Aktvendim për papranueshmëri

Misin Beqiri kundër Ministrisë se Shëndetësisë të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI 17/09

Parashtruesit: Misin Beqiri

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se për shkak të moszbatimit të vendimit të 29 qershorit 2007, për dhënien e fondit prej 30,000 eurove për mjekimin e bijës së tij jashtë vendit, i lëshuar nga Bordi Qendror i Ministrisë së Shëndetësisë, i është shkelur e drejta për trajtim mjekësor, Pretendimet e parashtruesit nuk janë të shoqëruara me identifikimi të dispozitës së posaçme të Kushtetutës e cila pretendohet se është shkelur, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se ankesa e parashtruesit ka të bëjë me një periudhë që daton para datës së hyrjes ne fuqi të Kushtetutës, prandaj thekson se kërkesa është e parashkruar, Edhe nëse supozohet që parashtruesi e ka dorëzuar kërkesën me kohë, Gjykata konstaton se parashtruesi nuk i ka mbështetur në asnjë mënyrë pretendimet e veta se mjetet ligjore të parashikuara me Ligjin mbi Procedurën Administrative dhe Ligjin mbi Procedurën Përmbarimore nuk do të ishin në dispozicion dhe se, edhe po të ishin në dispozicion, nuk do të ishin efektive, Në bazë të kësaj, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës nuk mund të konsiderohet që i ka plotësuar kërkesat sipas nenit 113,7 të Kushtetutës, ku theksohet se “individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”

Parashtruesit:

Misin Beqiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile