) Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut 75/97 Përditësimi i fundit: 31 gusht 2019.
„kur kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve”: interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve bëhet, për shembull, në procedurat lidhur me vendbanimin e të miturve. pas diskutimeve ndërmjet prindërve ose në kontestet ndërmjet anëtarëve të së njëjtës familje (ibid, paragrafi 38); por në rastet që përfshijnë vendosjen e një fëmije në një institucion publik, arsyet për përjashtimin e publikut nga procedura duhet të shqyrtohen me shumë kujdes (Moser kundër Austrisë, nr. 12643/02, aktgjykim i 21 dhjetor 2006, paragrafi 97). Kur bëhet fjalë për procedurën disiplinore kundër një mjeku, megjithëse nevoja për të ruajtur sekretin profesional dhe jetën private të pacientit mund të justifikojë procedurat që zhvillohen pa praninë e publikut, megjithatë kjo duhet të justifikohet shprehimisht nga rrethanat (Diennet kundër Francës, cituar më lart, paragrafi 34; për shembull të procedurës së zhvilluar kundër avokatit, shih Hurter kundër Zvicrës, cituar më lart, paragrafi 30– 32);
„ose në masën që, sipas mendimit të gjykatës, është e nevojshme në rrethana të veçanta dhe kur publiku mund të dëmtojë interesat e drejtësisë”: është e mundur të kufizohet natyra e hapur dhe publike e procesit për të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë e dëshmitarëve ose për të inkurajuar dhe përmirësuar shkëmbimin e lirë të informatave dhe opinioneve në ndjekje të drejtësisë (B. dhe P. kundër Mbretërisë së Bashkuar, paragrafi 38; Osinger kundër Austrisë, nr. 54645/00, aktgjykim i 24 qershorit 2005, paragrafi 45)
GJEDNJ shtoi se praktika gjyqësore lidhur me mbajtjen e seancave dëgjimore, e cila kryesisht i referohet të drejtës për t'iu drejtuar gjykatës, e përcaktuar në nenin 6, paragrafi 1 (shih më lart), zbatohet sipas analogjisë për seancat që janë të hapura për publikun. Prandaj, një seancë dëgjimore e mbajtur në përputhje me ligjin e brendshëm, në parim, duhet të jetë publike. Detyrimi për të mbajtur një seancë publike nuk është absolut, pasi rrethanat që mund të justifikojnë mungesën e tij varen në thelb nga natyra e çështjeve që do të përcaktohen nga gjykatat e brendshme (De Tommaso kundër Italisë [DHM], cituar më lart, paragrafët 163-67). “Rrethanat e jashtëzakonshme - duke përfshirë natyrën shumë të specializuar të çështjeve që do të vendosen - mund të justifikojnë mungesën e një seance dëgjimore publike nëse objekti specifik i kontestit nuk është i tillë që të kërkojë shqyrtim publik” (Lorenzetti kundër Italisë, cituar më lart, paragrafi 32).
Vetëm prania e informatave konfidenciale në shkresat e lëndës nuk nënkupton automatikisht nevojën e mbylljes së seancës për publikun. Prandaj, para se të përjashtohet publiku nga një procedurë e caktuar, gjykatat duhet të shqyrtojnë në mënyrë specifike nëse një përjashtim i tillë është i nevojshëm për mbrojtjen e interesit publik dhe duhet të kufizojnë atë masë vetëm në atë që është shprehimisht e nevojshme për të arritur qëllimin e ndjekur (Nikolova dhe Vandova kundër Bullgarisë, nr. 31195/96, aktgjykim i 25 marsit 1999, paragrafët 74–77, ku seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të dokumenteve që ishin klasifikuar si sekret shtetëror).
Në fund, mungesa e seancës dëgjimore mund ose nuk mund të korrigjohet në një fazë të mëvonshme të procedurës (Le Compte, Van Leuven dhe De Meyere kundër Belgjikës, nr. 6878/75; 7238/75, aktgjykim i 23 qershorit 1981, paragrafët 60–61; Diennet kundër Francës, cituar më lart, paragrafi 34; Malhous kundër Republikës Çeke [DHM], cituar më lart, paragrafi 62).
Heqja dorë nga e drejta për një seancë dëgjimore publike: as shkronja dhe as fryma e nenit 6 paragrafi 1 nuk e pengojnë një individ që të heqë dorë vullnetarisht nga e drejta e tij për një seancë dëgjimore publike, shprehimisht ose në heshtje, por një heqje dorë duhet të jetë e qartë dhe nuk duhet të jetë në kundërshtim me çfarëdo interesi të rëndësishëm publik (Le Compte, Van Leuven dhe De Meyere kundër Belgjikës, cituar më lart, paragrafi 59; Håkansson dhe Sturesson kundër Suedisë, nr. 11855/85, cituar më lart, 21 shkurt 1990, paragrafi 66; Exel kundër Republikës Çeke, nr. 48962/99, aktgjykim i 5 tetorit 2005, paragrafi 46 (në dispozicion në gjuhën frenge). Ftesa për seancë duhet të merret gjithashtu me kohë (Yakovlev kundër Rusisë, nr. 72701/01, aktgjykim i 15 marsit 2005, paragrafët 20–22).
Kushtet që rregullojnë heqjen dorë nga këto të drejta: personi në fjalë duhet të japë pëlqimin për të (Le Compte, Van Leuven dhe De Meyere kundër Belgjikës, cituar më lart, paragrafi 59), dhe në bazë të vullnetit të tij të lirë (Albert i Le Compte kundër Belgjikës, nr. 7299/75; 7496/76, aktgjykim i 10 shkurtit 1983, paragrafi 35). Kjo e drejtë mund të hiqet shprehimisht ose në heshtje (Le Compte, Van Leuven dhe De Meyere kundër Belgjikës, cituar më lart, paragrafi 59). Megjithatë, kjo duhet të bëhet në mënyrë të paqartë (Le Compte, Van Leuven dhe De Meyere kundër Belgjikës, cituar më lart, paragrafi 35; Håkansson dhe Sturesson kundër Suedisë, cituar më lart, paragrafi 67) dhe nuk duhet të bie ndesh me ndonjë interes të rëndësishëm publik (ibid, paragrafi 66).
Nëse një person nuk kërkon mbajtjen e seancës dëgjimore publike, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se personi në fjalë ka hequr dorë nga e drejta për dëgjim publik; duhet të merret parasysh ligji vendas i zbatueshëm (Exel kundër Republikës Çeke , cituar më lart, paragrafi 47; Göç kundër Turqisë [DHM], cituar më lart, paragrafi 48 in fine). Nuk ka rëndësi nëse parashtruesi i kërkesës ka kërkuar një seancë dëgjimore publike apo jo nëse ligji vendas i zbatueshëm e përjashton shprehimisht një mundësi të tillë (Eisenstecken kundër Austrisë, nr. 29477/95, aktgjykim i 3 tetorit 2000, paragrafi 33).
Shembuj: heqja dorë nga e drejta për një seancë dëgjimore publike në procedurë disiplinore: Le Compte, Van Leuven dhe De Meyere kundër Belgjikës, cituar më lart, paragrafi 59; H. kundër Belgjikës, paragrafi 54. Heqja dorë pa mëdyshje nga e drejta për një seancë publike: Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës, cituar më lart, paragrafi 58; në të kundërtën, shih Exel kundër Republikës Çeke, cituar më lart, paragrafët 48–53.
Rastet në të cilat GJEDNJ arsyetoi se kishte rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca dëgjimore
Duke theksuar parimet e përgjithshme të së drejtës për një seancë dëgjimore në seksionin e mësipërm, unë kam përmendur të gjitha parimet e përgjithshme të përcaktuara nga GJEDNJ në manualet dhe udhëzuesit e saj për zbatimin e nenit 6 të KEDNJ-së, dhe përfundimi i përgjithshëm është se e drejta për dëgjim publik është një rregull që vuan disa përjashtime.
Për nevoja të mëtejshme të analizës së rastit specifik, do të shtjelloj përjashtimet nga rregulli i përgjithshëm dhe do t'i zbatoj ato në një rast specifik.
Rikujtoj se GJEDNJ në rastin Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart, Dhoma e Madhe përmblodhi disa shembuj të situatave në të cilat një seancë dëgjimore ishte ose nuk ishte e nevojshme (paragrafët 190–191).
Shembuj konkret:
Seanca nuk është e nevojshme kur nuk ka çështje besueshmërie dhe kur nuk ka fakte të kontestuara që do të kërkonin seancë, dhe gjykatat mund të marrin një vendim të drejtë dhe të arsyetuar për çështjen në bazë të parashtresave të palëve dhe materialeve të tjera në formë të shkruar (Döry kundër Suedisë, cituar më lart, paragrafi 37; Saccoccia kundër Austrisë, cituar më lart, paragrafi 73; Mirovni Inštitut kundër Sllovenisë, cituar më lart, paragrafi 37).
GJEDNJ-ja ka pranuar gjithashtu se heqja dorë nga seanca dëgjimore mund të justifikohet në rastet kur ngrihen vetëm çështje juridike të cilat janë të kufizuara për nga natyra (Allan Jacobsson kundër Suedisë (nr. 2), cituar më lart, paragrafi 49; Valová, Slezák dhe Slezák kundër Sllovakisë, cituar më lart, paragrafët 65–68) ose ato raste që nuk janë veçanërisht komplekse (Varela Assalino kundër Portugalisë (vendim), cituar më lart; Speil kundër Austrisë (vendim), cituar më lart. E njëjta gjë vlen edhe për çështjet shumë të specializuara. GJEDNJ ka marrë parasysh teknikën, përkatësisht natyrën profesionale të kontesteve për kompensimet e sigurimeve sociale, të cilat zgjidhen më mirë me shkrim sesa në seancat dëgjimore. Në disa raste, GJEDNJ-ja ka mbrojtur qëndrimin se autoritetet kombëtare në atë sferë, duke marrë parasysh kërkesat e vendosura në aspektin e efikasitetit dhe ekonomisë, mund të përmbahen nga mbajtja e seancave dëgjimore, pasi mbajtja sistematike e seancave mund të rrezikojë vëmendjen dhe kujdesin e veçantë që duhet të manifestohet në procedurat e sigurimeve sociale (Schuler Zgraggen kundër Zvicrës, cituar më lart, paragrafi 58; Döry kundër Zvicrës, cituar më lart, paragrafi 41; përkundër kësaj, shih Salomonsson kundër Zvicrës, cituar më lart, paragrafët 39–40). Në aktgjykimin në rastin Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [DHM], cituar më lart, specifikoi se pavarësisht nga natyra teknike e disa diskutimeve dhe në varësi të asaj se për çfarë rasti bëhet fjalë, mbikëqyrja publike duhet parë si një kusht i domosdoshëm si në aspektin e transparencës ashtu edhe në aspektin për mbrojtjen e të drejtave të palëve në kontest (paragrafët 208 dhe 210).
Fillimisht, GJEDNJ në rastin Döry kundër Suedisë, paragrafët 37-45, arriti në përfundimin se kishte rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca dëgjimore në rastet e parashtruesit të kërkesës, duke shpjeguar në detaje;
37. Gjykata fillimisht arrin në përfundimin se e drejta për “dëgjim publik” në nenin 6, paragrafi 1 nënkupton domosdoshmërisht të drejtën për “dëgjim me gojë”. Megjithatë, detyrimi sipas nenit 6 paragrafi 1 për të mbajtur një seancë publike nuk është absolut. Prandaj, nga seanca mund të hiqet dorë nëse pala heq dorë pa mëdyshje nga e drejta e saj për ta bërë këtë dhe nuk ka çështje me interes publik që e bëjnë të nevojshme seancën. Heqja dorë mund të bëhet në mënyrë eksplicite ose të heshtur, në rastin e fundit, për shembull, duke u përmbajtur nga paraqitja ose mbajtja e një kërkese për një seancë dëgjimore (shih, midis autoriteteve të tjera, Hakansson dhe Sturesson kundër Suedisë, nr. 11855/85, aktgjykim i 21 shkurtit 1990, Seria A nr. 171-A, f. 20, paragrafi 66 dhe Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës, nr.14518/89, aktgjykimi i 24 qershorit 1993, Seria A nr. 263, f. 19-20, paragrafi 58). Për më tepër, një seancë dëgjimore mund të mos jetë e nevojshme për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të çështjes, për shembull kur nuk lindin çështje faktike ose juridike të cilat nuk mund të zgjidhen në mënyrë adekuate në bazë të shkresave të lëndës dhe parashtresave me shkrim të palëve (shih, mutatis mutandis, Fredin kundër Suedisë (nr. 2), nr. 18928/91 Aktgjykimi i 23 shkurtit 1994, Seria A Nr. 283-A, f. A Nr. 312, f. 20-21, paragrafi 44).
38. Në këtë rast, Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës nuk kërkoi seancë dëgjimore në Gjykatën Administrative të Qarkut në asnjë nga rastet e saj. Meqenëse neni 9 i Ligjit të vitit 1971 parashikonte që procedurat para gjykatave administrative do të kryheshin normalisht me shkrim, mund të pritej nga parashtruesja e kërkesës të kërkonte një seancë dëgjimore përpara asaj gjykate nëse i kushtonte rëndësi. Megjithatë, ajo nuk e bëri këtë dhe për rrjedhojë Gjykata konstaton se me arsye mund të konsiderohet se ajo ka hequr dorë nga e drejta e saj për një seancë dëgjimore në Gjykatën Administrative të Qarkut. Për më tepër, Gjykata Supreme e Sigurimeve Sociale thjesht përcaktoi nëse do ta lejonte apo jo ankesën dhe, si pasojë e refuzimit të saj për të aprovuar mungesën, nuk e shqyrtoi plotësisht rastin e parashtruesit të kërkesës. Edhe duke supozuar se neni 6, paragrafi 1, zbatohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, Gjykata konstaton se ajo mund të zgjidhet në mënyrë adekuate në bazë të shkresave të lëndës dhe parashtresave me shkrim dhe se, në pajtim me këtë, u justifikua mungesa e seancës gojore para Gjykatës Supreme të Sigurimeve Sociale.
39. Mbetet për t'u përcaktuar nëse mungesa e një seance dëgjimore pranë Gjykatës Administrative të Apelit paraqet shkelje të të drejtave të parashtruesit të kërkesës sipas nenit 6 paragrafi 1. Në lidhje me këtë, Gjykata rithekson se në procedurën para gjykatës së parë dhe të vetme për shembull, zakonisht ekziston e drejta për një seancë dëgjimore (shih, ndër të tjera, Hakansson dhe Stureson kundër Suedisë, aktgjykimi i cituar më lart, f. 20, paragrafi 64). Megjithatë, mungesa e seancës para shkallës së dytë ose të tretë mund të justifikohet nga veçoritë e procedurës kontestimore, me kusht që një seancë dëgjimore të jetë mbajtur në shkallën e parë (shih, për shembull, Helmers kundër Suedisë, nr. 11826/85, aktgjykim i 29 tetorit 1991 , Seria A nr 212-A, f. 16, paragrafi 36). Rrjedhimisht, nëse nuk ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që arsyetojnë heqjen dorë nga seanca dëgjimore, e drejta për seancë publike sipas nenit 6 paragrafi 1 nënkupton të drejtën për një seancë gojore para së paku një instance.
40. Gjykata vëren se nuk u mbajt asnjë seancë dëgjimore në shkallën e parë sepse parashtruesja e kërkesës nuk i kërkoi Gjykatës Administrative të Qarkut ta mbajë atë. Ajo pranon se, në interes të administrimit të duhur të drejtësisë, zakonisht është më e përshtatshme që seanca të zhvillohet në shkallë të parë dhe jo vetëm përpara gjykatës së apelit. Prandaj, në varësi të rrethanave të rastit, mund të jetë e pranueshme që kërkesa për seancë dëgjimore të refuzohet sipas ankesës, edhe pse nuk është mbajtur një seancë e tillë në shkallën e parë.
41. Gjykata pranon më tej se kontestet në lidhje me përfitimet sipas skemave të sigurimeve sociale janë përgjithësisht mjaft teknike dhe rezultati i tyre zakonisht varet nga mendimet mjekësore me shkrim. Prandaj, shumë konteste të tilla mund të zgjidhen më mirë me argumente me shkrim dhe jo me gojë. Për më tepër, është e kuptueshme që në këtë sferë autoritetet kombëtare duhet të kenë parasysh kërkesat e efikasitetit dhe ekonomisë. Mbajtja sistematike e seancave dëgjimore mund të përbëjë një pengesë për kujdesin e veçantë që kërkohet në rastet e sigurimeve sociale (shih Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës, aktgjykimi i cituar më lart, f. 19-20, paragrafi 58).
42. Në rastet e parashtruesit të kërkesës, Gjykata vëren se juridiksioni i Gjykatës Administrative të Apelit nuk ishte i kufizuar në çështje ligjore, por shtrihej edhe në çështje faktike. Çështja në të dyja rastet ishte nëse aftësia e parashtrueses së kërkesës për punë ishte zvogëluar në mënyrë të tillë që t'i jepte asaj të drejtën për përfitime sipas ligjeve të 1962 dhe 1976. Gjykata vëren, megjithatë, se vlerësimet e gjykatave bazoheshin tërësisht në provat mjekësore të rasteve, të paraqitura në formën e opinioneve me shkrim të dhëna nga mjekë të ndryshëm. Nuk duket se mendimet e mjekëve kanë dalluar. Parashtruesja e kërkesës iu referua edhe kësaj prove me shkrim; në ankesën e saj ndaj vendimit të Zyrës të datës 20 nëntor 1991, ajo argumentoi se mendimet mjekësore në fakt tregonin se ajo kishte të drejtë në përfitimet e kërkuara.
43. Në këto rrethana, duhet të konkludohet se kontesti në rastet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Administrative të Apelit, kishte të bënte me interpretimin e duhur të provave mjekësore me shkrim. Gjykata vlerëson se gjykata e apelit mund ta zgjidhte në mënyrë adekuate këtë çështje bazuar në certifikatat përkatëse mjekësore dhe parashtresat me shkrim të parashtruesit të kërkesës. Në lidhje me këtë, ajo vëren se parashtruesja e kërkesës, në vendimet për refuzimin e kërkesave të saj për seancë gojore, është ftuar nga gjykata e apelit të paraqesë vërejtjet përfundimtare me shkrim.
44. Gjykata merr parasysh më tej se parashtruesja e kërkesës nuk i kërkoi Gjykatës Administrative të Apelit të thërriste dëshmitarë dhe nuk u mbështet në asnjë provë tjetër gojore. Në të vërtetë, ajo nuk ka deklaruar arsyet e kërkesave të saj që gjykata e apelit të mbajë seanca dëgjimore për rastet.
45. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata vlerëson se kanë ekzistuar rrethanat e jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca në rastet e parashtrueses së kërkesës. Prandaj, nuk ka pasur shkelje të nenit 6, paragrafi 1 i Konventës.
Më pas GJEDNJ në rastin Saccoccia kundër Austrisë, paragrafët 73-80, arriti në përfundimin se kishte rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seancat dëgjimore në rastet e parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar në detaje;
73. Prandaj, gjykata duhet të shqyrtojë nëse ekzistojnë rrethana të një natyre të tillë që të përjashtojnë gjykatat nga mbajtja e seancës dëgjimore. Gjykata pranoi se një seancë dëgjimore mund të mos kërkohet nëse nuk ka çështje të besueshmërisë ose fakte të kontestueshme që kërkojnë dëgjim dhe gjykatat mund të vendosin në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme çështjen në bazë të parashtresave të palëve dhe materialeve të tjera me shkrim (shih, si autoritet i fundit , mutatis mutandis, Jussila kundër Finlandës [DHM], nr. 73053/01, paragrafi 41, GJEDNJ 2006-KSIV, me referenca të mëtejshme).
74. Nga praktika gjyqësore e Gjykatës, rezulton se natyra e rrethanave që mund të justifikojnë heqjen dorë nga seanca gojore në thelb reduktohet në natyrën e çështjeve të vendosura nga gjykata kombëtare kompetente dhe jo në shpeshtësinë e situatave të tilla. Kjo nuk do të thotë se refuzimi për të mbajtur një seancë dëgjimore mund të justifikohet vetëm në raste të rralla (ibid, paragrafi 42). Parimi kryesor i drejtësisë i përfshirë në nenin 6 është, si gjithmonë, një shqyrtim kryesor.
75. Gjykata ka marrë veçanërisht parasysh natyrën teknike të kontesteve për përfitimet e sigurimeve sociale, të cilat zgjidhen më mirë me shkrim sesa me argumente gojore. Ajo ka konsideruar vazhdimisht se në këtë sferë, autoritetet kombëtare, duke pasur parasysh kërkesat e efikasitetit dhe ekonomisë, mund të përmbahen nga mbajtja e seancave dëgjimore, sepse mbajtja sistematike e seancave mund të jetë pengesë për kujdesin e veçantë që kërkohet në procedurat e sigurimeve sociale (shih, për shembull, Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës, 24 qershor 1993, paragrafi 58, Seria A, nr. 263, Pitkanen kundër Suedisë, nr. numër 52793/99, 26 gusht 2003). Për më tepër, Gjykata ka vërejtur ndonjëherë se kontesti në fjalë nuk ka ngritur çështje me rëndësi publike, kështu që është e nevojshme një seancë dëgjimore (shih Schuler-Zgraggen, ibid).
76. Për më tepër, Gjykata ka pranuar se heqja dorë nga seanca mund të justifikohet në rastet që ngrenë vetëm çështje juridike të një natyre të kufizuar (shih Allan Jacobsson (nr. 2), cituar më lart, para. 48-49, dhe Valova dhe të tjerët kundër Sllovakisë, nr. 44925/98, paragrafi 68, 1 qershor 2004) ose pa kompleksitet të veçantë (Varela Assalino kundër Portugalisë (vendim), nr. 64336/01, 25 prill 2002 dhe Speil kundër Austrisë (vendim) 42057/98, 5 shtator 2002).
77. Duke iu rikthyer rrethanave të këtij rasti, Gjykata vëren se gjykatat duhej të shqyrtonin nëse ishin përmbushur kushtet e përcaktuara në dispozitat përkatëse të ELAA dhe Traktatit të vitit 1998 për ekzekutimin e një urdhri konfiskimi të pronës. Çështjet që do të shqyrtoheshin përfshinin çështjet e reciprocitetit, nëse aktet e kryera nga parashtruesi i kërkesës ishin të dënueshme sipas ligjit austriak në kohën kur u kryen, respektimi i afateve kohore ligjore dhe nëse procedurat pranë Gjykatës së Qarkut të Rhode Island, e cila dha urdhrin për konfiskim, ishte në përputhje me standardet e nenit 6 të Konventës.
78. Sipas mendimit të Gjykatës, kjo procedurë kishte të bënte më tepër me çështje teknike të bashkëpunimit ndërshtetëror në luftën kundër pastrimit të parave nëpërmjet ekzekutimit të një urdhri konfiskimi të huaj. Ata ngritën vetëm çështje ligjore të një natyre të kufizuar. Gjithçka që gjykatat austriake duhej të përcaktonin ishte nëse kushtet e përcaktuara në ELAA dhe në Traktatin e vitit 1998 për autorizimin e ekzekutimit të një urdhri konfiskimi ishin përmbushur. Siç është përcaktuar tashmë (shih paragrafët 63-64 më lart), procedurat nuk përfshinin një rivlerësim të bazueshmërisë së urdhrit të konfiskimit të lëshuar nga Gjykata e Rrethit të Rhode Island.
79. Kjo procedurë nuk kërkonte dëgjimin e dëshmitarëve apo paraqitjen e provave të tjera gojore. Për më tepër, Gjykata pajtohet me Qeverinë që gjykatat nuk ishin ftuar të dëgjonin personalisht parashtruesin e kërkesës. Procedurat nuk ngritën asnjë çështje për besueshmërinë e tij, as nuk kishin të bënin me ndonjë rrethanë që do t'i kërkonte gjykatave të krijonin një përshtypje personale për parashtruesin e kërkesës. Në këto rrethana, gjykatat mund të vendosin në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme rastin në bazë të parashtresave me shkrim të palëve dhe materialeve të tjera me shkrim. Prandaj, ato u liruan nga mbajtja e seancës dëgjimore.
80. Rrjedhimisht, nuk ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafi 1.
Më tej, në rastin Saccoccia kundër Austrisë, GJEDNJ iu referua rastit (Varela Assalino kundër Portugalisë vendimi nr. 64336/01, të 25 prillit 2002, ku konkludoi se kishte rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca dëgjimore në rastet e parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar në detaje;
Në këtë rast, parashtruesi i kërkesës në parim kishte të drejtën e një dëgjimi publik, pasi asnjë nga përjashtimet e parashikuara në fjalinë e dytë të nenit 6, paragrafi 1. A, f. 20, paragrafi 64). Gjithashtu, ai kërkoi në mënyrë specifike, në Gjykatën e Apelit dhe më pas në Gjykatën Supreme, që të mbahet seanca para gjykatës së shkallës së parë.
Mbetet për t'u parë nëse natyra e çështjeve për të cilat do të vendosej kërkonte mbajtjen e dëgjimeve publike.
Në lidhje me këtë, gjykata rikujton se gjykata e Tomarit vendosi, në të dy procedurat, se gjendja e shkresave të lëndës bëri të mundur shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës pa pasur nevojë për prova shtesë. Në fakt, gjykata vlerësoi se ishin vërtetuar faktet e rastit, kështu që i mbetej të vendosej vetëm për çështjet ligjore në lidhje me interpretimin e dispozitave përkatëse të Kodit Civil.
Në sytë e Gjykatës, ky përfundim nuk mund të konsiderohet i paarsyeshëm. Në të vërtetë, procedura kontestimore nuk ngriti ndonjë çështje e cila nuk mund të zgjidhej në mënyrë adekuate në bazë të shkresave. Ndryshe nga rasti Malhous (Malhous kundër Republikës Çeke [DHM], nr. 33071/96, aktgjykimi i 12 korrikut 2001, i papublikuar), çështja e vetme ishte interpretimi i dispozitave përkatëse të Kodit Civil, faktet e shkakut tashmë të përcaktuara, si në njërën procedurë po ashtu edhe në procedurën tjetër. Gjykata vëren veçanërisht, në lidhje me procedurën numër 192/96, se parashtruesi i kërkesës nuk e kundërshtoi në mënyrë adekuate versionin e fakteve të paraqitura nga pala e kundërt, kështu që gjykata në Tomar nuk u ftua të vendosë për faktet e kontestuara, por vetëm për çështjen e së drejtës në kontest.
Në këto kushte, kur duhet të vendosen vetëm çështjet e ligjit, për të cilat kontesti për t'u zgjidhur është më i përshtatshëm për shkrim sesa për parashtresa, shqyrtimi në bazë të shkresave mund të jetë i mjaftueshëm. Në lidhje me këtë, gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur asnjë provë që do ta bindte atë se vetëm faza gojore pas shkëmbimit të deklaratave mund të siguronte drejtësinë e procedurës.
Në fund, Gjykata vëren se në disa raste është legjitime që autoritetet kombëtare të marrin parasysh imperativat e efikasitetit dhe ekonomisë (aktgjykimi Schuler-Zgraggen i cituar më lart, ibid). Prandaj, në rastet si ky, ku faktet nuk janë kontestuese dhe çështjet juridike nuk janë veçanërisht të ndërlikuara, mosmbajtja e seancës dëgjimore publike nuk cenon kërkesat e nenit 6 paragrafi 1 në çështjet e oralitetit dhe publicitetit (shih aktgjykimin Allan Jacobsson kundër Suedisë (nr. 2) të cituar më sipër, f. 169, paragrafi 49).
Gjithashtu, në rastin Saccoccia kundër Austrisë, GJEDNJ iu referua rastit Speil kundër Austrisë vendimi, nr. 42057/98, i 5 shtatorit 2002), ku konkludoi se kishte rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seancat në rastet e parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar në detaje;
Gjykata vëren se Gjykata Administrative e refuzoi këtë kërkesë për shkak se konstatoi se autoritetet administrative nuk kishin bërë gabime procedurale dhe se faktet ishin të kontestueshme duke qenë se parashtruesi i kërkesës nuk i kontestoi konstatimet faktike të autoritetit të shkallës së parë. Gjykata vëren se kur faktet nuk janë të kontestueshme dhe Gjykata thirret vetëm për të vendosur çështje ligjore pa kompleksitet të veçantë, mund të mos kërkohet një seancë dëgjimore me gojë sipas nenit 6 paragrafi 1 (shih Varela Assalino, cituar më lart, me referenca të mëtejshme). Gjykata konsideron se një situatë e tillë ka ekzistuar në këtë rast sepse Gjykata Administrative është dashur të vendosë vetëm për çështje juridike të cilat, megjithatë, nuk kanë ngritur çështje komplekse. Duke marrë më tej parasysh kërkesat e autoriteteve kombëtare për efikasitet dhe ekonomi (shih vendimin Schuler-Zgraggen të cituar më lart, f. 20, paragrafi 58), Gjykata arrin në përfundimin se Gjykata Administrative mund të përmbahet nga mbajtja e një seance dëgjimore.
GJEDNJ-ja ka pranuar gjithashtu se heqja dorë nga seanca dëgjimore mund të justifikohet në rastet kur ngrihen vetëm çështje të ligjit që kanë natyrë të kufizuar (shih Allan Jacobsson kundër Suedisë (nr. 2), ku ajo në paragrafët 44-49 arsyetoi:
44. Sipas mendimit të Komisionit, Gjykata e Lartë Administrative, edhe pse ishte e vetmja instancë gjyqësore që ka vepruar në rastin në fjalë, nuk ka qenë e detyruar të mbajë seancë gojore. Kërkesa kryesore e parashtruesit të kërkesës drejtuar gjykatës, për dhënien e lejes së ndërtimit, u rrëzua për shkak të mungesës së juridiksionit. E vetmja çështje që duhej të përcaktohej në merita ishte nëse autoritetet publike kishin të drejtë të tërhiqnin planin e detajuar të zhvillimit në fjalë dhe gjykata arriti në përfundimin se ato ishin të autorizuara ta bënin këtë pavarësisht nga të drejtat që mund të ishin grumbulluar gjatë ekzistencës së planit. Prandaj, faktet konkrete në lidhje me situatën e parashtruesit të kërkesës nuk ishin relevante. Ankesa e tij nuk ngriti asnjë çështje faktike apo juridike që nuk mund të adresohej në mënyrë adekuate në shkresat e lëndës. Prandaj, nuk ka pasur shkelje të nenit 6, paragrafi 1 i Konventës.
45. Qeveria, duke u pajtuar përgjithësisht me Komisionin, theksoi se thelbi i çështjes së shqyrtuar nga Gjykata e Lartë Administrative është nëse vendimi për anulimin e planit të detajuar zhvillimor është në kundërshtim me ligjin. Ligji përkatës ishte i qartë dhe faktet të pakontestueshme, duke lënë pak hapësirë për diskrecionin gjyqësor. Përveç kësaj, vështirë se mund të thuhet se rezultati i procedurës kishte rëndësi për parashtruesin e kërkesës. Shtrirja e të drejtës për seancë gojore në raste të tilla mund të ketë pasoja të rënda për ekspeditetin dhe efikasitetin e administrimit së drejtësisë, veçanërisht para gjykatave të apelit ku volumi i punëve është i lartë. Prandaj, kishte arsye të forta që justifikojnë refuzimin e mbajtjes së seancës.
46. Gjykata rikujton se, sipas praktikës së saj gjyqësore, në procedura, si këtu, para gjykatës së shkallës së parë, e drejta për një “dëgjim publik” sipas nenit 6, paragrafi 1, nënkupton të drejtën për një “dëgjim me gojë” përveç rasteve kur ka rrethana të jashtëzakonshme që justifikojnë heqjen dorë nga një seancë e tillë (shih, për shembull, Fredin kundër Suedisë (nr. 2), nr. 18928/91 aktgjykim i 23 shkurtit 1994, Seria A nr. 283-A, f. 10- 11, paragrafët 21–22, Fischer kundër Austrisë, nr. 16922/90,i 26 prillit 1995, Seria A Nr. 312, faqet 20–21, paragrafi 44 dhe aktgjykimi Stallinger dhe Cousso kundër Austrisë i 23 Vendimi 1997-II, fq. 679–80, paragrafi 51).
47. Lidhur me rrethanat e veçanta të procedurës në rastin e parashtruesit të kërkesës, Gjykata vëren se Gjykata e Lartë Administrative nuk e konsideroi kompetente zgjidhjen e kërkesës së tij për lëshimin e lejes së ndërtimit. Ajo kishte juridiksion vetëm të merrej me një çështje kolaterale, përkatësisht ligjshmërinë e anulimit të planit të detajuar zhvillimor të vitit 1938.
48. Duke refuzuar ankesën për këtë çështje, Gjykata e Lartë Administrative e bazoi arsyetimin e saj në zbatimin e drejtpërdrejtë të dispozitave përkatëse të Kapitullit 17, nenit 4 dhe Kapitullit 5, nenit 11 të Ligjit të vitit 1987, të cilat kanë përcaktuar në mënyrë precize kushte të qarta (shih paragrafët 24 dhe 26 më lart). Gjykata konsideroi se, sipas këtyre dispozitave, plani në fjalë duhet të konsiderohet një plan të cilit i ka skaduar periudha e zbatimit dhe për rrjedhojë mund të ndryshohet ose anulohet pavarësisht nga të drejtat që kanë lindur gjatë ekzistencës së tij. Për më tepër, kjo dispozitë ishte një përjashtim nga Kërkesa e Përgjithshme në Kapitullin 1, Seksioni 5, që gjatë marrjes së vendimeve të planifikimit autoritetet duhet të marrin parasysh interesat individuale dhe jo vetëm interesin publik (ibid). Meqenëse Gjykata e Lartë Administrative miratoi këtë interpretim të ligjit, ajo nuk duhej të përcaktonte çështjen faktike për interesat individuale të parashtruesit të kërkesës ose, me sa duket, ndonjë pikë tjetër faktike në lidhje me argumentet e tij kundër anulimit të planit detajuar zhvillimor (shih paragrafin 23 më lart).
49. Prandaj, duke pasur parasysh shqyrtimet e mësipërme, Gjykata nuk konstaton, bazuar në provat e paraqitura, se parashtresat e parashtruesit të kërkesës në Gjykatën e Lartë Administrative mund të ngrinin ndonjë çështje faktike ose ligjore në lidhje me të drejtat e tij të ndërtimit që ishin të një natyre të tillë që kërkon një seancë dëgjimore për zgjidhjen e tyre (shih vendimin e lartpërmendur Fredin (nr. 2), f. 11, paragrafi 22). Përkundrazi, duke pasur parasysh natyrën e kufizuar të çështjeve që do të përcaktoheshin, Gjykata e Lartë Administrative, edhe pse vepron si shkallë e parë dhe e vetme gjyqësore në këtë rast, u lirua nga detyrimi i saj i zakonshëm sipas nenit 6 paragrafi 1. Për seancë gojore. Prandaj, nuk ka pasur shkelje të kësaj dispozite.
Në fund, GJEDNJ-ja ka pranuar gjithashtu se heqja dorë nga seanca dëgjimore mund të justifikohet në rastet kur ngrihen vetëm çështje ligjore të cilat janë të kufizuara për nga natyra e tyre (shih Valová, Slezák dhe Slezák kundër Sllovakisë, cituar më lart), ku në paragrafët 65-69 arsyetoi:
65. Gjykata vëren se në vendimin e saj të datës 30 janar 1998, Gjykata Rajonale në Nitra deklaroi shprehimisht se e vetmja çështje në diskutim ishte një çështje e ligjit: ajo u thirr për të vendosur nëse parashtruesit e kërkesës kishin autorizim, në kuptimin e nenit 4 të Ligjit për pronësinë e tokës, për të kthyer pronën. Nga ky këndvështrim, çështja kryesore ishte nëse kompania private, anëtarët e së cilës ishin paraardhësit e parashtruesve të kërkesës dhe së cilës iu konfiskua toka në fjalë, ishte person juridik.
66. Kjo çështje u përcaktua në aktgjykimin e degës së Nitras të Gjykatës së Qarkut në Bratisllavë të datës 16 dhjetor 1993, e nxjerrë në kontekstin e procedurës përkitazi me një kërkesë të ndryshme nga parashtruesit e kërkesës për kthim. Para shpalljes së atij aktgjykimi, Gjykata e Qarkut mbajti seancë dëgjimore gjatë së cilës parashtruesit e kërkesës ishin të lirë të paraqisnin argumentet e tyre. Në këto rrethana, Gjykata vlerëson se nuk ishte e nevojshme një seancë tjetër dëgjimore publike në bazë të nenit 6, paragrafi 1 i Konventës me rastin vendosjes lidhur me këtë rast.
67. Gjykata nuk konstaton, në bazë të provave të paraqitura, se parashtresat e parashtruesve të kërkesës në Gjykatën Rajonale në Nitra mund të ngrinin ndonjë çështje faktike ose ligjore në lidhje me kërkesën e tyre për kthim, që ishin të një natyre të tillë që të kërkojnë një seancë gojore në dispozicion të tyre. Në kohën përkatëse, neni 250f i Kodit të Procedurës Civile i mundësonte gjykatat të nxjerrin aktgjykim pa seancë paraprake gojore në raste të ngjashme (shih paragrafin 36 më lart).
68. Duke pasur parasysh shqyrtimet e lartpërmendura dhe duke pasur parasysh natyrën e kufizuar të çështjeve për t'u zgjidhur nga Gjykata Rajonale në Nitra, Gjykata konstaton se mungesa e një seance dëgjimore në procedurën para Gjykatës Rajonale në Nitra nuk ishte në kundërshtim me kërkesat e nenit 6 paragrafi 1 i Konventës në rrethanat e veçanta të rastit.
69. Prandaj, nuk ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafit 1.
Zbatimi i parimeve bazë të lartpërmendura në rastin konkret
Gjykata rikujton që rrethanat e rastit ndërlidhen me një padi të ushtruar nga parashtruesi i kërkesës kundër Radio Televizionit të Prishtinës, për vërtetimin e të drejtës pronësore mbi ngastrën kadastrale [nr. 01781-2] në Prishtinë, që nga shkresat e lëndës rezulton të jetë në pronësi shoqërore. Parashtruesi i kërkesës dhe përfaqësuesit e Radio Televizionit të Prishtinës arritën pajtim gjyqësor [C. nr. 3159/17] në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dhe më pas prona e kontestuar kaloi në pronësi të parashtruesit të kërkesës. AKP-ja si përfaqësuese e ndërmarrjeve shoqërore parashtroi padi në Gjykatën Themelore duke kërkuar prishjen e pajtimit gjyqësor dhe për më tepër duke kontestuar kompetencën e Gjykatës Themelore në këtë proces gjyqësor. Gjykata Themelore u shpall jokompetente dhe lëndën e dërgoi në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për shqyrtim të mëtejmë. Parashtruesi i kërkesës përmes përgjigjes në padinë e ushtruar nga AKP-ja, kishte kërkuar që padia e AKP-së të refuzohet si e pabazuar nga arsyet e cekura në përgjigje edhe të “atyre që do të paraqiten gjatë seancave dëgjimore”. Kolegji i Specializuar aprovoi padinë e AKP-së me arsyetimin se pajtimi gjyqësor nuk mund të prodhojë efekte juridike sepse është nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë e cila në rastin konkret nuk ka patur kompetencë lëndore për t’u marrë me çështjen dhe për më tepër personat të cilët kanë nënshkruar në emër të Radio Televizionit të Kosovës nuk kanë pasur autorizim specifik nga AKP-ja. Kolegji i Specializuar në Aktgjykimin e tij theksoi se duke zbatuar dispozitat e “nenit 76 paragrafit 3 të Ligjit për DHPGJSK-së (nr. 06 L-086)”, në lidhje me nenin 399 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, konludoi se “faktet relevante të rastit janë të pakontestueshme dhe nxjerrë këtë aktgjykim pa caktuar seancë dëgjimore“. Parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Kolegjin e Apelit kundër vendimit të lartpërmendur si dhe kërkoi nga ky i fundit, që “nëse e konsideron të nevojshme për sqarimin e fakteve të rastit të mbahet një seance dëgjimore lidhur me rastin”. Kolegji i Apelit e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës si dhe kërkesën për mbajtjen e një seance dëgjimore lidhur me rastin.
Parashtruesi i kërkesës i konteston të gjeturat e Kolegjit të Apelit, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë, përkatësisht me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] duke pretenduar në thelb se deri tek shkelja e të drejtave të tij të mbrojtura me Kushtetutë ka ardhur si rezultat i mosmbajtjes të seancës dëgjimore.
Duke iu rikthyer rastit konkret për sa më përket mua si gjyqtar, nuk ka asnjë kontest që seanca nuk është mbajtur para Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS -së, siç thuhet në vetë aktgjykim.
Në këtë drejtim, fillimisht rikujtoj se parashtruesi i kërkesës përmes përgjigjes në padinë e ushtruar nga AKP-ja (ku AKP kishte kërkuar anulimin e pajtimin gjyqësor) në Kolegjin e Specializuar të DHPGJS-së më 27 tetor 2021, nuk kishte kërkuar në mënyrë shprehimore mbajtjen e një seance dëgjimore në nivelin e parë të procedurës gjyqësore, përkatësisht në procedurën para Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së,megjithatë parashtruesi i kërkesës ndër të tjera kishte theksuar se kërkon që padia e AKP-së të refuzohet si e pabazuar nga arsyet e cekura në përgjigje edhe të “atyre që do të paraqiten gjatë seancave dëgjimore”. Bazuar në atë që u tha më lart, Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk mund të konsiderohet se ai ka “hequr dorë vullnetarisht nga e drejta” për një seancë publike në nivelin e parë të gjykimit pasi një gjë të tillë edhe pse nuk e ka kërkuar shprehimisht, në mënyrë të tërthortë e kishte ngritur këtë çështje.
Prandaj, në analizën e mëtutjeshme, do të arsyetoj nëse në rrethanat e rastit konkret ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që arsyetojnë mungesën e seancës para Kolegjit të Specializuar të DHPGJS -së dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së.
Më tej, edhe nëse unë si gjyqtar i vetëm dhe gjyqtarët që janë shumicë i referohemi të njëjtës praktikë të GJEDNJ, përkatësisht aktgjykimit të Dhomës së Madhe të GJEDNJ-së. Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë, cituar më lart, konsideroj se shumica e interpreton gabimisht këtë aktgjykim të Dhomës së Madhe, përkatësisht e interpreton atë ekskluzivisht nga një këndvështrim formal derisa të hyjë në thelbin e aktgjykimit dhe rasteve të GJEDNJ-së të cilave u referohet ky aktgjykim dhe të cilat janë përjashtime nga rregulli mbi detyrimin e një seance dëgjimore publike dhe të cilën e shtjellova në detaje në paragrafët 32-39 të këtij mendimi mospajtues.
Përmes një shqyrtimi të detajuar të përjashtimeve të lartpërmendura nga rregulli i përgjithshëm për domosdoshmërinë e një dëgjimi publik, konkludoj se GJEDNJ-ja së pari (I) përcakton se cila çështje ligjore duhet të zgjidhet para gjykatës kompetente, pastaj, (II) nëse me rastin e zgjidhjes së kësaj çështje juridike është e nevojshme një seancë dëgjimore publike ose e njëjta mund të zgjidhet më lehtë duke shqyrtuar dokumentacionin, dhe në fund (III) nëse dëgjimi i dëshmitarëve, ballafaqimi apo ndonjë veprim që do të lehtësojë zgjidhjen e çështjes në seancë publike janë të nevojshme në përcaktimin dhe zgjidhjen e këtyre çështjeve.
(I) çështja juridike duhet të zgjidhet para gjykatës kompetente,
Prandaj, duke ndjekur praktikën konsistente të GJEDNJ-së, përkatësisht të Dhomës së Madhe në aktgjykimin Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë, së pari është e nevojshme të përcaktohet se cila çështje ligjore duhet të zgjidhet përpara gjykatës kompetente.
Duke iu rikthyer rastit konkret, kërkesa, gjegjësisht kontesti ndërmjet palëve ka lindur për shkak se parashtruesi i kërkesës në një datë të pacaktuar ka paditur Radiotelevizionin e Prishtinës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për të përcaktuar të drejtat pronësore në ngastrën kadastrale [nr. 01781-2] në Prishtinë, në një sipërfaqe prej 7768 m2, e cila nga shkresat e lëndës rezulton se ka pasur statusin e pronës shoqërore.
Më tej, nga procesverbali i seancës kryesore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i 10 prillit 2014, rezulton se palët ndërgjygjëse respektivisht parashtruesi i kërkesës dhe përfaqësuesit e Radio Televizionit të Prishtinës, kishin arritur pajtim gjyqësor me numër [C. nr. 3159/17], lidhur me padinë e parashtruesit të kërkesës. Përmes pajtimit gjyqësor me numër [C. nr. 3159/17], palët ishin pajtuar që “në emër të kompensimit për furnizimin e të paditurës me aparaturë televizive nga ana e paditësit” ngastra nr. 1781-2 në sipërfaqe prej 7768 m2 të regjistrohej në regjistrin kadastral, në emër të parashtruesit të kërkesës.
Më 23 maj 2019, pas arritjes së pajtimit gjyqësor me numër [C. nr. 3159/17] në mes të parashtruesit dhe Radio Televizionit të Prishtinës, prona e kontestuar në regjistrat kadastral ishte regjistruar në emër të parashtruesit të kërkesës.
Më 25 tetor 2019, Agjencia Kosovare e Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: AKP) duke vepruar si administratore e Radio Televizionit të Prishtinës, bazuar në nenin 5 të Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në, dhe në nenet 17, 18, 19, 414.2, 418.3 të Ligjit për Procedurën Kontestimore dhe nenit 5 të Ligjit Nr. 06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, parashtroi padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar “prishjen e pajtimit gjyqësor të arritur në mes të palëve ndërgjygjëse”. AKP-ja përmes padisë së saj pretendoi si në vijim: (i) AKP-ja si administruese e ndërmarrjeve publike, fillimisht nuk ka qenë e njoftuar për zhvillimin e kësaj procedure gjyqësore, dhe se sipas saj (ii) personi kompetent i cili e ka përfaqësuar Radio Televizionin e Prishtinës para Gjykatës Themelore nuk ka pasur legjitimitet për arritjen e një marrëveshje të tillë. Më tej AKP, kishte ngritur edhe (iii) çështjen e kompetencës lëndore të Gjykatës Themelore në Prishtinë në këtë rast, marrë parasysh faktin se Radio Televizioni i Prishtinës është ndërmarrje publike, dhe se Gjykatë kompetente në rastin konkret është Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Më 18 nëntor 2021, Kolegji i Specializuar përmes Aktgjykimit [C-III-20-0069] aprovoi në tërësi kërkesëpadinë e Radio Televizionit të Prishtinës të parashtruar nga AKP-ja duke e anuluar pajtimin gjyqësor me nr. [C. nr. 3159/17], me arsyetimin se pajtimi gjyqësor nuk mund të prodhojë efekte juridike sepse (i) është nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë e cila në rastin konkret nuk ka patur kompetencë lëndore për t’u marrë me çështjen, dhe për më tepër (ii) personat të cilët kanë nënshkruar në emër të Radio Televizionit të Kosovës nuk kanë pasur autorizim specifik nga AKP-ja. Kolegji i Specializuar në Aktgjykimin e tij theksoi se duke zbatuar dispozitat e “nenit 76 paragrafit 3 të Ligjit për DHPGJSK-së (nr. 06 L-086)”, në lidhje me nenin 399 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, duke konkluduar se “faktet relevante të rastit janë të pakontestueshme dhe nxjerrë këtë aktgjykim pa caktuar seancë dëgjimore“.
Prandaj, konstatoj se gjykatat e rregullta është dashur të përcaktojnë nëse gjykata kompetente ka vendosur për pajtim, përkatësisht nëse pajtimi ndërmjet parashtruesit dhe RTK-së është lidhur pranë gjykatës kompetente.
Nga sa më sipër, konkludoj se të gjitha çështjet e kontestuara janë “çështje ekskluzivisht juridike”, përkatësisht nëse në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, marrëveshja është lidhur para gjykatës kompetente, gjegjësisht gjykatës që ka të drejtë të veprojë sipas kërkesës për zgjidhje ndërmjet parashtruesve dhe RTK-së.
Rikujtoj se GJEDNJ në rastin Saccoccia kundër Austrisë, cituar më lart, paragrafët 77-78, arriti në përfundimin se kishte rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seancat në rastet e parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar në detaje;
77. Duke iu rikthyer rrethanave të këtij rasti, Gjykata vëren se gjykatat duhej të shqyrtonin nëse ishin përmbushur kushtet e përcaktuara në dispozitat përkatëse të ELAA dhe Traktatit të vitit 1998 për ekzekutimin e një urdhri konfiskimi të pronës. Çështjet që do të shqyrtoheshin përfshinin çështjet e reciprocitetit, nëse aktet e kryera nga parashtruesi i kërkesës ishin të dënueshme sipas ligjit austriak në kohën kur u kryen, respektimi i afateve kohore ligjore dhe nëse procedurat pranë Gjykatës së Qarkut të Rhode Island, e cila dha urdhrin për konfiskim, ishte në përputhje me standardet e nenit 6 të Konventës.
78. Sipas mendimit të Gjykatës, kjo procedurë kishte të bënte më tepër me çështje teknike të bashkëpunimit ndërshtetëror në luftën kundër pastrimit të parave nëpërmjet ekzekutimit të një urdhri konfiskimi të huaj. Ata ngritën vetëm çështje ligjore të një natyre të kufizuar. Gjithçka që gjykatat austriake duhej të përcaktonin ishte nëse kushtet e përcaktuara në ELAA dhe në Traktatin e vitit 1998 për autorizimin e ekzekutimit të një urdhri konfiskimi ishin përmbushur. Siç është përcaktuar tashmë (shih paragrafët 63-64 më lart), procedurat nuk përfshinin një rivlerësim të bazueshmërisë së urdhrit të konfiskimit të lëshuar nga Gjykata e Rrethit të Rhode Island.
Për më tepër, GJEDNJ në rastin Varela Assalino kundër Portugalisë nr. 64336/01, të 25 prillit 2002, konkludoi se janë të përfshira “çështje ekskluzivisht ligjore” dhe arsyetoi;
Në sytë e Gjykatës, ky përfundim nuk mund të konsiderohet i paarsyeshëm. Në të vërtetë, procedura kontestimore nuk ngritën ndonjë çështje e cila nuk mund të zgjidhej në mënyrë adekuate në bazë të shkresave. Ndryshe nga rasti Malhous (Malhous kundër Republikës Çeke [DHM], nr. 33071/96, aktgjykimi i 12 korrikut 2001, i papublikuar), çështja e vetme ishte interpretimi i dispozitave përkatëse të Kodit Civil, faktet e shkakut tashmë të përcaktuara, si në njërën procedurë po ashtu edhe në procedurën tjetër. Gjykata vëren veçanërisht, në lidhje me procedurën numër 192/96, se parashtruesi i kërkesës nuk e kundërshtoi në mënyrë adekuate versionin e fakteve të paraqitura nga pala e kundërt, kështu që gjykata në Tomar nuk u ftua të vendosë për faktet e kontestuara, por vetëm për çështjen e së drejtës në kontest.
Në këto kushte, kur duhet të vendosen vetëm çështjet e ligjit, për të cilat kontesti për t'u zgjidhur është më i përshtatshëm për shkrim sesa për parashtresa, shqyrtimi në bazë të shkresave mund të jetë i mjaftueshëm. Në lidhje me këtë, gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur asnjë provë që do ta bindte atë se vetëm faza gojore pas shkëmbimit të deklaratave mund të siguronte drejtësinë e procedurës.
Në fund, Gjykata vëren se në disa raste është legjitime që autoritetet kombëtare të marrin parasysh imperativat e efikasitetit dhe ekonomisë (aktgjykimi Schuler-Zgraggen i cituar më lart, ibid). Prandaj, në rastet si ky, ku faktet nuk janë kontestuese dhe çështjet juridike nuk janë veçanërisht të ndërlikuara, mosmbajtja e seancës dëgjimore publike nuk cenon kërkesat e nenit 6 paragrafi 1 në çështjet e oralitetit dhe publicitetit (shih aktgjykimin Allan Jacobsson kundër Suedisë (nr. 2) të cituar më sipër, f. 169, paragrafi 49).
Më pas, GJEDNJ pranoi gjithashtu se heqja dorë nga seanca dëgjimore mund të justifikohet në rastet kur ngrihen vetëm çështje ligjore të cilat janë të kufizuara për nga natyra (shih Allan Jacobsson kundër Suedisë (nr. 2), cituar më lart, ku në paragrafin 48 arsyetoi:
48. Duke refuzuar ankesën për këtë çështje, Gjykata e Lartë Administrative e bazoi arsyetimin e saj në zbatimin e drejtpërdrejtë të dispozitave përkatëse të Kapitullit 17, nenit 4 dhe Kapitullit 5, nenit 11 të Ligjit të vitit 1987, të cilat kanë përcaktuar në mënyrë precize kushte të qarta (shih paragrafët 24 dhe 26 më lart). Gjykata konsideroi se, sipas këtyre dispozitave, plani në fjalë duhet të konsiderohet një plan të cilit i ka skaduar periudha e zbatimit dhe për rrjedhojë mund të ndryshohet ose anulohet pavarësisht nga të drejtat që kanë lindur gjatë ekzistencës së tij. Për më tepër, kjo dispozitë ishte një përjashtim nga Kërkesa e Përgjithshme në Kapitullin 1, Seksioni 5, që gjatë marrjes së vendimeve të planifikimit autoritetet duhet të marrin parasysh interesat individuale dhe jo vetëm interesin publik (ibid). Meqenëse Gjykata e Lartë Administrative miratoi këtë interpretim të ligjit, ajo nuk duhej të përcaktonte çështjen faktike për interesat individuale të parashtruesit të kërkesës ose, me sa duket, ndonjë pikë tjetër faktike në lidhje me argumentet e tij kundër anulimit të planit detajuar zhvillimor (shih paragrafin 23 më lart).
Nisur nga sa më sipër, konkludoj se GJEDNJ në të gjitha rastet kur çështja juridike ka të bëjë me interpretimin e normës juridike të zbatimit të saj, përcaktimin e ekzistimit të të drejtave në pajtim me normën juridike, GJEDNJ ka mbajtur qëndrimin se mosmbajtja e seancës dëgjimore publike nuk është në kundërshtim me kërkesat e nenit 6 të KEDNJ-së.
(II) nëse me rastin e zgjidhjes së kësaj çështjeje juridike është e domosdoshme një seancë publike apo ajo mund të zgjidhet më lehtë duke shqyrtuar dokumentacionin
Më tej, duke ndjekur praktikën konsistente të GJEDNJ-së, përkatësisht të Dhomës së Madhe në aktgjykimin Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë çështja e dytë që GJEDNJ vendos për të përcaktuar nëse një seancë dëgjimore publike është e nevojshme është çështja nëse një seancë dëgjimore publike është e nevojshme kur zgjidhet një çështje ligjore ose mund të zgjidhet më lehtë duke shqyrtuar dokumentacionin.
Duke iu rikthyer rastit konkret, rikujtoj se të gjitha çështjet kontestuese janë “çështje ekskluzivisht juridike”, përkatësisht nëse në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, marrëveshja është lidhur para gjykatës kompetente, gjegjësisht gjykatës që ka të drejtë të veprojë sipas kërkesës për zgjidhje ndërmjet parashtruesve dhe RTK-së.
Kolegji i shkallës së parë i DHPGJS-së, në aktgjykimin e ankimuar, aprovoi kërkesëpadinë e paditësit - Radio Televizionit të Prishtinës dhe anuloi marrëveshjen gjyqësore të Gjykatës Themelore në Prishtinë, C. nr. 3159/17, të 10 prillit 2019. Sipas arsyetimit të dhënë nga shkalla e parë e DHPGJS-së, kërkesëpadia është e bazuar në tërësi pasi që për marrëveshjen gjyqësore që është lidhur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, C. nr. 3159/17, të 10 prillit 2019, kjo gjykatë nuk ka pasur juridiksion lëndor për ta lidhur atë marrëveshje gjyqësore, duke arsyetuar;
“Në rastin konkret, kjo pasuri shoqërore qëështë objekt i këtij pajtimi bila je adm,inistrohej nga AKP-ja, e cila ka kompetencë ekskluzive edhe për dhënien e autorizimeve përkatëse për përfaqësim pranë organeve kompetente personave zyrtar që ajo i cakton, ndërsa në rastin konkret përfaqësuesit që janë prezantuar si të autorizuar në Gjykatën Themlore në Prishtinë me rastin e lidhjes së pajtimit gjyqësor nuk kanë pasur një autorizim të vlefshmë ligjor.“
Bazuar në sa më sipër, konkludoj se para Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së janë ngritur “ çështje ekskluzivisht ligjore“ (i) nëse në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, pajtimi është lidhur para gjykatës kompetente, gjegjësisht gjykatës që ka të drejtë të veprojë sipas kërkesës për pajtim ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe RTK-së.
Rikujtoj se GJEDNJ-së në rastin Döry kundër Suedisë, cituar më lart, në paragrafët 37-45, paragrafët 43-45, GJEDNJ arriti në përfundimin se kishte rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca dëgjimore në rastet e parashtruesit të kërkess, duke arsyetuar në detaje;
43. Në këto rrethana, duhet të konkludohet se kontesti në rastet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Administrative të Apelit, kishte të bënte me interpretimin e duhur të provave mjekësore me shkrim. Gjykata vlerëson se gjykata e apelit mund ta zgjidhte në mënyrë adekuate këtë çështje bazuar në certifikatat përkatëse mjekësore dhe parashtresat me shkrim të parashtruesit të kërkesës. Në lidhje me këtë, ajo vëren se parashtruesja e kërkesës, në vendimet për refuzimin e kërkesave të saj për seancë gojore, është ftuar nga gjykata e apelit të paraqesë vërejtjet përfundimtare me shkrim.
44. Gjykata merr parasysh më tej se parashtruesja e kërkesës nuk i kërkoi Gjykatës Administrative të Apelit të thërriste dëshmitarë dhe nuk u mbështet në asnjë provë tjetër gojore. Në të vërtetë, ajo nuk ka deklaruar arsyet e kërkesave të saj që gjykata e apelit të mbajë seanca dëgjimore për rastet.
45. Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata vlerëson se kanë ekzistuar rrethanat e jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca në rastet e parashtrueses së kërkesës. Prandaj, nuk ka pasur shkelje të nenit 6, paragrafi 1 i Konventës.
Më pas GJEDNJ në rastin Saccoccia kundër Austrisë paragrafi 79, GJEDNJ arriti në përfundimin se ekzistonin rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seancat në rastet e parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar në detaje;
79. Kjo procedurë nuk kërkonte dëgjimin e dëshmitarëve apo paraqitjen e provave të tjera gojore. Për më tepër, Gjykata pajtohet me Qeverinë që gjykatat nuk ishin ftuar të dëgjonin personalisht parashtruesin e kërkesës. Procedurat nuk ngritën asnjë çështje për besueshmërinë e tij, as nuk kishin të bënin me ndonjë rrethanë që do t'i kërkonte gjykatave të krijonin një përshtypje personale për parashtruesin e kërkesës. Në këto rrethana, gjykatat mund të vendosin në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme rastin në bazë të parashtresave me shkrim të palëve dhe materialeve të tjera me shkrim. Prandaj, ato u liruan nga mbajtja e seancës dëgjimore.
GJEDNJ më tej në rastin Varela Assalino kundër Portugalisë vendimi nr. 64336/01, të 25 prillit 2002, konkludoi se kanë të bëjnë me “çështje ekskluzivisht ligjore” dhe arsyetoi;
Në këto kushte, kur duhet të vendosen vetëm çështjet e ligjit, për të cilat kontesti për t'u zgjidhur është më i përshtatshëm për shkrim sesa për parashtresa, shqyrtimi në bazë të shkresave mund të jetë i mjaftueshëm. Në lidhje me këtë, gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur asnjë provë që do ta bindte atë se vetëm faza gojore pas shkëmbimit të deklaratave mund të siguronte drejtësinë e procedurës.
Më pas, GJEDNJ pranoi gjithashtu se heqja dorë nga seanca dëgjimore mund të justifikohet në rastet kur ngrihen vetëm çështje ligjore të cilat janë të kufizuara për nga natyra e tyre (shih Allan Jacobsson kundër Suedisë (nr. 2),cituar më lart, ku në paragrafin 49 arsyetoi:
49. Prandaj, duke pasur parasysh shqyrtimet e mësipërme, Gjykata nuk konstaton, bazuar në provat e paraqitura, se parashtresat e parashtruesit të kërkesës në Gjykatën e Lartë Administrative mund të ngrinin ndonjë çështje faktike ose ligjore në lidhje me të drejtat e tij të ndërtimit që ishin të një natyre të tillë që kërkon një seancë dëgjimore për zgjidhjen e tyre (shih vendimin e lartpërmendur Fredin (nr. 2), f. 11, paragrafi 22). Përkundrazi, duke pasur parasysh natyrën e kufizuar të çështjeve që do të përcaktoheshin, Gjykata e Lartë Administrative, edhe pse vepron si shkallë e parë dhe e vetme gjyqësore në këtë rast, u lirua nga detyrimi i saj i zakonshëm sipas nenit 6 paragrafi 1. Për seancë gojore. Prandaj, nuk ka pasur shkelje të kësaj dispozite.
Në fund, GJEDNJ-ja pranoi gjithashtu se heqja dorë nga seanca dëgjimore mund të justifikohetj në rastet kur ngrihen vetëm çështje ligjore që janë të kufizuara për nga natyra e tyre (shih Valová, Slezák dhe Slezák kundër Sllovakisë, cituar më lart), ku në paragrafin 67 arsyetoi:
67. Gjykata nuk konstaton, në bazë të provave të paraqitura, se parashtresat e parashtruesve të kërkesës në Gjykatën Rajonale në Nitra mund të ngrinin ndonjë çështje faktike ose ligjore në lidhje me kërkesën e tyre për kthim, që ishin të një natyre të tillë që të kërkojnë një seancë gojore në dispozicion të tyre. Në kohën përkatëse, neni 250f i Kodit të Procedurës Civile i mundësonte gjykatat të nxjerrin aktgjykim pa seancë paraprake gojore në raste të ngjashme (shih paragrafin 36 më lart).
Në bazë të sa më sipër, konkludoj se GJEDNJ në të gjitha rastet kur çështja juridike mund të përcaktohej më mirë me shkrim, GJEDNJ mbajti qëndrimin se mungesa e mbajtjes së seancës dëgjimore nuk është në kundërshtim me kërkesat e nenit 6 të KEDNJ-së.
(III) nëse dëgjimi i dëshmitarëve, ballafaqimi ose ndonjë veprim që do të lehtësojë zgjidhjen e çështjeve kontestuese përmes një seance publike është i nevojshëm për përcaktimin dhe zgjidhjen e çështjeve të kontestuara
Në fund, duke ndjekur praktikën konsistente të GJEDNJ-së dhe Dhomës së Madhe në vendimin Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë, çështja e tretë që GJEDNJ bën për të përcaktuar nëse është e nevojshme një seancë dëgjimore publike është çështja nëse përcaktimi dhe zgjidhja e çështjeve kontestuese kërkon dëgjimin e dëshmitarëve, ballafaqim ose një veprim që do të lehtësojë zgjidhjen e çështjeve kotestuese në një seancë publike.
Duke iu rikthyer rastit konkret, rikujtoj se të gjitha çështjet kontestuese janë “çështje ekskluzivisht ligjore”, përkatësisht nëse në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, marrëveshja është lidhur para gjykatës kompetente, gjegjësisht gjykatës që ka të drejtë të veprojë sipas kërkesës për zgjidhje ndërmjet parashtruesve dhe RTK-së.
Më tej, vë në dukje se parashtruesi i kërkesës nuk ka kërkuar që të dëgjohet ndonjë dëshmitar ose të zhvillohet një ballafaqim ose të paraqiten prova që nuk mund të paraqiten pa mbajtur një seancë dëgjimore publike.
Rikujtoj gjithashtu se para Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së, i cili ka nxjerrë aktgjykimin [C-IV- 14-5731], me të cilin është refuzuar padia e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar, arsyetoi;
Vendimi është nxjerrë pa mbajtur seancë gjyqësore për shkak se faktet dhe provat në lëndë janë mjaft të qarta, prandaj gjyqtari individual nuk pret që në seancë të sillen më shumë informata dhe argumente në kuptim të nenit 72 paragrafi 11 i Ligjit për DHPGJS (nr. 06 L-086).
Së pari, GJEDNJ në rastin Döry kundër Suedisë paragrafi 44, GJEDNJ arriti në përfundimin se ekzistonin rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca dëgjimore në rastet e parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar në detaje;
44. Gjykata merr parasysh më tej se parashtruesja e kërkesës nuk i kërkoi Gjykatës Administrative të Apelit të thërriste dëshmitarë dhe nuk u mbështet në asnjë provë tjetër gojore. Në të vërtetë, ajo nuk ka deklaruar arsyet e kërkesave të saj që gjykata e apelit të mbajë seanca dëgjimore për rastet.
Më pas, GJEDNJ në rastin Saccoccia kundër Austrisë, paragrafët 79-80, GJEDNJ arriti në përfundimin se ekzistonin rrethana të jashtëzakonshme që justifikonin heqjen dorë nga seanca dëgjimore në rastet e parashtruesit të kërkesës, duke arsyetuar në detaje;
79. Kjo procedurë nuk kërkonte dëgjimin e dëshmitarëve apo paraqitjen e provave të tjera gojore. Për më tepër, Gjykata pajtohet me Qeverinë që gjykatat nuk ishin ftuar të dëgjonin personalisht parashtruesin e kërkesës. Procedurat nuk ngritën asnjë çështje për besueshmërinë e tij, as nuk kishin të bënin me ndonjë rrethanë që do t'i kërkonte gjykatave të krijonin një përshtypje personale për parashtruesin e kërkesës. Në këto rrethana, gjykatat mund të vendosin në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme rastin në bazë të parashtresave me shkrim të palëve dhe materialeve të tjera me shkrim. Prandaj, ato u liruan nga mbajtja e seancës dëgjimore.
80. Rrjedhimisht, nuk ka pasur shkelje të nenit 6 paragrafi 1.
Bazuar në sa më sipër, konkludoj se GJEDNJ në të gjitha rastet kur një çështje juridike mund të zgjidhej pa dëgjuar dëshmitarët dhe paraqitur prova që mund të paraqiten vetëm në një seancë publike, dhe se çështjet ligjore mund të përcaktohen më mirë duke paraqitur dokumentacion me shkrim, GJEDNJ mbajti qëndrimin se mosmbajtja e seancës dëgjimore publike nuk është në kundërshtim me nenin 6 të KEDNJ-së.
Zaključak u vezi sa navodnim povredama prava podnosioca zahteva
Bazuar në sa më sipër dhe duke marrë parasysh praktikën e vendosur të GJEDNJ-së, duke përcjellë vazhdimisht praktikën e GJEDNJ-së, përkatësisht të Dhomës së Madhe në aktgjykimin Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë, unë si gjyqtar individual konkludoj se në rrethanat e rastit konkret ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që arsyetojnë mungesën e seancës dëgjimore pranë Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS -së, si dhe;
se GJEDNJ në të gjitha rastet kur çështja juridike ka të bëjë me interpretimin e normës juridike të zbatimit të saj, përcaktimin e ekzistencës së të drejtave në pajtim me normën juridike, GJEDNJ ka mbajtur qëndrimin se mosmbajtja e seancës dëgjimore publike nuk është në kundërshtim me kërkesat e nenit 6 të KEDNJ-së.
se GJEDNJ në të gjitha rastet kur çështja juridike mund të përcaktohej më mirë me paraqitjen me shkrim, GJEDNJ ka mbajtur qëndrimin se mosmbajtja e një seance dëgjimore publike nuk është në kundërshtim me kërkesat e nenit 6 të KEDNJ-së.
se GJEDNJ në të gjitha rastet kur një çështje juridike mund të zgjidhej pa dëgjimin e dëshmitarëve dhe paraqitjen e provave që mund të paraqiten vetëm në një seancë publike, dhe se çështjet ligjore mund të përcaktohen më mirë me paraqitjen e dokumentacionit me shkrim, GJEDNJ vlerësoi se mosmbajtja e një seance dëgjimore publike nuk është në kundërshtim me kërkesat e nenit 6 të KEDNJ.
Konsideroj se asnjë parashtrues i kërkesës nuk i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese vetëm për të pasur të drejtën në seancë dëgjimore ose ndonjë të drejtë tjetër procedurale, përkundrazi, çdo parashtrues i kërkesës iu drejtua Gjykatës për të realizuar një të drejtë thelbësore, përkatësisht një të drejtë efektive që pretendon se i takon atij.
Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës iu drejtua gjykatës për kompensim të kërkesës së tij dhe gjykatat e rregullta i dhanë atij mundësinë për të paraqitur provat e tij, gjë që parashtruesi i kërkesës e bëri.
Detyra e gjykatës është që fillimisht të përcaktojë nëse ka shkelje dhe ta korrigjojë atë duke i mundësuar parashtruesit të kërkesës të ushtrojë të drejtën substanciale që ka kërkuar parashtruesi i kërkesës dhe jo t'i sigurojë atij një të drejtë procedurale që nuk është efektive.
Konkludoj se në rrethanat e rastit konkret ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që arsyetojnë mungesën e seancës para Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, sepse të gjitha provat mund të ishin paraqitur me shkrim, që në rastin konkret është më e përshtatshme për vërtetimin e provave.
Për sa më sipër, konkludoj se nuk ka shkelje të së drejtës për një seancë dëgjimore nga neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së siç është paraqitur në aktgjykim.
Më tej, konsideroj se me këtë vendim të shumicës, ne e ekspozojmë parashtruesin e kërkesës ndaj procedurave të reja gjyqësore dhe shpenzimeve shtesë që janë rreptësisht formale për sa i përket mbajtjes së një seance publike, duke e bërë të pamundur ushtrimin e të drejtave thelbësore të parashtruesit të kërkesës.
Në fund, edhe nëse interpretimi im i rrethanave të jashtëzakonshme që justifikojnë mungesën e seancës në Kolegjin e Specializuar të DHPGJS-së dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së nuk është i saktë, duke marrë parasysh rrethanat në rastin konkret, shumica e gjyqtarëve duhet të kishte përcaktuar në aktgjykim shkeljen e natyrës deklarative si satisfaksion moral për parashtruesin e kërkesës, për të mos e ekspozuar atë në mënyrë të panevojshme ndaj procedurave të reja gjyqësore dhe shpenzimeve shtesë që janë rreptësisht formale për sa i përket mbajtjes së një seance publike pa mundësinë që parashtruesi i kërkesës të ushtrojë të drejtën e tij thelbësore.
Mendimi mospajtues është paraqitur nga gjyqtari;
Radomir Laban, gjyqtar
_________________
Më 04 prill 2023 në Prishtinë
Shkumbin Qehaja
KI - Kërkesë individuale
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm
Civile