Vendim

Vlerësim i kushtetut- shmërisë së Aktgjykimit Plm.nr. 76/2020 të Gjykatës Supreme, të 8 prillit 2020

Nr. të lëndës KI 108/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI108/20, Parashtrues i kërkesës: Luan Kazazi, Vlerësim i kushtetut- shmërisë së Aktgjykimit Plm.nr. 76/2020 të Gjykatës Supreme, të 8 prillit 2020

KI108/20, Vendim për refuzim të kërkesës, i 3 nëntorit 2021, publikuar më 16 nëntor 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, parimi Ne bis in idem, e drejta për gjykim të drejtë , mbrojtja e pronës.

Ndaj parashtruesit të kërkesës është zhvilluar një procedurë penale për shkak të shmangies nga tatimi, procedurë penale kjo që ka qenë objekt i kontrollit gjyqësor, me ç’rast fillimisht, Gjykata Themelore i shpalli fajtorë parashtruesin e kërkesës dhe partnerin e tij afarist për kryerjen e veprës penale, për çka ua shqiptoi dënimin me gjobë dhe dënimin me burgim me kusht. Në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe e vërtetoi në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Gjithashtu, Gjykata Supreme me rastin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë e hodhi poshtë kërkesën e parashtruesit, duke konstatuar me atë rast se aktgjykimet e gjykatave të shkallëve më të ulëta ishin të drejta dhe të ligjshme.

Parashtruesi i kërkesës konteston aktgjykimin e Gjykatës Supreme në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar i. Shkelje të së drejtës të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të KEDNJ përkitazi me parimin Ne bis in idem ; ii. Shkelje të të drejtave nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ përkitazi me parimin e barazisë e armëve; iii. Shkelje të së drejtës të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të KEDNJ-së përkitazi me mënyrën e gabuar dhe arbitrare të zbatimit të dispozitave ligjore dhe iv. Shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 1 Të Protokollit 1 të KEDNJ-së.

Gjykata ka bërë përpjekje dy herë për të kontaktuar me parashtruesin e kërkesës lidhur me plotësimin e kërkesës që ishte e nevojshme për të vendosur më tej lidhur me këtë kërkesë. Megjithatë, parashtruesi i kërkesës nuk u përgjigj në asnjërën nga shkresat që i dërgoi Gjykata.

Rrjedhimisht, Gjykata gjen se kërkesa në fjalë është e paplotë, pasi që kërkesa e parashtruesit nuk plotëson kushtet procedurale për shqyrtim të mëtejmë, pasi që e njëjta është e paplotë dhe e paqartë.

Prandaj, Gjykata konkludon që kërkesa nuk plotëson kushtet procedurale për shqyrtim të mëtejmë, siç parashihet me rregullin 35 (5) të Rregullores.

Parashtruesit:

Luan Kazazi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale