KI93/19, Parashtrues: Valton Karaxhiu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara
Vendim për Refuzim të kërkesës
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës
Çështja e parashtruar ka të bëjë me kontestimin e pronësisë së një banese në lagjen Ortakoll në Prizren, e cila fillimisht përmes kontratës për shfrytëzimin e banesës i ishte dhënë Mehmet Karaxhiut (i ati i parashtruesit).
Kërkesa është dorëzuar nga Valton Karaxhiu i cili deklaron që e përfaqëson veten e tij dhe pretendon të përfaqësojë L.B dhe A.B., nga Prizreni. Gjykata kishte kërkuar nga përfaqësuesi i pretenduar të dorëzojë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim në procedurën para Gjykatës.
Gjykata vëren se, përveç kërkesës së tij të përgjithshme dhe abstrakte, parashtruesi i kërkesës, nuk i ka parashtruar Gjykatës informacionin dhe dokumentet e kërkuara të akteve të kontestuara, edhe pse Gjykata e ka kërkuar këtë nga ai dy herë.
Gjykata vendosi se kërkesa nuk i plotëson kërkesat procedurale për shqyrtim të mëtejshëm të parashikuar nga rregulli 35 i Rregullores së punës. Meqenëse parashtruesi i kërkesës nuk e ka qartësuar aktin konkret të cilin e konteston para Gjykatës dhe nuk ka paraqitur dokumentet e nevojshme të kërkuara, si dhe nuk dorëzoi autorizimin e vlefshëm në Gjykatë sa i përket pretendimit për përfaqësim të L.B. dhe A.B. kërkesa refuzohet në procedurë të shkurtër, në përputhje me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës.
Valton Karaxhiu
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile