Aktvendim për mosmbarim

AKTVENDIM PËR MOSPËRMBARIM lidhur me AKTGJYKIMIN e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 3 shkurtit 2021 në rastin nr. KI86/18

Nr. të lëndës KI86/18

Parashtruesit: Slavica Đordević

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 8​​ mars​​ 2024

Nr. Ref.:​​ VMSP​​ 2410/24

 

AKTVENDIM PËR MOSPËRMBARIM

 

lidhur me

​​ 

AKTGJYKIMIN​​ 

e​​ 

 

Gjykatës Kushtetuese​​ ​​ Republikës së Kosovës​​ 

 

​​ 3 shkurtit 2021

 

​​ 

 

rastin nr.​​ KI86/18

​​ 

parashtrues

 

Slavica Đordević

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, CA.nr.2093/2017, të 29 janarit 2018

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Objekti​​ i çështjes:

 

  • Bazuar në nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), nenin 19 (Marrja e vendimeve) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 60​​ (Zbatimi i vendimeve) të​​ Rregullores së punës nr. 01/2023​​ të Gjykatës Kushtetuese të​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës), objekt i çështjes është: (i) vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata), përkitazi me zbatimin e Aktgjykimit në rastin KI86/18​​ të​​ 3 shkurtit 2021,​​ me parashtruese​​ Slavica Đordević, (në tekstin e mëtejmë: Aktgjykimi i Gjykatës në rastin KI86/18), nga ana e autoriteteve përgjegjëse të Republikës së Kosovës; dhe (ii) vendimmarrja e Gjykatës përkitazi me Aktvendimin për Mospërmbarim dhe Njoftimin përkatës për Prokurorin e Shtetit, siç është përcaktuar në paragrafët (6) dhe (7) të​​ rregullit 60​​ (Zbatimi i vendimeve)​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

Baza juridike​​ për nxjerrjen e​​ Aktvendimit për Mospërmbarim​​ dhe Njoftimin e Prokurorit të Shtetit:​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ do të citojë, e më pas​​ shtjellojë,​​ bazën juridike për nxjerrjen e​​ këtij​​ Aktvendimi për Mospërmbarim dhe​​ Njoftimit për Prokurorin e​​ Shtetit​​ përkitazi me Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KI86/18. Në vijim, dispozitat relevante të Kushtetutës, Ligjit dhe Rregullores së punës:

​​ 

     ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kushtetuta e Republikës së​​ Kosovës​​ 

 

Neni 116​​ 

[Efekti Juridik i Vendimeve]​​ 

 

1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të​​ gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]​​ 

 

Ligji për Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

Neni 19​​ 

(Marrja e​​ vendimeve)

 

  • Gjykata Kushtetuese vendos si trup gjykues i përbërë prej të gjithë gjyqtarëve të pranishëm të Gjykatës Kushtetuese.​​ 

  • Gjykata Kushtetuese ka kuorum nëse janë të pranishëm shtatë (7) gjyqtarë.

  • Gjykata Kushtetuese merr vendime me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë.

[...]

 

Rregullorja e​​ punës

 

Rregulli 60​​ 

(Zbatimi i vendimeve)​​ 

 

  • Vendimet e Gjykatës janë të obligueshme për gjyqësorin, të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

  • Të gjitha organet kushtetuese, gjykatat dhe autoritetet, janë të obliguara të respektojnë, të jenë në përputhje dhe të zbatojnë vendimet e Gjykatës, brenda kompetencave të tyre të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

  • Të gjithë personat fizikë dhe juridikë janë të obliguar të respektojnë vendimet e Gjykatës dhe t’u përmbahen atyre.

  • Gjykata mund të specifikojë në vendim të saj mënyrën dhe afatin kohor për zbatimin e atij vendimi të Gjykatës.

  • Organi i obliguar për të zbatuar vendimin e Gjykatës do të dorëzojë informatat, nëse kërkohet dhe ashtu siç kërkohet në vendim, për masat e ndërmarra për zbatimin e vendimit të Gjykatës.

  • Në rast të moszbatimit të një vendimi të caktuar ose të vonesës në dhënien e informatave Gjykatës për masat e ndërmarra në zbatim të tij, Gjykata mund të nxjerrë Aktvendim për mospërmbarim, në të cilin do të theksohet që vendimi nuk është zbatuar. Aktvendimi për mospërmbarim merret me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

  • Gjykata e njofton Prokurorin e Shtetit për të gjitha vendimet e Gjykatës që nuk janë zbatuar.

  • Gjykata do të themelojë një grup punues, të kryesuar nga një gjyqtar/e dhe të përbërë nga gjyqtarë, zyrtarë të Sekretarisë dhe anëtarë të Njësisë Ligjore, i cili në vazhdimësi do të përcjellë dhe mbikëqyrë zbatimin e vendimeve të Gjykatës. Grupi punues i rekomandon Gjykatës ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në pajtim me paragrafin (6) dhe (7) të këtij rregulli, në rast të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës nga autoritetet dhe/ose personat e obliguar.​​ 

  • Gjyqtari/ra raportues/e për kërkesën rreth së cilës grupi punues i rekomandon Gjykatës ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në përputhje me paragrafin (8) të këtij rregulli ose gjyqtari/ja që kryeson grupin punues, harton tekstin e projekt-Aktvendimit për mospërmbarim, përshtatshmërisht sipas rregullit 58 (Hartimi i tekstit të vendimit).

  • Aktvendimi për mospërmbarim, në emër të Gjykatës, nënshkruhet nga Kryetari/ja.

 

  • Baza e lartcekur ligjore paraqet rregullimin kushtetues dhe ligjor mbi të cilin Gjykata është e autorizuar të ndërmarrë veprime përkitazi me monitorimin e zbatimit të Aktgjykimeve të saj dhe masat përkatëse në rast të konstatimit të moszbatimit të tyre.​​ 

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata thekson se bazuar në nenin 116 të Kushtetutës,​​ vendimet e​​ saj​​ janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Për më tepër, bazuar në​​ të njëjtin​​ nen të Kushtetutës​​ në lidhje me​​ rregullin 60​​ të Rregullores së punës:​​ (i) të gjitha organet kushtetuese, si dhe gjykatat e autoritetet, janë të obliguara të respektojnë, të jenë në përputhje dhe të zbatojnë vendimet e Gjykatës, brenda kompetencave të tyre të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj;​​ dhe (ii) të gjithë personat fizikë dhe juridikë janë të obliguar të respektojnë vendimet e Gjykatës dhe t’u përmbahen atyre.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu thekson se bazuar në rregullin 60​​ të Rregullores së punës, Gjykata mund të specifikojë në vendimin e saj:​​ (i)​​ mënyrën dhe afatin kohor për zbatimin e vendimit të Gjykatës; (ii) organet e obliguara për të zbatuar vendimin e Gjykatës​​ dhe​​ të dorëzojnë informatat, nëse kërkohet dhe ashtu siç kërkohet me vendim, për masat e ndërmarra për zbatimin e vendimit të Gjykatës; (iii) në rast të moszbatimit të një vendimi, ose të vonesës në dhënien e informacioneve për Gjykatën për masat e ndërmarra, Gjykata mund të​​ nxjerrë një Aktvendim​​ për​​ mospërmbarim​​ në të cilin do të theksohet që vendimi​​ i saj​​ nuk është zbatuar dhe​​ të publikojë​​ të njejtin​​ në Gazetë Zyrtare; dhe (iv)​​ ​​ njofton​​ Prokurorin​​ e​​ Shtetit për të gjitha vendimet e Gjykatës që nuk janë zbatuar.​​ 

 

  • Bazuar në paragrafin (8) të​​ rregullit 60​​ të Rregullores së punës, Gjykata​​ themelon​​ një grup punues,​​ i cili i​​ rekomandon Gjykatës ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme, në rast të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës nga autoritetet dhe/ose personat e obliguar. Vlerësimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës bëhet në mënyrë periodike dhe në rast të konstatimit se një vendim nuk është zbatuar​​ ose të vonesës në dhënien e informacioneve për Gjykatën për masat e ndërmarra, Gjykata nxjerrë Aktvendim për​​ Mospërmbarim dhe njofton Prokurorin e Shtetit.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata ka ndërmarrë masat e përcaktuara në Rregulloren e saj të punës përkitazi me Aktgjykimet: (i) në rastin KO01/09, të 18 marsit 2010, me​​ parashtrues​​ Qemail Kurtishi​​ (në tekstin e mëtejmë: rasti i Gjykatës KO01/09), duke lëshuar Urdhrin e​​ 7​​ qershorit 2010 dhe Urdhrin e 21 qershorit 20211; (ii) në rastin KI08/09, të 17 dhjetorit 2010, me parashtrues​​ Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Fabrikës së Çelikut, IMK,​​ në Ferizaj (në tekstin e mëtejmë: rasti i Gjykatës KI08/09), duke nxjerrë Vendim për Mospërmbarim dhe​​ duke e​​ njoftuar Prokurorin e Shtetit2; (iii) në rastin KI112/12, të 5 korrikut 2013, me parashtrues​​ Adem Meta​​ (në tekstin e mëtejmë: rasti i Gjykatës KI112/12), duke iu drejtuar me shkresë Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe duke e njoftuar Prokurorin e Shtetit për moszbatimin e​​ këtij​​ Aktgjykimi;3​​ (iv) në rastin KI187/13, të 1 prillit 2014, me parashtruese​​ N. Jovanović​​ (në tekstin e mëtejmë: rasti i Gjykatës KI187/13), duke nxjerrë​​ “Informatë të Përditësuar”​​ përkitazi me Aktgjykimin KI187/13​​ si dhe duke​​ e njoftuar Prokurorin e Shtetit për moszbatimin e Aktgjykimit KI187/13;4​​ (v) në rastin KI56/09, të 22 shtatorit 2010, me parashtrues​​ Fadil Hoxha dhe 59 të tjerë kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit​​ (në tekstin e mëtejmë: rasti i Gjykatës KI56/09), duke nxjerrë​​ Aktvendim​​ për Mospërmbarim dhe​​ duke e​​ informuar Kryeprokurorin e Shtetit​​ për nxjerrjen e Aktvendimit në fjalë;5​​ (vi) në rastin KI132/15, të 19 majit 2016, me parashtrues​​ Manastiri i Deçanit​​ (në tekstin e mëtejmë: rasti i Gjykatës KI132/15), duke nxjerrë​​ Aktvendim për Mospërmbarim dhe​​ duke e​​ informuar Kryeprokurorin e Shtetit​​ për nxjerrjen e Aktvendimit në fjalë; dhe​​ (vii)​​ në rastin KI90/16, të​​ 5 dhjetorit 2017, me parashtrues​​ Branislav Jokić​​ (në tekstin e​​ mëtejmë: rasti i Gjykatës KI90/16)​​ duke nxjerrë Aktvendim për Mospërmbarim dhe duke e informuar Kryeprokurorin e Shtetit për nxjerrjen e Aktvendimit në fjalë.6

Aktgjykimi i Gjykatës në rastin​​ KI86/18​​ 

 

  • Në​​ rastin e Gjykatës​​ KI86/18, kërkesa​​ ishte​​ dorëzuar nga​​ Slavica Đordević​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e​​ kërkesës).​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës kishte​​ kontestuar​​ kushtetutshmërinë e Aktvendimit​​ [CA.nr.2093/2017]​​ të 29 janarit 2018 të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Sipas fakteve të rastit KI86/18, rezulton se​​ përmes Vendimit të​​ Komisionin për Çështje Pronësore Banesore​​ të 30 prillit 2005​​ (në tekstin e mëtejmë: KÇPB), ishte vërtetuar se parashtruesja e kërkesës: (i) gëzon të drejtën e shfrytëzimit të​​ parcelës ndërtimore nr. 65 C, pjesë e ngastrës kadastrale nr. 7140/1, në sipërfaqe prej 180 m2​​ (në tekstin e mëtejmë: prona​​ kontestuese); dhe se (ii) prona në fjalë duhet t’i kthehet asaj në posedim në një afat prej​​ tridhjetë (30)​​ ditësh nga plotfuqishmëria e Vendimit të KÇPB-së. Ky Vendim i KÇPB-së​​ ishte vërtetuar edhe nga​​ Kolegji​​ i Apelit​​ të KÇPB-së.​​ 

 

  • Duke qenë se prona në fjalë nuk ishte liruar nga personi që e kishte uzurpuar atë, parashtruesja e kërkesës iu kishte drejtuar Gjykatës Komunale në Prizren me kërkesë që prona lëndore t’i kthehet në riposedim. Gjykata Komunale në Prizren, përmes Aktgjykimit [P.br.462/10]​​ të 21 dhjetorit 2011,​​ kishte aprovuar kërkesën,​​ duke​​ urdhëruar​​ të paditurin B.M.,​​ që ta lirojë pronën e uzurpuar dhe të njëjtën ta kthej në gjendje të mëparshme, duke i larguar të gjitha punimet të cilat i ka kryer në pronën në fjalë.​​ Aktgjykim​​ i lartcekur​​ ishte vërtetuar nga Gjykata e Qarkut​​ përmes Aktgjykimit [Ac.nr.114/12]​​ të 19 majit 2012​​ dhe​​ nga​​ Gjykata Supreme​​ përmes Aktgjykimit [Rev.nr.247/2012]​​ të 9 korrikut 2013.​​ 

 

  • Pas përfundimit të procedurave të lartcekura për vërtetim pronësie para gjykatave të rregullta, parashtruesja e kërkesës kishte paraqitur kërkesë për përmbarim të Aktgjykimit [P.br.462/10]​​ të 21 dhjetorit 2011​​ të Gjykatës​​ Themelore në Prizren, kërkesë kjo që ishte aprovuar nga​​ (i)​​ Gjykata Themelore​​ në Prizren (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ përmes Aktvendimit [I.br.1241/12]​​ të​​ 5 shkurtit 2013;​​ dhe​​ (ii)​​ Gjykata e Apelit​​ përmes Aktvendimit [CA.nr.3817/2013]​​ të 8 prillit 2013.​​ 

 

  • Lidhur me përmbarimin e Aktgjykimit​​ [P.br.462/10]​​ të Gjykatës Komunale,​​ ishte caktuar një kompani ndërtimore, e cila kishte caktuar një shumë prej 19.495,42 euro për rrënimin e kateve që B.M.,​​ kishte ndërtuar në pronën e parashtrueses së kërkesës, pasi që të njëjtën, sipas vendimeve​​ ​​ gjykatave​​ ​​ rregullta,​​ e kishte uzurpuar në vitin 1999. Parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar që të lirohet nga pagesa e shpenzimeve të përmbarimit duke u thirrur në gjendje të rëndë financiare dhe në pamundësi të pagesës së shumës prej 19.495,42 euro. Gjykata Themelore kishte kërkuar dhënien e mendimit ligjor nga Gjykata Supreme se si duhet të veprohej në situatën kur debitori nuk paguan shpenzimet, ndërkaq që kreditori nuk ka mundësi financiare t’i paguaj ato. Gjykata Supreme, duke u thirrur në nenin 13​​ (Shpenzimet e përmbarimit)​​ ​​ Ligjit​​ nr.​​ 04/L-139​​ për Procedurën Përmbarimore (në tekstin e mëtejmë: LPP),​​ kishte theksuar se shpenzimet e procedurës lidhur me caktimin dhe kryerjen e përmbarimit paraprakisht paguan kreditori, respektivisht parashtruesja e kërkesës në rastin konkret.​​ 

 

  • Më 27 shkurt 2017, Gjykata Themelore, përmes Vendimit [I.br.1241/12],​​ duke u bazuar​​ edhe​​ në mendimin juridik të Gjykatës Supreme,​​ obligon parashtruesen e kërkesës që të paguajë paraprakisht shpenzimet përmbarimore, duke theksuar se nëse e njëjta nuk i paguan atëherë Gjykata Themelore do t’a pezullojë procedurën në këtë rast. Ky Vendim i Gjykatës Themelore ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit​​ përmes Aktvendimit [CA.nr.2093/2017] të 29 janarit​​ 2018.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës,​​ përmes​​ rastin KI86/18, iu drejtua​​ Gjykatës​​ Kushtetuese, duke​​ kontestuar​​ dy vendimet e fundit, përkatësisht​​ atë​​ të Gjykatës Themelore​​ [I.br.1241/12]​​ të 27 shkurtit 2017,​​ dhe të Apelit​​ [CA.nr.2093/2017] të 29 janarit 2018,​​ ndërlidhur​​ me pezullimin e procedurës përmbarimore, duke pretenduar​​ se gjykatat e rregullta i kanë shkelur asaj të drejtat e garantuara me nenin 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare]; nenin 24 [Barazia para Ligjit]; nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike]; nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës; si dhe me nenet përkatëse të KEDNJ-së,​​ përkatësisht​​ nenin 6 1​​ (E drejta për gjykim të drejtë); nenin 13​​ (E drejta për mjete efektive juridike); nenin 1 të Protokollit nr. 1​​ (Mbrojtja e​​ pronës)​​ të KEDNJ-së; nenin​​ 14​​ (Ndalimi i diskriminimit), si dhe me nenet përkatëse të DUDNJ, respektivisht nenet 2, 8, 10 dhe 17.

 

  • ​​ 3 shkurt 2021, Gjykata vendosi që:​​ (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) Aktvendimi [CA.br.2093/2017] i 29 janarit 2018​​ i Gjykatës së Apelit​​ dhe Aktvendimi [I.br.1241/12] i 27 shkurtit 2017​​ i Gjykatës Themelore, nuk janë në përputhshmëri me nenet 31, 32 dhe 54 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6.1 dhe 13 të KEDNJ-së, si dhe nenin 46 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së; dhe se (iii) ​​ Vendimi i KÇPB-së, i 30 prill 2005 dhe Aktgjykimi​​ [P.br.462/10]​​ i 21 dhjetorit 2011​​ i Gjykatës Komunale në Prizren, janë vendime të formës së prerë dhe si të tilla duhet të përmbarohen nga autoritetet publike përgjegjëse.

 

  • Dispozitivi​​ i Aktgjykimit të​​ Gjykatës në​​ rastin KI86/18, ishte votuar si në​​ vijim:​​ 

​​ 

“Në pajtim me nenet 113.7 dhe 116.1 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit, rregullin 59 (1) (a) të Rregullores së Punës, në seancën e mbajtur më 3 shkurt 2021, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

      • TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;​​ 

 

      • TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 31, 32 dhe 54 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6.1 dhe 13 të KEDNJ-së;​​ 

 

      • TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së;​​ 

 

      • TË KONSTATOJË se Vendimi i​​ KÇPB-së, i 30 prill 2005 dhe​​ Aktgjykimi i Gjykatës Komunale në Prizren, P.br.462/10, i 21 dhjetorit 2011, janë vendime të formës së prerë dhe si të tilla duhet të përmbarohen nga autoritetet publike përgjegjëse;

 

      • ​​ SHFUQIZOJË Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, [CA.br.2093/2017], të 29 janarit 2018, dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren​​ [I.br.1241/12], të 27 shkurtit 2017;

 

      • TË URDHËROJË Gjykatën Themelore në Prizren, që në pajtim me rregullin 66 të Rregullores së punës së Gjykatës, ta njoftojë sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 3 (tre) muaj, respektivisht deri më 3 maj 2021, Gjykatën Kushtetuese në lidhje me masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të kësaj Gjykate;

 

      • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

      • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

      • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

  • Më​​ 11 mars 2021, Gjykata kishte njoftuar palët përkatëse për nxjerrjen e​​ Aktgjykimit​​ të​​ Gjykatës​​ KI86/18,​​ si në​​ vijim: (i)​​ parashtruesen e​​ kërkesës;​​ (ii)​​ B.G.,​​ si​​ palë në procedurë para gjykatave të rregullta;​​ dhe​​ (iii)​​ Gjykatën e Apelit. Ndërsa, më 1 prill 2021 Gjykata​​ (iv)​​ për nxjerrjen e Aktgjykimit të Gjykatës KI86/18​​ njoftoi​​ edhe​​ Gjykatën​​ Themelore.

 

Procedura në Gjykatë​​ pas publikimit të Aktgjykimit​​ në rastin KI86/18

 

  • Siç u tha më lart,​​ Aktgjykimi i Gjykatës në rastin KI86/18,​​ është votuar më​​ 3 shkurt 2021,​​ dhe është publikuar më​​ 11​​ mars 2021.​​ Gjykata​​ Themelore​​ ishte​​ urdhëruar​​ ​​ deri më 3 maj 2021,​​ të njoftoj​​ Gjykatën në lidhje me masat e ndërmarra për zbatimin​​ e Aktgjykimit të kësaj Gjykate.

 

  • Më 18 maj 2021,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ i ishte drejtuar​​ Gjykatës​​ me​​ dy shkresa​​ të dorëzuara përmes e-malit,​​ të​​ titulluara​​ "urgjenca” me çrast në të parën​​ thekson se​​ “sipas informacioneve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më datë 06.04.2021 përmes postës së Kosovës AKTGJYKIMI ZYRTAR KI86/18 i datës 03.02.2021 sipas lëndës CN.462/10 të datës 21.12.2011 është dërguar në adresë të Gjykatës Themelore në Prizren. Gjykata Themelore ka ​​ konfirmuar pranimin e aktgjykimit në fjalë dhe i ka kthyer fletëkthesën zyrtare Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më ​​ 07.04.2021.​​ Ndërsa në shkresën e dytën,​​ duke​​ kërkuar “fletëlthesën e nënshkruar nga ana e ​​ Gjykatës Themelore në Prizren më datë 06.04.” dhe duke shtuar,​​ ndër​​ tjerash,​​ se​​ sipas pohimit të Gjykatës Themelore në Prizren se përmbarimi i Aktgjykimit KI86/18 të Gjykatës Kushtetuese e Republikës së Kosovës, të datës 03.022021,​​ nuk mund të ekzekutohet pa dokumentin origjinal [...]”.

 

  • ​​ tej dhe përmes shkresës së 21​​ majit​​ 2021, parashtruesja e kërkesës​​ i’u drejtua Gjykatës duke theksuar se​​ “Gjykatës së Themelore në Prizren tashmë i është dorëzuar urgjenca që të veprojë në përputhje me aktgjykimin tuaj KI.nr.86/18, të datës 26 mars të vitit 2021, por Gjykata Themelore​​ në Prizren nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimesh ligjore në përputhje me këtë.​​ Parashtruesja e kërkesës kishte bashkangjitur edhe​​ parashtresën​​ e​​ kreditorit të përmbarimit-urgjencë​​ drejtuar​​ Gjykatës Themelore​​ ë Prizren për Gjyqtarin e ngarkuar me rastin dhe Kryetarin e Gjykatës”​​ të 22 marsit 2021.

 

  • Përmes shkresës së​​ 1 marsit​​ 2022,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ sërish informoi Gjykatën​​ se​​ Aktgjykimi në​​ rastin KI86/18 nuk​​ është​​ zbatuar,​​ duke kërkuar nga Gjykata që të ndërmerr “veprimet e nevojshme për zbatimin e aktgjykimit, e të gjitha këto ​​ në aspekt të mbrojtjes së rendit juridik dhe kushtetues si dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut”​​ të saj.

 

  • Më​​ 22 qershor 2022, Gjykata i​​ ishte​​ drejtuar​​ Gjykatës Themelore duke kërkuar​​ që​​ brenda​​ pesëmbëdhjetë (15)​​ ditëve të​​ njoftoj​​ Gjykatën lidhur me masat e ndërmarra për sa i përket zbatimit​​ Aktgjykimit​​ në rastin​​ KI86/18,​​ përkatësisht nëse i njëjti​​ ishte​​ zbatuar në tërësi.​​ Gjykata nuk kishte pranuar informata nga Gjykata Themelore përkitazi me​​ zbatimin​​ e Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës.

 

  • Më 8 qershor 2023,​​ duke qenë se Gjykata, edhe pas një viti​​ nga kërkesa e datës 22 qershor 2022, ende nuk kishte pranuar informatat e kërkuara lidhur me zbatimin e Aktgjykimit të lartcekur,​​ kërkoi edhe një herë nga Gjykata Themelore që brenda afatit prej (7) shtatë ditësh, nga dita e pranimit të​​ shkresës,​​ të dorëzoi informatën për veprimet e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit KI86/18.​​ Gjykata gjithashtu njoftoi Gjykatën Themelore​​ se pas kalimit të këtij afati prej shtatë (7) ditësh,​​ ajo​​ mund të​​ nxjerrë Aktvendim për Mospërmbarim, në përputhje me pikën (6) të rregullit 66 (Zbatimi i vendimeve) të Rregullores së punës​​ nr. 01/2018 [i​​ zbatueshëm në atë kohë],​​ sipas të cilës parashihet që në rast të moszbatimit të një vendimi ose të vonesës në dhënien e informacioneve, Gjykata Kushtetuese "mund të lëshojë një aktvendim në të cilin do të theksohet që vendimi nuk është zbatuar", dhe se​​ në përputhje me pikën (7) të po të njëjtit rregull: "Prokurori i Shtetit [do të] informohet për të gjitha vendimet e Gjykatës që nuk janë zbatuar".​​ E njëjta shkresë​​ i ishte dërguar për njoftim edhe​​ Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe parashtrueses​​ së​​ kërkesës.

 

  • Përmes shkresës së 15 qershorit 2023, parashtruesja e kërkesës​​ thekson​​ sërish​​ se përkundër​​ faktit​​ që​​ në​​ Gjykatën Themelore janë dorëzuar shumë urgjenca,​​ Aktgjykimit KI86/18​​ ende nuk është zbatuar.

 

  • Më​​ 19 qershor 2023, Gjykata pranoi një​​ shkresë​​ nga Gjykata Themelore​​ lidhur​​ me​​ hapat​​ e ndërmarrë sa i përket zbatimit të Aktgjykimit në rastin KI86/18,​​ dhe duke bashkangjitur disa shkresa nga të cilat rezulton se​​ pas nxjerrjes së Aktgjykimit të Gjykatës, lidhur me rastin e parashtrueses së kërkesës, ishin zhvilluar tri (3) procedura, si në vijim:

 

  • Më 19 maj 2022, debitori F.M,​​ kishte paraqitur kundërshtim ndaj propozimit të parashtrueses së kërkesës për përmbarimin e Aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Komunale në Prizren [C.nr.462/10] të 21 dhjetorit 2011, duke theksuar se ky i fundit nuk është i përmbarueshëm pasi parashtruesja e kërkesës nuk ka legjitimitet aktiv. Më 1 nëntor 2022,​​ Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [CP.nr.1513/21] e kishte hudhur poshtë si të palejuar kundërshtimin e F.M., pasi kjo çështje ishte vendosur me vendime paraprake. Ndaj Aktvendimit të lartcekur të Gjykatës Themelore F.M.,​​ kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Më 20 maj 2022,​​ Gjykata Themelore,​​ kishte mbajtur seancë përkitazi me​​ zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KI86/18,​​ ku ishte aprovuar​​ “propozimi i palëve që kjo lëndë përmbarimore të dërgohet në procedurë të ndërmjetësimit, për mundësinë e arritje së ndonjë marrëveshje”.​​ Pasi disa herë ishin caktuar dhe shtyrë seancat e ndërmjetësimit, në seancën e datës 12 gusht 2022, ishte konstatuar se palët nuk kanë arritur marrëveshje, andaj, me 16 gusht 2022, lënda ishte kthyer sërish në Gjykatën Themelore.​​ 

 

  • Më​​ 27 shtator 20022, parashtruesja e kërkesës​​ në Gjykatën Themelore​​ kishte paraqitur​​ propozim​​ për caktimin e masës së​​ sigurisë​​ duke kërkuar që​​ debitorit​​ F.M.,​​ ti ndalohet​​ “që​​ të​​ shfrytëzojë, disponojë, ti kryes punët​​ ndërtimore​​ dhe​​ punët tjera​​ në​​ pronën kontestuese.​​ Më​​ 12 tetor 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit​​ [CP.nr.1513/21]​​ kishte hedhur poshtë​​ propozimin​​ e​​ parashtrueses​​ së​​ kërkesës për caktimin e masës së​​ sigurisë,​​ si të​​ palejuar,me arsyetimin se:​​ “[...] për të njëjtën çështje, e me objekt të njëjtë të kërkesës, gjykata ka vendosur me anë të Aktvendimit të saj E.nr.1241/12 të datës 05.09.2016, dhe ka caktuar masën e sigurimit ndaj këtu debitorit të përmbarimit​​ [F.M]​​ nga Prizreni dhe se​​ vendimi i lartcekur ende është në fuqi.”

 

  • Më 18 tetor 2023, parashtruesja e kërkesës​​ informoi​​ Gjykatën​​ se​​ Aktgjykimi​​ i​​ Gjykatës​​ KI86/18, ende nuk​​ ishte​​ zbatuar nga Gjykata Themelore.​​ Ndërsa, rasti lidhur me procedurat e lartcekura​​ të iniciuara nga F.M.,​​ përkatësisht ankesa në​​ Gjykatën e Apelit​​ kundër​​ Aktvendimin​​ [CP.nr.1513/21]​​ e​​ 1 nëntorit 2022 përmes të​​ cilit ishte theksuar që​​ Aktgjykimi [C.nr.462/10] i 21 dhjetorit 2011 i Gjykatës Komunale në Prizren, ishte vendim përfundimtarë​​ dhe i përmbarueshëm,​​ është​​ ende duke pritur​​ shqyrtimin. Sipas saj, disa herë është kërkuar​​ nga Kryetari i Gjykatës së Apelit​​ që rasti të zgjidhet me​​ urgjencë, por​​ pa sukses. Ajo po ashtu kërkoi nga Gjykata që të urdhëroj Gjykatën e Apelit​​ për të zgjidhur rastin e saj​​ pa vonesa.​​ 

 

  • Më 2 shtator 2019,​​ parashtruesja e kërkesës gjithashtu kishte​​ parashtruar​​ padi kundër të paditurit, përkatësisht​​ palës së interesuar F.M., [i biri i B.M.-së]​​ në Gjykatën Themelore për kompensim të dëmit në shumën 334.250 (treqind e tridhjetë e katër mijë) euro, si rezultat i uzurpimit të pronës së kontestuar, me propozimin për caktimin e masës së sigurisë. Lidhur me këtë gjykatat e rregullta kanë nxjerr një numër vendimesh procedurale që ndërlidhen me mos-pagesën e taksës gjyqësore dhe si pasojë padia e saj ishte konsideruar e tërhequr. Vendimi përfundimtarë​​ në​​ këto procedura​​ është​​ ai i Gjykatës Supreme, përkatësisht​​ Aktgjykimi​​ [Rev. nr. 170/2021]​​ i datës​​ 19 tetorit 2021, dhe i cili më​​ 16 qershor 2022,​​ është​​ kontestuar para Gjykatës Kushtetuese, në​​ rastin e regjistruar si KI84/22.​​ 

​​ 

Vlerësimi i Gjykatës përkitazi me zbatimin e Aktgjykimit në rastin KI86/18:​​ 

 

  • Siç është sqaruar më lart, përmes shkresës drejtuar​​ Gjykatës Themelore​​ duke u bazuar në nenin 116 të Kushtetutës dhe rregullin 66 të Rregullores së punës​​ nr. 01/2018 [i​​ zbatueshëm në atë kohë], Gjykata kishte paralajmëruar nxjerrjen e​​ Aktvendimit​​ për Mospërmbarim dhe njoftimin e Prokurorit të Shtetit përkitazi me rastin e Gjykatës KI86/18, në mungesë të konfirmimit për zbatueshmërinë e plotë të Aktgjykimit të​​ Gjykatës.​​ 

 

  • Më​​ 13 shkurt​​ 2024,​​ bazuar në vlerësimin e të gjitha shkresave para saj, siç janë paraqitur më lart,​​ dhe​​ pas rekomandimit të Grupit​​ punues​​ të Gjykatës për​​ ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme​​ në rastin KI86/18,​​ në pajtim me paragrafin (6) dhe (7) të​​ rregullit 60 të Rregullores së punës,​​ Gjykata,​​ njëzëri konstatoi se Aktgjykimi i saj në rastin KI86/18, nuk është zbatuar. Kjo sepse, as pas​​ më tepër se dy​​ (2) vitesh​​ nga​​ nxjerrja​​ e​​ këtij Aktgjykimi,​​ nuk është konfirmuar zbatimi i tij, përkundër faktit që​​ ​​ Gjykata kishte konstatuar se​​ Vendimi i KÇPB-së i 30 prill 2005 dhe Aktgjykimi ​​ [P.br.462/10]​​ i 21 dhjetorit 2011​​ i​​ Gjykatës​​ Komunale​​ ​​ Prizren​​ i​​ vërtetuar nga Gjykata e Qarkut​​ përmes Aktgjykimit [Ac.nr.114/12]​​ të 19 majit 2012​​ dhe​​ nga​​ Gjykata Supreme​​ përmes Aktgjykimit [Rev.nr.247/2012]​​ të 9 korrikut 2013,​​ janë vendime të formës së prerë dhe si të tilla duhet të përmbarohen nga autoritetet publike përgjegjëse.

 

  • Konstatimi i lartcekur bazohet në përgjigjet​​ e palëve të dorëzuara në Gjykatë, përkatësisht: (i) parashtrueses​​ të kërkesës,​​ e​​ cila​​ përmes disa shkresave drejtuar Gjykatës​​ ka theksuar, ndër tjerash se,​​ Gjykata Themelore​​ nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës​​ në rastin KI86/18;​​ dhe​​ (ii)​​ Gjykatës Themelore e cika ka njoftuar​​ Gjykatën​​ për disa veprime​​ procedurale​​ ​​ ndërmarra​​ përkitazi​​ me rastin në​​ fjalë​​ por nuk ka konfirmuar zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës në​​ rastin​​ KI86/18, përkatësisht​​ përmbarimin e​​ Vendimit të​​ KÇPB-së​​ ​​ 30 prill 2005 dhe Aktgjykimit​​ [P.br.462/10]​​ ​​ 21 dhjetorit 2011​​ ​​ Gjykatës​​ Komunale​​ ​​ Prizren.​​ 

 

  • Gjykata në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe në raste të tjera dhe të cituara më lart, në të cilat ka vlerësuar se​​ në kundërshtim më nenin 116 të Kushtetutës, vendimet e saj nuk janë zbatuar. Në shkresën drejtuar u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit,​​ të 6 shkurtit 2015,​​ përkitazi me rastin e Gjykatës KI187/13, Gjykata, ndër tjerash, kishte theksuar se përkundër faktit që qysh nga themelimi i Gjykatës “pothuajse 99% të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese janë zbatuar”, Gjykata “duke qenë e përkushtuar që të ndjek procedurat e zbatimit të vendimeve të saj deri në realizimin e plotë të të drejtave të parashtruesve që dalin nga vendimet e saj”, identifikon rastet të cilat ende nuk kanë gjetur zbatim nga autoritetet përkatëse, duke u tërhequr vëmendjen​​ “institucioneve shtetërore që, në saje​​ të kompetencave dhe të detyrimeve kushtetuese që kanë, të​​ sigurojnë mekanizma për ti zbatuar vendimet e saj, në përputhje të plotë me nenin 116.1 të Kushtetutës”.​​ 

 

  • ​​ Ndërsa, në shkresën e drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit,​​ të 28 majit 2019,​​ përkitazi me rastin e Gjykatës KI08/09 dhe njoftimin përkatës për nxjerrjen e Vendimit për Mospërmbarim, ndër tjerash,​​ Gjykata​​ kishte theksuar se “mosekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën shkelje kushtetuese dhe është në kundërshtim me parimet bazë të sundimit të ligjit në një shtet ligjor dhe demokratik”.​​ ​​ njëjtat parime​​ Gjykata​​ i​​ kishte konfirmuar edhe në​​ Aktvendimet për​​ Mospërmbarim të Aktgjykimeve​​ në rastet​​ KI56/09,​​ KI132/15​​ dhe KI90/16, respektivisht.7​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu thekson se,​​ bazuar në praktikën gjyqësore të​​ Gjykatës dhe​​ Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ), bazuar në të cilën, Gjykata sipas nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, interpreton të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, një ndër aspektet themelore të sundimit të ligjit është parimi i sigurisë juridike, i cili, ndër tjerash, kërkon që vendimet përfundimtare të gjykatave duhet të zbatohen dhe të mos vihen në pikëpyetje.8​​ Për më tepër, praktika gjyqësore e GJEDNJ-së, në mënyrë konsistente përcakton që e drejta për një proces të rregullt,​​ siç garantohet përmes nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së dhe e cila është në mënyrë të drejtpërdrejtë e aplikueshme në rendin juridik të Republikës së Kosovës bazuar në nenin 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të Kushtetutës së saj, do të ishte “iluzore” nëse sistemet ligjore vendore do të “lejonin një vendim gjyqësor përfundimtar të mbetej i pazbatuar në dëm të një pale” dhe do të ishte e “paimagjinueshme që neni 6 të përshkruaj në detaje garancitë procedurale të palëve – procedura të drejta, publike dhe të shpejta – pa i dhënë mbrojtje zbatimit të vendimeve gjyqësore”.9​​ Situata të tilla do të ishin në kundërshtim të hapur me parimin e sundimit të ligjit të cilin shtetet kontraktuese e kanë marrë për detyrë ta respektojnë bazuar në KEDNJ-në.10​​ 

 

  • Gjykata, për më tepër, rikujton që Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 3 [Barazia para Ligjit] të saj përcakton që Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera,​​ e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Për më tepër, Kushtetuta në nenin 7 [Vlerat], gjithashtu përcakton që rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.​​ Sundimi i ligjit është po ashtu element që e reflekton trashëgiminë e përbashkët evropiane,​​ siç është përcaktuar në preambulën e KEDNJ-së dhe​​ të​​ Kartës për të Drejtat Fondamentale të Bashkimit Evropian dhe objektivë thelbësore e reflektuar në Statutin e Komisionit të Venecias.11​​ 

 

  • Marrë parasysh parimet e lartcekura dhe pasi bazuar në shkresat e dorëzuara para saj Gjykata ka konstatuar se Aktgjykimi i Gjykatës në rastin KI86/18​​ nuk është​​ konfirmuar të jetë​​ zbatuar​​ në tërësi​​ nga autoritet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 116 të Kushtetutës dhe rregullin 60​​ të Rregullores së punës, Gjykata nxjerrë këtë Aktvendim për Mospërmbarim përkitazi me rastin e Gjykatës KI86/18. Në të njëjtën kohë, Gjykata gjithashtu e njofton Prokurorin e Shtetit përkitazi me moszbatimin e​​ Aktgjykimit të saj në rastin KI86/18.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu sqaron që​​ procedurat që​​ burojnë​​ nga padia për kompensim dëmi e paraqitur më​​ 2 shtator 2019 në​​ Gjykatën Themelore në​​ Prizren dhe të​​ cilat janë​​ ​​ kontestuara para Gjykatës në​​ rastin KI84/22, nuk ndërlidhen në​​ mënyrë​​ ​​ drejtëpërdrejtë​​ me​​ zbatimin e Aktgjykimit të​​ Gjykatës në​​ rastin KI86/18 dhe rrjedhimisht, konstatimi i Gjykatës që​​ Aktgjykimi i saj në​​ rastin KI86/18 nuk​​ është​​ zbatuar, nuk paragjykojnë​​ vendimmarrjen e Gjykatës në​​ rastin KI84/22.​​ 

 

  • Në fund, duhet të theksohet se përtej konstatimit të moszbatimit të një Aktgjykimi, përmes Vendimit për Mospërmbarim dhe Njoftimit përkatës të Prokurorit të Shtetit, Gjykata nuk ka kompetencë për vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatim të një vendimi të Gjykatës nga​​ ana e​​ autoriteteve përgjegjëse. Kompetenca për një vlerësim të tillë më pas i takon Prokurorit të Shtetit, bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.​​ 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me​​ nenin 19 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe me rregullin 60​​ të Rregullores së punës​​ nr.01/2023​​ së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më​​ 13 shkurt 2024,​​ njëzëri:

 

VENDOSI

 

  • TË KONSTATOJË që Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ i​​ 3 shkurtit 2021​​ në rastin​​ KI86/18, me parashtruese​​ Slavica Đordević,​​ nuk është zbatuar​​ nga autoritetet përgjegjëse të Republikës së Kosovës;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim për Mospërmbarim përkitazi me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KI86/18;​​ 

 

  • T’UA KOMUNIKOJË palëve këtë Aktvendim për Mospërmbarim;

 

  • TË NJOFTOJË Prokurorin e Shtetit për nxjerrjen e këtij Aktvendimi për Mospërmbarim;

 

  • Në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit dhe për qëllime të rregullit 60​​ (6) të Rregullores së punës, ky vendim do të publikohet në Gazetë Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në​​ ueb-faqen​​ zyrtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.​​ 

 

 

 

 

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Gresa Caka-Nimani

1

​​  Shih​​ Urdhrin në rastin​​ KO01/09,​​ të​​ 7​​ qershorit 2010,​​ i​​ qasshëm përmes vegëzës në vijim:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/leter_drejtuar_kryetarit_te%20_komunes_se_prizrenit.pdf​​  dhe​​ Urdhrin në rastin​​ KO01/09, të 21 qershorit 2010, i qasshëm përmes vegëzës në vijim:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/urdher_rasti_ko_01_09.pdf.

2

​​  Shih​​ Vendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit në rastin​​ KI08/09, të 14 nëntorit 2012, i qasshëm përmes vegëzës:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/gjk_ki_08_09_vmsp_shq.pdf;

​​ dhe​​ Njoftimin e Kryeprokurorit të Shtetit të​​ për Mospërmbarim të Aktgjykimit në rastin​​ KI08/09, të 28 majit 2019, i qasshëm përmes vegëzës në vijim:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2021/08/KI08-09_Njoftim-p%C3%ABr-moszbatim-t%C3%AB-Aktgjykimit-t%C3%AB-Gjykat%C3%ABs-Kushtetuese_P.SH_.pdf.

3

​​  Shih shkresën​​ Njoftimi përkitazi me moszbatimin e Aktgjykimit të​​ Gjykatës Kushtetuese në​​ rastin KI112/12​​ dhe shkresën drejtuar Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë,​​ të 17 prillit 2014, të qasshme përmes vegëzës në vijim:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2021/08/KI112-12_Njoftim-perkitazi-me-moszbatimin-e-Aktgjykimit_P.SH_SHQ.pdf.

4

​​  Shih “Informatë e Përditësuar përkitazi me Aktgjykimin nr.KI187-13”, të 6 shkurtit 2015, e qasshme përmes vegëzës në vijim:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2021/08/informate_e_perditesuar_KI187_13_shq.pdf​​ dhe shkresën “Informim për moszbatimin e Aktgjykimit KI187/13”, të 6 shkurtit 2015 drejtuar Kryeprokurorin e Shtetit, e qasshme përmes vegëzës në vijim: ​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2021/08/njoftimi_për_moszbatimin_e_aktgjykimit_KI187_13_shq.pdf.

5

​​  Shih​​ Aktvendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit në rastin KI56/09, të 24 shtatorit 2021, i qasshëm përmes vegëzës në vijim:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2021/09/ki56-09_VPM_shq.pdf; dhe​​ Informimin e Kryeprokurorit të Shtetit të për Mospërmbarim të Aktgjykimit në rastin KI56/09, të 24 shtatorit 2021, i qasshëm përmes vegëzës:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2021/09/Informim-p%C3%ABr-mosp%C3%ABrmbarim-t%C3%AB-Aktgjykimit_Aleksander-Lumezi_shq.pdf.

6

​​  Shih​​ Aktvendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit në rastin KI90/16, të 18 korrikut 2022, i qasshëm përmes vegëzës në vijim:​​ https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2022/08/ki_90_16_vmsp_shq.pdf​​ ; dhe​​ Informimin e Kryeprokurorit të Shtetit të për Mospërmbarim të Aktgjykimit në rastin KI90/16, të 18 korrikut 2022, i qasshëm përmes vegëzës:​​ https://gjk-ks.org/decision/informim-per-mospermbarim-te-aktgjykimit-ne-rastin-ki90-16/​​ .

7

 ​​ ​​ ​​​​ Shih​​ Aktvendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KI56/09, të 24​​ shtatorit 2021, paragrafi 30, të cekur më lart;​​ Aktvendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KI132/15, të 22 shtatorit 2021, paragrafi 31, të cekur më lart; dhe​​ Aktvendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit në rastin KI90/16, të 18 korrikut 2022,​​ paragrafi 31, të cekur më lart.​​ 

8

​​  Shih, ndër tjerash, rastet e GJEDNJ-së,​​ Guðmundur​​ Andri​​ Ástráðsson​​ v.​​ Islanda,​​ kërkesa nr.23674/18,​​ Aktgjykim i Dhomës së Madhe të GJEDNJ-së i 1 dhjetorit 2020, paragrafi 238;​​ Brumărescu v. Rumania, kërkesa​​ nr. 28342/95, Aktgjykim i Dhomës së Madhe të GJEDNJ-së​​ i 28 tetorit 1999, paragrafi 61; si dhe​​ Agrokompleks v. Ukraina, kërkesa nr. 23465/03,​​ Aktgjykim i Dhomës së Madhe të GJEDNJ-së​​ i 25 korrik 2013, paragrafi​​ 148.

9

​​  Shih, ndër tjerash, rastin e GJEDNJ-së​​ Romashov v. Ukraina, kërkesa nr.67534/01, Aktgjykim i GJEDNJ-së i 24 korrikut 2004, paragrafi 42.

10

 ​​ ​​​​ Shih​​ Aktvendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KI56/09, të 24​​ shtatorit 2021, paragrafi 29, të cekur më lart;​​ Aktvendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KI132/15, të 24​​ shtatorit 2021, paragrafi 30, të cekur më lart; dhe​​ Aktvendimin për Mospërmbarim të Aktgjykimit në rastin KI90/16, të 18 korrikut 2022, paragrafi​​ 32, të cekur më lart.

11

​​  Shih, ndër​​ tjerash:​​ (i)​​ Preambulën e KEDNJ-së; (ii)Preambulën e Kartës për të Drejtat Fondamentale të Bashkimit Evropian; si dhe (iii)​​ Statutin e Komisionit të Venecias.​​ 

 

Parashtruesit:

Slavica Đordević

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për mosmbarim