Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AA. nr. 44/2023] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 19 tetorit 2023

Nr. të lëndës KI30/24

Parashtruesit: Naser Foniqi

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 15​​ korrik 2024​​ 

          Nr. ref.: RK 2470/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI ​​ 

 

 

rastin nr. KI30/24

 

Parashtrues​​ 

 

Naser Foniqi

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [AA.​​ nr. 44/2023]​​ 

të Gjykatës Supreme të​​ Kosovës​​ ​​ 19​​ tetorit​​ 2023

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Naser Foniqi​​ nga Prishtina​​ ​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ 

 

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktgjykimin​​ [AA.​​ nr. 44/2023]​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës​​ ​​ 19​​ tetorit​​ 2023,​​ në lidhje me Vendimin​​ [KGJK.​​ nr. 394/2023]​​ të Këshillit Gjyqësor të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KGJK) ​​ të​​ 31​​ gushtit​​ 2023.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme si dhe vendimeve​​ ​​ KGJK-së,​​ me të cilat pretendohet se parashtruesit të kërkesës​​ i​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm]​​ ​​ dhe nenin​​ 102​​ [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor],​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin​​ 4 të nenit​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 7​​ shkurt​​ 2024,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 12​​ shkurt​​ 2024,​​ ​​ Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit​​ [GJR.​​ KI30/24]​​ caktoi gjyqtarin​​ ​​ Radomir Laban​​ ​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram​​ Ljatifi​​ dhe​​ Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 11​​ mars​​ 2024,​​ gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 19​​ mars​​ 2024,​​ Gjykata njoftoi parashtruesin për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë, Gjykata i dërgoi një kopje të​​ kërkesës Gjykatës Supreme​​ si dhe KGJK-së.

 

  • ​​ 26 qershor​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i​​ rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës punon si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dhe se në procedurën e ndarjes së lëndëve​​ atij i është caktuar edhe rasti penal [PKR nr. 190/2016]. Gjithashtu, në bazë të shkresave të lëndës,​​ Gjykata më tutje vëren se parashtruesi i​​ ​​ kërkesës për lëndën​​ penale në fjalë nuk ka thirrur seancë gjyqësore në afat prej katër (4) vitesh e nëntë (9) muajsh, por​​ ai​​ ka thirrur seancë për​​ lëndët​​ tjera, të cilat​​ janë​​ pranuar më vonë dhe​​ i janë caktuar atij si gjyqtarit për​​ procedurë​​ të mëtejshme.

 

  • Më 30 nëntor 2022,​​ KGJK-ja​​ inicioi​​ procedurë​​ disiplinore​​ kundër​​ parashtruesit të kërkesës​​ për shkak të dyshimit​​ se ai si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është përgjegjës për shkelje disiplinore të përcaktuar në nenin 5, paragrafi 2, nën paragrafët 2.7 të Ligjit 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe pikën 5.5 të Kodit të Etikës Profesionale për​​ Gjyqtarë.

 

  • Më 18​​ janar​​ 2023,​​ KGJK-ja​​ nxori​​ vendimin​​ [KGJK nr. 11/2023] për themelimin e​​ Panelit​​ hetimor​​ për të përcaktuar shkeljen e mundshme disiplinore të parashtruesit të kërkesës.

 

  • Më 12 qershor 2023, kryetari i​​ Panelit hetimor​​ prezantoi gjetjet e panelit në seancën e​​ KGJK-së, duke​​ pretenduar​​ se​​ me dt.24.02.2023 është dëgjuar subjekti i hetimit në këtë rast gjyqtari Naser Foniqi, ndërsa​​ seancë dëgjimore e radhës ishte caktuar me dt.03.03.2023 në të cilën janë​​ dëgjuar dëshmitarët​​ A.B, A.K dhe V.R. ​​ Kryesuesi i​​ panelit​​ deklaroi se parashtruesi i kërkesës​​ „ishte ngarkuar me​​ lëndën kontestuese PKR.​​ nr.​​ 190/16, me datën 10.07.2017 […] „ dhe „nga data 18.09.2017 deri​​ më 16.11.2022, nuk kishte ndërrnarrë asnjë veprim tjetër lidhur me caktimin e​​ seancës gjyqësore“.

 

  • Më 31 gusht 2023, KGJK-ja mori vendimin [KGJK nr. 394/2023], i cili në pikën I​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ është përgjegjës për shkelje disiplinore të përcaktuar në nenin 5, paragrafi 2, nën paragrafë 2.7 të Ligjit 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe pikën 5.5 të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtarë,​​ ndërsa në piknë II të vendimit, KGJK-ja i​​ shqiptoi parashtruesit të kërkesës​​ „sanksion disiplinor vërejtje publike me shkrim“.

 

  • Në arsyetimin e vendimit​​ ​​ [KGJK.​​ nr. 394/2023],​​ ​​ të KGJK-së,​​ thuhet:​​ 

 

Pas përfundimit të hetimit disiplinor dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës PKR.nr.190116, për tí vërtetuar faktet ne këtë çështje disiplinore, Këshilli administroi dhe vlerësoi këto prova. Këshilli gjeti se, gjyqtari është i përfshirë në shkeljen disiplinore të pretenduar nga Autoriteti Kompetent për shkak të mos procedimit më tutje të lëndës penale PKR.nr.190/2016. Lëndën në fjalë gjyqtari Foniqi e kishte pranuar më 10.07.2017 seancën parë për këtë çështje penale e kishte caktuar me datat 13.09.2017, dt.06.11.2017, dt. 05.02.2018 dhe nga kjo datë deri më dt.16.11.2022 subjekti i hetimit nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim tjetër lidhur me lëndën…“​​ 

 

Këshilli vlerëson se periudha kohore prej katër (4) vite e nëntë (9) muaj në <;do rast nuk e justifikon mosveprimin e subjekti të hetimit me ç’rast me neglizhencën e treguar dhe zvarritjen e shkaktuar nga gjyqtari Foniqi, i njëjti ka bërë shkelje ligjore sipas nenit 5, paragrafi 2, nen paragrafët 2.7 të Ligjit 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku përcaktohet se “në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj”​​ dhe në dispozitën 5.5 të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtarë është përcaktuar se: “gjyqtari ushtron funksionin e tij në mënyrë efikase të ligjshëm“.

 

Këshilli konstatoi se sipas dispozitës ligjore të Kodit të Procedurës Penale të nenit 314 paragrafi 1. nen parg.1.1 “nëse shqyrtimi gjyqësor mbahet para gjyqtarit të vetëm gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundohet brenda 4 nëntëdhjetë (90) ditësh, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ​​ nxjerr aktvendim të arsyetuar për vazhdimin e​​ kohës për shqyrtim gjyqësor për shkak të ndonjërës prej arsyeve nga paragrafit 2 i këtij neni'' dhe nën parag 1.2 “nëse shqyrtimit gjyqësor mbahet para trupit ​​ gjykues, shqyrtimi

gjyqësor duhet të përfundohet brenda njëqind e njëzet (120) ditësh përveç nëse trupi gjykues nxjerr aktvendim të arsyetuar për vazhdimin e kohës për shqyrtim gjyqësor për shkak të ndonjërës prej arsyeve nga paragrafit 2 i këtij neni. Këshilli vlerësoj se lënda e cila është subjekt i kësaj çështje do duhej të përfundonte në afat kohor prej 120 ditësh.

 

  • Kundër vendimit [KGJK nr. 394/2023]​​ të​​ KGJK-së, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën Supreme,​​ duke theksuar​​ ​​ për​​ shkak të​​ aplikimit të​​ gabuar të​​ ligjit, dhe gabimeve faktike që​​ kane ndikuar në​​ procedurë​​ dhe vendimmarrje lidhur me masën disiplinore.

 

  • KGJK-ja në përgjigje ndaj pretendimeve ankimore të parashtruesit të kërkesës ​​​​ deklaroi​​ se ankesa​​ është​​ e pa bazuar dhe se pretendimet ankimore nuk​​ qëndrojnë​​ andaj i propozon Gjykatës Supreme që ta refuzoi​​ ankesën​​ si të​​ pa bazuar.

 

  • Më 31 gusht 2023, Gjykata Supreme nxori aktgjykimin [AA nr. 44/2023],​​ përmes të cilit refuzoi​​ si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës kundër vendimit [KGJK nr. 394/2023]​​ të KGJK-së.

 

  • Në arsyetimin e aktgjykimit​​ [AA.​​ nr. 44/2023],​​ Gjykata Supreme​​ ndër të tjera​​ theksoi:

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vepruar në përputhshmëri me dispozitat e Ligjit në fuqi për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka dëshmuar se është bërë shkelje disiplinore nga parashtruesja e ankesës, i ka shqiptuar masën disiplinore në përputhje me parimin e proporcionitetit dhe ka marrë parasysh edhe seriozitetin, pasojat, rrethanat në të cilat është bërë shkelja. Prandaj pretendimet e ankesës për aplikim të gabuar të së drejtës materiale janë të pa bazuara dhe si të tilla u refuzuan. janë të paqëndrueshme.

  • Pretendimi se veprimet e gjyqtarit edhe nëse janë shkelje kanë ardhur si pasojë e a) mungesës së stafit mbështetës, b) shkeljeve të Kodit të Procedurës Penale në fuqi në atë periudhë, shkeljet në zbatim të rregullores së Organizimit të Brendshëm të Gjykatës, për sa i përket mirëmbajtjes së ​​ dosjeve, nuk janë të qëndrueshme për arsye se nga vështrimi i lëndëve të kryera del se një numër i madh i lëndëve të pranuara më vone janë kryer dhe varësisht edhe nga natyra janë pranuar më​​ vonë​​ dhe kryer më herët se rasti konkret. Në rastin konkret nuk është kryer asnjë veprim procedural për periudhën kohore prej katër (4) vite e nëntë (9) muaj në çdo rast nuk e justifikon mosveprimin e subjektit të hetimit me ç’rast me neglizhencën e treguar dhe zvarritjen e shkaktuar nga gjyqtari Foniqi, i njëjti ka bërë shkelje ligjore.

  • Lidhur me pretendimin ankimor për arsyetimin e vendimit të KGJK-së, Gjykata Supreme e Kosovës verën se kanë qenë edhe pretendime në shqyrtimin para Këshillit dhe arsyetimi i dhënë nga Këshilli është i qartë dhe i ligjshëm dhe edhe kjo gjykatë e mbështet arsyetimin e dhënë në këtë pjesë.

  • Lidhur me pretendimet ankimore për moszbatim të Rregullores së Organizimit të Brendshëm të Gjykatës. Gjykata Supreme konsideron se shkelja është e paraparë me nenin​​ 5.2.7, të Ligjit Nr.​​ 06/L-OS7 për Përgjegjësi Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili parasheh se Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse​​ në​​ vazhdimësi​​ nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj” dhe sanksioni disiplinor i shqiptuar është në përputhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 1.2 të njëjtit ligj.​​ 

  • Lidhur me masën e shqiptuar të KGJK-së, Gjykata Supreme konsideron se masa e dhënë është në përputhje me parimin e proporcionalitetit duke marrë parasysh: seriozitetin e shkeljeve disiplinore të kryera nga gjyqtari, pasojat e shkeljes disiplinore; rrethanat në të cilat është kryer shkelja disiplinore.​​ Ky sanksion disiplinor i shqiptuar është në përputhje me shkeljet e gjetura si në raportin e Panelit hetimor ashtu si parashihen në nenin 7 paragrafi 1.2 i Ligjit Nr.06/L-O57 për Përgjegjësi Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi në kërkesë thekson se​​ me​​ aktgjykimin​​ e​​ Gjykatës Supreme dhe vendimin​​ e​​ KGJK-së​​ janë​​ shkelur​​ të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, si dhe me nenin 102 paragrafin 3 të Kushtetutës.

 

  • Më konkretisht,​​ parashtruesi i kërkesës​​ shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së,​​ e ndërton​​ ekskluzivisht​​ në pretendimin​​ se​​ në ankesën e parashtruar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, kam ngritur të gjitha pretendimet procedurale dhe materiale, asnjë prej të cilave nuk janë përshkruar, trajtuar dhe arsyetuar nga kjo gjykatë. Kjo mënyrë e veprimit ka shkelur të drejtën për gjykim të drejtië dhe të paanshëm sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

  • Në lidhje me shkeljen e pretenduar të nenit 102 paragrafi 3 të Kushtetutës, parashtruesi​​ i kërkesës​​ nuk jep asnjë​​ arsyetim​​ për shkeljen e pretenduar.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ kërkon nga Gjykata;​​ Ta deklarojë​​ kërkesën të pranueshme; Të​​ konstatojë​​ se ka pasur shkelje të nenit 102, paragrafi 3 i Kushtetutës; Të shpallë​​ të pavlefshëm aktgjykimin​​ e​​ Gjykatës Supreme të Kosovës, [AA nr. 44/2023]​​ ​​ 19 tetorit​​ 2023, dhe të njëjtin ta kthejë në rigjykim në pajtim me aktgjykimin e kësaj gjykate.

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

​​ 

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

  • Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.​​ 

 

 

Kapitulli​​ VII

Sistemi i Drejtësisë

 

Neni​​ 102

[Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]

[...]

2.​​ Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

„[…]

 

3.​​ Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:​​ 

a. të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij;​​ 

b. t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes;​​ 

c. të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;​​ 

d. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës;​​ 

e. të ndihmohet falas nga një përkthyes në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq“

 

LIGJI​​ Nr. 06/L-057​​ PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

 

Neni​​ 5​​ Shkeljet disiplinore për gjyqtarë

 

  • Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo

[...]

 

  • Shkelje e detyrave të gjyqtarit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se gjyqtari i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:​​ 

[...]

    • në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj;”

[...]

 

Neni​​ 7​​ Sanksionet disiplinore

 

  • Për shkelje disiplinore, Këshillat përkatës mund t’u shqiptojnë gjyqtarëve dhe prokurorëve një ose më shumë nga sanksionet disiplinore në vijim:

[...]

    • vërejtje publike me shkrim;

[...]”

 

VERSIONI​​ I KONSOLIDUAR I KODIT TE ETIKËS PROFESIONALE PËR GJYQTARËT

 

“[...]

 

5.​​ Gjyqtari mban nivel të lartë të aftësive profesionale dhe ushtron funksionin e tij në​​ mënyrë​​ profesionale, të​​ përgjegjshme​​ dhe efikase.​​ 

 

Zbatimi:​​ 

 

[...]

 

5.5.​​ Gjyqtari ushtron funksionin e tij në mënyrë efikase dhe të ligjshme.

 

[..]”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parapara me Ligj dhe të parashikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ të cilët​​ përcaktojnë:​​ 

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Përveç kritereve të lartcekura,​​ Gjykata gjithashtu i referohet kritereve të pranueshmërisë,​​ siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet neneve​​ 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht.​​ Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi.”

 

  • Sa i përket përmbushjes së kritereve të lartcekura, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është: (i)​​ palë e autorizuar; (ii)​​ konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [AA.​​ nr. 44/2023]​​ ​​ Gjykatës Supreme të Kosovës​​ ​​ 19 tetorit​​ 2023, (iii)​​ ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion të tij në pajtim me ligjin; (iv)​​ ​​ ka sqaruar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me nenin 48 të Ligjit; si dhe (v)​​ e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit. ​​ 

 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të parapara në rregullin 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës. Rregulli 34 (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtoj kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar,​​ ku specifikohet se:

 

“(2)​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.”

 

  • Rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së si dhe në bazë të praktikës gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme në bazë të dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës​​ (shih rastet​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 12​​ majit 2021, paragrafi 26;​​ dhe​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit​​ aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2021, paragrafi​​ 37).

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta.

 

  • Në këtë​​ kontekst​​ dhe në tekstin e mëtejmë, në vlerësimin e pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës.​​ Në vlerësimin e​​ pretendimeve të parashtruesit të kërkesës,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Në rrethanat e këtij rasti konkret, Gjykata rikujton se parashtruesit të kërkesës me vendimin​​ [KGJK.​​ nr. 394/2023],​​ ​​ të KGJK-së ​​​​ i është shqiptuar​​ masa disiplinore​​ „sanksion vërejtje publike me shkrim“,​​ sepse siç​​ thuhet në vendimin e KGJK-së,​​ ​​ ai si gjyqtar​​ ​​ është përgjegjës për shkelje disiplinore të përcaktuar në nenin 5, paragrafi 2, nën paragrafët 2.7 të Ligjit 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe pikën 5.5 të Kodit të Etikës Profesionale për​​ Gjyqtarë.​​ Parashtruesi i kërkesës e kontestoi vendimin e KGJK-së​​ ​​ Gjykatën​​ Supreme, duke konsideruar se ai bazohej në​​ aplikimin​​ e gabuar të ligjit dhe në​​ vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike. Gjykata​​ Supreme​​ i refuzoi pretendimet ankimore të​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ në tërësi.​​ 

 

  • Pikërisht në mbështetje të kësaj,​​ parashtruesi i kërkesës​​ konsideron se​​ me​​ vendimin​​ [KGJK nr. 394/2023],​​ e​​ KGJK-së, si dhe me aktgjykimin​​ [AA nr. 44/2023]​​ e​​ Gjykatës​​ Supreme ​​​​ janë​​ shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, si dhe nenin 102, paragrafi 3 të Kushtetutës.

 

  • Megjithatë, duke pasur​​ parasysh se vendimi i​​ KGJK-së tashmë​​ ka qenë objekt i​​ shqyrtimit gjyqësor, Gjykata nuk do të merret me të në vazhdim të​​ aktvendimit, por do të shqyrtojë pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës​​ përkitazi​​ me bazueshmërinë​​ e pretendimeve për shkelje​​ të neneve të​​ lartcekura​​ të Kushtetutës dhe të​​ KEDNJ-së, ekskluzivisht në lidhje me​​ aktgjykimin​​ [AA nr. 44/2023]​​ e​​ ​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Në mbështetje të kësaj, Gjykata konstaton se​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së​​ ekskluzivisht në lidhje me të drejtën për një vendim të arsyetuar​​ gjyqësor​​ dhe se, në të njëjtën kohë, ai​​ arsyeton​​ shkeljen e pretenduar ekskluzivisht me një fjali, e cila thotë„​​ në ankesën e parashtruar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, kam ngritur të gjitha pretendimet procedurale dhe materiale, asnjë prej të cilave nuk janë përshkruar, trajtuar dhe arsyetuar nga kjo gjykatë.​​ 

 

  • Prandaj, për Gjykatën është evidente se​​ parashtruesi i kërkesës​​ konsideron se shkelja e pretenduar nga Gjykata​​ Supreme​​ ka ndodhur për shkak se pretendimet e tij nga ankesa nuk janë shqyrtuar dhe​​ arsyetuar​​ në mënyrë adekuate nga gjykata, megjithatë,​​ për Gjykatën​​ është gjithashtu e​​ qartë​​ se ai​​ në kërkesë​​ nuk​​ ka deklaruar​​ se​​ për​​ cilat pretendime​​ bëhej fjalë, dhe për këtë arsye Gjykata nuk mund t'i shqyrtojë ato pretendime​​ që pretendohen si​​ ​​ paarsyetuara​​ ​​ parashtruesit​​ në kontekstin e​​ arsyetimit​​ të tyre në​​ aktgjykimin​​ e Gjykatës​​ Supreme, të cilin ai e konsideron​​ të paarsyetuar.

 

  • Gjykata thekson se​​ konstatimi​​ i thjeshtë​​ për​​ shkelje​​ të pretenduar të nenit 31 të Kushtetutës në kontekstin e vendimit të​​ paarsyetuar të​​ Gjykatës​​ Supreme​​ nuk është i mjaftueshëm në vetvete, në mënyrë që Gjykata, në rrethanat e​​ rastit​​ dhe pretendimeve konkrete,​​ të mund të konkludojë​​ se​​ me​​ aktgjykimin​​ e​​ Gjykatës​​ Supreme​​ është​​ shkelur​​ ​​ ndonjë​​ mënyrë​​ neni 31​​ i​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se​​ në​​ kërkesë​​ nuk​​ është dhënë​​ ndonjë analizë​​ e​​ detajuar në lidhje me pretendimet për shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin e​​ lartcekur​​ të Kushtetutës apo​​ arsyetime​​ për pranueshmërinë dhe​​ meritat​​ e kërkesës. Përveç kësaj,​​ në kërkesë përmendej​​ vetëm neni 31​​ i​​ Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, në kuptimin e mungesës së arsyetimit të​​ aktgjykimit​​ të Gjykatës​​ Supreme, pa dhënë një përshkrim​​ se cilat​​ pretendime​​ ankimore nuk i kishte shqyrtuar​​ Gjykata​​ Supreme​​ dhe për rrjedhojë nuk i kishte​​ arsyetuar​​ në aktgjykim, dhe cilat​​ pretendime​​ konkretisht, Gjykata​​ Supreme​​ nuk i kishte arsyetuar dhe​​ se​​ si kjo do të rezultonte në shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës.

 

  • Mirëpo, përveç kësaj, për këtë Gjykatë, përmbajtja e aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme është më se e qartë si në aspektin e​​ vërtetimit të​​ gjendjes faktike ashtu edhe në aspektin e së drejtës materiale të aplikuar, prandaj edhe aktgjykimi në vetvete​​ nuk lë​​ përshtypjen e paarsyeshmërisë​​ as​​ në aspekt të​​ ​​ shkeljes​​ ​​ disiplinore​​ të kryer nga parashtruesi i kërkesës, as për sa i përket​​ të drejtës​​ materiale​​ ​​ aplikuar​​ dhe as përkitazi me​​ masën e shqiptuar disiplinore.

 

  • Më tej, Gjykata konstaton se parashtruesi në kërkesë pretendoi gjithashtu shkelje të nenit 102, paragrafi 3​​ ​​ Kushtetutës, dhe​​ në këtë rast​​ nuk deklaroi dhe as nuk arsyetoi​​ se si aktgjykimi i Gjykatës Supreme​​ kishte shkelur​​ nenin në fjalë të Kushtetutës.

 

  • Në këtë drejtim,​​ Gjykata rikujton se sipas praktikës së konsoliduar gjyqësore të kësaj gjykate, por edhe praktikës​​ gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata e shpall kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar kur pretendimet janë “të pambështetura apo të paarsyetuara” ose kur plotësohet një nga dy kushtet karakteristike, përkatësisht:

 

  • kur parashtruesi i kërkesës thjesht citon një ose disa dispozita të Konventës apo të Kushtetutës, pa shpjeguar mënyrën se si ato janë shkelur, përveç nëse kjo është qartazi e dukshme në bazë të fakteve dhe rrethanave të rastit (shih, në këtë drejtim, rasti i GJEDNJ-së:​​ Trofimchuk kundër Ukrainës, nr.​​ 4241/03, vendim i 31 majit 2005; dhe​​ Baillard kundër Francës, nr.​​ 6032/04,​​ vendim​​ i 25 shtatorit 2008);

 

  • kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ nuk paraqet ose refuzon të paraqesë provat materiale me të cilat do t’i mbështeste pretendimet e tij (kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave ose të autoriteteve të tjera të brendshme), përveç rasteve kur ekzistojnë​​ rrethana të jashtëzakonshme që janë jashtë kontrollit të tij dhe të cilat e pengojnë ta bëjë këtë (për shembull, kur administrata e burgut refuzon t’ia paraqes Gjykatës dokumentet nga dosja e një të burgosuri për të cilin bëhet fjalë) ose nëse Gjykata vet nuk vendos ndryshe (shih rastin ​​​​ e Gjykatës:​​ KI166/20,​​ parashtrues​​ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 5 janarit 2021, paragrafi​​ 42).

 

  • Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes aktgjykimit të​​ kontestuar​​ të Gjykatës Supreme janë cenuar të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet e sipërpërmendura, por nuk shtjellon më tej se si dhe pse ka ndodhur shkelja e këtyre neneve përkatëse. Në​​ lidhje me​​ këtë,​​ Gjykata rikujton se ajo ka theksuar vazhdimisht se referimi i thjeshtë i neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së dhe përmendja e tyre nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim të argumentuar për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës duhet të sigurojnë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse​​ (shih rastet e Gjykatës Kushtetuese:​​ KI175/20, Parashtrues​​ ​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 27 prillit 2021, paragrafi​​ ​​ 81; KI166/20, cituar më lart, paragrafi 52; dhe​​ KI04/21, Parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ cituar më lart, paragrafët​​ 38-39).

 

  • Në lidhje me këto fakte, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk i ka theksuar qartë pretendimet e tij për shkeljen e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe, rrjedhimisht, nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara me nenin 48 të Ligjit në lidhje me rregullin 34 (1) (d) të Rregullores së punës (shih, rastin e Gjykatës Kushtetuese: KI95/19, cituar më lart, paragrafi 33; KI157/21, cituar më lart, paragrafi 32).

 

  • Prandaj, Gjykata konkludon se parashtruesi i kërkesës në​​ arsyetimin e​​ pretendimeve​​ ​​ tij për shkeljen e të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ garantuara me nenin 31 të​​ Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si dhe neni 102 paragrafi 3 i Kushtetutës​​ nuk i ka përmbushur kërkesat e paragrafit (2) të rregullit 34 të​​ Rregullores së​​ punës lidhur me arsyetimin dhe argumentet e hollësishme lidhur me pranueshmërinë​​ dhe meritat​​ ​​ e kërkesës së​​ tij.​​ 

 

Përfundim

 

  • Në fund, Gjykata​​ konkludon​​ se pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljen e nenit​​ 31​​ dhe​​ 102​​ paragrafi​​ 3​​ të​​ Kushtetutës​​ kualifikohen si pretendime të “shkallës së katërt” dhe​​ të njëjtat​​ janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, prandaj kërkesa deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenin 113. 7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 34 (1) (d) të Rregullores së punës, më​​ 26 qershor​​ 2024, njëzëri,

 

VENDOS ​​ 

 

  • TË DEKLAROJË ​​ kërkesën​​ të papranueshme;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit; dhe

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Naser Foniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile