Parashtruesja pretendonte se Gjykata e Qarkut në Prizren dhe Gjykata Supreme ia kishin shkelur asaj të drejtat kushtetuese të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe me nenin 6 dhe 14 të KEDNJ-së, Parashtruesja në Gjykatën Kushtetuese ankohej për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave procedurale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, Në ketë rast, Gjykata gjeti se, parashtruesja nuk kishte argumentuar, si dhe pse, Gjykata Supreme ia kishte shkelur asaj të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, Asnjë pretendim i ngritur mbi bazën e kushtetutshmërisë nuk ishte bërë nga parashtruesja, qoftë në mënyrë implicite, qoftë në substancë, që do mbështeste shkeljen e pretenduar të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare, Në tërësi, Gjykata gjeti se kërkesa e parashtrueses nuk i përmbushte kërkesat e kërkuara me rregullin 36 (1) c) dhe 36 (2) a) dhe d) të Rregullores së punës, dhe si të tillë, Gjykata e deklaroi kërkesën të papranueshme
Jasmine Baxhaku
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile