Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, KI18/10, të 12 prillit 2011

Nr. të lëndës KI 130/11

Parashtruesit: Z. Denić Mladen dhe z. Vitković-Deni&#

Parashtruesi ka parashtruar Kërkesën në bazë të Rregullit 36 (3.e) të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, duke pretenduar që Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë parasysh një letër që është dorëzuar në këtë Gjykatë më 12 maj 2011, Gjykata vendosi që Kërkesa ishte e papranueshme, sepse pretendimet e Parashtruesit janë të njëjtat me ato pretendime që i ka bërë në Kërkesën e parë, të cilat janë trajtuar nga kjo Gjykatë në Vendimin e saj për papranueshmëri në rastin nr. KI. 18/10, me të cilin ka vendosur që Parashtruesit nuk kishin shteruar gjitha mjetet juridike në dispozicion. Kështu, Gjykata nuk mund t’i trajtojë ato këtu, sipas Rregullit 36(3) (e) të Rregullores së Punës. Për më tepër, Gjykata vëren që një prej pretendimeve të Parashtruesve është një ankesë e re në lidhje me stërzgjatjen e procedurave, që nuk bie në fushëveprimin e Kërkesës fillestare të shqyrtuar nga Gjykata me Vendimin e saj për papranueshmëri në rastin KI. 18/10. Megjithatë, kjo nuk i pengon Parashtruesit të dorëzojnë një Kërkesë të re për t’u ankuar për procedurat tepër të zgjatura.

Parashtruesit:

Z. Denić Mladen dhe z. Vitković-Deni&#

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative