Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 394/2022, të 12 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI134/23

Parashtruesit: Feride Berisha

Shkarko:

KI134/23, Parashtruese Feride Berisha, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 394/2022, të 12 tetorit 2022

KI134/23, Aktvendim për Papranueshmëri, i 17 janarit 2024, i publikuar më 29 shkurt 2024

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e papranueshme, kërkesë e pambështetur

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me zgjidhjen e Marrëveshjes nga ana e Zyrës Nacionale të SOS fshatrave në mes të saj dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve, përmes të cilës ajo kishte ofruar shërbime si SOS nënë. Gjykata rikujton se parashtruesja e kërkesës kishte paraqitura ankesa të shumta si para SOS Fshatrave dhe autoriteteve tjera publike, përfshirë edhe Inspektoratin e Punës, dhe në vijim kishte parashtruar edhe kërkesëpadi në Gjykatën Themelore, përmes të cilës kërkoi kthim në vend të punës dhe kompensim për dëm material. Gjykata Themelore në Prishtinë, hodhi poshtë si të palejueshme kërkesëpadinë e parashtrueses së ankesës, duke e konsideruar atë si të pasafatshme, ashtu siç përcaktohet me nenin 79 të Ligjit të Punës. Si rezultat i ankesës së saj të parashtruar në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit përmes Aktvendimit të, 6 qershor 2022, ankesën e saj e refuzoi si të pabazuar.  Në vijim, si rezultat i revizionit të parashtruar kundër dy vendimeve të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit në Gjykatën Supreme, kjo e fundit përmes Aktvendimit [Rev. Nr. 394/2022] të 12 tetorit 2022, revizionin e parashtrueses së kërkesës e refuzoi si të pabazuar.

Parashtruesja e kërkesës në kërkesën e saj nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri kushtetuese të Kapitullit II të Kushtetutës pretendon se i janë cenuar përmes Aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme.

Gjykata konstatoi se parashtruesja e kërkesës përmes kërkesës së saj nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar nga autoriteti publik, dhe si e tillë kërkesa duhet të refuzohet për mosplotësimin e kritereve të pranueshmërisë të parapara me nenin 48 të Ligjit në lidhje me rregullin 34 (1) (d) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Feride Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile