Aktvendim për papranueshmëri

Milazim Gashi kundër Kryetarit të Komunës së Graçanicës, z. Bojan Stojanović.

Nr. të lëndës KI 66/13

Parashtruesit: Milazim Gashi

Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pretenduar se “nenet 62, 123 dhe 124 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë shkelur për shkak të mosveprimit të Kryetarit të Komunës së Graçanicës, në lidhje me procedimin e çështjes për emërimin e nënkryetarit të kësaj komune,” Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi nuk është palë e autorizuar që të mund të referojë çështje kushtetuese in abstracto përkitazi me zgjedhjen ose mos-zgjedhjen e nënkryetarit të Komunës së Graçanicës në mënyrë që të arrijë një mjet në emër të interesit kolektiv, Parashtruesi nuk ka specifikuar asnjë akt të autoritetit publik (shih nenin 48 të Ligjit) që pretendohet t’i ketë shkelur të drejtat dhe liritë e tij individuale, Përveç kësaj, Kushtetuta nuk parasheh actio popularis, që është një modalitet i ankesës individuale, çfarë u mundëson individëve, të iniciojnë shqyrtim abstrakt, pa marrë parasysh interesin e tyre specifik ligjor në rastin në fjalë, Neni 113,7 i Kushtetutës presupozon një shkelje individuale dhe të drejtpërdrejtë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese si një mundësi e fundit për një shkelje të pretenduar nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive individuale të garantuara me Kushtetutë

Parashtruesit:

Milazim Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri