Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. Nr. 297/2010, të 2 majit 2013, dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut të Pejës, AC. nr. 73/2009, të 28 qershorit 2010

Nr. të lëndës KI 103/13

Parashtruesit: Mazllum Zena

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, autoritetet gjyqësore ia shkelën atij të drejtat e garantuara me nenin 49 të Kushtetutës, Për më tepër, parashtruesi nga Gjykata kërkonte prishjen e Aktgjykimit Rev, nr, 297/2012, të Gjykatës Supreme, të 2 majit 2013, dhe të Aktgjykimit AC, nr, 73/2009,të Gjykatës së Qarkut në Pejë, të 28 qershorit 2010, Gjykata, në këtë rast, konstatoi se parashtruesi i kërkesës kishte dështuar të argumentojë me prova se, vendimet e kontestuara ia shkelnin të drejtën e garantuar me nenin 49 të Kushtetutës, Parashtruesi, në kërkesën e tij, nuk kishte qartësuar pse dhe si autoritetet gjyqësore i shkelën të drejtat e tij kushtetuese, Prandaj, Gjykata gjeti se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbushte kriteret e pranueshmërisë, sepse nuk ishte qartazi e bazuar, dhe si të tillë, Gjykata e deklaroi kërkesën të papranueshme

Parashtruesit:

Mazllum Zena

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile