Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me anë të të cilit ishte refuzuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë dhe është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës së Apelit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit për parashtruesin, për të cilën parashtruesi pretendon se është vendim që nuk është arsyetuar në mënyrë ligjore, Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, PML, nr, 91/2013, ka shkelur: nenin 53 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut) si dhe nenin 5,1 dhe nenin 5,3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut “si rezultat i mosarsyetimit të duhur të aktgjykimit të marrë në lidhje me refuzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë”, Gjykata Kushtetuese nuk mund të konstatojë shkelje të nenit 53 të Kushtetutës, kur Gjykata Supreme nxori vendimin e saj, i cili është akti që është kontestuar shprehimisht nga parashtruesi, gjithashtu për faktin se parashtruesi në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në asnjë rast nuk ka potencuar ndonjë shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë, Parashtruesi e ka bazuar kërkesën e tij për mbrojtjen e ligjshmërisë në shkelje të nenit 103,2 të Kushtetutës, i cili përcakton bazën juridike për vendimmarrjen e gjykatave në Kosovë dhe në shkeljen e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, që në fakt janë çështje të ligjshmërisë dhe jo çështje kushtetuese, Gjykata në përputhje me rregullin 36 paragrafi 2 pika c dhe d, gjen se kërkesa duhet të refuzohet si qartazi e pabazuar
Isni Thaçi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale