Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e parashtruar me 27 dhjetor 2012, kërkon vlerësim të kushtetutshmërisë Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev, Nr, 36/2010, të 12 shtatorit 2012, ku parashtruesi i kërkesës kishte kërkuar revizion të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Gz nr, 993/2008, të 2 korrikut 2009, kërkesë kjo që iu refuzua, Çështja ka të bëjë me kompensimin e dëmeve materiale që iu shkaktuan parashtruesit gjatë ngjarjeve të marsit 2004 në Kosovë, Për këtë, parashtruesi e kishte paditur Qeverinë e Kosovës, Gjykata konstaton se kërkesa nuk është ngritur në Gjykatë në mënyrë ligjore, dhe në pajtim me nenin 113 (1) të Kushtetutës, nenin 48 të Ligjit dhe rregullin 36, e njëjta është e papranueshme
Svetozar Nikolić
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Civile