Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Altvendimit të Gjykates se Qarkut në Prishtinë Ac. Nr. 142/2011

Nr. të lëndës KI 46/13, KI 47/13, KI 48/13, KI 68/13

Parashtruesit: Naime Morina, Bukurije Drançolli, Avdi Imeri dhe Genc Shala

Parashtruesit në kërkesat e tyre të dorëzuara në Gjykatë kërkojnë rikthimin e tyre në vendet e tyre të mëparshme të punës, bashkë me kompensimin financiar në pajtim me aktgjykimet e Gjykatës Komunale dhe Gjykatës së Qarkut, të ndryshuara me aktgjykimet e Gjykatës Supreme të 18 dhjetorit 2008, Parashtruesit (KI46/13, KI47/13 dhe KI48/13) pretendojnë që ka pasur shkelje të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës], nenit 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], si dhe nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e Të Drejtave] të Kushtetutës, pa ofruar asnjë elaborim të mëtutjeshëm, Parashtruesi Genc Shala (KI68/13) më tutje pretendon që ka shkelje të nenit 24 [Barazia para Ligjit], neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës, nenit 6 [E Drejta për Gjykim të Drejtë], si dhe nenit 14 [Ndalimi i Diskriminimit] të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut, Gjykata konstatoi që faktet e dorëzuara nga parashtruesit nuk kanë arsyetuar në asnjë mënyrë pretendimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe parashtruesit nuk i kanë mbështetur sa duhet pretendimet e tyre

Parashtruesit:

Naime Morina, Bukurije Drançolli, Avdi Imeri dhe Genc Shala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile