Urdhëra tjerë

MENDIM KONKURRUES i gjyqtarit RADOMIR LABAN në rastin nr. KI55/22

Nr. të lëndës KI55/22

Parashtruesit: Saša Spasić

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 3​​ korrik​​ 2023

Nr. ref.:​​ MK​​ 2229/23

 

 

 

 

 

MENDIM KONKURRUES

 

i gjyqtarit

 

RADOMIR LABAN

 

​​ 

 

rastin nr.​​ KI55/22

 

Parashtrues

 

Saša Spasić

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj 2022:19820 të 17 majit 2022 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës PN1 nr. 704/2022 të 31 majit 2022

 

Duke shprehur që në fillim respektin dhe pajtimin tim me mendimin e shumicës së gjyqtarëve se Aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës [Pn1. nr. 704/2022] i 31 majit 2022 nuk është në pajtim me paragrafin 4 të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri)​​ ​​ Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ), unë si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese konsideroj se ka një shkelje tjetër e të drejtave të njeriut e garantuar me Kushtetutë që është bërë ndaj parashtruesit të kërkesës dhe që i referohet shkeljes së të drejtave të parashtruesit të kërkesës të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së, të cilën do të përpiqem ta arsyetoj më poshtë.

 

Unë si gjyqtar pajtohem me gjendjen faktike siç është deklaruar dhe paraqitur në aktgjykim dhe e pranoj të njëjtën gjendje faktike si të saktë. Gjithashtu, pajtohem me mënyrën se si janë parashtruar dhe paraqitur në aktgjykim pretendimet e parashtruesit të kërkesës me përjashtim të pretendimeve për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës. Megjithatë, ​​ pjesërisht nuk pajtohem me analizën juridike të paraqitur në aktgjykim si dhe me dispozitivin e aktgjykimit.​​ 

 

Për sa më sipër, dhe në pajtim me rregullat 62 dhe 63 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, do të paraqes mendimin tim konkurrues me shkrim. Për të ndjekur sa më lehtë dhe qartë arsyetimin e mendimit tim konkurrues, do të shpjegoj​​ (I)​​ Lidhur me pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës ​​ në lidhje me shkeljen e të drejtave të garantuara me paragrafin 4 të ​​ nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetuta, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së;​​ (II)​​ Lidhur me pretendimet e parashtruesit të kërkesës përkitazi me shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së;​​ (III)​​ Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme;​​ (IV)​​ Konkluzionin në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të parashtruesit të kërkesës.

 

 

  • Përkitazi me pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljet e të drejtave të garantuara me paragrafin 4 të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së

 

  • Lidhur me këto pretendime, pjesërisht pajtohem me mendimin e shumicës dhe konsideroj se aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës [Pn1. nr. 704/2022] i 31 majit 2022 nuk është në përputhje me paragrafin 4 të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E​​ drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së.

 

  • Plotësisht pajtohem me analizën juridike të shumicës së gjyqtarëve të kësaj Gjykate, me parimet bazë dhe konkluzionin se vendimi i kontestuar cenon të drejtat e parashtruesit të kërkesës nga neni 29 i Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNJ-së. Megjithatë, nuk pajtohem me përfundimin dhe dispozitivin e këtij aktgjykimi.

 

  • Konsideroj se​​ analiza​​ e saktë e shumicës së gjyqtarëve​​ se nga 31 maji 2022, kur Gjykata e Apelit me aktvendimin [PN1 nr. 704/2022] refuzoi, si të pabazuar, ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi aktvendimin [2022:19820] e Gjykatës Themelore të 17 majit 2022, janë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës dhe se i njëjti ndodhet në paraburgim antikushtetues që nga ajo ditë.

 

  • Më tej, konsideroj se të gjitha aktvendimet për vazhdimin e paraburgimit që janë nxjerrë më pas janë nxjerrë në kundërshtim me garancitë kushtetuese nga neni 29 i Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNJ-së, që pak a shumë është konstatuar në aktgjykim.​​ 

 

  • Duke thënë këtë, unë konsideroj se Gjykata duhet të kishte shfuqizuar të gjitha vendimet e gjykatave të rregullta që nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe konkluzionet e vetë aktgjykimit, sepse është e palogjikshme të konstatohet se parashtruesit të kërkesës i është shkelur një nga të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë, përkatësisht [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] dhe se parashtruesi i kërkesës është në paraburgim antikushtetues dhe se ai paraburgim antikushtetues zgjat më shumë se një vit. Në të njëjtën kohë, vendimet për të cilat vetë Gjykata ka konstatuar se janë antikushtetuese ​​ janë lënë në fuqi ligjore dhe në këtë ​​ mënyrë parashtruesi i kërkesës ndodhet në paraburgim antikushtetues dhe vetë gjykata, pavarësisht se ka konstatuar shkeljen e të drejtave kushtetuese, nuk bën asgjë për ta përmirësuar atë shkelje dhe për ta ndërprerë atë situatë kundër kushtetuese.

 

  • Në bazë të gjendjes faktike të paraqitur në vetë aktgjykim dhe konkluzioneve të vetë aktgjykimit, është e pakontestueshme se është shkelur e drejta e parashtruesit të kërkesës e garantuar me Kushtetutë nga neni 29 i Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNJ-së, dhe atë me aktvendimet e mëposhtme: 1) Aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore i 15 korrikut 2022, 2) Aktvendimi [PN1 nr. 958/2022] i Gjykatës së Apelit i 29 korrikut 2022, 3) Aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore i 12 gushtit 2022, 4) Aktvendimi [PN1. nr. 1109/2022] i Gjykatës së Apelit i 5 shtatorit 2022, 5), Aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore i 13 shtatorit 2022.

 

  • Përsëris se qëllimi themelor i nenit 5 është të parandalojë privimin arbitrar ose të pajustifikuar të lirisë (McKay kundër Mbretërisë së Bashkuar​​ [DHM], paragrafi 30).​​ E drejta për lirinë dhe për sigurinë personale ka një rëndësi shumë të madhe në një “shoqëri demokratike”, në kuptimin e Konventës​​ (Medvedyev dhe të tjerët kundër Francës​​ [DHM], paragrafi 76;​​ Ladent kundër Polonisë,​​ paragrafi​​ 45,​​ i​​ 18 marsit​​ 2008)

 

  • Për të përmbushur kërkesën për ligjshmëri, privimi i lirisë duhet të bëhet “sipas procedurave të parashikuara me ligj”, çka do të thotë se ai duhet të jetë në përputhje si me normat materiale ashtu edhe me ato procedurale të së drejtës së brendshme​​ (DelRío Prada kundër Spanjës​​ [DHM], paragrafi 125)​​ ose, kur është rasti, të së drejtës ndërkombëtare​​ (shih, ndër të tjera, aktgjykimet në rastet e​​ Medvedev dhe të tjerët kundër Francës​​ [DHM], paragrafi 79;​​ Toniolo kundër San Marinos dhe Italisë, paragrafi 46). Për shembull, Gjykata konstatoi shkelje të nenit 5 për shkak se autoritetet nuk paraqitën një kërkesë për vazhdimin e paraburgimit brenda periudhës së përcaktuar me ligj (G.K. kundër Polonisë, paragrafi 76).

 

  • Në rast heqjeje lirie, është me rëndësi veçanërisht të madhe që të përmbushet parimi i përgjithshëm i sigurisë juridike. Për pasojë, është​​ e një rëndësie të madhe​​ që kushtet e heqjes së lirisë në bazë të së drejtës së brendshme të jenë të përcaktuara qartësisht dhe që vetë ligji të jetë i parashikueshëm në zbatimin e tij, në mënyrë që të plotësohet kriteri i “ligjshmërisë” i caktuar nga Konventa, i cili kërkon që çdo ligj të jetë i përcaktuar aq mirë sa t’i japë mundësi çdo individi që – duke pasur në rast nevoje këshillat e duhura – t’i parashikojë, në një shkallë të arsyeshme në rrethanat e çështjes, pasojat që mund të rrjedhin nga një veprim i caktuar (shih, ndër​​ aktgjykime​​ të tjera të kohëve të fundit​​ në rastet​​ Del Río Prada kundër Spanjës​​ [DHM], paragrafi 125;​​ Creangă kundër Rumanisë, paragrafi 120; dhe​​ Medvedyev dhe të tjerët kundër Francës​​ [DHM], paragrafi 80).

 

  • Përveç kësaj, dëshiroj të theksoj një fakt tjetër të rëndësishëm, atë që GJEDNJ-ja​​ konkludoi në praktikën e saj se respektimi i nenit 5​​ paragrafi 3 i KEDNJ-së kërkon që autoritetet gjyqësore të shqyrtojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me paraburgim dhe të marrin vendime për paraburgim duke iu referuar kritereve objektive të parapara me ligj. Gjithashtu, ekzistimi i “dyshimit të bazuar” se personi i privuar nga liria ka kryer vepër penale për të cilën ngarkohet​​ conditio sine qua non​​ për caktimin apo vazhdimin e paraburgimit, por kjo nuk mjafton pas një kohe të caktuar, por duhet të vlerësohet nëse ka arsye relevante dhe të mjaftueshme për paraburgim (shih GJEDNJ,​​ Trzaska kundër Polonisë, aktgjykim i 11 korrikut 2000, kërkesa numër 25792/94, paragrafi 63). Gjykata Kushtetuese vë në dukje edhe praktikën e GJEDNJ-së, e cila konkludoi se me rastin e vendosjes për arsyetimin e caktimit dhe vazhdimit të paraburgimit,​​ pesha​​ e veprës penale që i ngarkohet të dyshuarit apo të akuzuarit është padyshim element relevant për vendimmarrje. Prandaj, GJEDNJ-ja pranon se serioziteti i akuzave dhe ashpërsia e dënimit të kërcënuar paraqesin një rrezik fillestar që autoritetet kompetente me të drejtë mund ta marrin parasysh. Megjithatë, GJEDNJ, në të njëjtën kohë, theksoi se serioziteti dhe pesha e akuzave nuk mund të jetë një argument që, në vetvete, mund të justifikojë​​ vazhdimin​​ e paraburgimit (shih, GJEDNJ,​​ Ilijkov kundër Bullgarisë, aktgjykim​​ i 26 korrikut 2001, numri i​​ kërkesës​​ 33977/96, paragrafët 80-81).

 

  • Nisur nga kjo gjendje, nuk mund t'i pranoj argumentet që gjykatat e rregullta kanë deklaruar në vazhdimësi në vendimet e tyre, ku caktimin e paraburgimit dhe më vonë vazhdimin e kanë shpjeguar me faktin, ndër të tjera​​ se ekziston rreziku që​​ parashtruesi i kërkesës​​ mund të përpiqet personalisht ose indirekt të ndikojë​​ ​​ dëshmitarët ose bashkëpjesëmarrësit​​ e mundshëm”. Në fakt, nuk mjafton vetëm ekzistenca e supozimeve se një sjellje e tillë e​​ parashtruesit të kërkesës​​ do të ishte e mundur, sepse gjykata nuk mund ta supozojë thjesht një mundësi të tillë, por duhet të ketë argumente​​ se ekzistojnë disa rrethana objektive ose veprime dhe procedura konkrete dhe të arsyetuara që do të ishin një bazë ligjore​​ e​​ vlefshme për​​ caktimin​​ e​​ paraburgimit, dhe më vonë​​ bazë​​ për​​ vazhdimin​​ e tij.

 

  • Në rrethana të tilla, jam i mendimit se gjykatat e rregullta kanë dështuar të japin një​​ arsyetim​​ më të saktë dhe konkret në​​ çfarë​​ e bazojnë përfundimin e tyre se parashtruesi​​ i kërkesës​​ do të ndikojë ose do të përpiqet të ndikojë​​ ​​ dëshmitarët dhe bashkëkryerësit e mundshëm, veçanërisht​​ ​​ dëshmitarët të cilët tashmë janë dëgjuar dhe kanë dhënë deklarata, si dhe një shpjegim​​ përmes të cilit​​ ​​ sqarohet​​ se përse​​ konsiderojnë​​ se vetëm masa e paraburgimit, si masë procedurale që prek më së shumti të akuzuarin, mund ta arrijë qëllimin dhe nëse kjo është kërkesa e nenit 5 paragrafi 3 të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Lidhur me këtë, dëshiroj të theksoj se neni 22 i Kushtetutës, ndër të tjera, përcakton se të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventën Evropiane dhe protokollet e saj zbatohen drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës dhe se ato kanë prioritet mbi çdo ligj tjetër. Në këtë mënyrë​​ përcaktohet​​ detyrimi kushtetues i të gjitha gjykatave për të zbatuar standardet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në procedurat që zhvillojnë dhe vendimet që marrin brenda juridiksionit të tyre, gjë që tregohet më tej në nenin 53 të Kushtetutës dhe,​​ sipas mendimit tim, gjykatat e rregullta në rastin konkret nuk e kanë përmbushur​​ atë obligim.​​ Bazuar në të gjitha sa më sipër, PAJTOHEM me qëndrimin e shumicës që TË KONSTATOJË se aktvendimi [Pn1. nr. 704/2022] i 31 majit 2022 i Gjykatës së Apelit të Kosovës nuk është në pajtim me paragrafin 4 të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E Drejta për liri dhe siguri) e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

  • Në fund të analizës së nenit 29 të Kushtetutës dhe nenit 5 të KEDNJ-së, KONSIDEROJ SE gjykata është dashur ​​ ta SHPALLË të pavlefshëm aktvendimin [Pn1. nr. 704/2022] të 31 majit 2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës, gjykata gjithashtu është dashur të SHPALLË të pavlefshme aktvendimet si në vijim: 1) aktvendimin [2022:019280] të Gjykatës Themelore të 15 korrikut 2022, 2) aktvendimin [PN1 nr. 958/2022] i Gjykatës së Apelit të 29 korrikut 2022, 3) aktvendimin [2022:019280] të Gjykatës Themelore të 12 gushtit 2022), 4) aktvendimin [PN1. nr. 1109/2022] e Gjykata së Apelit të 5 shtatorit 2022, 5), aktvendimin [2022:019280] e Gjykatës Themelore të 13 shtatorit 2022, përkatësisht, të gjitha aktvendimet e mëvonshme përmes të cilave parashtruesi i kërkesës u mbajt në paraburgim kundër kushtetues në pajtim me analizën ligjore dhe konkluzionet e aktgjykimit.

 

(II)​​  Përkitazi me pretendimet e parashtruesit të kërkesës lidhur me shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së

 

  • Përkitazi me pretendimin e parashtruesit të kërkesës lidhur me shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së, ​​ rikujtoj se pretendimi kryesor i parashtruesit të kërkesës është se Gjykata e Apelit e Kosovës në vendimin PNI NR. 704/2022 të 31.05.2022 me asnjë fjalë nuk iu referua argumenteve që kemi paraqitur në ankesë lidhur me shkeljen e të drejtave thelbësore të​​ mbrojturit​​ tim.

 

  • Rikujtoj se në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës kundër Aktvendimit [2022: 19820] të Gjykatës Themelore, të 17 majit 2022 paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të ​​ procedurës penale dhe të ligjit penal, zbatimit të gabuar të së drejtës materiale ​​ dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike. Përmes ankesës së tij, parashtruesi i kërkesës pretendoi: shkelje të nenit 29 i​​ Kushtetutës, bazuar në nenin 188 (Procedura për urdhrin për paraburgim) të KPPRK-së personi i cili gjendet në paraburgim mund të mbahet më së shumti një (1) muaj nga data e arrestimit dhe se bazuar në ​​ nenin 190 (Afatet kohore të paraburgimit) të KPPRK-së para ngritjes së aktakuzës masa e paraburgimit nuk mund të zgjasë më shumë se katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepra penale të cilat janë të​​ “dënueshme me burgim prej më pak se pesë vjet.”

 

  • Më 31 maj 2022, Gjykata e Apelit, përmes Aktvendimit [Pn1. nr. 704/2022] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktvendimin [2022: 19820] e Gjykatës Themelore, të 17 majit 2022.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktvendimit të saj​​ të 31 majit 2022, Gjykata e Apelit theksoi se nga provat e ofruara ekziston dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale, pasi që​​ në bazë të një marrëveshjeje paraprake​​ ka pranuar shumën prej​​ 80.000 €​​ nga investitori​​ [L.D.],​​ për t’ia dorëzuar​​ të pandehurit​​ [B.N],​​ për​​ ta​​ pajisur investitorin me gjashtë leje në marrëveshje me të pandehurin [B.N.] dhe për të mbuluar veprimet e të pandehurit [B.N.],​​ që të ndërtojë​​ një shtëpi në emër të tij, por në të vërtetë​​ ato​​ janë vila [B.N.]​​ në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri 2” si dhe Parkun Kombëtar “Sharri”.

 

  • Gjykata e Apelit tutje theksoi se ekziston baza ligjore për vazhdimin e paraburgimit në pajtim me nenin 187 të KPPRK-së, sepse po që “se të pandehurit do të gjendeshin në liri, ata do të mund të ndikonin në njëri-tjetrin si [...] apo në disa prej tyre [të cilët] gjenden ​​ në arrati, si dhe [...] rreziku i ndikimit ​​ në [...] katërdhjetë (40) dëshmitarë.” Më tej, Gjykata e Apelit vlerësoi se Gjykata Themelore me të drejtë kishte konstatuar se ekziston baza ligjore sipas nenit 187, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të KPPRK-së, marrë parasysh mënyrën se si është kryer vepra penale nga të pandehurit duke keqpërdorur pozitën zyrtare, përkatësisht duke ​​ marrë ​​ apo dhënë shuma të majme të parave në formë të ryshfetit, që paraqesin rrezik të përgjithshëm për përsëritjen e veprës penale.

 

  • Më 21 qershor 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatë përmes të cilës konteston Aktvendimin [2022:19820] e Gjykatës Themelore​​ të 17 majit 2022 si​​ dhe Aktvendimin [Pn1. Nr. 704/2022] e Gjykatës së Apelit të 31 majit 2022.​​ 

 

Procedura gjyqësore për vazhdimin e paraburgimit pas dorëzimit të kërkesës së parashtruesit në Gjykatë

 

  • Më 15 korrik 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [2022:019280], i vazhdoi paraburgimin parashtruesit të kërkesës dhe të pandehurve tjerë në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh, përkatësisht nga 15 korriku 2022 deri më 13 shtator 2022.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktvendimit [2022:019280] të Gjykatës Themelore me arsyetimin se vazhdimi i masës së paraburgimit i ka shkelur të drejtën e garantuar me nenin 29 të Kushtetutës si dhe është në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 190 të KPPRK-së pasi që sipas tij nuk mund të vazhdohet masa e paraburgimit më shumë se katër (4) muaj për veprat penale të dënueshme me më pak se 5 (pesë) vite burgim.

 

  • Më 25 korrik 2022, Prokuroria e Apelit e Kosovës, përmes shkresës [PAR/I. nr. 912/22] i propozoi Gjykatës së Apelit që ta refuzojë ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe të pandehurve të tjerë si të pabazuar dhe kërkoi që të vërtetohet Aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore i 15 korrikut 2022. ​​ 

 

  • Më 29 korrik 2022,​​ Gjykata e Apelit, përmes Aktvendimit [Pn1. nr. 958/2022], aprovoi ​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe të pandehurve tjerë​​ dhe vendosi:​​ (i)​​ pranohet ankesa e mbrojtësit​​ ​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ dhe të pandehurit e tjerë, anulohet​​ aktvendimi [2022:019820] i Gjykatës Themelore në​​ Ferizaj​​ i 15.07.2022,​​ ashtu që​​ lënda i kthehet të njëjtës gjykatë për rivendosje; dhe​​ (ii)​​ parashtruesi i kërkesës​​ dhe disa të pandehur të tjerë mbeten në paraburgim në pritje të një vendimi të ri.

 

  • Në arsyetimin e aktvendimit të lartcekur, Gjykata e Apelit vlerësoi se Gjykata Themelore nuk kishte dhënë arsye të mjaftueshme për vazhdimin e masës së paraburgimit në kuptim të paragrafit 3 të nenit 190 të KPPRK-së. Në këtë drejtim, Gjykata e Apelit theksoi se në propozimin e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit nuk janë specifikuar veprimet hetimore që janë ndërmarrë në periudhën prej dy (2) muajve, se deri në cilën fazë kishte arritur ekzaminimi i provave apo dëgjimi i dëshmitarëve. Përveç kësaj, Gjykata e Apelit konstatoi se Aktvendimi i lartcekur i Gjykatës Themelore nuk i përgjigjej pretendimeve të mbrojtjes dhe se marrë parasysh që nuk dihen emrat e dëshmitarëve, nuk është arsyetuar sesi të pandehurit munden të ndikojnë tek ta.​​ 

 

  • Më 12 gusht 2022, Prokuroria Themelore, përmes parashtresës [PP/I. nr. 138/20] njoftoi Gjykatën Themelore lidhur me veprimet e ndërmarra hetimore duke bashkëngjitur kopje të provave të siguruara. ​​ 

 

  • Më 12 gusht 2022, Gjykata Themelore, në rivendosje, ​​ përmes Aktvendimit [2022:019280], i vazhdoi paraburgimin parashtruesit të kërkesës deri më 13 shtator 2022.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktvendimit [2022:019280] të Gjykatës Themelore, të 12 gushtit 2022.

 

  • Më 2 shtator 2022, Prokuroria Themelore përmes kërkesës [PPI. nr. 138/20] kërkoi zgjatjen e afatit të hetimeve kundër të pandehurve për 6 (gjashtë) muaj sipas paragrafit 2 të nenit 159 [Afatet kohore të hetimit] të KPPRK-së.​​ 

 

  • Më 5 shtator 2022, Gjykata e Apelit, përmes Aktvendimit [PN1. nr. 1109/2022], refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe të pandehurve tjerë si dhe e vërtetoi Aktvendimin [2022:019280] e Gjykatës Themelore, të 12 gushtit 2022.​​ 

 

  • Më 9 shtator 2022, Gjykata Themelore, përmes Aktvendimit [2022:019820] aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore për vazhdimin e hetimeve për një periudhë kohore prej 6 (gjashtë) muajsh.​​ 

 

  • Më 9 shtator 2022, Prokuroria Themelore përmes parashtresës [PP/I. nr. 138/20] i paraqiti Gjykatës Themelore propozim për vazhdimin e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh.​​ 

 

  • Më 13 shtator 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [2022:019280], i vazhdoi paraburgimin parashtruesit të kërkesës dhe të pandehurve tjerë​​ edhe për​​ dy (2) muaj, përkatësisht nga 13 shtatori 2022 deri më 11 nëntor 2022.

 

  • Bazuar në këtë gjendje faktike, është e pakontestueshme se parashtruesi i kërkesës është mbajtur në paraburgim antikushtetues të paktën prej 31 majit 2022 deri më 11 nëntor 2022, dhe se rregullisht gjykatat nuk i arsyetuan me një fjalë të vetme pretendimet kryesore të parashtruesit të kërkesës që kishin të bënin me ndalimin antikushtetues të vetë parashtruesit të kërkesës.

 

A. Vlerësimi i pretendimit për mungesë të vendimit të arsyetuar​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme lidhur me të drejtën për një vendim të arsyetuar

 

  • Garancitë e mishëruara në nenin 6, paragrafin 1 të KEDNJ-së, përfshijnë edhe detyrimin e gjykatave që të paraqesin arsyetim të mjaftueshëm për vendimet e tyre (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ H. kundër Belgjikës, nr.​​ 8950/80,​​ Aktgjykim i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53). Vendimi i arsyetuar gjyqësor u tregon palëve se rasti i tyre është shqyrtuar me të vërtetë.

 

  • Përkundër faktit që gjykata e brendshme ka një liri të caktuar të vlerësimit lidhur me përzgjedhjen e argumenteve dhe vendosjes për pranueshmërinë e dëshmive, ajo është e detyruar të justifikojë veprimet e saj duke arsyetuar të gjitha vendimet e saj (shih, rastet e GJEDNJ-së:​​ Suominen kundër Finlandës, nr. 37801/97, aktgjykim i 24 korrikut 2003, paragrafi 36; si dhe rastin​​ Carmel Saliba kundër Maltës, nr. 24221/13, aktgjykim i 24 prillit 2017, paragrafi 73).

 

  • Gjykata më e ulët ose autoriteti shtetëror, nga ana tjetër, duhet të japin arsye dhe arsyetime të tilla të cilat do t'u mundësojnë palëve të shfrytëzojnë në mënyrë efektive çdo të drejtë ekzistuese të ankesës (shih: rastin e GJEDNJ-së​​ Hirvisaari kundër Finlandës, nr. 49684/99, i 25 dhjetorit 2001, paragrafi 30).

 

  • Neni 6 paragrafi 1 i detyron gjykatat të japin arsye për vendimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se kërkohet përgjigje e detajuar lidhur me secilin argument​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ nr.​​ 16034/90, aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61;​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96,​​ aktgjykim i 29 ​​ janarit 1999, paragrafi 26;​​ Perez kundër Francës,​​ nr.​​ 47287/99,​​ aktgjykim i 12 shkurtit 2004, paragrafi 81).

  • Nga natyra e vendimit që merr gjykata varet nëse Gjykata është e detyruar ta arsyetojë atë, dhe kjo mund të vendoset vetëm në dritën e rrethanave të rastit në fjalë: është e nevojshme të merren parasysh, ndër të tjera, llojet e ndryshme të parashtresave që një palë mund t'i paraqesë gjykatës, si dhe dallimet që ekzistojnë midis sistemeve juridike të vendeve në lidhje me dispozitat ligjore, rregullat zakonore, pozicionet juridike dhe paraqitjen dhe hartimin e aktgjykimeve (shih,​​ rastet e GJEDNJ-së​​ Ruiz Toria kundër Spanjës, nr. 18390/91, aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 29;​​ Hiro Balani kundër Spanjës, nr.​​ 18064/91, aktgjykim​​ i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 27).

 

  • Megjithatë, nëse parashtresa e një pale është vendimtare për rezultatin e procedurës, ajo kërkon që t'i përgjigjet në mënyrë specifike dhe pa vonesë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Ruiz Toria kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 30;​​ Hiro Balani kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 28).

 

  • Prandaj, gjykatat janë të obliguara që:

 

  • të shqyrtojnë argumentet kryesore të palëve (shih rastet e GJEDNJ-së, ​​ Buzescu kundër Rumanisë,​​ nr. 61302/00, Aktgjykim i 24 gushtit 2005, paragrafi 67;​​ Donadze kundër Gjeorgjisë,​​ nr. 74644/01,​​ Aktgjykim i 7 qershorit 2006,​​ paragrafi 35); dhe​​ 

 

  • të shqyrtohen me shumë rigorozitet dhe kujdes të veçantë kërkesat në lidhje me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, KEDNJ dhe Protokollet e saj (shih rastet e GJEDNJ-së:​​ Fabris kundër Francës,​​ 16574/08,​​ aktgjykim i 7 shkurtit 2013, paragrafi 72;​​ Wagner dhe JMWL kundër Luksemburgut,​​ nr. 76240/01, Aktgjykim i 28 qershorit 2007, paragrafi 96).

 

  • Neni 6, paragrafi 1, nuk kërkon që Gjykata Supreme të japë një arsyetim më të detajuar kur ajo thjesht zbaton një dispozitë të caktuar ligjore lidhur me bazën ligjore për refuzimin e ankesës sepse ajo ankesë nuk ka një perspektivë për sukses (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Burg dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr. 34763/02; vendim i 28 janarit 2003;​​ Gorou kundër Greqisë​​ (nr. 2), ​​ nr.​​ 12686/03, vendim​​ i 20 marsit 2009,​​ paragrafi 41).

  • Në mënyrë të ngjashme, në një rast ku bëhet fjalë për një kërkesë që të lejohet parashtrimi i ankesës, që është një parakusht për procedurën te një gjykatë më e lartë, si dhe për një vendim të mundshëm, neni 6, paragrafi 1, nuk mund të interpretohet në atë kuptim që të urdhëron një arsyetim të detajuar të vendimit për refuzimin e kërkesës për parashtrimin e ankesës (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Kukkonen kundër Finlandës​​ (nr. 2), nr. 47628/06, aktgjykim i 13 prillit 2009, paragrafi 24;​​ Bufferne kundër Francës, nr. 54367/00, vendimi i 26 shkurtit 2002).

 

  • Përveç kësaj, kur refuzon një ankesë, gjykata e apelit, në parim, thjesht mund të pranojë arsyetimin e vendimit të dhënë nga gjykata më e ulët (shih rastin e GJEDNJ-së, ​​ García Ruiz kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 26; shih, në kundërshtim me këtë,​​ Tatishvili kundër Rusisë, nr. 1509/02, aktgjykim i 09 korrikut 2007, paragrafi 62). Megjithatë, koncepti i procedurës së drejtë nënkupton që gjykata vendase që ka dhënë një shpjegim të ngushtë për vendimet e saj, qoftë duke përsëritur arsyetimet e dhëna më parë nga një gjykatë më e ulët ose në ndonjë mënyrë tjetër, në fakt merrej me çështje të rëndësishme brenda juridiksionit të saj, që do të thotë se nuk i pranoi thjesht dhe pa përpjekje shtesë konkluzionet e arritura nga gjykata më e ulët (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Helle kundër Finlandës,​​ nr. (157/1996/776/977), aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 60). Kjo kërkesë është aq më e rëndësishme nëse pala në kontest nuk ka pasur mundësi t'i paraqesë argumentet e saj gojarisht në procedurën para gjykatës vendase.

 

  • Megjithatë, gjykatat e apelit (në shkallën e dytë) të cilat kanë juridiksion për të hedhur poshtë ankesat e pabazuara dhe për të zgjidhur çështjet faktike dhe juridike në procedurën kontestimore, janë të obliguara të arsyetojnë se përse refuzuan të vendosin për ankesën (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Hansen kundër Norvegjisë, nr. 15319/09, aktgjykim i 2 janarit 2015, paragrafët 77–83).

 

  • Përveç kësaj, GJEDNJ nuk përcaktoi se ishte shkelur e drejta në një rast në të cilin nuk është dhënë një sqarim specifik në lidhje me një pohim që i referohej një aspekti të parëndësishëm të rastit, përkatësisht mungesës së nënshkrimit dhe vulës, që është një gabim i një natyre më shumë formale sesa materiale dhe ai gabim u korrigjua menjëherë (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Mugoša​​ kundër Malit të Zi, nr. 76522/12, aktgjykim i 21 shtatorit 2016, paragrafi 63).

 

  • Zbatimi i parimeve të përgjithshme në rrethanat e rastit konkret

 

  • Lidhur me pretendimin për vendimin e arsyetuar, rikujtoj se pretendimi kryesor i parashtruesit të kërkesës gjatë gjithë procedurës së kontestimit të të gjitha vendimeve për vazhdimin e paraburgimit ishte se ka pasur shkelje esenciale të dispozitave të ​​ procedurës penale dhe të ligjit penal, zbatimit të gabuar të së drejtës materiale ​​ dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike. Përmes ankesës së tij, parashtruesi i kërkesës pretendoi: shkelje të nenit 29 të Kushtetutës, bazuar në nenin 188 (Procedura për urdhrin për paraburgim) të KPPRK-së personi i cili gjendet në paraburgim mund të mbahet më së shumti një (1) muaj nga data e arrestimit dhe se bazuar në ​​ nenin 190 (Afatet kohore të paraburgimit) të KPPRK-së para ngritjes së aktakuzës masa e paraburgimit nuk mund të zgjasë më shumë se katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepra penale të cilat janë të​​ “dënueshme me burgim prej më pak se pesë vjet.”

 

  • Bazuar në sa më sipër, vlerësohet se gjykatat e rregullta nuk kanë dhënë shpjegim për pretendimet qendrore në rastin e parashtruesit të kërkesës, siç kërkohet me garancitë procedurale të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) të KEDNJ-së, duke përfshirë edhe specifikimin e përmbushjes së kritereve të përcaktuara me nenin 190 (Afatet kohore të paraburgimit) të KPPRK-së para ngritjes së aktakuzës masa e paraburgimit nuk mund të zgjasë më shumë se katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepra penale të cilat janë të​​ “dënueshme me burgim prej më pak se pesë vjet.”

 

  • Me fjalë të tjera, gjykatat e rregullta në aktvendimet e tyre për vazhdimin e paraburgimit nuk kanë shpjeguar:

 

  • nenin 190 (Afatet kohore të paraburgimit) të KPPRK-së para ngritjes së aktakuzës;

  • nuk ka​​ dhënë arsyetim për masën e paraburgimit gjyqësor, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se katër (4) muaj nëse procedura zhvillohet për vepër penale “të dënueshme me burgim prej më pak se pesë vjet.

 

  • Duke qenë se parashtruesi i kërkesës nuk ka pranuar përgjigje ndaj pretendimeve thelbësore, Gjykata vlerëson se Aktgjykimi i kontestuar​​ [Pn1. nr. 704/2022] i Gjykatës së Apelit të Kosovës i 31 majit 2022​​ nuk i ofron​​ garancitë e mishëruara në nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së që ngërthejnë detyrimin që gjykatat të japin arsye të mjaftueshme për vendimet e tyre (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ H kundër Belgjikës,​​ cituar më lart, paragrafi 53; si dhe shih rastet e Gjykatës​​ KI230/19,​​ parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ cituar më lart, paragrafi 139 dhe​​ KI87/18,​​ parashtrues​​ IF Skadiforsikring,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 44 dhe rastin KI202/21, me parashtrues Kelkos Energy, SH.P.K, të cituar më lart, paragrafi 134).

 

  • Rikujtoj se GJEDNJ-ja në praktikën e saj të konsoliduar gjyqësore ka përcaktuar se gjykatat me juridiksion apeli ​​ nuk kanë nevojë të japin arsyetim të detajuar në rastet kur pajtohen me arsyetimin e dhënë nga gjykata e instancës së parë, përkundër faktit që të njëjtat po ashtu duhet të jenë mjaftueshëm të arsyetuara (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 31). Mirëpo, në rrethanat e rastit nën shqyrtim, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit vetëm ka vërtetuar aktvendimet e gjykatave të shkallës më të ulët duke aprovuar edhe qëndrimin dhe arsyetimin e tyre në këto aktvendime.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, duke marrë për bazë atë që as Gjykata e Apelit nuk i ka shqyrtuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, të cilat ai i ka paraqitur në Gjykatën Themelore. ​​ vlerësoj se kriteret thelbësore të së drejtës për një vendim të arsyetuar-në një mënyrë ose tjetrën-përcaktojnë se Gjykata e Apelit ka pasur për obligim që t’i adresojë pretendimet qendrore të parashtruesit të kërkesës dhe jo që t’i shpërfillë ato në tërësi ose që disa prej tyre t’i adresojë vetëm me një arsyetim të shkurtër dhe të përgjithësuar (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e KI202/21, me parashtrues​​ Kelkos Energy, SH.P.K., i cituar më lart, paragrafi 135).

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata rithekson se Gjykata e Apelit ka pasur për obligim që t’i adresojë çështjet thelbësore të parashtruesit të kërkesës,​​ ​​ në rrethanat e rastit konkret nuk ka ndodhur.

 

  • Në fund, Gjykata rithekson se drejtësia procedurale kërkon që pretendimeve thelbësore të ngritura nga palët në gjykatat e rregullta duhet dhënë përgjigje në mënyrën e duhur-posaçërisht nëse kanë të bëjnë me pretendimet vendimtare që në rastin konkret i referohen fakteve vendimtare dhe kushteve ligjore lidhur me lejimin e shtyrjes së ekzekutimit të vendimeve të Ministrisë (shih rastin e Gjykatës​​ KI202/21,​​ Kelkos Energy, SH.P.K., i cituar më lart, paragrafi 140).

 

  • Më tej, konstatoj se pretendimet kryesore të parashtruesit të kërkesës nuk morën përgjigje as nga​​ aktvendimet e mëvonshme për zgjatjen e paraburgimit të parashtruesit të kërkesës, përkatësisht nga aktvendimet​​ në vijim: 1) aktvendimi [2022:019280] të Gjykatës Themelore të 15 korrikut 2022, 2) aktvendimi [PN1 nr. 958/2022] i Gjykatës së Apelit të 29 korrikut 2022, 3) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 12 gushtit 2022), 4) aktvendimi [PN1. nr. 1109/2022] i Gjykata së Apelit të 5 shtatorit 2022, 5), aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 13 shtatorit 2022. Prandaj konstatoj se këto aktvendime për vazhdimin e paraburgimit nuk ofrojnë garancitë e​​ mishëruara në nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së që ngërthejnë detyrimin që gjykatat të japin arsye të mjaftueshme për vendimet e tyre (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ H kundër Belgjikës,​​ cituar më lart, paragrafi 53; si dhe shih rastet e Gjykatës​​ KI230/19,​​ ​​ parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ cituar më lart, paragrafi 139 dhe​​ KI87/18,​​ parashtrues​​ IF Skadiforsikring,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 44 dhe rastin KI202/21, me parashtrues​​ Kelkos Energy, SH.P.K, të cituar më lart, paragrafi 134).

 

  • Bazuar në të gjitha që u thanë më sipër, KONSIDEROJ SE gjykata është dashur të KONSTATOJË se Aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës [Pn1. nr. 704/2022] i 31 majit 2022 nuk është në pajtim me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së.

 

  • Gjithashtu, KONSIDEROJ se gjykata është dashur të KONSTATOJË se aktvendimet e mëposhtme 1) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 15 korrikut 2022, 2) aktvendimi [PN1 nr. 958/2022] i Gjykatës së Apelit i 29 korrikut 2022, 3) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 12 gushtit 2022), 4) aktvendimi [PN1. nr. 1109/2022] i Gjykatës së Apelit të 5 shtatorit 2022, 5), aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 13 shtatorit 2022 nuk janë në pajtim me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës. të Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së.

 

  • Në fund të analizës së nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së, KONSIDEROJ SE gjykata është dashur ta SHPALLË të pavlefshëm aktvendimin [Pn1. nr. 704/2022] e Gjykatës së Apelit të Kosovës të 31 majit 2022, gjykata gjithashtu është dashur​​ t’i​​ SHPALLË të pavlefshme aktvendimet si në vijim: 1) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 15 korrikut 2022, 2) aktvendimi [PN1 nr. 958/2022] i Gjykatës së Apelit i 29 korrikut 2022, 3) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 12 gushtit 2022), 4) aktvendimi [PN1. nr. 1109/2022] i Gjykatës së Apelit të 5 shtatorit 2022, 5), aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 13 shtatorit 2022, përkatësisht, të gjitha aktvendimet e mëvonshme përmes të cilave parashtruesi i kërkesës është mbajtur në paraburgim antikushtetues në pajtim me analizën ligjore dhe konkluzionet e aktgjykimit.

 

​​ (III)​​ Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi edhe kërkesë për vendosjen e masës së përkohshme, përmes së cilës kërkoi pezullimin e masës së paraburgimit në mënyrë që​​ gjatë procedurës penale ndaj tij të mbrohet në liri.​​ 

 

  • Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e pranueshme. Prandaj, në pajtim me paragrafin 1 të nenit 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit dhe me rregullin 57 (Vendimi për masë të përkohshme) të Rregullores së punës, kërkesa për masë të përkohshme, është pa objekt shqyrtimi dhe, si e tillë refuzohet.

 

  • Nuk pajtohem plotësisht me këtë konkluzion të gjykatës sepse kërkesa e parashtruesit ​​ nuk mund të jetë pa​​ objekt shqyrtimi​​ për sa kohë që parashtruesi i kërkesës është në paraburgim, që në këtë rast është gjendje faktike.

 

  • Veçanërisht nuk pajtohem sepse gjykata tashmë ka konstatuar se vazhdimi i paraburgimit të parashtruesit të kërkesës është bërë në mënyrë antikushtetuese me vendimin e gjykatës që TË DEKLAROJË se aktvendimi [Pn1. nr. 704/2022] i Gjykatës së Apelit të Kosovës i 31 majit 2022 të nuk është në pajtim me paragrafin 4 të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E​​ drejta për liri dhe siguri) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

  • Shtrohet pyetja se kur Gjykata do të vendosë një masë të përkohshme, nëse jo në një situatë kur gjykata ka konstatuar se paraburgimi në të cilin po mbahet parashtruesi i kërkesës është jokushtetues dhe se janë shkelur ​​ neni 29 i Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNJ-së dhe se parashtruesi i kërkesës mbahet ende në paraburgim në mënyrë jokushtetuese.

 

  • Si gjyqtar i vetëm, nuk pajtohem​​ me qëndrimin se gjykata nuk duhet të​​ vendosë​​ masë të​​ përkohshme,​​ konsideroj​​ se gjykata është dashur të​​ nxjerrë​​ këtë dhe çdo​​ aktgjykim​​ tjetër që ka të bëjë me çështjet e paraburgimit,​​ përkatësisht​​ rastet kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ është në paraburgim, si dhe ku​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkon​​ vendosjen​​ e masës​​ së përkohshme, që të veprojë​​ me një​​ shkallë të lartë të urgjencës​​ dhe që aktgjykimi ose masa e përkohshme duhet të merren​​ më së largu​​ brenda afatit prej 6 (gjashtë) muajsh. Gjykata ka dëshmuar se Gjykata është në gjendje të nxjerrë aktgjykim në një periudhë shumë të shkurtër kohore në rastet KO54-20, ku parashtrues i kërkesës ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe KO61-20, ku parashtruesi i kërkesës ishte Uran Ismaili dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të dyja këto​​ raste​​ u zgjidhën nga Gjykata në​​ afat më të shkurtër​​ se 30 ditë.

 

  • Konsideroj​​ ​​ se meqenëse kërkesa e​​ parashtruesit të kërkesës​​ ngriti çështjen e shkeljes së të drejtave të garantuara​​ me​​ paragrafin​​ 4​​ të​​ nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri) të​​ KEDNJ-së, si dhe se​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkoi vendosjen e masës së përkohshme,​​ konsideroj​​ se Gjykata ishte e​​ obliguar,​​ që në bazë të nenit​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, i cili e​​ obligon​​ Gjykatën të zbatojë standardet e praktikës​​ gjyqësore të GJEDNJ-së, në​​ pajtim​​ me të cilat​​ duhet të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Duke u nisur nga kjo dhe nga konkluzioni unanim i Gjykatës se​​ rasti​​ KI55-22 është​​ i​​ pranueshëm​​ për shqyrtim dhe në përputhje me praktikën e GJEDNJ-së e cila e obligon Gjykatën Kushtetuese të Kosovës,​​ Unë​​ konsideroj​​ se Gjykata është dashur të nxjerrë aktgjykim. në procedurë urgjente ose të vendosë masë të përkohshme për të​​ eliminuar​​ rrezikun e shkeljeve të mëtejshme të të drejtave më të rëndësishme kushtetuese të garantuara me​​ Kushtetutë.

 

  • Rikujtoj​​ se GJEDNJ u jep një prioritet të tillë​​ rasteve​​ që kanë të bëjnë me dëbimin e personave,​​ rasteve që kanë të bëjnë​​ me zgjedhje,​​ rasteve​​ përkitazi​​ me ekstradimin e personave, si dhe rasteve kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ ndodhet në paraburgim, që këto janë llojet e rasteve​​ në të cilat GJEDNJ​​ vendos​​ patjetër​​ masa të përkohshme nëse​​ gjatë​​ shqyrtimit​​ paraprak​​ ​​ kërkesës, gjykata arrin në përfundimin se​​ rasti​​ mund të jetë​​ i​​ pranueshëm​​ dhe se ka shkelje.

 

  • Gjykata​​ është dashur të veprojë urgjentisht​​ veçanërisht​​ prej​​ 20 korrikut​​ 2022, kur përfaqësuesi i​​ parashtruesit të kërkesës​​ ka paraqitur kërkesë për​​ vendosje​​ më të shpejtë të​​ rastit, deri më 30 janar 2023, kur​​ Gjykata iu drejtua Gjykatës​​ Supreme​​ për të marrë​​ informata​​ shtesë. Gjykata për një periudhë më të gjatë se 6 (gjashtë) muaj e ka pasur​​ rastin​​ në gjendje pushimi dhe nuk ka vepruar me urgjencën e nevojshme në rastet në të cilat​​ parashtruesi i kërkesës​​ ndodhet në paraburgim dhe që ka kërkuar vendosjen e masës së përkohshme,​​ veçanërisht nëse​​ parashtruesi i kërkesës​​ përmes avokatit të tij ka kërkuar urgjencë në trajtimin e​​ rastit.

 

  • Gjatë kësaj periudhe​​ Gjykata nuk ka​​ pranuar​​ asnjë​​ informatë të re, nuk ka kërkuar mendime, as ka ndërmarrë ndonjë veprim që do të ndikonte në rrjedhën e procedurës.​​ Në këtë periudhë, duke​​ ​​ përfshirë edhe mua​​ është dashur që​​ me procedurë urgjente të marrim​​ informata dhe​​ të bënim një përpjekje shumë më të madhe për të bërë një analizë cilësore​​ ligjore​​ ​​ rastit​​ dhe​​ ta zgjidhim rastin​​ shumë më herët ose menjëherë,​​ ​​ marrim vendim për masë​​ ​​ përkohshme nëse​​ kemi konsideruar​​ se kërkesa është komplekse për një vendim të shpejtë.

 

  • Në këtë mënyrë do të shmangnim ndalimin antikushtetues të një personi fizik dhe cenimin e të drejtave të tij themelore të njeriut,​​ gjithashtu​​ do të përdornim edhe masën e përkohshme​​ pikërisht​​ për qëllimin​​ për të cilin ajo është paraparë​​ ​​ të parandalohet​​ dëmi i pariparueshëm që mund t'i shkaktohet​​ parashtruesit të kërkesës. Nëse Gjykata në raste të tilla nuk​​ vendos për​​ vendosjen e masës së përkohshme, atëherë lind pyetja se cilat janë rastet në të cilat arsyetohet një masë e përkohshme.

 

  • Në të njëjtën kohë, duke zgjidhur me shpejtësi këtë​​ rast, si dhe çdo rast tjetër ku​​ parashtruesi i kërkesës​​ është në paraburgim, Gjykata do të kontribuonte ndjeshëm në sigurinë juridike dhe do të zvogëlonte pasigurinë në lidhje me të drejtat e vetë​​ parashtruesve të kërkesës.

 

  • Në bazë të të gjithave që u cekën më lart,​​ konsideroj​​ se Gjykata​​ është dashur​​ të gjente një mënyrë​​ që ta zgjidhë​​ këtë çështje, si dhe çdo çështje tjetër ku​​ parashtruesi i kërkesës​​ ndodhet në paraburgim dhe kërkon vendosjen e masës​​ së përkohshme, brenda një afati kohor​​ jo​​ ​​ të gjatë​​ se 6 (gjashtë) muaj, ose që Gjykata të vendosë menjëherë masën​​ e​​ përkohshme dhe të parandalojë dëmin e pariparueshëm që mund t'i​​ shkaktohet​​ parashtruesit të kërkesës.

 

 

 

  • Po ashtu, KONSIDEROJ SE gjykata është dashur TË VENDOSË masë të përkohshme, duke urdhëruar gjykatat e rregullta që në pajtim me konkluzionet e​​ aktgjykimit ta​​ shfuqizojë MENJËHERË paraburgimin antikushtetues ndaj tij dhe ta zëvendësoj​​ atë me masë më të butë të sigurimit të pranisë së të pandehurit në procedurën​​ penale.

 

  • Përfundim në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të parashtruesit kërkesës​​ 

 

  • Bazuar në sa më sipër, dhe duke marrë parasysh edhe shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesit në kërkesën e tij:

 

  • PAJTOHEM​​ me mendimin e shumicës që​​ TA DEKLAROJË​​ kërkesën​​ të pranueshme;​​ 

 

  • PAJTOHEM​​ me mendimin e shumicës që​​ TË KONSTATOJË​​ se aktvendimi [Pn1. nr. 704/2022] i Gjykatës së Apelit të Kosovës i 31 majit 2022 nuk është në pajtim me paragrafin 4 të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E​​ drejta për liri dhe siguri) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

  • NUK PAJTOHEM​​ me mendimin e shumicës që​​ TA REFUZOJË​​ ​​ kërkesën për vendosjen​​ e​​ masës së përkohshme.

 

  • KONSIDEROJ​​ SE​​ gjykata është dashur​​ TË KONSTATOJË​​ se aktvendimet e mëposhtme 1) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 15 korrikut 2022, 2) aktvendimi [PN1 nr. 958/2022] i Gjykatës së Apelit i 29 korrikut 2022, 3) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 12 gushtit 2022), 4) aktvendimi [PN1. nr. 1109/2022] i Gjykatës së Apelit të 5 shtatorit 2022, 5), aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 13 shtatorit 2022 nuk janë në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

  • KONSIDEROJ SE​​ gjykata është dashur​​ TË KONSTATOJË​​ se Aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës [Pn1. nr. 704/2022] i 31 majit 2022 nuk është në pajtim me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së,​​ 

 

  • KONSIDEROJ SE​​ gjykata është dashur​​ TË KONSTATOJË​​ se aktvendimet e mëposhtme 1) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 15 korrikut 2022, 2) aktvendimi [PN1 nr. 958/2022] i Gjykatës së Apelit i 29 korrikut 2022, 3) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 12 gushtit 2022), 4) aktvendimi [PN1. nr. 1109/2022] i Gjykatës së Apelit të 5 shtatorit 2022, 5), aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 13 shtatorit 2022 nuk janë në pajtim me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës. të Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së,​​ 

 

  • KONSIDEROJ SE​​ gjykata është dashur​​ TA SHPALLË​​ të pavlefshëm aktvendimin [Pn1. nr. 704/2022] e Gjykatës së Apelit të Kosovës të 31 majit 2022, gjykata gjithashtu është dashur​​ T’I SHPALLË​​ të pavlefshme aktvendimet si në vijim: 1) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 15 korrikut 2022, 2) aktvendimi [PN1 nr. 958/2022] i Gjykatës së Apelit i 29 korrikut 2022, 3) aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 12 gushtit 2022), 4) aktvendimi [PN1. nr. 1109/2022] i Gjykatës së Apelit të 5 shtatorit 2022, 5), aktvendimi [2022:019280] i Gjykatës Themelore të 13 shtatorit 2022.

 

 

  • KONSIDEROJ SE​​ gjykata është dashur​​ TË VENDOSË​​ masë të përkohshme, duke urdhëruar gjykatat e rregullta që në pajtim me konkluzionet e​​ aktgjykimit​​ ta shfuqizojnë​​ MENJËHERË​​ paraburgimin antikushtetues dhe ta zëvendësojnë atë me masë më të butë të sigurimit të pranisë së të pandehurit në procedurën penale.​​ 

 

 

Mendimi konkurrues është paraqitur nga gjyqtari;

 

Radomir Laban, gjyqtar

 

 

_________________

 

​​ 24 maj​​ 2023 në Prishtinë

 

 

 

1

Parashtruesit:

Saša Spasić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Urdhëra tjerë

Mendim konkurrues