Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 316/2011, të 14 qershorit 2012

Nr. të lëndës KI 128/12

Parashtruesit: Shaban Hoxha

Parashtruesi i kërkesës pretendon se, me aktgjykimin e kontestuar, atij i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si në vijim: neni 49 (E Drejta për Punë dhe Zgjedhje të Profesionit), neni 24 (Barazia Para Ligjit) dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (E Drejta në Gjykim të Drejtë e të Paanshëm), Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pohon se Gjykata Supreme, duke nxjerrë revizionin sipas kërkesës së tij, e ka vënë në pozitë të pabarabartë para ligjit, sepse në një rast identik me të tijin ka nxjerrë Aktgjykimin Rev, nr, 152/2009 të, 12 prillit 2010, ku kjo gjykatë ka aprovuar revizionin e atij parashtruesi, ndërsa revizionin e parashtruar nga ai e ka refuzuar, Në këto rrethana, parashtruesi i ankesës nuk ka “argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”, Nuk ka paraqitur një kërkesë në mënyrë ligjore dhe nuk mund të konstatohet se kërkesa ishte e bazuar, andaj Gjykata, në përputhje me rregullin 36, paragrafi 2, pika c dhe d, gjen se kërkesën duhet ta refuzojë si qartazi të pabazuar dhe hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme

Parashtruesit:

Shaban Hoxha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile