Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit AC-I-18-0090 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 31 maj 2018

Nr. të lëndës KI 148/18

Parashtruesit: ESBI Consultants Limited

Shkarko:

KI148/18, Parashtrues: ESBI Consultants Limited, Vlerësim i kushtetutshmërisë  së Aktgjykimit AC-I-18-0090 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 31 maj 2018

KI148/18, Aktvendim për Papranueshmëri i 11 marsit 2020, i publikuar më 16 prill 2020

Fjalë kyç: persona juridikë, kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kundërshtuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, qartazi i pabazuar

Në vitin 2004, parashtruesi i kërkesës lidhi një kontratë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (në tekstin e mëtejmë: AKM), në bazë të së cilës parashtruesi i kërkesës u angazhua nga AKM-ja që të menaxhonte dhe administronte Korporatën Energjetike të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK), e cila në atë kohë ishte nën administrimin e AKM-së. Kjo kontratë parashikonte që për këtë shërbim  KEK-u dhe AKM-ja t’i paguajnë parashtruesit të kërkesës, shumën monetare  të parashikuar në kontratë.

Në bazë të marrëveshjes së lartpërmendur, AKM-ja i pagoi parashtruesit të kërkesës shumën që ishte e llogaritur për vitin e parë të menaxhimit të KEK-ut. Sidoqoftë, AKM nuk i pagoi parashtruesit të kërkesës kompensimin monetar për vitin e dytë dhe të tretë.

Parashtruesi iu drejtua AKM-së me kërkesë  në të cilën kërkoi që asaj t’i paguhet kërkesa monetare për shërbimet e saj të menaxhimit të KEK-ut për vitin e dytë dhe të tretë të menaxhimit, gjithë këtë bazuar në kontratën e lartpërmendur.

Duke marrë parasysh faktin se parashtruesi i kërkesësnuk arriti të realizoj kërkesën e vet të parashtruar para AKM-së, në vitin 2008 parashtruesi i kërkesës ngriti padi kundër AKM-së para Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit së për përcaktimin e borxhit dhe pagesën e kërkesave monetare.

Kjo ankesë u shqyrtua nga ana e Kolegjit të Specializuar dhe Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare e Privatizimit, dhe të dyja instancat konkluduan se parashtruesi i kërkesës nuk i ka ndjekur rregullat e përcaktuara me kushtet e veçanta të kontratës që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për tarifën e sukesit, dhe për këtë arsye shuma e kërkesës nuk mund të pohohet me siguri.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta shkelën të drejtat e saj të garantuara me kushtetutë për (a) mbrojtje të barabartë të të drejtave para gjykatës, (b) të drejtën për një vendim të arsyetuar dhe (c) të drejtën për gjykim brenda një kohe të arsyeshme, përkatësht nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

Gjykata konstatoi se argumentet e ngritura në kërkesën e parashtruesit të kërkesës nuk arsyetonin në asnjë mënyrë shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese në të cilat parashtruesi i kërkesës thirret dhe se parashtruesi i kërkesës nuk i mbështeti pretendimet mbi shkeljen e të drejtave të mbrojtura nga Kushtetuta dhe Konventa, prandaj Gjykata arriti në përfundim se pretendimet e parashtruesit të kërkesës, (a) në lidhje me mbrojtjen e barabartë të të drejtave para  gjykatës janë qartazi të pabazuara mbi baza kushtetuese (b) në lidhje me mos-arsyetueshmërinë e një vendimi gjyqësor janë qartazi të pabazuara mbi baza kushtetuese, dhe (c) në lidhje me të drejtën për gjykim brenda një kohe të arsyeshme, janë qartazi të pabazuara mbi baza kushtetuese dhe me vetë këtë të papranueshme, e gjithë kjo në përputhje me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe paragrafin (2) të Rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

ESBI Consultants Limited

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër