Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr.1/2024] të  Gjykatës Supreme, të 9 shkurtit 2024

Nr. të lëndës KI118/24

Parashtruesit: Agron Mazrekaj

Shkarko:

KI118/24, Agron Mazrekaj, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ.nr.1/2024] të  Gjykatës Supreme, të 9 shkurtit 2024

KI118/24, Aktvendim për papranueshmëri, i 17 korrikut 2024, publikuar më 28 gusht 2024

Fjalët kyçe: konkurs pune; diploma universitare; shërbimi civil;

Parashtruesi i kërkesës kishte aplikuar për Udhëheqës të Divizionit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, mirëpo nuk ishte përzgjedhur. Ai drejtoi ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil me pretendimin se kandidati i suksesshëm nuk e kishte fakultetin përkatës dhe ishte shkelur Rregullorja për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil. Kjo e fundit e refuzoi ankesën dhe arsyetoi se, sipas konkursit të publikuar, nuk kërkohej ndonjë diplomë përkatëse universitare dhe kandidati tjetër kishte më shumë pikë të fituara. Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesëpadi në Gjykatën Themelore, e cila ia refuzoi si të pabazuar. Gjykata Themelore arsyetoi se vlerësimi i kandidatëve ishte në dorën e Komisionit sipas bindjes së tyre të lirë dhe se Rregullorja me asnjë dispozitë nuk e përcakton obligimin që të vendoset si kusht diploma e ndonjë drejtimi përkatës. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme u pajtuan me vlerësimet e Gjykatës Themelore dhe rrëzuan pretendimet ankimore të parashtruesit të kërkesës.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë në Gjykatë me pretendimin se vendimet e gjykatave të rregullta janë në kundërshtim me nenin 31 të Kushtetutës, sepse e interpretuan Rregulloren në mënyrë të gabuar duke konstatuar që nuk kërkohet diploma përkatëse për natyrën e vendit të punës. Sipas parashtruesit të kërkesës, Rregullorja e përcakton qartë se shkollimi dhe kualifikimi duhet të jenë në përputhje me natyrën e vendit të punës.

Gjykata ritheksoi se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e faktit dhe të ligjit që mund të kenë bërë gjykatat e rregullta. Gjykata theksoi se ishte detyrë e organeve administrative udhëheqja e procedurave të rekrutimit dhe përzgjedhja e kandidatit të suksesshëm. Gjykata nuk i di kualifikimet universitare të kandidatëve dhe përshtatjen e tyre me vendin e punës. Parashtruesi i kërkesës kishte mundësi që gjatë gjithë procesit gjyqësor të paraqes argumentet dhe pretendimet e tij juridike dhe procesi gjyqësor nuk kishte ndonjë të metë procedurale sa të cenonte të drejtat kushtetuese të tij.

Parashtruesit:

Agron Mazrekaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile