Aktvendim për papranueshmëri

Mehmet Llapashtica kundër Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Nr. 120/2008, te 1 janarit 2009

Nr. të lëndës KI 19/09

Parashtruesit: Mehmet Llapashtica

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nein 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese ishin cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast miratoi ankesën e KEK-ut dhe anuloi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut, duke mbështetur në atë rast largimin e parashtruesit nga punësimi me KEK-un. Parashtruesi pohoi se Gjykata Supreme ka cenuar të drejtën e tij në punë, si dhe të drejtat kushtetuese të garantuara me nenet 49 dhe 54 të Kushtetutës së Kosovës, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 56.2 të Rregullores së Punës për shkak se parashtruesi nuk kishte dorëzuar ndonjë provë prima facie që tregon shkeljen e të drejtave kushtetuese. Gjykata vendimin e saj e arsyetoi duke përsëritur se nuk është detyrë e saj, sipas Kushtetutës, të veprojë si gjykatë e apelit, apo gjykatë e shkallës së katërt, lidhur me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta. Duke cituar vendimin e GJEDNJ-së në rastin Shub kundër Lituanisë, Gjykata më tutje arsyetoi se pas shqyrtimit të procedurave në gjykatat e rregullta si tërësi, nuk vëren që procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo të prekuara nga arbitrariteti, dhe se Gjykata Supreme kishte dhënë arsye të mjaftueshme se përse ankesat e parashtruesve ishin të pabazuara. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme.

Parashtruesit:

Mehmet Llapashtica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile