Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën kërkon që të vlerësohet ligjshmëria e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e punëve dhe detyrave të punës në organizatën “Industria e Akumulatorëve”, Ai pretendon se rregullorja e lartpërmendur nuk është në pajtueshmëri me dispozitat ligjore sepse nuk përmban përshkrimin e të gjitha detyrave të punës, andaj atij i është shkelur e drejta në vlerësim të barabartë të punësimit në lidhje me përcaktimin e pagës, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se ankesa e parashtruesit ka të bëjë me një periudhë që daton para datës së hyrjes ne fuqi të Kushtetutës, prandaj thekson se kërkesa është e parashkruar dhe nga kjo rezulton se parashtruesi nuk i ka përmbushur kriteret formale për shqyrtim të kërkesës
Shefqet Haxhiu
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Administrative