Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit AA. nr. 804/2021 të Gjykatës së Apelit të 4 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI178/23

Parashtruesit: Bogoljub Rakić

Shkarko:

llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më 20 shkurt 2024

Nr. Ref.: RK 2345/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI178/23

 

Parashtrues

 

Bogoljub Rakic

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

​​ Aktgjykimit AA.​​ nr.​​ 804/2021 të Gjykatës​​ ​​ Apelit të 4 tetorit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Bogoljub Rakic,​​ nga​​ fshati Vrezine,​​ komuna e​​ Nishit,​​ Republika e Serbisë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ i cili përfaqësohet para Gjykatës nga​​ Mehmet Berisha dhe Rafet Ferizi.

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktgjykimin​​ [AA.​​ nr.​​ 804/2021]​​ ​​ 4 tetorit​​ 2022, të​​ Gjykatës​​ së​​ Apelit të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Apelit)​​ ​​ lidhje me​​ Aktgjykimin [A.​​ nr.​​ 2084/2018] të 15 qershorit 2021, të Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Themelore).​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës,​​ Aktgjykimin​​ e kontestuar e ka​​ pranuar më​​ 6 shkurt 2023.

 

Objekti i çështjes

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar,​​ përmes​​ së cilit​​ pretendohet se parashtruesit​​ ​​ kërkesës i janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë e​​ tij​​ themelore të​​ garantuara me​​ nenet​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ ​​ lidhje me nenet​​ 6 dhe nenin 1 të Protokollit​​ nr.​​ 1​​ ​​ Konventës​​ Evropiane​​ për​​ ​​ Drejtat e Njeriut (​​ tekstin e​​ mëtejmë: KEDNJ-).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa​​ individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji)​​ dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 25 gusht 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e​​ dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 1 shtator 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes​​ Vendimit​​ [GJR 175/23],​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha​​ gjyqtar​​ raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Enver Peci, (anëtarë).

 

  • ​​ 7 shtator 2023, Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës dhe​​ Gjykatën e Apelit​​ për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë,​​ Gjykata gjithashtu​​ kërkoi​​ nga​​ Gjykata​​ Themelore​​ që të njoftojë​​ Gjykatën​​ lidhur me datën kur parashtruesi i kërkesës​​ e​​ kishte pranuar​​ vendimin​​ e kontestuar.​​ 

 

  • Më​​ 8 shtator 2023,​​ Gjykata​​ Themelore​​ ia​​ dorëzoi​​ Gjykatës​​ fletëkthesën që tregon se parashtruesi i kërkesës​​ aktin​​ e​​ kontestuar e kishte pranuar më​​ 6 shkurt 2023.

 

  • Më​​ 22 janar 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e gjyqtarit​​ raportues dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më 1 gusht 2017, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në Komunën e Podujevës, për regjistrimin e pronës me numër të parcelës P-71712046-00220-1 në fshatin Livadicë, pronë kjo shoqërore​​ e ndëmarrjes​​ Kooperativa Bujqësore “Përparimi​​ ​​ Podujevë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ ngastra kontestuese), duke kërkuar që​​ mbi të njëjtën,​​ t’i bartet​​ dhe të regjistrohet​​ pronësia duke u thirrur në Aktgjykimin​​ [II P.​​ 166/95]​​ të 24 prillit 1996 të Gjykatës Komunale në Kurshumli dega në Podujevë, me të cilin parashtruesi pretendon se i ishte njohur e drejta e pronësisë mbi​​ ngastrën kontestuese.

 

  • Më 12 shtator 2017, Komuna e Podujevës​​ përmes Aktvendimit [08-463/06-0058199/17]​​ refuzoi kërkesën e parashtruesit​​ të kërkesës,​​ me arsyetimin se “vendosja e çështjes nga Gjykata inkompetente, pa njoftim paraprak​​ të Agjencionit​​ Kosovar të Privatizimit (AKP-së), e cila sipas Ligjit Nr.04/L-034 për AKP-në është organi i pavarur publik ​​ [...] e cila ka kompetenca të plota administrative mbi të gjitha ndërmarrjet shoqërore dhe pasuritë e tyre.

 

  • Më 7 qershor 2018, parashtruesi i kërkesës parashtroi​​ ankesë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, kundër vendimit të lartpërmendur të Komunës së Podujevës, duke pretenduar shkelje të dispozitave të procedurës administrative, konstatim të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më 23​​ korrik 2018,​​ Agjencia Kadastrale e Kosovës, përmes Aktvendimit [03/1652/18],​​ refuzoi ankesën e parashtruesit​​ të kërkesës,​​ duke vërtetuar vendimin e Komunës së Podujevës, dhe duke shtuar se ngastra kadastrale që parashtruesi kërkon ta regjistroj, është “Pronë Shoqërore,​​ Koperativa Bujqësore-Podujevë,​​ e cila ka sipërfaqe prej 2216m2”.

 

  • ​​ 15 gusht 2018, parashtruesi i kërkesës parashtroi​​ padi në Gjykatën Themelore, duke kërkuar që të anulohet Aktvendimi​​ [03/1652/18] i​​ Agjencisë Kadastrale e Kosovës, duke pretenduar​​ se​​ përmes Aktgjykimit [II P.166/95]​​ të 24 prillit 1996 të Gjykatës Komunale në Kurshumli dega në Podujevë,​​ parashtruesi e kishte fituar të drejtën​​ në pronë,​​ mbi ngastrën kontestuese.

 

  • Më 15 qershor 2021, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.​​ nr.​​ 2084/2018] refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit​​ të kërkesës​​ si të pabazuar.​​ Në arsyetim të Aktgjykimit​​ të saj Gjykata Themelore shtoi se “duke pasur parasysh edhe aktgjykimin nr.166/95 datë 24.04.1996 ​​ nxjerrë nga​​ Gjykata Komunale në Kurshumli dega në Podujevë duke pasur parasysh edhe Ligjin për Procedurën Jokontestimore në fuqi gjatë vendosjen së organit administrativ si dhe duke pasur parasysh referimin e këtij vendimi në emër të M.R duke mos ofruar prova relevante lidhur me lidhshmërinë e çështjes kjo gjykatë ka konstatuar se nuk janë​​ përmbushur kushtet e ​​ regjistrimit të paluajtshmërisë​​ mbi këtë bazë.

 

  • Në një datë të paspecifikuar,​​ parashtruesi i kërkesës parashtroi​​ ankesë në Gjykatën e Apelit​​ kundër aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës Themelore, duke pretenduar konstatim të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më 4 tetor 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AA.​​ nr.​​ 804/2021] refuzoi ankesën e parashtruesit​​ të kërkesës​​ dhe vërtetoi vendimin e shkallës së parë.

 

  • Më 6 prill 2023, parashtruesi i kërkesës​​ i​​ ishte drejtuar Prokurorit të Shtetit me propozimin për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër​​ Aktgjykimit [AA.​​ nr.​​ 804/2021] të 4 tetorit 2022 të Gjykatës së Apelit, me pretendimin se është shkelur e drejta materiale.

 

  • ​​ 25 prill 2023, Prokurori i Shtetit përmes Njoftimit [KMLA.​​ nr.​​ 5/2023] konstatoi se nuk ka bazë ligjore për të inicuar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, duke theksuar se vendimi i shkallës së parë dhe të dytë janë të drejtë dhe të bazuara në ligj.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës së Apelit,​​ është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese, konkretisht​​ nenet​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të​​ Kushtetutës në lidhje me nenet​​ 6 dhe nenin 1 të Protokollit​​ nr.​​ 1​​ të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon para Gjykatës se​​ përmes Aktgjykimit [II P.166/95]​​ të 24 prillit 1996 të Gjykatës Komunale në Kurshumli dega në Podujevë, ishte “vërtetuar të drejtën e pronësisë mbi ngastrën kadastrale 220/1 zona kadastrale Livadicë babait të parashtruesit të kërkesës si dhe ka detyruar ndërmarrjen shoqërore Përparimi​​ që babait të parashtruesit të kërkesës t’ia paguaj kompensimin për shfrytëzimin e ngastrës kadastarale.

 

  • Parashtruesi tutje thekson se gjykatat e rregullta në rastin konkret “dështuan në ofrimin e mbrojtjes gjyqësore ndaj parashtruesit si me rastin e mosekzekutimit të aktgjykimit të plotfuqishëm”, të cilat sipas tij rrjedhin nga​​ Aktgjykimi [II P.​​ 166/95]​​ të 24 prillit 1996 të Gjykatës Komunale në Kurshumli dega në Podujevë.

 

  • Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës në thelb pretendon se “(i) kishte vendim të formës së prerë të plotfuqishëm; (ii) nuk ishin zbatuar drejtë dispozitat ligjore​​ të​​ Ligjit Nr.04/L 009 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.2002/5 për Themelimin e Regjistrit të të drejtave​​ të pronës së paluajtshme,​​ duke filluar nga organet administrative përcjellur me organet gjyqësore; (iii) i ishte pamundësuar të ushtronte dhe gëzonte të gjitha autorizimet ligjore që rrjedhin nga e drejta e pronësisë.

 

  • Andaj, parashtruesi i kërkesës​​ kërkon nga Gjykata që të vendosë​​ se: (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) të konstatojë se vendimi i kontestuar ka shkelur të drejtat e parashtruesit të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; 46 [Mbrojtja e Pronës] të​​ Kushtetutës në lidhje me nenet 6 dhe nenin 1 të Protokollit​​ nr.​​ 1​​ të​​ KEDNJ-së.

​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

​​ […]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 47 [Kërkesa individuale], nenit 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët përcaktojnë:​​ 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

​​ Neni 49​​ 

​​ [Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor​​ ...”.

 

  • Gjykata më tej i referohet edhe rregullit 29​​ [Llogaritja e periudhës kohore] dhe rregullit 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës:

 

Rregulli 29

[Llogaritja e periudhës kohore]

 

Periudha kohore, e përcaktuar në Kushtetutë, në Ligj dhe në këtë rregullore të punës, llogaritet si më poshtë:​​ 

 

[...]

 

(3) Kur periudha shprehet me muaj, ajo përfundon me kalimin e ditës së njëjtë kalendarike të muajit me ditën gjatë të cilës ka ndodhur ngjarja ose veprimi për të cilin duhet të llogaritet periudha kohore.

 

(6) Ndryshe, nëse periudha përfundon të shtunën, të dielën ose në ndonjë festë zyrtare, ajo do të vazhdojë deri në fund të ditës së parë të punës që vjen pas saj.

 

Rregulli 34​​ 

[Kriteret e pranueshmërisë]

 

“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[...]

​​ 

(c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit​​ efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit​​ të kërkesës”.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një​​ autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [AA.​​ nr.​​ 804/2021]​​ ​​ 4 tetorit​​ 2022, të Gjykatës​​ së​​ Apelit, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Për të përcaktuar nëse parashtruesi i kërkesës e ka parashtruar kërkesën brenda afatit të​​ caktuar prej 4 (katër) muajsh, Gjykata i referohet datës së pranimit të vendimit të fundit nga ana e parashtruesit të kërkesës dhe datën e paraqitjes së kërkesës në Gjykatën Kushtetuese.

 

  • Megjithatë, bazuar në nenin 49 (Afatet) të Ligjit, Gjykata në vijim duhet të vlerësojë: (i) cili është “vendimi i fundit” në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës në ndërlidhje me rrjedhjen e afatit ligjor katër (4) mujor nga neni 49 i Ligjit, përkatësisht “vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik”; dhe (ii) nëse kërkesa e tanishme është dorëzuar brenda afatit ligjor katër​​ (4) mujor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton​​ se​​ rregulli i afatit katër-mujor është autonom dhe duhet kuptuar dhe aplikuar bazuar në faktet e secilit rast veç e veç për të siguruar ushtrimin efektiv të së drejtës për të paraqitur kërkesën para Gjykatës.​​ Gjykata thekson se qëllimi i afatit ligjor prej katër (4) muajve, të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës,​​ i shërben sigurisë juridike dhe siguron që çështjet që ngrenë çështje kushtetuese​​ të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme,​​ si dhe parandalon autoritetet dhe personat e tjerë të afektuar që të mos mbahen në një gjendje pasigurie për një periudhë të gjatë (shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-se​​ Lekic kundër Sllovenisë, kërkesa nr.​​ 10865/09, 45886/07 dhe 32431/08,​​ Aktgjykim i 11 dhjetorit 2018, paragrafi 65). Ky rregull gjithashtu i jep kohë parashtruesit potencial nëse do të paraqes një kërkesë në Gjykatë, dhe, nëse po, të vendosë për argumentet specifike që do​​ t’i paraqes si dhe rrjedhën e fakteve, pasi që me kalimin e kohës bëhet i vështirë shqyrtimi i çështjeve të ngritura nga parashtruesi i kërkesës (shih rastin e GEDNJ-së,​​ Sabri GÜNEŞ kundër Turqisë,​​ kërkesa nr. 27396/06, Aktgjykim i 29 qershorit 2012, paragrafët​​ 52 dhe 55).

 

  • Afati katër (4) mujor fillon të rrjedhë nga dita e vendimit të fundit në kuadër të procesit të shterimit të mjeteve juridike (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Chapman kundër Belgjikës, kërkesa nr.​​ 39619/06, Aktgjykim i 11 dhjetorit 2018, paragrafi 34).​​ Në këtë kuptim, Gjykata thekson se kur parashtruesit i njihet e drejta për të pranuar kopjen e vendimit përfundimtar të gjykatave të rregullta, ​​ afati 4 mujor fillon të rrjedhë nga dita kur​​ vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës, pa marrë parasysh nëse vendimi është shpallur gojarisht ndaj parashtruesit të kërkesës.​​ Ky kriter është përcaktuar edhe​​ përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata është bazuar edhe në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, përkatësisht e cila ka theksuar se nuk kërkohet shterimi i mjeteve juridike diskrecionale, apo mjeteve juridike që nuk janë drejtpërdrejtë në dispozicion të parashtruesve dhe që varen nga ushtrimi i diskrecionit nga ndërmjetësi. Sipas GJEDNJ-së, shterimi i mjeteve juridike dhe periudha katër (4) mujore janë të ndërlidhura ngushtë. GJEDNJ më tej thekson se afati katër (4) mujor fillon të rrjedhë nga dita kur parashtruesi ka pranuar vendimin e mjetit të fundit efektiv juridik (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Anne Williams kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ Kërkesa nr.​​ 32567/06, Vendim i 17 shkurtit 2009).

 

  • Gjykata vëren se në rrethanat e rastit konkret, procedura ndaj parashtruesit të kërkesës e zhvilluar pranë gjykatave të rregullta në lidhje me meritat e rastit kishte përfunduar me​​ Aktgjykimin​​ [AA.​​ nr.​​ 804/2021​​ ]​​ ​​ 4 tetorit​​ 2022, të Gjykatës​​ Apelit.​​ Pas pranimit të këtij të fundit, ai ka përdorur mjetin juridik​​ propozimin për​​ ngritjen e “kërkesës​​ për mbrojtje të ligjshmërisë”, i cili nuk është​​ drejtpërdrejtë në dispozicion të parashtruesit por​​ që varet​​ nga ushtrimi i diskrecionit të Prokurorit të Shtetit.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vë në dukje që​​ më​​ 25 prill 2023, Prokurori i Shtetit përmes Njoftimit [KMLA.​​ nr.​​ 5/2023] konstatoi se​​ bazuar në paragrafin 1 të nenit 247 të Ligjit për Procedurën Kontestimore,​​ nuk ka bazë ligjore për të inicuar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, duke mos e trajtuar në merita rastin e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Gjykata tutje shton, se në rastin e parashtruesit të kërkesës, pas pranimit të​​ Aktgjykimit​​ [AA.​​ nr.​​ 804/2021​​ ]​​ ​​ 4 tetorit​​ 2022, të Gjykatës​​ Apelit​​ , asgjë nuk e ka ndaluar atë që t’i drejtohet Gjykatës. Megjithatë, ai​​ ka përdorur​​ mjete juridike, si​​ propozimin për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë i cili nuk ka qenë në diskrecion të tij.

 

  • Rrjedhimisht, bazuar në nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (3) (c)​​ të Rregullores së​​ punës, “vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik, është​​ Aktgjykimi​​ [AA.​​ nr.​​ 804/2021]​​ ​​ 4 tetorit​​ 2022, të Gjykatës​​ Apelit, dhe i cili ishte përfundimtar. Në këtë kontekst,​​ Gjykata, më tej duhet të vlerësojë nëse parashtruesi i kërkesës​​ e ka dorëzuar kërkesën e tij​​ në Gjykatë,​​ në përputhje me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, vendimin e mjetit të fundit efektiv juridik, sipas përcaktimit të mësipërm të Gjykatës, e ka pranuar më​​ 6 shkurt 2023, ndërsa kërkesën në Gjykatë e ka dorëzuar më​​ 25 gusht 2023, që do të thotë se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar ligjor.

 

  • Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më​​ sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk​​ është​​ dorëzuar brenda afatit ligjor të​​ përcaktuar​​ me nenin 49 të​​ Ligjit dhe rregullin​​ 34​​ (1) (c) të​​ Rregullores së​​ punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të​​ shqyrtojë​​ meritat e rastit,​​ përkatësisht,​​ nëse​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [AA.​​ nr.​​ 804/2021]​​ ​​ 4 tetorit​​ 2022, të Gjykatës​​ Apelit​​ janë​​ shkelur të drejtat​​ kushtetuese të​​ parashtruesit të​​ kërkesës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të neneve 27,​​ 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat​​ 34​​ (1) (c)​​ dhe 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 22 janar 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Safet HoxhaGresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Bogoljub Rakić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative