Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa për vlerësimin e Kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Prishtinë Pkl.nr 45/12 të datës 18. 06. 2012, së bashku me kërkesën për aplikimin e masës së përkohshme

Nr. të lëndës KI 85/12, KI 86/12

Parashtruesit: Adriatik Gashi dhe Burim Miftari

Parashtruesit i paraqitën kërkesat e tyre në mënyra të ndara, bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, Pkl, nr, 45/12, i ka shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]të Kushtetutës, pasi që sipas parashtruesve,gjykatat ankimore të rastit, sipas parimit beneficium cohaesionis (privilegji i lidhshmërisë),do të duhej që ankesat e z, Burim Miftari dhe z, Adriatik Gashi t’i trajtojnë si të afatshme pasi që ata janë gjykuar metë njëjtin aktgjykim dhe si bashkëkryes të veprave penale me të gjykuarin, z, H,G,, mbrojtësi i të cilit, sipas detyrës zyrtare, kishte paraqitur ankesë të afatshme dhe ajo ishte shqyrtuar në pikëpamje të meritës, Parashtruesit e kërkesës gjithashtu kërkuan që Gjykata Kushtetuese do të duhej të aplikojë masën e përkohshme duke urdhëruar lirimin e parashtruesit nga vuajtja e mëtejme e dënimit, sepse sipas tij, me këtë do të evitohej dëmi i pariparueshëm për të, Gjykata përsëriti se nuk është gjykatë e faktit, dhe me këtë rast theksoi se konstatimi i gjendjes faktike të drejtë dhe të plotë është juridiksion i plotë i gjykatave të rregullta si në rastin konkret, i Gjykatës Supreme, duke refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të gjykuarve z, Adriatik Gashi dhe z, Burim Miftari, dhe se roli i saj (i Gjykatës Kushtetuese) është vetëm që ta sigurojë pajtueshmërinë me të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe instrumente të tjera ligjore dhe prandaj nuk mund të veprojë si “gjykate e shkallës se katërt”, Më tej, Gjykata konstatoi se parashtruesit e kërkesës përpos se kanë theksuar se me masën e përkohshme do të evitohej dëmi i pariparueshëm për parashtruesit, nuk kanë mbështetur me asnjë fakt këtë kërkesë duke e arsyetuar domosdoshmërinë e aplikimit të kësaj mase, Ata nuk kanë shpjeguar pse dëmi do të ishte i pariparueshëm dhe pse me mos aplikimin e masës së përkohshme do të cenohej interesi publik, Prandaj, Gjykata vendosi se parashtruesit e kërkesës nuk e kanë argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij dhe nuk mund të konstatohet se kërkesa ishte e bazuar, dhe si të tillë, e shpalli kërkesën të papranueshme në tërësi

Parashtruesit:

Adriatik Gashi dhe Burim Miftari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale