Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e parashtruar me 10 shtator 2012, kërkon ” vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PN, nr, 410/2012, të datës 5 qershor 2012”, parashtruesi i kërkesës kërkon që Gjykata Kushtetuese të anulojë vendimet e gjykatave të rregullta dhe të bëjë rishikim të procesit gjyqësor, sipas Nenit 442 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Gjykata konstaton që parashtruesi i ankesës nuk ka “argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”, andaj Gjykata gjen se, në përputhje me rregullin 36, paragrafi 2, pika (c) dhe (d), duhet të refuzohet kërkesa si e papranueshme
Agim Stublla
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale