Vendim

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI196/23

Parashtruesit: Eshref Qafleshi

Shkarko:

KI196/23, Parashtrues: Eshref Qafleshi, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI196/23, Vendim për refuzim të kërkesës i 17 korrikut 2024, publikuar më 20 gusht 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vendim për refuzim

 Gjykata rikujtoi se pasi që kishte pranuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës dhe e cila ishte e paqartë, duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte e kompletuar, pasi: i) nuk e kishte specifikuar saktë aktin e autoriteti publik që e  konteston para Gjykatës; ii) nuk kishte cekur se cilat të drejta kushtetuese pretendonte se i ishin shkelur; si dhe iii)  nuk ishin dorëzuar të gjitha vendimet që ndërlidhen me rastin e parashtruesit. Gjykata, kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që: i) të plotësojë formularin e kërkesës duke specifikuar saktë aktin konkret të autoritetit publik të cilin e konteston para Gjykatës; ii) të cekë se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar; iii) të bashkëngjisë kopjet e vendimit që e konteston dhe vendimeve tjera që mendoni se janë të nevojshme për ti bashkëngjitur kërkesës.

Parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar disa vendime të gjykatave të rregullta, mirëpo nuk i ishte përgjigjur kërkesave specifike të Gjykatës.

Në këtë aspekt, Gjykata vlerësoi se përkundër kërkesës specifike të Gjykatës, parashtruesi i kërkesës: i) nuk e ka sjellë formularin e plotësuar dhe nënshkruar të kërkesës duke mos specifikuar aktin e autoritet publik që e  konteston; ii) nuk kishte specifikuar të drejtat e tij që pretendon se i janë cenuar sipas Kushtetutës; si dhe iii) nuk i kishte dorëzuar të gjitha vendimet që ndërlidhen me rastin e tij.

Rrjedhimisht, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mos kompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet  22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 25 (2) (e) dhe (h) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Eshref Qafleshi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile