Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC-I-21-0642] të 31 gushtit 2022 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI190/22

Parashtruesit: Ramiz Isaku

Shkarko:

Prishtinë, më 17 shtator 2024

Nr. Ref.: AGJ 2534/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI190/22

 

Parashtrues

 

Ramiz Isaku

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0642] të 31 gushtit​​ 2022​​ të Kolegjit të Apelit të​​ Dhomës së​​ Posaçme të​​ Gjykatës Supreme​​ 

 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

Jeton Bytyqi, gjyqtar.

 

Parashtruesi i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Ramiz Isaku,​​ me vendbanim në Gjilan​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ i përfaqësuar nga avokati Shevqet Xhelili.

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0642] të 31 gushtit 2022​​ të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme​​ (në tekstin e mëtejmë: Kolegji i Apelit i DHPGJS-së)​​ në ndërlidhje me​​ Aktgjykimin​​ [C-IV-14-2629] të​​ 6 shtatorit 2021 të​​ Kolegjit​​ të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme​​ (në tekstin e mëtejmë: Kolegji i​​ Specializuar​​ i DHPGJS-së).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është​​ vlerësimi​​ i​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar, me të​​ cilin pretendohet se parashtruesit​​ të​​ kërkesës i janë shkelur të drejtat​​ e garantuara me nenin​​ 31​​ [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm]​​ ​​ Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme], dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese u referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ në përputhje me rregullin 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura​​ në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 2 dhjetor​​ 2022, parashtruesi i​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 5 dhjetor 2022, Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [nr.​​ Gjr.​​ KI190/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet​​ Hoxha​​ gjyqtar raportues dhe​​ me Vendimin [nr.​​ KSH.​​ KI190/22]​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi (anëtarë).

 

  • ​​ 9 dhjetor 2022,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe​​ ia​​ dërgoi​​ një​​ kopje​​ ​​ kërkesës​​ Dhomës së​​ Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës për çështjet që​​ lidhen me Agjencinë​​ Kosovare të​​ Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ DHPGJS).​​ 

 

  • Më 28 dhjetor 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi dokumente shtesë para Gjykatës, respektivisht dorëzoi disa vendime të DHPGJS-së, të palëve tjera të cilat sipas parashtruesit të kërkesës ishin të ngjashme me rastin e tij por në të cilat DHPGJS-ja kishte vendosur ndryshe.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë

 

  • ​​ 17 korrik 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmerinë e kërkesës dhe vlerësim në merita.​​ 

 

  • Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri (i) konstatoi se kërkesa është e pranueshme; (ii) konstatoi se Aktgjykimi [AC-I-21-0642] i 31 gushtit 2022 i Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së; (iii) të pavlefshëm Aktgjykimin [AC-I-21-0642] e 31 gushtit 2022 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së; (iv) ta kthejë Aktgjykimin [AC-I-21-0642] e 31 gushtit 2022 të Kolegjit të Apelit të të DHPGJS-së​​ ,​​ për rivendosje në pajtim me Aktgjykimin e kësaj Gjykate.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës kishte qenë i punësuar në Ndërmarrjen Shoqërore “Industria e Duhanit” në Gjilan (në tekstin e mëtejmë:​​ NSH “Industria e Duhanit”).​​ 

 

  • ​​ 15 gusht 2006,​​ Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (në tekstin e mëtejmë: AKM) përmes një shkrese kishte njoftuar punëtorët e ndërmarrjes, në rastin konkret edhe​​ parashtruesin e kërkesës,​​ për ndërprerjen e kontratës së punës,​​ duke i njoftuar se​​ pagat e papaguara janë obligim i punëdhënësit, dhe se këto kërkesa do të shqyrtohen sipas procedurave të likuidimit.​​ 

 

  • AKM përmes mjeteve të informimit kishte njoftuar punëtorët e NSH “Industria e Duhanit” se këta të fundit kërkesat e tyre ndaj NSH “Industria e Duhanit”, duhet t’i paraqesin​​ pranë Autoritetit të Likuidimit të​​ AKM-së jo më vonë se 24 shtator 2007.

 

  • Më 21 shtator 2007, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesë për kompensimin e pagave pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së, ​​ për periudhën​​ gusht 2003 deri në ​​ maj 2004, në vlerën​​ prej 1515.51 euro (një mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë euro e pesëdhjetë e një cent).

 

  • Më 10 mars 2014, Autoriteti i Likuidimit i AKP-së përmes Vendimit [GJI.​​ 003-0583/0121] refuzon si të pavlefshme kërkesën e lartcekur të parashtruesit​​ të kërkesës,​​ me arsyetimin se​​ bazuar në​​ paragrafin 2.1 të nenit 36 të Ligjit​​ nr.​​ 04/L-034​​ për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe nenin 608 të Ligjit për Punën e Bashkuar,​​ e njëjta është​​ parashkruar.

 

  • Më 11 prill 2014, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë pranë DHPGJS-së, kundër vendimit të​​ lartpërmendur të Autoritetit të Likudimit të​​ AKP-së, përmes të cilës kërkoi i) rishikim të​​ këtij të fundit, ii) t’i njihej e drejta e kompensimit për pagat e papaguara për periudhën kohore të lartpërmendur;​​ dhe iii) të obligohet pala kundërshtare t’i kompensojë​​ të gjitha kontributet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës me kamatë ligjore.​​ Parashtruesi në ankesën e tij ndër të tjera pretendoi se kërkesën e tij tek Autoriteti i Likudimit të AKP-së e kishte dorëzuar me kohë, duke u bazuar në njoftimin e AKP-së për largim nga puna.

 

  • Më 22 qershor 2021, AKP-ja​​ përmes​​ parashtresës​​ të dorëzuar​​ në DHPGJS-së​​ kundërshtoi kërkesën e lartcekur​​ të parashtruesit​​ të kërkesës,​​ me arsyetimin se e njëjta është e​​ parashkruar​​ duke argumentuar​​ se,​​ “... parashtruesi i kërkesës nuk ka parashtruar ndonjë provë pranë Autoritetit të Likuidimit se ka dorëzuar ndonjë ankesë pranë ndonjë gjykate apo organi tjetër kompetent për periudhën prej tri viteve nga dita e lindjes së kërkesës së pretenduar”​​ duke u thirrur në nenin 608 të Ligjit për Punë të Bashkuar.​​ Për më tepër,​​ Autoriteti i Likuidimit i​​ AKP-së, në parashtresën e tyre kishin theksuar:​​ “... se pas shqyrtimit paraprak Autoriteti i Likuidimit ka konstatuar se informatat e ofruara ishin të pamjaftueshme për përfshirje në çfarëdo shpërndarje të të ardhurave, kështu që me datë 20 janar 2014, i ka dërguar përfaqësuesit të ankuesit një kërkesë për informata shtesë. Përfaqësuesi i ankuesit ka kthyer përgjigje ku përfshihet autorizimi për përfaqësim i vërtetuar te noteri”.

 

  • Më 6 shtator 2021, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [C-IV-14-2629] vendosi si në vijim: i) refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesit me të cilën​​ që të aprovohet si e bazuar kërkesa për rishikim të vendimit dhe të detyrohet AKP-ja për kompensimin e pagave për periudhën kohore 2003 deri më 10 maj 2004; (ii) vërtetoi si të drejtë dhe të bazuar në ligj Vendimi​​  ​​​​ [GJI.003-0583/0121]​​ të Autoritetit të Limidimit të AKP-së,​​ i 10 marsit 2014iii) vendosi që secila palë të bartë shpenzimet e veta të procedurës.

 

  • Në arsyetim të Aktgjykimit [C-IV-14-2629], Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, theksoi si në vijim:​​ “Gjykata ka shqyrtuar pretendimet dhe parashtrimet e palëve në procedurë dhe ka konstatuar se kërkesa e parashtruesit i përket periudhës kohore gusht 2003 – maj 2004, ndërsa kërkesa për kompensimin e parashtruar pranë Autoritetit të Likuidimit i takon datës 21 shtator 2007, çfarë do të thotë se është parashtruar pas kalimit të afatit brenda tre viteve nga momenti i lindjes së kërkesës. Andaj në kuptim të nenit 376,​​ paragrafi 1 të LMD-së (1978) e cila dispozitë në mënyrë shprehimore përcakton se “kërkesa e shpërblimit të dëmit të shkaktuar parashkruhet për tri vjet nga data kur i dëmtuari ka mësuar dëmin dhe për personin që e ka bërë dëmin”, gjykata ka ardhur në përfundim se ankesa e parashtruar nga parashtruesi i kërkesës është e pabazuar.

 

  • Më 27 shtator 2021,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi një ankesë pranë Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së,​​ kundër aktgjykimit​​ të lartpërmendur të shkallës së parë, duke pretenduar​​ se,​​ ndër të tjera,​​ shkalla e parë​​ nuk​​ ka​​ vërtetuar në mënyrë të drejtë gjendjen​​ faktike dhe është zbatuar në mënyrë të gabuar e drejta materiale. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu në ankesën e tij ishte referuar edhe në një numër të rasteve të​​ ish-​​ kolegëve të​​ tij, të​​ cilët​​ sipas tij​​ në rrethana të njëjta​​ faktike dhe juridike​​ i​​ kishin fituar​​ rastet e tyre​​ pranë Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së.

 

  • Më 22 tetor 2021,​​ AKP-ja dorëzon një parashtresë në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së, si përgjigje në ankesën e parashtruesit, me të cilën kundërshton pretendimet ankimore të parashtruesit duke i konsideruar të njëjtat të pabazuara​​ në ligj dhe mbështet në tërësi aktgjykimin e shkallës së parë.

 

  • Më 31 gusht 2022,​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS–së përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0642], i) refuzon si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, si dhe ii) vërteton Aktgjykimin [C-IV-14-2629] të 6 shtatorit​​ 2021 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së. Kolegji i Apelit në arsyetim të aktgjykimit të tij​​ konstaton se parashtruesi ka dështuar të sjellë prova të mjaftueshme që t’i njihet e drejta në​​ pagat e papaguara për periudhën gusht 2003- maj 2004. Kjo pasi të vetmet prova​​ që​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka dorëzuar​​ është lista e pagave të papaguara nga NSH-ja, e cila nuk është e mjaftueshme, si dhe njoftimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës,​​ i 15 gushtit​​ 2006, nuk ka emër, si pasojë i njëjti nuk konsiderohet se është i parashtruesit. Në lidhje me parashkrimin e kërkesës, Kolegji i Apelit të DHPGJS–së thekson se​​ “... pajtohet me konstatimet e Autoritetit të Likuidimit dhe të Shkallës së I-rë të DHPGJS-së se kërkesa për paga është parashkruar”​​ në bazë të nenit 608 të Ligjit të Punës së Bashkuar, duke konstatuar​​ se, parashkrimi ka ndodhur para dorëzimit të kërkesës së parashtruesit pranë AKP-së. ​​ Kjo duke qenë se parashtruesi kërkesën në AKP e ka bërë më​​ 21 shtator 2007, ndërsa paga e fundit e kërkuar është ajo e muajit maj 2004 e njëjta është parashkruar pas tre viteve,​​ pra në maj të vitit 2007. Si dhe parashtruesi nuk ka paraqitur asnjë provë me të cilën do​​ të​​ vërtetonte ndërprerjen e parashkrimit.

 

  • Më 29 shtator 2022, parashtruesi i kërkesës ka paraqitur propozimin për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kundër vendimeve të instancave më të ulëta, duke prtenduar​​ aplikimim​​ të gabuar të së drejtës materiale konfrom nenit 247,​​ par.1 pika b) të LPK-së.

 

  • Më 4 tetor 2022, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes Njoftimit [KLC.​​ nr.​​ 97/22], ka konstatuar se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk është e lejuar me arsyetimin se vendimet e Kolegjit të Apelit të DHPGJS–së, nuk mund të jenë objekt i asnjë shkalle të mëtejshme të ankimimit përveç se objekt i trajtimit nga Gjykata Kushtetuese. Kjo duke u thirrur në nenin 9,​​ pika 14 të Ligjit​​ nr.​​ 06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për​​ çështjet në lidhje me Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ku parashihet se:​​ “Të gjitha aktgjykimet dhe aktvendimet e​​ Kolegjit të apelit janë të prera dhe nuk i nënshtrohen asnjë apeli tjetër”.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes vendimit të kontestuar, i janë shkelur​​ të drejtat e garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës fillimisht thekson se përmes vendimeve të gjykatave të rregullta, gabimisht është aplikuar e drejta materiale “për faktin se​​ çështja e përmbushjes së kërkesave të punëtorëve lidhur me të drejtat e tyre në Ndërmarrjen Shoqërore që janë nën administrimin e AKP-së, është e rregulluar me ligjin për Agjensinë Kosovare të Privatizimit, si ligj i posaçëm (lex special).

 

  • Parashtruesi i kërkesës më tej pretendon se​​ Kolegji i Apelit​​ i​​ DHPGJ-së dhe Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së,​​ ka​​ marrë aktgjykime selektive dhe diskriminuese, pasi kërkesat e ish-punëtorëve të​​ NSH “Industrisë së Duhanit​​ në Gjilan, me bazë juridike dhe provat materiale të njëjta me ato të parashtruesit të kërkesës janë aprovuar si kërkesa të bazuara, ndërsa këtij të fundit i është refuzuar kërkesa. Parashtruesi i kërkesës në mbështetje të këtij pretendimi ka dorëzuar para Gjykatës rastet e zgjidhura nga DHPGJS-ja​​ të ish-kolegëve​​ e tij, për të cilët pretendon se kanë qenë në rrethana të njëjta​​ dhe për të​​ njëjtat kjo e fundit​​ ka vendosur në favor të tyre.

 

  • Rastet të cilat parashtruesi i kërkesës​​ i ka sjellë në Gjykatë dhe për të cilat​​ pretendon se kanë qenë në rrethana të njëjta dhe për të njëjtat gjykatat e rregullta kanë vendosur në ndryshe janë, janë gjithsej dhjetë raste, respektivisht njëzet vendime (shkalla e parë dhe shkalla e dytë)​​ si në vijim:

 

  • Rasti N.H, respektivisht​​ ​​ Aktgjykimi [C-IV-13-1408] të 20 nëntorit 2015,​​ ​​ të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së​​ dhe Aktgjykimit [AC-I-15-0270] të 8 qeshorit 2017 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti A.A, respektivisht​​ Aktgjykimi​​ [C-IV-14-2496]​​ të 7 shtatorit 2021 të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së​​ dhe Akgjykimin [AC-I-21-0644 të 29 shtatorit 2022 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti​​ A.K dhe M.R, respektivisht​​ Aktgjykimi​​ [C-IV-13-1567]​​ të 10 shtatorit 2015 të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së​​ dhe Aktgjykimi [AC-I-15-0216] të 9 janarit 2020 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti N.SH, respektivisht​​ Aktgjykimi​​ [C-IV-14-2524]​​ të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së​​ dhe Aktgjykimi [AC-I-21-0666] të 13 tetorit 2022 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti H.K, respektivisht​​ Aktgjykimi​​ [C-IV-14-2552]​​ të 7 shtatorit 2021 të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së​​ dhe Aktgjykimi [AC-I-21-0638] ​​ të 29 shtatorit 2022 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti F.SH, respektivisht​​ Aktgjykimi [C-IV-14-2510] të 25 tetor 2021​​ të Kolegjit të Specilaizuar të DHPGJS-së​​ dhe Aktgjykimi [ACI-21-0733] të 8 dhjetorit 2022 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti B.M, respektivisht​​ Aktgjykimi​​ [C-IV-14-2517]​​ të 25 tetorit 2021​​ të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së​​ dhe Aktgjykimit [AC-I-21-0720] të 17 nëntorit 2022 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti D.J, respektivisht​​ Aktgjykimi​​ [C-IV-13-1267]​​ të 17 dhjetorit 2020​​ të Kolegjit të Specialuzuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi​​ [AC-I-21-0001] të 2 sshtatorit 2021 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti N.H,​​ Aktgjykimit [C-IV-13-1656]​​ të 10 shtatorit 2015 të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi​​ [AC-I-15-0215] të 13 prillit 2018 të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së;

  • Rasti S.S,​​ Aktgjykimi [C-IV-13-1605] të 2 tetorit 2015 të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së​​ dhe​​ Aktgjykimi​​ [AC-I-15-0225] të 26 dhjetorit 2019​​ të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së.

 

  • Tutje parashtruesi i kërkesës pretendon se të gjithë ish-kolegët e tij të cilët e kishin fituar rastin para DHPGJS-së,​​ kishin dorëzuar të njëjtat prova sikurse edhe parashtruesi i kërkesës, duke specifikuar se “asnjëherë nuk është kërkuar Libreza e Punës”.

 

  • Lidhur me arsyetimet e gjykatave të rregullta se kërkesa e parashtruesit është parashkruar, ky i fundit duke u thirrur në legjislacionin në fuqi, thekson se “AKP me vet faktin e njoftimit me shkrim ndaj ankuesit për obligime nga marrëdhënia e punës, konsiderohet se ka hequr dorë nga parashkrimi. Rregullat e parashkrimit nuk mund të zbatohen sepse veprimi i vetëm i ankuesit, në rastin konkret ishte kërkesa pranë Autoritetit të Likuidimit e që afatet dhe procedura e likuidimit rregullohen me ligj të veçantë e në këtë rast me Ligjin për AKP-në​​ (Shtojca e Ligjit) dhe se përfundimisht afatet rrjedhin nga momenti i njoftimit të procedurës së likuidimit.

 

  • Për më tepër,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ thekson se asnjë “kreditor potencial, nuk mund të realizojë të drejtat e tyre kreditore ndaj një NSH pa hapjen e procedurës së likuidimit nga ana e AKP-së dhe referenca si ajo​​ se parashtruesi nuk ka inicuar rast ligjor, është e papranueshme.

 

  • Parashtruesi i kërkesës i propozon Gjykatës​​ i)​​ të anulojë Aktgjykimin [C-IV-14-2629] të 6 shtatorit​​ 2021, të Kolegjit të Specializuar;​​ si dhe​​ ii)​​ Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0642] të 31 gushtit​​ 2022,​​ të​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ dhe lënda të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje në shkallën e parë të Gjykatës Supreme.

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

[...]

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6 (E drejta për një proces të rregullt)

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

[...]

 

LIGJI Nr. 04/L-034 PËR AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

Neni 36

Kërkesat e pavlefshme dhe jo të rregullta

 

1. Autoriteti i Likuidimit refuzon, tërësisht apo pjesërisht, vlefshmërinë e​​ kërkesave apo interesit të pretenduar të kapitalit apo pronësisë nëse refuzimi i tillë obligohet apo lejohet sipas këtij ligji apo elementeve tjera të ligjeve të Kosovës në fuqi apo me urdhër të Gjykatës. 2. Pa kufizuar fushëveprimin apo zbatueshmërisë e paragrafit 1 më sipër, elementet në vijim përbëjnë bazë të mirë dhe të mjaftueshme sipas këtij ligji për refuzimin e një​​ kërkese apo interesi të pretenduar të kapitalit apo pronësisë:​​ 

2.1.kërkesa apo pretendimi është i paafatshëm sipas kufizimeve kohore të aplikueshme;​​ 

 

[...]

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ LIGJI PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE​​ (i vitit 1978)

 

Neni 376

Kërkesa e shpërblimit të dëmit

 

Kërkesa e shpërblimit të dëmit të shkaktuar parashkruhet për​​ tre vjet nga data kur i dëmtuari ka mësuar për dëmin dhe për personin që e ka bërë dëmin.

Sidoçoftë kjo kërkesë parashkruhet për pesë vjet nga data kur është krijuar dëmi.

Kërkesa e shpërblimit të dëmit të krijuar nga cenimi i detyrimit kontraktues parashkruhet për kohën e caktuar për parashkrimin e këtij detyrimi.

 

LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT.

 

Neni 1

Qëllimi

[...]​​ 

 

1.27. Kolegj i bashkuar – kolegj i përbërë nga të gjithë gjyqtarët e Kolegjit të Apelit, i
cili është kompetent për të përcaktuar qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për
çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin unik të ligjeve apo njësimin e praktikës gjyqësore.
2. Fjalët e përdorura në cilëndo gjini në këtë ligj do të përfshijnë edhe gjininë tjetër.

 

​​ Vlerësimi i pranueshmëri​​ ​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së​​ pari shqyrton nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj​​ dhe​​ me Rregullore të​​ punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7​​ ​​ nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ të cilët përcaktojnë:

 

​​ “1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata më tej i referohet neneve​​ 47 [Kërkesa individuale],​​ 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ ​​ përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i​​ kërkesës ka​​ për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër​​ (4) muajve. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor​​ ...”.

​​ 

  • Sa​​ i përket përmbushjes së​​ këtyre kritereve, Gjykata konstaton se​​ parashtruesi i​​ kërkesës është​​ palë e autorizuar,​​ i cili​​ konteston​​ një akt të një autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0642] të 31 gushtit​​ 2022​​ të Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së​​ në ndërlidhje me​​ Aktgjykimin​​ [C-IV-14-2629] të​​ 6 shtatorit​​ 2021 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së,​​ pasi​​ i ka shteruar​​ të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu duhet​​ të shqyrtojë​​ nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht nënrregullit​​ (2)​​ të Rregullores​​ së punës, që​​ përcakton:​​ 

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.​​ 

​​ 

  • Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës i plotëson kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ (1) (d) të Rregullores së punës. E njëjta nuk mund të shpallet e papranueshme mbi bazën e kritereve të përcaktuara në rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës. Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se kërkesa e parashtruesit të kërkesës i përmbush kushtet për vlerësim në merita.

 

Meritat e kërkesës

 

  • Gjykata së pari rikujton esencën e kërkesës e cila ndërlidhet me refuzimin e kërkesës së parashtruesit për kompensimin e pagave të papaguara, respektivisht pagat​​ nga gushti i vitit​​ 2003 deri në 20 maj 2004, në kohën sa ishte punëtor i NSH “Industria e Duhanit”. AKM përmes mjeteve të informimit kishte njoftuar punëtorët e N.SH.​​ “Industria e Duhanit” se këta të fundit kërkesat e tyre ndaj NSH “Industria e​​ Duhanit”, duhet t’i paraqesin​​ pranë zyrave të AKM-së jo më vonë se 24 shtator 2007. Parashtruesi i kërkesës, kërkesën e tij për kompensim të pagave për periudhën e lartcekur e kishte parashtruar më​​ 21 shtator 2007​​ pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së. Kjo e fundit kishte refuzuar kërkesën me asryetimin se kërkesa e parashtruesit ishte parashkruar. Më tej,​​ kundër vendimit të lartcekur të AKP-së,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte parashtruar padi në Kolegjin e Specializuar të​​ DHPGJS-së, duke kërkuar që i njëjti të anulohet, duke pretenduar specifikisht se në rastin konkret nuk është arritur parashkrimi, pasi që​​ AKP me vet faktin e njoftimit me shkrim ndaj ankuesit për obligime nga marrëdhënia e punës, konsiderohet se ka hequr dorë nga parashkrimi. Kolegji i Specializuar kishte refuzuar ankesën e parashtruesit me arsyetimin se bazuar​​ në paragrafin 1 të nenit 376 të Ligjit​​ për Marrëdhëniet e Detyrimeve të​​ vitit 1978 si dhe​​ në nenin 608 të Ligjit për Punën​​ e Bashkuar në rastin konkret ishte arritur parashkrimi dhe se parashtruesi i kërkesës,​​ ndër të tjera,​​ nuk kishte dorëzuar të gjitha provat, respektivisht nuk kishte dorëzuar librezën e punës. Pas ankesës​​ së parashtruesit të kërkesës në Kolegjin​​ e Apelit​​ të AKP-së, kjo e fundit refuzoi ankesën duke e mbështetur tërësisht vendimin e shkallës së parë.

 

  • Gjykata vë në pah se parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktgjykimin e kontestuar​​ të Kolegjit të Apelit si dhe Aktgjykimin e​​ Kolegjit të Specializuar të AKP-së, i janë​​ shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se esenca e pretendimeve për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë, ndërlidhet me jokonsistencën e​​ vendimeve të​​ Kolegjit të Specializuar dhe Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së, ku sipas parashtruesit të kërkesës​​ këto të fundit kanë dështuar të vendosin​​ njësoj për çështje të njëjta faktike dhe juridike.​​ ​​ Parashtruesi i k ërkesës në mbështetje të këtij pretendimi ka dorëzuar 20 aktgjykime të gjykatave të rregullta, respektivisht dhjetë aktgjykime të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së ​​​​ dhe dhjetë aktgjykime të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së​​ (të listuara në paragrafin 29) për dhjetë nga ish koegët e tij të gjithë punëtorë të N.SH “Industria e Duhanit” me pretendimin se në rastet e tyre gjykatat e rregullta kanë vendour ndryshe, përkatësisht kanë venosur të favor të tyre.​​ Andaj, Gjykata në vazhdim do të analizojë këtë pretendim thelbësor të parashtruesit të kërkesës në pajtueshmëri me standardet e praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Thënë këtë, në lidhje me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6​​ (E Drejta për ​​ një proces të rregullt)​​ të KEDNJ-së për shkak të mungesës së konsistencës në praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme, Gjykata fillimisht do t​​ i shtjellojë parimet e përgjithshme, dhe më pas, do t’i aplikojë të njëjtat në rrethanat e rastit konkret.

 

(i)​​ Parimet e përgjithshme​​ siç janë zhvilluar me praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së dhe të Gjykatës

 

  • Përkitazi me parimin e sigurisë juridike si rezultat i mungesës së konsistencës në praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme, GJEDNJ në praktikën e saj: (i) ka zhvilluar parimet themelore; dhe (ii) ka vendosur ​​ kriteret nëse një divergjencë e vendimeve gjyqësore e pretenduar përbën shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së. Kriteret e vendosura nga GJEDNJ, Gjykata gjatë shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesave për cenimin e parimit të sigurisë juridike, si rezultat i vendimeve kundërthënëse i ka zbatuar edhe në praktikën e saj gjyqësore (shih, ndër të tjera, rastet e lartcekura të Gjykatës KI35/18, parashtrues i​​ kërkesës​​ "Bayerische Versicherungsverbrand",​​ Aktgjykim​​ i 6 janarit 2020;​​ ​​ dhe KI87/18,​​ parashtrues i kërkesës​​ "IF Skadeforsikring", Aktgjykim​​ i 15 prillit 2019;​​ KI78/21,​​ parashtrues​​ Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.,​​ Aktgjykim i 30 marsit 2022,​​ ku Gjykata konstatoi shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së si rezultat i divergjencës në praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme, po ashtu mes​​ tjerash edhe rastet KI74/19,​​ parashtrues​​ SUVA”​​ Rechtsabteilung, Aktgjykim i​​ 21 qershorit 2021;​​ dhe KI09/20,​​ parashtrues​​ SUVA”​​ Rechtsabteilung, Aktgjykim i​​ 31 majit 2021;​​ aktgjykime të cilat Gjykata në trajtimin e meritave të pretendimeve për divergjencë në praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së).

 

  • Në vijim të kësaj, Gjykata vë në pah se praktika gjyqësore e GJEDNJ-së ka rezultuar në parime themelore që e karakterizojnë analizën lidhur me konsistencën e praktikës gjyqësore. Në kontekst të kësaj, Gjykata vë në pah se GJEDNJ në rastin e saj​​ Albu dhe të tjerët kundër Rumanisë​​ (Aktgjykim i 10 majit 2012, paragrafi 34) kishte afirmuar të gjitha parimet e vendosura përmes praktikës së saj gjyqësore, duke ritheksuar dhe shtuar si vijon:

 

  • Nuk është funksioni i Gjykatës [GJEDNJ-së] të merret me çështje fakti dhe ligji për të cilat pretendohen se janë bërë nga gjykatat vendore përveç në rast se ato mund të kenë cenuar të drejtat dhe liritë e mbrojtura me KEDNJ​​ (duke iu referuar rastit​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ Aktgjykim i​​ 21 janarit 1999, paragrafi 28). Ngjashëm, nuk është funksioni i Gjykatës [GJEDNJ-së],​​ përveç​​ rasteve të arbitraritetit të dukshëm të krahasojë vendime të ndryshme të gjykatave vendore, edhe nëse ato merren në procedura dukshëm të ngjashme, për shkak se pavarësia e këtyre gjykatave duhet të respektohet​​ (duke iu referuar rastit​​ Ādamsons kundër Letonisë,​​ Aktgjykim i 24 qershorit 2008, paragrafi 118);​​ 

  • Mundësia e vendimeve kundërthënëse është një tipar i pandarë i çdo sistemi gjyqësor i bazuar mbi rrjetin e gjykatave themelore dhe të apelit, me autorizime në kuadër të juridiksionit të tyre territorial, dhe një shmangie mund të ndodhë edhe brenda të njëjtës gjykatë, e cila shmangie, nuk mund të konsiderohet e kundërt në vetvete​​ (duke iu referuar rastit​​ Santos Pinto kundër Portugalisë,​​ Aktgjykim i 20 majit 2008);

  • Kriteret të cilat e udhëheqin vlerësimin e kushteve nga ana e Gjykatës [GJEDNJ-së] në të cilën vendimet kundërthënëse të vendimmarrjes në shkallë të fundit të gjykatave vendore janë në shkelje të kërkesës për gjykim të drejtë të mishëruar në nenin 6, paragrafin 1 të Konventës [KEDNJ-së] konsistojnë në përcaktimin nëse në praktikën gjyqësore ekzistojnë “dallime të thella dhe afatgjata”, nëse ligji vendor parasheh mekanizëm për tejkalimin e këtyre kundërthënieve, dhe nëse ky mekanizëm është përdorë, dhe nëse ky është rasti, me çfarë efekti (duke iu referuar rasteve​​  Iordan Iordanov dhe të tjerët kundër Bullgarisë,​​ Aktgjykim i 2 korrikut 2009,​​ paragrafët 49-50;​​ rasti​​ Beian (nr. 1) kundër Rumanisë,​​ Aktgjykim i 6 dhjetorit 2007, paragrafët 34‑40; Ştefan dhe Ştef kundër Rumanisë,​​ Aktgjykim i 27 janarit 2009;​​ ​​ Tudor dhe Tudor kundër Rumanisë,​​ Aktgjykim i 24 marsit 2009, paragrafi 31; dhe  Ştefănică dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ Aktgjykim i​​ 2 nëntorit 2010, paragrafi​​ 36);

  • Vlerësimi i GJEDNJ-së është bazuar gjithmonë në parimin e sigurisë juridike i cili është i pandashëm në të gjitha nenet e Konventës [KEDNJ-së] dhe përbën një nga komponentët thelbësorë të sundimit të ligjit​​ (rasti Beian (nr.1),​​ i cituar më lart, paragrafi 39, Iordan dhe Iordanov dhe të tjerët,​​ i cituar më lart,​​ paragrafi 47,​​ Ştefănică​​ ​​ dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ i cituar më lart, ​​ paragrafi 31);

  • Parimi i sigurisë juridike, garanton, ndër tjerash, një siguri të caktuar në situata juridike dhe kontribuon në besim publik në gjykata. Nxjerrja e vazhdueshme e vendimeve kundërthënëse, në anën tjetër, mund të krijojë një situatë të pasigurisë juridike, që mund të ulë besimin publik në sistemin gjyqësor, përderisa një besim i tillë është qartazi një nga komponentët thelbësore të një shteti të bazuar në sundim të ligjit (duke iu referuar rasteve Paduraru kundër Rumanisë, paragrafi 98, Vinčić dhe të tjerët kundër Serbisë,​​ Aktgjykim i 1 dhjetorit 2009,​​ paragrafi 56;​​ Ştefănică​​ ​​ dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ i cituar më lart, paragrafi 38);

  • Megjithatë, kërkesat për siguri juridike dhe mbrojtjen e besimit legjitim të publikut nuk paraqesin një të drejtë të fituar për konsistencë të praktikës gjyqësore​​ (duke iu referuar rastit​​ Unedić kundër Francës, Aktgjykim i 18 dhjetorit 2008,​​ paragrafi 74).​​ Sipas GJEDNJ-së:​​ “Zhvillimi i praktikës gjyqësore nuk është në vetvete në kundërshtim me administrimin e mirëfilltë të drejtësisë pasi që dështimi për të siguruar një qasje dinamike dhe zhvilluese do të rrezikonte pengesë​​ (rasti​​ Atanasovski kundër​​ ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë,​​ Aktgjykim i 24 qershorit 2010)”.

 

  • Në vijim të këtyre parimeve,​​ Gjykata, mbështetur në praktikën gjyqësore të GJENDJ-së, po ashtu ka theksuar se nuk mund të konsiderohet të ketë divergjencë në praktikën gjyqësore kur gjendjet faktike të çështjes janë objektivisht të ndryshme. Njëlloj, trajtimi​​ i dy kontesteve në mënyrë të ndryshme nuk mund të konsiderohet se krijon praktikë gjyqësore divergjente kur kjo arsyetohet nga një ndryshim në gjendjet faktike në fjalë (shih, në këtë kontekst, rastin e Gjykatës, KI35/18, të cituar më lart, paragrafi 76;)

 

  • Gjykata rikujton se GJEDNJ në zhvillimin e parimeve themelore përmes praktikës së saj gjyqësore ka vendosur tri kritere themelore për të përcaktuar nëse një divergjencë e vendimeve gjyqësore e pretenduar përbën shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së, të cilat kritere janë afirmuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës (shih në mënyrë specifike rastet e lartcekura KI35/18,​​ cituar më lart;​​ dhe KI87/18,​​ cituar më lart. ​​ Kriteret e përcaktuara nga GJEDNJ janë si në vijim:

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ (i) nëse ekzistojnë “dallime​​ të thella dhe afatgjata” në praktikën gjyqësore;​​ 

(ii) nëse ligji vendor përcakton mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe

(iii) nëse ata mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti (në këtë kontekst, shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Beian kundër Rumanisë​​ (nr.1), Aktgjykim i 6 dhjetorit 2007, paragrafët 37-39;​​ Famullia Greko-katolike Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë, Aktgjykimi i 29 nëntorit 2016, paragrafët 116-135;​​ Iordan Iordanov dhe të tjerët kundër Bullgarisë,​​ Aktgjykim i 2 korrikut 2009, paragrafët 49-50;​​ Nejdet Şahin dhe Perihan Şahin​​ kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 53; dhe shih rastin e Gjykatës, Kl29/17, parashtrues​​ Adem Zhegrova,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 5 shtatorit 2017, paragrafi 51; dhe shih gjithashtu rastet e Gjykatës të cituar më lart, KI42/17, parashtrues​​ Kushtrim Ibraj, paragrafi 39; KI87/18 parashtrues​​ IF Skadiforsikring, paragrafi 67, KI35/18​​ parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, paragrafi 70).

 

  • Gjykata më tej thekson se koncepti i “dallimeve të thella dhe afatgjata” është shtjelluar nga GJEDNJ, ndër të tjera,​​ në rastin​​ Famullia Greko-katolike Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë, rast ky në të cilin GJEDNJ kishte konstatuar shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së për shkak të shkeljes së parimit të sigurisë juridike (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Famullia Greko-katolike Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 135).​​ Po ashtu,​​ GJEDNJ në rastin e saj​​ Iordan dhe Iordanov kundër Bullgarisë (Aktgjykim i 2 korrikut 2009​​ kishte konstatuar shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së si rezultat i​​ “dallimeve të thella dhe afatgjata” në praktikën gjyqësore të një gjykate të vetme, përkatësisht Gjykatës Supreme dhe me mospërdorimin e mekanizmit për të siguruar harmonizimin dhe konsistencën e praktikës gjyqësore (shih, në këtë kontekst, edhe rastet e tjera të GJEDNJ-së ku kjo e fundit kishte konstatuar shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së, si rezultat i shkeljes së parimit të sigurisë juridike për shkak të praktikës kundërthënëse gjyqësore​​ të gjykatave supreme,​​ Beian kundër Rumanisë (nr. 1),​​ i cituar më lart;​​ Hayati Celebi dhe të tjerët kundër Turqisë, Aktgjykim i 9 shkurtit 2016; ​​ Ferreira Santos Pardal kundër Portugalisë,​​ Aktgjykim i 30 korrikut 2015).

 

  • Gjykata në këtë drejtim gjithashtu thekson se GJEDNJ nuk ka konstatuar shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së në raste të praktikës divergjente gjyqësore edhe nëse e njëjta ka afektuar një numër të madh njerëzish në lidhje me të njëjtën çështje gjatë një periudhe të shkurtër kohore para se kundërthëniet përkatëse të zgjidheshin nga gjykatat më të larta, duke u dhënë mundësi kështu mekanizmave shtetërorë që të sigurojnë konsistencën e duhur (shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-së,​​ Albu dhe të tjerët kundër Rumanisë, të cituar më lart, paragrafët 42, 43; shih edhe rastin e Gjykatës KI35/18​​ parashtrues​​ Bayerische Versicherungsverbrand, të cituar më lart, paragrafi 73).

 

  • Kjo e fundit ndërlidhet me kriterin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me ekzistencën e një mekanizmi të aftë për të zgjidhur mospërputhjet në praktikën gjyqësore dhe nëse ky mekanizëm është përdorur dhe me çfarë efekti. Në këtë drejtim, GJEDNJ fillimisht ka konstatuar se mungesa e një mekanizmi të tillë përbën shkelje të së drejtës për një​​ proces të rregullt gjyqësor të garantuar me nenin 6 të KEDNJ-së (shih, në këtë kontekst,​​ Tudor Tudor kundër Rumanisë, i cituar më lart, paragrafët 30-32; dhe​​ Ştefănică dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ i cituar më lart, paragrafët 37-38; dhe​​ Nejdet Sahin dhe Perihan Sahin kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 54). Në këtë drejtim, GJEDNJ ka përsëritur në shumë raste rëndësinë e përcaktimit të mekanizmave për të siguruar konsistencë dhe uniformitet të praktikës gjyqësore të gjykatave. Gjithashtu, ajo ka deklaruar se është përgjegjësi e shteteve për të organizuar sistemet e tyre juridike në mënyrë të tillë që të shmangin divergjencat në praktikë gjyqësore (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Vrioni dhe të tjerët kundër Shqipërisë,​​ Aktgjykim i​​ 24 marsit 2009, paragrafi 58;​​ Mullai dhe të tjerët kundër Shqipërisë,​​ Aktgjykim i​​ 23 marsit 2010, paragrafi 86; dhe​​ Nejdet Sahin dhe Perihan Sahin kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 55). GJEDNJ gjithashtu ka theksuar se roli i një​​ Gjykate​​ Supreme është pikërisht për të zgjidhur kundërthënie të tilla (në këtë kontekst, shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Beian kundër Rumanisë (nr. 1), cituar më lart, paragrafi 37; dhe​​ Famullia Greko-katolike Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 123). Kjo sepse, nëse praktika kundërthënëse zhvillohet brenda një prej autoriteteve më të larta gjyqësore në një vend, vetë ajo gjykatë bëhet burim i pasigurisë juridike, duke minuar kështu parimin e sigurisë juridike dhe duke e dobësuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor (shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së​​ Beian (nr. 1),​​ cituar më lart, paragrafi 39;​​ dhe​​ Famullia Greko-katolike Lupeni dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ cituar më lart, paragrafi 123). Këto parime të vendosura në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së janë pranuar edhe përmes praktikës së vet Gjykatës në rastet e saj të sipërcituara KI35/18 dhe KI87/18 (shih paragrafin 172 të Aktgjykimit në rastin KI35/18).

 

(ii)​​ Aplikimi i këtyre parimeve në rrethanat e rastit konkret

 

  • Në vijim, Gjykata do të aplikojë​​ parimet e shtjelluara më lart në rrethanat e rastit konkret, duke aplikuar kriteret mbi bazën e të cilave Gjykata dhe GJEDNJ trajton çështjet e divergjencës përkitazi me praktikën gjyqësore, duke filluar me vlerësimin nëse në rrethanat e rastit konkret, (i) kundërthëniet e pretenduara në praktikën gjyqësore janë “të thella dhe afatgjata”; dhe nëse ky është rasti, (ii) ekziston mekanizmi për të zgjidhur divergjencën përkatëse; dhe (iii) vlerësimin nëse këta mekanizma janë zbatuar dhe me çfarë efekti në rrethanat e rastit konkret.​​ 

 

 

  • Në këtë kontekst dhe bazuar në si më sipër, Gjykata përsëritë, se nuk është funksioni i saj të krahasojë vendime të ndryshme të gjykatave të rregullta, edhe nëse merren në procedura dukshëm të ngjashme. Ajo duhet të respektojë pavarësinë e gjykatave të rregullta.​​ 

 

  • Në aplikimin e parimeve të shtjelluara si më lart dhe vlerësimin e tri ​​ kritereve të lartcekura, Gjykata: (a) do të rikujtojë rrethanat e​​ refuzimit të kërkesës së tij për kompenzim të pagave të papaguara për periudhën​​ gusht 2003-maj 2004 për parashtruesin e​​ kërkesës dhe ligjin e aplikuar në rastin e tij; (b) do të paraqes përmbledhjen e​​ dhjetë​​ rasteve të ish-kolegëve, përkatësisht njëzet​​ (20)​​ aktgjykimeve, të dorëzuara nga parashtruesi me kërkesën e tij në Gjykatë.

 

  • Rrethanat e refuzimit të kërkesës së parashtruesit për kompenzim të pagave të papaguara për periudhën 2003-2004 si dhe ligjin e aplikuar në rastin e tij​​ 

 

  • Gjykata ashtu edhe siç e ka specifikuar më lart gjerësisht,​​ rikujton se​​ AKM përmes mjeteve të informimit kishte njoftuar punëtorët e NSH “Industria e Duhanit”, ndër ta edhe parashtruesin e kërkesës se kërkesat e tyre ndaj NSH “Industria e Duhanit”, duhet​​ t’i paraqesin​​ jo më vonë se​​ më​​ 24 shtator 2007. Më tej,​​ më 21 shtator 2007,​​ parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesë për kompensimin e pagave pranë Autoritetit të Likuidimit të​​ AKP-së,​​ për periudhë kohore gusht 2003 deri në 20 maj 2004,​​ dhe​​ më 10 mars 2014, Autoriteti i Likuidimit i AKP-së refuzon si të pavlefshme kërkesën e lartcekur të parashtruesit me arsyetimin se bazuar në​​ paragrafin 2.1 të​​ nenit 36 të Ligjit Nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe nenin 608 të Ligjit për Punën e Bashkuar, e njëjta është e paafatshme dhe është parashkruar.

 

  • Më tej kundër vendimit të lartcekur të AKP-së, parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar padi në Kolegjin e Specializuar të AKP-së, duke kërkuar që i njëjti të anulohet, duke pretenduar specifikisht se në rastin konkret nuk është arritur parashkrimi, pasi që​​ AKP me vet faktin e njoftimit me shkrim ndaj ankuesit për obligime nga marrëdhënia e punës, konsiderohet se ka hequr dorë nga parashkrimi. Kolegji i Specializuar kishte refuzuar ankesën e parashtruesit me arsyetimin se bazuar në​​ paragrafin 1 të nenit 376 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve (i vitit 1978) si dhe​​ nenin 608 të Ligjit për Punën e Bashkuar në rastin konkret ishte arritur parashkrimi.​​ 

 

  • Pas ankesës së parashtruesit të kërkesës në Kolegjin e Apelit të AKP-së, kjo e fundit refuzoi ankesën duke e mbështetur tërësisht vendimin e shkallës së parë​​ sa i përket parashkrimit duke shtuar faktin se parashtruesi i kërkesës ndër të tjera nuk kishte dorëzuar të gjitha provat, respektivisht nuk kishte dorëzuar librezën e punës​​ si dhe vendimi​​ të cilin parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar si provë,​​ me të cilin ishte larguar nga puna është pa emër.

 

  • Pretendimi thelbësor i parashtruesit të kërkesës, ndërlidhet me jokonsistencën e praktikës gjyqësore të Kolegjit të Specializuar dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, ku sipas parashtruesit të kërkesës, këto të fundit për çështje të njëjta faktike dhe juridike kishte nxjerrë vendime kundërthënëse, në shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë, gjegjësisht në shkelje të parimit të sigurisë juridike. Në këtë kontekst,​​ parashtruesi i kërkesës argumenton se të gjithë ish-kolegët e tij të cilët e kishin fituar rastin para DHPGJS-së kishin dorëzuar të njëjtat prova sikurse edhe parashtruesi i kërkesës, duke specifikuar se “asnjëherë nuk është kërkuar Libreza e Punës”​​ si dhe kërkesën e kishin parashtruar në të njëjtën datë me parashtruesin.

 

  • Gjykata​​ rikujton se ashtu siç ka sqaruar edhe më lart, parashtruesi​​ në mbështetje të pretendimit të tij, për jokonsistencë të praktikës gjyqësore të DHPGJS-së, para Gjykatës ka dorëzuar​​ dhjetë (10)​​ aktgjykime të Kolegjit të Apelit dhe​​ dhjetë (10) aktgjykime të​​ Kolegjit të Specializuar, respektivisht raste këto për dhjetë nga ish-​​ kolegët e tij, të​​ gjithë ish-punëtorë të NSH “Industria e Duhanit” të​​ cilët në rrethana të njëjta faktike dhe juridike kishin fituar rastet para DHPGJS-së.

 

  • Më tej,​​ Gjykata do të vlerësojë​​ nëse rrethanat faktike dhe juridike janë të ngjashme me rastet, të cilat parashtruesi i kërkesës pretendon se janë zgjidhur ndryshe nga gjykatat e rregullta, Gjykata në vijim, do t’i paraqes përmbledhje të ndarë për secilin nga rastet e lartcekura.

 

  • Përmbledhja e rasteve të dorëzuara nga ​​ parashtruesi i kërkesës

 

Rasti i N.H​​ respektivisht ​​ Aktgjykimi [C-IV-13-1408] të 20 nëntorit 2015, ​​ të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimit [AC-I-15-0270] të 8 qeshorit 2017 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e N.H., e cila nga shkresat e lëndës rezulton se ishte punëtore e NSH​​ “Industria e Duhanit”, dhe e cila pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna, kishte parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën​​ kohore gusht 2003 – maj 2004. Më ​​​​ 20 qershor 2013 Autoriteti i Likuidimit të AKP-së, i ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 29 shtator 2013, N.H.​​ ka parashtruar ankesë pranë DHPGJS–së, kundër vendimit të lartpërmendur, dhe ankesës i ka bashkëngjitur​​ vendimin e ankimuar të AKP-së dhe​​ njoftimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Në mbrojtjen ndaj ankesës AKP-ja është thirrur në nenin 608 të Ligjit të Punës së Bashkuar, duke pretenduar se kërkesa është parashkruar. ​​ Më 20 nëntor 2015, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, përmes Aktgjykimit [C-IV-13-1408] konstatoi se ankesa​​ duhet të aprovohet si e bazuar​​ dhe të obligohet AKP-ja që parashtrueses t’ia paguaj kompensimin për pagat e papaguara. Kolegji i Specializuar në rastin konkret konstatoi se​​ sa​​ i përket parashkrimit të kërkesës duke u bazuar në nenin 608 të Ligjit për Punë të Bashkuar,​​ kjo dispozitë nuk mund të zbatohet, sepse për çështjet për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të NSH-ve nën administrimin e AKP-së janë rregulluar me Ligjin për​​ AKP-në​​ si ligj i posaçëm. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit​​ [AC-I-15-0270], të 8 qershorit​​ 2017 refuzoi ankesën e AKP-së si të pabazuar, pranoi në tërësi qëndrimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së.

 

Rasti i A.A,​​ respektivisht Aktgjykimi [C-IV-14-2496] të 7 shtatorit 2021 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Akgjykimin [AC-I-21-0644 të 29 shtatorit 2022 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e A.A,, punëtorë i NSH​​ “Industria e Duhanit”, dhe i cili pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna, kishte parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004. Më 10 mars 2014, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së, i ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 11 prill 2014, A.A.​​ ka parashtruar padi pranë DHPGJS–së, kundër vendimit të lartpërmendur, dhe padisë i ka bashkëngjitur këto prova: vendimin e ankimuar të AKP-së, njoftimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, listën e llogaritjes së pagave të papaguara për periudhën kohore të lartcekur. Më 7 shtator 2021, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, përmes Aktgjykimit [C-IV-14-2496] konstatoi se ankesa duhet të aprovohet si e bazuar dhe të ndryshohet vendimi i ankimuar i Autoritetit të Likuidimit të AKP-së, të obligohet AKP-ja që paditësit t’ia paguaj kompensimin për pagat e papaguara. Kolegji i Specializuar në rastin konkret konstatoi se njoftimi i lëshuar nga AKM i 15 gushtit​​ 2006, ka efekt juridik të ndërprerjes së parashkrimit.​​ Kolegji i Specializuar konstatoi se në rastin konkret, afati i ri i parashkrimit ka filluar më 16 gusht 2006, dhe konsiderohet se kërkesa është dorëzuar brenda afatit ligjor. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0644] të 29 shtatorit​​ 2022, aprovoi si të bazuar ankesën e paditësit me të cilën kërkon kompensimin, ndërsa refuzoi si të pabazuar ankesën e AKP-së dhe kishte vërtetuar në tërësi qëndrimin​​ e shkallës së parë të DHPGJS-së.

 

Rasti A.K dhe M.R,​​ respektivisht Aktgjykimi [C-IV-13-1567] të 10 shtatorit 2015 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi [AC-I-15-0216] të 9 janarit 2020 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e​​ A.K dhe M.R, punëtorë të NSH​​ “Industria e Duhanit”, dhe ​​ pasi ishin njoftuar nga AKP për largim nga puna, kishin parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004. Më 2 gusht 2013, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së, i ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 19 gusht 2013 A.K dhe M.R kanë parashtruar ankesë pranë DHPGJS –së, kundër vendimeve të lartpërmendura. Ankesës​​ i ka bashkangjitur vendimet e ankimuara të AKP-së dhe njoftimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Më 10 shtator 2015, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, përmes​​ Aktgjykimit [C-IV-13-1567] konstatoi se ankesa duhet të aprovohet si e bazuar dhe të obligohet AKP-ja që parashtruesve t’ia paguaj kompensimin për pagat e papaguara. Kolegji i Specializuar nuk aprovoi pretendimin e AKP-së sa i përket parashkrimit të kërkesës duke u bazuar në​​ nenin 608 të Ligjit për Punë të Bashkuar,​​ duke theksuar se​​ se kjo dispozitë nuk mund të zbatohet, sepse për çështjet për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të NSH-ve nën administrimin e AKP-së janë rregulluar me Ligjin për​​ AKP-në​​ si ligj i posaçëm.​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-15-0216] të 9 janarit​​ 2020, refuzoi ankesën e AKP-së si të pabazuar dhe vërtetoi pikën I të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së, me të cilën AKP obligohet t’i kompensoj parashtruesit në shumat e kërkuara.

 

Rasti N.SH,​​ respektivisht Aktgjykimi [C-IV-14-2524] të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi [AC-I-21-0666] të 13 tetorit 2022 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e N.SH., punëtore e NSH​​ “Industria e Duhanit”, dhe e cila pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna, kishte parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara. Më 10 mars 2014, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së, i ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 11 prill 2014,​​ N.SH ka parashtruar ankesë pranë DHPGJS –së, kundër vendimit të lartpërmendur. Ankesës i ka bashkëngjitur vendimin e ankimuar të AKP-së, njoftimin për ndërprerjen e marrëdhënies.​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, përmes Aktgjykimit [C-IV-14-2524] konstatoi se ankesa e parashtrueses duhet të aprovohet si e bazuar dhe të shfuqizohet vendimi i ankimuar i Autoritetit të Likuidimit të AKP-së dhe të obligohet AKP-ja që parashtrueses t’ia paguaj kompensimin për pagat e papaguara. Kolegji i​​ Specializuar nuk e aprovoi pretendimin e AKP-së sa i përket parashkrimit të kërkesës, pasi konstatoi se njoftimi i lëshuar nga AKM i 15 gushtit​​ 2006, ka efekt juridik të ndërprerjes së parashkrimit. Në rastin konkret afati i ri i parashkrimit fillon të rrjedh prej 16 gushtit​​ 2006, që konstaton se kërkesa e parashtrueses është parashtruar brenda afatit ligjor. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0666] të 13 tetorit​​ 2022, refuzoi ankesën e AKP-së si të pabazuar, pranoi në tërësi qëndrimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së​​ në lidhje me borxhin kryesor të kërkuar nga parashtruesja.

 

Rasti H.K,​​ respektivisht Aktgjykimi [C-IV-14-2552] të 7 shtatorit 2021 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi [AC-I-21-0638] ​​ të 29 shtatorit 2022 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin H.K., punëtorë i NSH​​ “Industria e Duhanit”, dhe i cili pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna, kishte parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004. Më 10 mars 2014, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së, i ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 11 prill 2014 H.K.​​ ka parashtruar ankesë pranë DHPGJS–së, kundër vendimit të lartpërmendur. Ankesës i ka bashkëngjitur vendimin e ankimuar të AKP-së, njoftimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, listën me pagat e papaguara për periudhën kohore të lartpërmendur. Më 7 shtator 2021, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së,​​ përmes Aktgjykimit [C-IV-14-2552], konstatoi se ankesa e parashtruesit duhet të aprovohet si e bazuar dhe të shfuqizohet vendimi i ankimuar i Autoritetit të Likuidimit të AKP-së dhe të obligohet AKP-ja që parashtrueses t’ia paguaj kompensimin për pagat e papaguara. Kolegji i Specializuar nuk e aprovoi pretendimin e AKP-së sa i përket parashkrimit të kërkesës, pasi konstatoi se njoftimi i lëshuar nga AKM i 15 gushtit​​ 2006, ka efekt juridik të ndërprerjes së parashkrimit. Në rastin konkret​​ afati i ri i parashkrimit fillon të rrjedh prej 16 gushtit​​ 2006, që konstaton se kërkesa e parashtrueses është parashtruar brenda afatit ligjor. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0638] të 29 shtatorit​​ 2022, refuzoi ankesën e AKP-së si të pabazuar, pranoi në tërësi qëndrimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së​​ në lidhje​​ me​​ të drejtën për kompensimin e pagave të papaguara gjatë periudhës​​ kohore gusht 2003 – maj 2004 të kërkuar nga parashtruesi.

 

Rasti F.SH,​​ respektivisht Aktgjykimi [C-IV-14-2510] të 25 tetor 2021 të Kolegjit të Specilaizuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi [ACI-21-0733] të 8 dhjetorit 2022 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e F.SH., punëtore e NSH​​ “Industria e Duhanit”, dhe e cila pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna, më 21 shtator 2007 kishte parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004. Më 10 mars 2014, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së i ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur me arsyetimin se​​ “...​​ informatat e ofruara ishin të pamjaftueshme për të mundësuar përfshirjen në çfarëdo shpërndarje të ardhurave të likuidimit”. Autoriteti i Likuidimit të AKP-së e konsideroi të paafatshme dhe të parashkruar kërkesën duke u thirrur në nenin 608 të Ligjit për punën e bashkuar të vitit 1976. Më 11 prill 2014, F.SH.​​ ka parashtruar ankesë pranë DHPGJS–së, kundër vendimit të lartpërmendur. Ankesës i ka bashkëngjitur vendimin e ankimuar të AKP-së, njoftimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, listën me pagat e papaguara për periudhën kohore të lartpërmendur. Më 25 tetor 2021, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [C-IV-14-2510], konstatoi se ankesa duhet të aprovohet si e bazuar dhe të ndryshohet vendimi i ankimuar i Autoritetit të Likuidimit të AKP-së ashtu që i njëjti obligohet që parashtrueses t’ia paguaj kompensimin për pagat e papaguara. Kolegji i Specializuar në rastin konkret​​ nuk e miratoi​​ pretendimin e AKP-së sa i përket parashkrimit të kërkesës, pasi konstatoi se njoftimi i lëshuar nga AKM i 15 gushtit​​ 2006, ka efekt juridik të ndërprerjes së parashkrimit. Në rastin konkret konstaton se kërkesa e F.SH.​​ është parashtruar brenda afatit ligjor. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0733] të 8 dhjetorit​​ 2022, konstaton se parashtruesja ka ofruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se i takon e drejta e kompensimit të kërkuar si dhe nuk vlen pretendimi i AKP-së sa i përket parashkrimit të kërkesës, pasi njoftimi i AKM-së ka efekt juridik të ndërprerjes së parashkrimit dhe fillimin e afatit të ri. Duke u bazuar në këto gjetje Kolegji i Apelit, refuzoi ankesën e AKP-së si të pabazuar dhe vërtetoi aktgjykimin e shkallës së I-rë të DHPGJS-së në lidhje me të drejtën për kompensimin e pagave të papaguara gjatë periudhës​​ kohore gusht 2003 – maj 2004 të kërkuar F.​​ SH., dhe obligoi AKP-në për përmbushjen e kompensimit.

 

Rasti B.​​ M.,​​ respektivisht Aktgjykimi [C-IV-14-2517] të 25 tetorit 2021 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimit [AC-I-21-0720] të 17 nëntorit 2022 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e B.M., punëtorë i NSH​​ “Industria e Duhanit”, dhe i cili pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna, kishte parashtruar​​ ​​ 21 shtator 2007 kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004. Më 10 mars 2014, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së, i ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 11 prill 2014, B.M.​​ ka parashtruar ankesë pranë DHPGJS–së, kundër vendimit të lartpërmendur. Ankesës i ka bashkëngjitur vendimin e ankimuar të AKP-së dhe listën me pagat e papaguara për periudhën kohore të lartpërmendur. Më 25 tetor 2021, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, përmes aktgjykimit [C-IV-14-2517], konstatoi se ankesa e B.M.​​ duhet të refuzohet si e pabazuar dhe të vërtetohet si i drejtë dhe i bazuar në ligj vendimi i ankimuar i Autoritetit të Likuidimit të AKP-së. Kolegji i Specializuar,​​ në rastin konkret,​​ konstatoi​​ se kërkesa e parashtruesit është parashkruar duke u thirrur në nenin 376,​​ par.1​​ i LMD-së (1978) dhe se e paditura AKP ka vlerësuar drejtë rrethanat faktike.​​ ​​ 8 nëntor 2021, B.M.​​ dorëzoi ankesë pranë Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së kundër vendimit të shkallës​​ së parë, përmes së cilës pretendon se me Aktgjykimin e ankimuar nuk është vërtetuar në mënyrë të drejtë gjendja faktike dhe është zbatuar në mënyrë të gabuar e drejta materiale.​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0720] të 17 nëntorit​​ 2022, nuk u pajtua me konstatimet e​​ Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së​​ sa i përket parashkrimit të kërkesës, duke konstatuar se njoftimi i AKM-së për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ka efekt juridik për ndërprerjen e afatit të parashkrimit. Po ashtu,​​ konstatoi se parashtruesi me të drejtë​​ ka pritur fillimin e procedurës së likuidimit të NSH-së më​​ 4 korrik 2007 dhe në afat ligjor ka dorëzuar kërkesën pranë Autoritetit të Likuidimit më​​ 21 shtator 2007. Duke u mbështetur në këto gjetje Kolegji i Apelit e pranoi ankesën e parashtruesit si të bazuar, e ndryshoi Aktgjykimin e Shkallës së I-rë të DHPGJS-së dhe obligoi të paditurën AKP të kompensoj parashtruesin për pagat e papaguara të kërkuara.

 

Rasti D.J,​​ respektivisht Aktgjykimi [C-IV-13-1267] të 17 dhjetorit 2020 të Kolegjit të Specialuzuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi [AC-I-21-0001] të 2 sshtatorit 2021 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e D.J., punëtorë i NSh​​ “Industria e Duhanit”, dhe i cili pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna, kishte parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004. Më 10 qershor 2013, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së, i ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 15 korrik 2013, D.J.​​ ka parashtruar ankesë pranë DHPGJS –së, kundër vendimit të lartpërmendur. Ankesës i ka bashkëngjitur vendimin e ankimuar të AKP-së, formularin e kërkesës për likuidimin​​ dhe kopjen e librezës së punës. Më 17 dhjetor 2020, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, përmes Aktgjykimit [C-IV-13-1267], konstatoi se ankesa e parashtruesit D.J.​​ duhet të refuzohet si e pabazuar dhe të vërtetohet si i drejtë dhe i bazuar në ligj vendimi i ankimuar i Autoritetit të Likuidimit të AKP-së. Kolegji i Specializuar në rastin konkret konstatoi se kërkesa e parashtruesit është parashkruar duke u thirrur në nenin 36.2.1 të Shtojcës së Ligjit nr.04/L-034 mbi AKP-në, dispozitën 608 të Ligjit për punën e bashkuar të vitit 1976 dhe nenin 137 i LMD-së (1978) dhe se e paditura AKP ka vlerësuar drejtë rrethanat faktike. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0001] të 2 shtatorit​​ 2021, nuk u pajtua me konstatimet e Kolegjit të DHPGJS-së sa i përket parashkrimit të kërkesës, duke konstatuar se njoftimi i AKM-së për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ka efekt juridik për ndërprerjen e afatit të parashkrimit. Po ashtu konstatoi se parashtruesi me të drejtë​​ ka pritur fillimin e procedurës së likuidimit të NSH-së më​​ 4 korrik 2007 dhe në afat ligjor ka dorëzuar kërkesën pranë Autoritetit të Likuidimit më​​ 20​​ shtator 2007. Duke u mbështetur në këto gjetje Kolegji i Apelit e pranoi ankesën e parashtruesit si të bazuar, e ndryshoi Aktgjykimin e Shkallës së I-rë të DHPGJS-së dhe obligoi të paditurën AKP të kompensojë​​ parashtruesin për pagat e papaguara të kërkuara.

 

Rasti N.H,​​ Aktgjykimit [C-IV-13-1656] të 10 shtatorit 2015 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi [AC-I-15-0215] të 13 prillit 2018 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e N.H., punëtore e NSH​​ “Industria e Duhanit”, dhe e cila pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna, kishte parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004. Më 7 gusht 2013, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 27 gusht 2013, E.​​ S.​​ ka parashtruar ankesë pranë​​ DHPGJS–së, kundër vendimit të lartpërmendur, dhe ankesës i ka bashkëngjitur vendimin e ankimuar të AKP-së dhe njoftimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës. ​​​​ Më 10 shtator 2015, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, përmes Aktgjykimit [C-IV-13-1656], konstatoi se ankesa duhet të aprovohet si e bazuar, të shfuqizohet vendimi i ankimuar i Autoritetit të Likuidimit të AKP-së dhe të obligohet AKP-ja që parashtruesit​​ t’ia paguaj kompensimin për pagat e papaguara. Kolegji i Specializuar në rastin konkret konstatoi se duke u bazuar në​​ nenin 608 të Ligjit për Punë të Bashkuar, konstatoi se kjo dispozitë nuk mund të zbatohet sepse për çështjet për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të NSH-ve nën administrimin e AKP-së janë rregulluar me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit si ligj i posaçëm,​​ të parashtruara në mbrojtjen e lartpërmendur sa i përket parashkrimit të kërkesës.​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-15-0215] të 13 prillit​​ 2018, u pajtua me konstatimet e​​ Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së, duke konstatuar se njoftimi i AKM-së për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ka efekt juridik për ndërprerjen e afatit të parashkrimit. Po ashtu,​​ konstatoi se parashtruesi me të drejtë ka pritur fillimin e procedurës së likuidimit të NSH-së më​​ 4 korrik 2007 dhe në afat ligjor ka dorëzuar kërkesën pranë Autoritetit të Likuidimit më​​ 9 gusht 2007.​​ 

 

Rasti S.S,​​ Aktgjykimi [C-IV-13-1605] të 2 tetorit 2015 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së dhe Aktgjykimi [AC-I-15-0225] të 26 dhjetorit 2019 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

 

  • Përkitazi me rastin e S.S.,​​ punëtorë i NSH​​ “Industria e Duhanit” dhe pasi ishte njoftuar nga AKP për largim nga puna kishte parashtruar kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit të AKP-së për kompensimin e pagave të papaguara në periudhën kohore gusht 2003 – maj 2004. Më 7 gusht 2013, Autoriteti i Likuidimit të AKP-së ka refuzuar kërkesën e lartpërmendur. Më 2 shtator 2013, S.​​ S.​​ ka parashtruar ankesë pranë DHPGJS–së, kundër vendimit të lartpërmendur. Autoritetit të Likuidimit të AKP-së në mbrojtjen e parashtruar për refuzimin e kërkesës së parashtruesit për shkak të parashkrimit është thirrur në dispozitën 608 të Ligjit për punën e bashkuar të vitit 1976. Më 2 tetor 2015, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së​​ përmes Aktgjykimit [C-IV-13-1605], konstatoi se ankesa e parashtruesit S.​​ S.​​ duhet të aprovohet si e bazuar dhe të shfuqizohet vendimi i ankimuar i Autoritetit të Likuidimit të AKP-së dhe të obligohet AKP-ja që parashtrueses t’ia paguaj kompensimin për pagat e papaguara.​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së,​​ konstatoi se dispozita 608 e Ligjit për punë të bashkuar nuk mund të zbatohet, sepse për çështjet për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të NSH-ve nën administrimin e AKP-së janë rregulluar me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit si ligj i posaçëm. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktgjykimit [AC-I-15-0225] të 26 dhjetorit 2019, refuzoi ankesën e AKP-së, dhe vërtetoi Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar, duke konstatuar se njoftimi i AKM-së për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ka efekt juridik për ndërprerjen e afatit të parashkrimit. Po ashtu,​​ konstatoi se parashtruesi me të drejtë ka pritur fillimin e procedurës së likuidimit të NSH-së më​​ 4 korrik 2007 dhe në afat ligjor ka dorëzuar kërkesën pranë Autoritetit të Likuidimit. Kolegji i Specializuar ka vendosur drejtë kur ka aprovuar kërkesëpadinë e saj dhe ka anuluar vendimin e Autoritetit të Likuiditetit.

 

c) Vlerësimi i tri ​​ kritereve të përcaktuara në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës

 

  • Ashtu siç është cekur më lart, Gjykata megjithatë do të vazhdojë me shqyrtimin dhe vlerësimin e pretendimit për mungesë të konsistencës në praktikën gjyqësore të Kolegjit të Specializuar dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së duke marrë për bazë​​ rastet e elaboruara më lart, të ish kolegëve të parashtruesit të kërkesës,​​ përkatësisht 20 (njëzet aktgjykimeve të përmbledhura të gjykatave të rregullta,​​ 10 (dhjetë) aktgjykimet e​​ Kolegjit të Specializuar dhe dhjetë (10) aktgjykimet e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së. Në kuptim të këtij pretendimi të parashtruesit të kërkesës, Gjykata do të vazhdojë me elaborimin e tri kritereve të lartcekura, duke filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin: (i) nëse ka dallime të thella dhe afatgjata.

 

  • Nëse ka dallime të thella dhe afatgjata

 

  • Gjykata thekson se ajo vlerëson konsistencën e praktikës gjyqësore të gjykatave të rregullta vetëm në raport me shkeljet e pretenduara të​​ ngritura nga​​ parashtruesit të kërkesës. Rrjedhimisht, mungesa e konsistencës në praktikën gjyqësore duhet të ketë rezultuar në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të parashtruesit të kërkesës. Për të konstatuar një shkelje të tillë, dhe për të konstatuar se të drejtat dhe liritë themelore të parashtruesit të kërkesës janë shkelur si rezultat i “dallimeve të thella dhe ​​ afatgjata” në praktikën përkatëse gjyqësore, rrethanat faktike dhe juridike të rastit të parashtruesit të kërkesës duhet të përkojnë më ato të rasteve, kundërthënia me të cilat pretendohet.

 

  • Gjykata rikujton edhe një herë se parashtruesi i kërkesës​​ në mbështetje të pretendimeve të tij​​ ka dorëzuar në Gjykatë​​ gjithsej 20 vendime të gjykatave të rregullta, përkatësisht​​ ​​ 10​​ (dhjetë)​​ aktgjykime të Kolegjit të Apelit​​ të DHPGJS-së,​​ si dhe​​ 10 (dhjetë)​​ aktgjykime të Kolegjit të Specializuar​​ të DHPGJS-së, me pretendimin se në dhjetë rastet e​​ ish​​ kolegëve të tij, në rrethana të njëjta faktike dhe juridike këto të fundit kanë vendosur ndryshe, respektivisht në favor të palëve përkatëse ndryshe nga rasti i parashtruesit të kërkesës.

 

  • Në vijim, Gjykata vëren se rrethanat e rasteve të lartcekura, respektivisht​​ aktgjykimet e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së të dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës, janë nxjerrë në periudhën në mes të vitit 2017 dhe 2022,​​ respektivisht pçr një periudhë 5 vjeçare​​ dhe të njëjtat​​ ndërlidheshin me komepnsimin e pagve për periudhën​​ maj​​ 2003 dhe​​ gusht​​ 2004​​ të gjithë ish-punëtorë të​​ N​​ SH​​ “Industria e Duhanit” në Gjilan. Për pasojë, Gjykata vëren se në​​ rastet e​​ dorëzuara nga parashtruesi dhe të elaboruara më lart, respektivisht në 8 (tetë) nga ish-kolegët e parashtruesit të kërkesës,​​ Kolegji i Specializuar përmes vendimeve të tyre të​​ miratuara nga Kolegji i Apelit, kishte aprovuar kërkesat e palëve për kompensimin e pagave nga maji​​ 2003 deri në gusht 2004, duke​​ mos aprovuar qëndrimin e Autoritetit të Likuidimit të AKP-së, se të njëjtat janë parashkruar. Kolegji i Specializuar në tetë (8) nga rastet e elaboruara më lart konstatoi se njoftimi i lëshuar nga AKM i 15 gushtit​​ 2006, ka efekt juridik të ndërprerjes së parashkrimit. Për më tepër,​​ në të njëjtat aktgjykime theksohet se sa i përket parashkrimit të kërkesës duke u bazuar në​​ nenin 608 të Ligjit për Punë të Bashkuar, duke theksuar se se kjo dispozitë nuk mund të zbatohet, sepse për çështjet për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të NSH-ve nën administrimin e AKP-së janë rregulluar me Ligjin për​​ AKP-në​​ si ligj i posaçëm. Ky qëndrim u aprovua edhe nga Kolegji i Apelit. ​​ Në dy​​ (2)​​ raste tjera përkatësisht në rastin e ish-punëtorit​​ B.​​ M.​​ dhe D.​​ J.​​ të elaboruar gjerësisht në​​ paragrafin 66​​ dhe 67, Kolegji i Specializuar vlerësoi se kërkesat e këtyre dy parashtruesve janë parashkruar duke u thirrur në nenin 376,​​ par.1 i LMD-së (1978). Kolegji i Apelit të DHPGJS-së, nuk u pajtua me konstatimet e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së sa i përket parashkrimit të kërkesës, duke konstatuar se njoftimi i AKM-së për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ka efekt juridik për ndërprerjen e afatit të parashkrimit. Po ashtu konstatoi se parashtruesit me të drejtë​​ kanë pritur fillimin e procedurës së likuidimit të NSH-së më​​ 4 korrik 2007 dhe në afat ligjor ka dorëzuar kërkesën pranë Autoritetit të Likuidimit më​​ 21 shtator 2007.​​ 

 

  • Gjykata,​​ duke iu rikthyer rastit të parashtruesit të kërkesës, rikujton se më 6 shtator 2021, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së duke vepruar sipas kërkesës së parashtruesit​​ të kërkesës përmes Aktgjykimit [C-IV-14-2629] vendosi që të refuzojë​​ si të pabazuar kërkesën e parashtruesit me të cilën kërkoi rishikimin e vendimit [GJI003-0583/0121] të Autoritetit të​​ Likuidimit​​ të AKP-së, duke theksuar:​​ “kërkesa e parashtruesit i përket periudhës kohore gusht 2003 – maj 2004, ndërsa kërkesa për kompensimin e parashtruar pranë Autoritetit të Likuidimit i takon datës 21 shtator 2007, çfarë do të thotë se është parashtruar pas kalimit të afatit brenda tre viteve nga momenti i lindjes së kërkesës. Andaj,​​ në kuptim të nenit 376,​​ paragrafi 1 të LMD-së (1978) e cila dispozitë në mënyrë shprehimore përcakton se “kërkesa e shpërblimit të dëmit të shkaktuar parashkruhet për tri vjet nga data kur i dëmtuari ka mësuar dëmin dhe për personin që e ka bërë dëmin”.

 

  • Më tej më 31 gusht 2022, Kolegji i Apelit të DHPGJS–së përmes Aktgjykimit [AC-I-21-0642], refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, duke theksuar se parashtruesi ka dështuar të sjellë prova të mjaftueshme që t’i njihet e drejta në pagat e papaguara për periudhën gusht 2003-maj 2004. Kjo pasi e vetmja provë që ka dorëzuar është lista e pagave të papaguara nga NSH-ja, e cila nuk është e mjaftueshme, si dhe njoftimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës i 15 gushtit​​ 2006, nuk ka emër, si pasojë i njëjti nuk konsiderohet se është i parashtruesit. Në lidhje me parashkrimin e kërkesës, Kolegji i Apelit të DHPGJS–së thekson:​​ “...​​ në bazë të nenit 608 të Ligjit të Punës së Bashkuar, duke konstatuar se, parashkrimi ka ndodhur para dorëzimit të kërkesës së parashtruesit pranë AKP-së. Kjo duke qenë se parashtruesi kërkesën në AKP e ka bërë me datë 21 shtator 2007, ndërsa paga e fundit e kërkuar është ajo e muajit maj 2004 e njëjta është parashkruar pas tre viteve pra në maj të vitit 2007. Si dhe parashtruesi nuk ka paraqitur asnjë provë me të cilën do vërtetonte ndërprerjen e parashkrimit.

 

  • Gjykata gjithashtu rikujton se në të gjitha​​ rastet e elaboruara më lart, të ish-kolegëve të parashtruesit të kërkesës, rezulton se​​ gjykatat e rregullta respektivisht Kolegji i Apelit ka aprovuar ankesat e ish-kolegëve të parashtruesit duke konsideruar se të njëjtat nuk janë të parashkruara​​ bazuar në​​ nenin 608 të Ligjit​​ si​​ nuk është kërkuar në mënyrë specifike plotësimi i kriterit të dorëzimit të librezës së punës, siç ka specifikuar në rastin e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Gjykata në këtë aspekt rithekson qëndrimin që ajo vazhdimisht ka mbajtur përkitazi me faktin se​​ vërtetimi i gjendjes faktike si dhe​​ aplikimi dhe interpretimi i ligjit është në juridiksionin e gjykatave të rregullta; dhe që roli i saj është vetëm të sigurohet se aplikimi dhe interpretimi i ligjit nga gjykatat e rregullta janë kompatibile me Kushtetutën dhe KEDNJ-në (shih rastet e GJENDJ-së,​​ Brualla Gomes de la Torre kundër Francës,​​ Aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 31;​​ Kuchoglu kundër Bullgarisë,​​ Aktgjykim i 10 majit 2007, paragrafi 50;​​ Işyar​​ kundër Bullgarisë,​​ Aktgjykim i 20 nëntorit 2008 paragrafi 48; dhe​​ Nejdet Sahin dhe Perihan Sahin kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 49).​​ Thënë këtë, Gjykata gjithashtu ka theksuar se përjashtim nga ky parim i përgjithshëm, janë rastet e arbitraritetit të dukshëm (shih, për shembull, rastet e GJEDNJ-së​​ Ādamsons kundër Letonisë,​​ cituar më lart, paragrafi 118;​​ Nejdet Sahin dhe Perihan Sahin kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 50; dhe​​ Albu dhe të tjerët kundër Rumanisë, i cituar më lart, paragrafi 34).​​ 

 

  • Në kontekst të rrethanave të rastit, Gjykata rikujton që GJENDJ ka theksuar se kundërthëniet në praktikën gjyqësore janë pjesë përbërëse e secilit sistem gjyqësor dhe që divergjenca në praktikë gjyqësore mund të ketë edhe brenda të së njëjtës gjykatë. Një e gjë e tillë, nuk është detyrimisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe KEDNJ-në (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Santo Pinto kundër Portugalisë,​​ cituar më lart, paragrafi 41; dhe​​ Nejdet Sahin dhe Perihan Sahin kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 51). Për më tepër, dhe​​ siç​​ është cekur më lart, GJEDNJ ka theksuar vazhdimisht se kërkesat për​​ siguri juridike dhe mbrojtje legjitime të besimit të publikut në gjykata nuk ofrojnë/garantojnë një të drejtë në praktikën gjyqësore konsistente. Për më tepër që, zhvillimi i praktikës gjyqësore është i rëndësishëm për të mbajtur dinamikën e duhur të përmirësimit të vazhdueshëm të administrimit të drejtësisë (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Atanasovski kundër​​ "Ish-Republikës​​ Jugosllave të Maqedonisë", Aktgjykim i 14 janarit 2010, paragrafi 38; dhe​​ Nejdet Sahin dhe Perihan Sahin kundër Turqisë,​​ cituar më lart, paragrafi 58). Megjithatë, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, përjashtim edhe nga këto parime të përgjithshme, është arbitrariteti i dukshëm, dhe në kuptim të vlerësimit të mungesës së konsistencës gjyqësore, vlerësimi nëse ka “dallime të thella dhe afatgjata” në praktikën përkatëse gjyqësore dhe nëse ka një mekanizëm efektiv për të adresuar të njëjtat.

 

  • Gjykata vëren, se për dallim nga rasti në shqyrtim, Kolegji i Apelit të DHPGJS-së në dhjetë (10) rastet e​​ lartcekura të dorëzuara nga vet​​ parashtruesi i kërkesës dhe​​ që ndërlidhen me kompensimin e pagave për periudhën 2003-2004 për ish​​ punëtorët e NSH​​ “Industria e Duhanit” ​​ kishte konstatuar se rast nuk është i aplikueshëm neni 608 i Ligjit për Punën e Bashkuar,​​ duke konsideruar se afati i parashkrimit është ndalur me lajmërimin e AKP-së për kërkesat për kompensim.

 

  • Nga si më sipër, Gjykata vëren se përveç aplikimit të nenit 608 të Ligjit për Punën e Bashkuar në rastin e parashtruesit, nga vendimet e Kolegjit të Apelit në rastet e ish-​​ kolegëve të tij, të dorëzuara në Gjykatë nga vet parashtruesi, me rastin e listimit të kritereve për të aplikuar për kompensim vetëm në rastin e parashtruesit përmendet libreza e punës.

 

  • Gjykata, duke iu referuar praktikës së vet gjyqësore, përkatësisht rasteve KI87/18 dhe KI35/18, rikujton se kishte konstatuar shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të shkeljes së parimit të sigurisë juridike si rezultat i divergjencës së praktikës gjyqësore, në rastin KI87/18 në vlerësimin e​​ 4​​ (katër) rasteve të Gjykatës Supreme, të nxjerra në një periudhë kohore 3 (tre) vjeçare, dhe në rastin KI35/18 në vlerësimin e 6 (gjashtë) rasteve të Gjykatës Supreme të nxjerra në një periudhë kohore 5 (pesë) vjeçare dhe pasi kishte konstatuar se: (i) kishte “dallime të thella dhe afatgjata”; (ii) mekanizmi i Gjykatës Supreme për harmonizimin e praktikës gjyqësore ekzistonte; por se (iii) mekanizmi i lartpërmendur nuk ishte përdorur (shih rastet e Gjykatës KI87/18, cituar më lart, paragrafi 79 dhe paragrafët 81 deri 85; dhe rastin KI35/18, cituar më lart, paragrafi 70 dhe paragrafët 110-111). Përkitazi me rastet e përmendura të Gjykatës, Gjykata thekson se në rastet KI35/18 dhe KI87/18, objekt i çështjes para gjykatave të rregullta në të gjitha rastet ishte vendosja e lartësisë së kamatëvonesës përkitazi me kërkesat e kompanive të sigurimeve private, të parashtruara në kuadër të së drejtës në subrogim.

 

  • Gjykata në këtë rast ka parasysh që​​ në njëzet (20) aktgjykimet​​ të dorëzuara nga parashtruesi, përkatësisht​​ dhjetë (10)​​ aktgjykimet të​​ Kolegjit​​ ​​ të Apelit të DHPGJS-së si dhe aktgjykimet që i kanë paraprirë këtyre të fundit, respektivisht aktgjykimet e Kolegjit të Specializuar,​​ në momentin e parashtrimit të kërkesës së tij, i pasqyrojnë vetëm ato​​ aktgjykime që parashtruesi i kërkesës ka pasur qasje në to dhe në dispozicion për të mbështetur pretendimin e tij përkitazi me mungesën e praktikës së unifikuar në​​ Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së.​​ 

 

  • Në vijim të këtij elaborimi, Gjykata vëren se​​ vendimet e Kolegjit të Apelit të DHPGJ-së të dorëzuara në Gjykatë nga vet parashtruesi i kërkesës, dhe siç u theksua më lart, rezultojnë në të njëjtën gjendje faktike dhe juridike,​​ janë të nxjerra që nga viti 2017 e deri në vitin 2022, përkatësisht në një periudhë 5 vjeçare.​​ Për pasojë, Gjykata vëren se në​​ rastin konkret kemi të bëjmë edhe me dallime afatgjata në praktikën gjyqësore të​​ Kolegjit të Apelit të DHPGjS-së.

 

  • Nga sa më sipër rezulton që​​ Kolegji i Apelit të DHPGJ-së,​​ duke interpretuar dhe aplikuar dy ligje të ndryshme, përkatësisht​​ Ligjin për Punën e Bashkuar dhe Ligjin për AKP-në​​ në rrethana të ngjashme faktike dhe juridike në rastin​​ e kërkesës për kompensim pagash​​ ka rezultuar në interpretim dhe praktikë kundërthënëse, dhe si rezultat i kësaj në praktikën e saj gjyqësore ekzistojnë dallime të thella dhe afatgjata (shih, në këtë rast, rastet e GJEDNJ-së​​ Iordan dhe Iordanov kundër Bullgarisë, të cituar më lart, paragrafët 49-50).​​ 

 

  • Në këtë kontekst dhe për pasojë, Gjykata duhet të konstatojë se në rrethanat e rastit konkret, ekzistojnë “dallime të thella dhe afatgjata” në praktikën gjyqësore të gjykatave të rregullta.​​ 

 

  • Në anën tjetër, konstatimi se ka “dallime të thella dhe afatgjata” në​​ praktikën gjyqësore, nuk rezulton detyrimisht në shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Për të konstatuar një gjë të tillë, Gjykata duhet të shqyrtojë edhe dy kriteret e tjera të GJEDNJ-së që ndërlidhen me vlerësimin e mungesës së konsistencës në praktikën gjyqësore, përkatësisht nëse ligji i aplikueshëm përcakton mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe nëse një mekanizëm i tillë është zbatuar në rrethanat e një rasti dhe me çfarë efekti.

 

  • Nëse ligji i aplikueshëm përcakton mekanizma të aftë për të zgjidhur divergjenca të tilla; dhe

  • nëse një mekanizëm i tillë është zbatuar në rrethanat e një rasti dhe me çfarë efekti.

 

  • Gjykata thekson se​​ Kolegji i Apelit i DHPGJS-së​​ ka një mekanizëm që mundëson zgjidhjen e kundërthënieve të tilla, i cili është i paraparë me paragrafin 27 të nenit 1 të Ligjit​​ nr.​​ 06/L-086 për DHPGJ-në, ​​ i cili përcakton si në vijim:

 

​​ 1.27. Kolegji​​ i bashkuar – kolegj i përbërë nga të gjithë gjyqtarët e Kolegjit të Apelit, i​​ cili është kompetent për të përcaktuar qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për​​ çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin unik të ligjeve apo njësimin e praktikës gjyqësore”.

 

  • Përkundër që një mekanizëm që mundëson zgjidhjen e kundërthënieve të tilla si në rastin konkret, nga shkresat e lëndës rezulton ky mekanizëm ekzistues, në rrethanat e rastit konkret nuk është përdorur.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se në rastin KI87/18,​​ cituar më lart​​ kishte theksuar se bazuar në pikën 10 të paragrafit 2 të nenit 14​​ (Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Kryetarit dhe nënkryetarit të Gjykatës)​​ të Ligjit​​ nr.​​ 06/L-054 për Gjykatat (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Gjykatat).​​ Kryetarët e gjykatave përmes takimeve vjetore të të gjithë gjyqtarëve kanë detyrimin, ndër të tjera, për të shqyrtuar dhe propozuar ndryshime në procedura dhe praktika (shih rastin e Gjykatës KI87/18,​​ parashtrues​​ “IF Skadeforsikring”, cituar më lart, paragrafi 80). Përmes këtij rasti, Gjykata gjithashtu theksoi se funksionimi i vetë mekanizmit të harmonizimit të praktikës nuk është i pamundësuar, apo i kufizuar me asgjë, gjë që do të zvogëlonte drejtpërdrejt zbatimin dhe efikasitetin e tij në vetë praktikën gjyqësore (shih rastin e Gjykatës KI87/18 parashtrues​​ “IF Skadeforsikring”, cituar më lart, paragrafi 81).

 

  • Në kuptim të kësaj, Gjykata konsideron që Kolegji i Apelit i DHPGJ-së si rezultat i mungesës së një praktike të unifikuar në këso lloj rastesh ka shërbyer vet si burim i divergjencave në praktikën gjyqësore edhe të gjykatave të shkallës më të ulët duke cenuar kështu parimin e sigurisë juridike.​​ 

 

  • Gjykata thekson se GJEDNJ vazhdimisht ka theksuar se roli i një​​ Gjykate​​ Supreme është pikërisht për të zgjidhur kundërthënie të tilla. Për më tepër, ajo gjithashtu ka mbajtur se, nëse praktika kundërthënëse zhvillohet brenda një prej autoriteteve më të larta gjyqësore në një vend, vetë ajo gjykatë bëhet burim i pasigurisë juridike, duke minuar kështu parimin e sigurisë juridike dhe duke e dobësuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor (shih, në këtë rast, rastin e GJEDNJ-së​​ Famullia Greko-katolike Lupeni kundër Rumanisë, të cituar më lart, paragrafi 123; ​​ Beian kundër Rumanisë, të cituar më lart, paragrafi 39; dhe​​ Albu dhe të tjerët kundër Rumanisë, të cituar më lart, paragrafi 38).

 

Konkludim

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata marrë parasysh të lartcekurat, konstaton se në rrethanat e rastit konkret, plotësohen të tri kriteret e GJEDNJ-së përkitazi me vlerësimin nëse mungesa e konsistencës, përkatësisht divergjencat në praktikën gjyqësore, kanë rezultuar në shkelje të të drejtave dhe lirive për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Gjykata rithekson se në rrethanat e rastit konkret, konstaton:

 

  • dallime të thella dhe afatgjata” në praktikën gjyqësore të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së

  • Se ekzistojnë mekanizma të Kolegjit të Apelit të DHPGJ-së për harmonizimin e kësaj praktike; dhe se

  • Ky mekanizëm ekzistues, nga shkresat e lëndës rezulton se nuk është përdorur.

 

  • Si rezultat, Gjykata duhet të konstatojë se në kontekstin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, “dallimet e thella dhe afatagjata” në praktikën gjyqësore të​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së​​ të ndërlidhura me mospërdorimin e mekanizmave të përcaktuar me ligj e të dizajnuar për të siguruar konsistencën e duhur brenda praktikës gjyqësore të gjykatës më të lartë në vend, kanë rezultuar në cenim të parimit të sigurisë juridike dhe në shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të parashtruesit të kërkesës, siç garantohet me​​ nenin 31 të​​ Kushtetutës​​ në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Në lidhje me këtë të fundit, Gjykata vë pah se konstatimi i shkeljes së nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, në rrethanat e rastit konkret ndërlidhet vetëm me mospërdorimin e mekanizmave të përcaktuar me ligj e të dizajnuar për të siguruar konsistencën e duhur brenda praktikës gjyqësore të​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, dhe në asnjë mënyrë nuk e paragjykon rezultatin e ​​ meritave të rastit apo qëndrimin juridik që​​ ky i fundit​​ e vendos dhe e aplikon në rastin konkret.

 

  • Prandaj,​​ Kolegji i Apelit të DHPGJS-së​​ në procedurë të rivendosjes, pretendimet e parashtruesit të kërkesës, të parashtruara në​​ ankesën e tij në Kolegj të Apelit të DHPGJS-së, e ​​ që ndërlidhen me​​ kompensimin e pagave për periudhën maj 2003-​​ gusht 2004​​ duhet t’i shqyrtojë dhe vlerësojë varësisht nga qëndrimi apo rezultati i mekanizmit të përdorur nga​​ Kolegji​​ i​​ Apelit të DHPGJS-së​​ që ndërlidhen me çështjen e divergjencës së praktikës gjyqësore të kësaj gjykate​​ përkitazi me interpretimin dhe aplikimin e dispozitës 608 të Ligjit për Punën e Bashkuar​​ në rastin konkret.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe me rregullin 48 (1) (a) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 17 korrik 2024​​ njëzëri:

 

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË, se Aktgjykimi [AC-I-21-0642] i 31 gushtit 2022 i Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

 

  • TË SHPALLË, të pavlefshëm Aktgjykimin [AC-I-21-0642] e 31 gushtit 2022 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme;

 

  • TË KTHEJË, Aktgjykimin [AC-I-21-0642] e 31 gushtit 2022 të Kolegjit të Apelit të të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme,​​ për rivendosje në pajtim me Aktgjykimin e kësaj Gjykate;​​ 

 

  • TË URDHËROJË,​​ Kolegjin e Apelit të​​ të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme​​ që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 60 (5) të Rregullores së punës, deri më 22 janar 2025, për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve dhe, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, t’a publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • Ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 20.5 të Ligjit.

 

 

 

Gjyqtari raportues Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Safet Hoxha  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  Gresa Caka-Nimani

1

​​ 

Parashtruesit:

Ramiz Isaku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative