Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI 100/19

Parashtruesit: Bedri Gashi si përfaqësues i pretenduar i Q. B., F. G., T. M., Z. B. dhe B. B.

Shkarko:

KI100/19 Parashtrues: Bedri Gashi si përfaqësues i pretenduar i Q. B., F. G., T. M., Z. B. dhe B. B., Vlerësim i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të autoritetit publik 

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës

Gjykata nuk i ishte referuar fakteve dhe as pretendimeve të këtij rasti, pasi që kërkesa ishte parashtruar nga një përfaqësues i pretenduar, i cili nuk ka dëshmuar të ketë autorizim për të parashtruar këtë kërkesë në emër të Q. B., F. G., T. M., Z. B. dhe B. B.

Gjykata kishte kërkuar nga përfaqësuesi i pretenduar të dorëzojë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim në procedurën para Gjykatës.

Parashtruesi i kërkesës nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës prandaj e  refuzoi me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Bedri Gashi si përfaqësues i pretenduar i Q. B., F. G., T. M., Z. B. dhe B. B.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës