Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 187/2023] të 23 majit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI39/24

Parashtruesit: Xhylinaze Rama

Shkarko:

KI39/24, Parashtrues: Xhylinaze Rama, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 187/2023] të 23 majit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës

KI39/24, Aktvendim për papranueshmëri, i 4 shtatorit 2024, publikuar më 28 tetor 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e paafatshme

Rrethanat e rastit konkret, rezultojnë që i biri i parashtrueses së kërkesës  A.R është privuar nga jeta nga B.R. pas një konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe të dëmtuarit A.R dhe B.B. Parashtruesja e kërkesës si palë e dëmtuar kishte dëshmuar në rast në cilësinë e dëshmitares, duke treguar se si ka ardhur deri tek konflikti në mes të djalit të saj te ndjerë A.R. dhe të akuzuarit B.R. Si palë e dëmtuar në rast në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar edhe bashkëshorti i parashtrueses së kërkesës njëherit babai i të vrarit A.R. Më 24 dhjetor 2021, Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda (në tekstin e mëtejmë: Prokuroria) ngriti aktakuzën [PP. I. nr. 128/2021] ndaj të akuzuarit B. R. nga Vitia, për shkak të veprave penale, vrasje e rëndë nga neni 173, paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore shpalli fajtor të akuzuarin B.R si dhe i shqiptoi dënimin me burgim me kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) viteve, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej 13 korrikut 2021 e tutje. Palët e dëmtuara B.B, I.R, XH.R dhe B.I për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil. Ankesë në Gjykatën e Apelit kishte paraqitur përfaqësuesja e palës së dëmtuar, gjithashtu edhe mbrojtësi i të dënuarit B.R. Gjykata e Apelit aprovoi pjesërisht ankesën e mbrojtësit të dënuarit dhe sipas detyrës zyrtare ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, vetëm përkitazi me cilësimin juridik të veprës penale dhe vendimin për dënimin, ashtu që veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173, par.1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së, për të cilën është shpallur fajtor, e cilëson si veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173, par.1 nënparagrafi 11 të KPRK-së, dhe ia shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 24 (njëzetekatër) vite, duke marrë si të vërtetuar dënimin e shqiptuar me burgim në kohëzgjatje 2 (dy) vite, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, par.1 KPRK-së, dhe e gjykoi me dënim unik në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej 13 korrikut 2021 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Mbrojtësit e të dënuarit paraqiti kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme aprovoi pjesërisht kërkesën e përbashkët të mbrojtësve të dënuarit, duke ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe atë të Gjykatës së Apelit, sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe vendimit për dënimin, ashtu që Gjykata Supreme gjen se në veprimet e të dënuarit, të përshkruara në dispozitiv të aktgjykimit nën pikën 1, pasqyrohen elementet e veprës penale vrasja nga neni 172 të KPRK-së dhe për këtë e gjykon me 19 (nëntëmbëdhjetë) vite burgim, ndërsa duke ia marrë si të vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite të shqiptuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, par. 1 KPRK-së, konform dispozitës së nenit 76, par.2 nënparagrafit 2.2 të KPRK-së, i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzetë) vite në të cilin dënim llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 13 korriku 2021 e tutje.

Parashtruesja e kërkesës, si pretendim kryesor para Gjykatës, kishte ngritur çështjen e vlerësimit të dënimit të dënuarit nga Gjykata Supreme, duke pretenduar se e njëjta në mënyrë jo të drejtë e kanë ulur dënimin nga 30 vite burgim në 20 vite.

Gjykata rikujtoi që parashtruesja e kërkesës e konteston Aktgjykimin [Pml. nr. 187/2023] e 23 majit 2023 të Gjykatës Supreme, por duke mos specifikuar se cilat të drejta dhe liri kushtetuese pretendon se i janë shkelur. Fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata Themelore, vërteton që parashtruesja e kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar më 11 korrik 2023. Parashtruesja e kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e saj në Gjykatë më 16 shkurt 2024, më shumë se 7 muaj pas pranimit të aktit të kontestuar.

Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes aktgjykimit të kontestuar janë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtrueses së kërkesës.

Parashtruesit:

Xhylinaze Rama

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale