Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 394/2022, të 12 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI134/23

Parashtruesit: Feride Berisha

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 22 shkurt 2024

Nr. Ref.: RK 2350/24

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin​​ nr. KI134/23

 

Parashtruese

 

Feride Berisha

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

së Aktvendimit​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës,

Rev. Nr. 394/2022, të 12 tetorit 2022​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesja e ​​ kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Feride Berisha​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesja e kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës e konteston Aktvendimin​​ [Rev. Nr. 394/2022] të 12 tetorit 2022 të Gjykatës Supreme të​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme).

 

  • Parashtruesja e kërkesës, Aktvendimin e kontestuar e ka pranuar më 22 shkurt 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  •  ​​​​ Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme. Megjithatë, parashtruesja e kërkesës nuk ka specifikuar se cilat të​​ drejta dhe liri të​​ saja të​​ saj, të​​ garantuara me dispozitat Kapitullit II [Të​​ Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) i janë​​ shkelur përmes Aktvendimit të​​ kontestuar.

 

Baza juridike

 

  •  ​​​​ Kërkesat bazohen në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës), dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin​​ 25 (Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve), të Rregullores së punës së Gjykatës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi 15 ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • Më 16 qershor 2023, parashtruesja e kërkesës, dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 27 qershor 2023, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [Nr. GJR.KI dhe Nr. KSH. KI134/23] e caktoi gjyqtarin Bajram Ljatifi, gjyqtar raportues, dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Selvete Gërxhaliu-Krasniqi (kryesuese), Nexhmi Rexhepi dhe Enver Peci (anëtarë).​​ 

 

  • Më 21 korrik 2023, Gjykata njoftoi parashtruesen e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe i kërkoi asaj që​​ ​​ dorëzojë: (i)​​ ​​ formularin e plotësuar dhe të​​ nënshkruar të​​ kërkesës,​​ pasi​​ ​​ i​​ njëjti​​ nuk ishte i plotësuar në​​ tërësi dhe i mungonte nënshkrimi; dhe​​ (ii)​​ kopjet e të​​ gjitha vendimeve të​​ organeve​​ kompetente dhe gjykatave të​​ rregullta, përfshirë​​ edhe parashtresat dhe ankesat e paraqitura nga ajo.​​ ​​ Po të​​ njëjtën​​ ditë, Gjykata njoftoi Gjykatën Supreme në​​ lidhje me regjistrimin e kërkesës dhe Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë, Divizioni Civil (në​​ tekstin e​​ mëtejmë: Gjykata Themelore) i kërkoi dorëzimin e fletëkthesës e cila dëshmon se kur parashtruesja e kërkesës ka​​ pranuar​​ Aktvendimin e kontestuar të​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ 25 korrik​​ 2023, Gjykata Themelore​​ i dorëzoi Gjykatës fletëkthesën e kërkuar, e cila dëshmon që​​ parashtruesja e kërkesës Aktvendimin e kontestuar të​​ Gjykatës Supreme e ka pranuar më​​ 22 shkurt 2023.

 

  • ​​ 11 gusht 2023, parashtruesja e​​ kërkesës​​ dorëzoi një​​ shtojcë​​ ​​ formularit të​​ kërkesës, të​​ nënshkruar, me adresë​​ ​​ vendbanimit dhe numrin​​ kontaktues, duke i bashkëngjitur edhe kopjet:​​ e​​ vendimeve​​ ​​ “SOS Fshatrave​​ ​​ Fëmijëve të​​ Kosovës”;​​ ​​ Inspektoratit të​​ punës; ​​ ​​ vendimeve të​​ gjykatave të​​ rregullta;​​ dhe të​​ ankesave dhe parashtresave të​​ paraqitura nga ajo​​ para autoriteteve publike.

 

  • ​​ 17 janar 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe ​​ njëzëri, i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesave.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton që​​ parashtruesja e kërkesës, më​​ 1 shkurt 2010 kishte lidhur​​ Marrëveshje për shërbime afatgjata (në​​ tekstin e mëtejmë: Marrëveshja)​​ me SOS Fshatrat e Fëmijëve të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: SOS Fshatrat)​​ për ofrimin e shërbimeve si SOS nënë​​ ​​ njërën nga SOS familjet e SOS Fshatrave.

 

  • ​​ ​​ 21 tetor 2016, Zyra Nacionale e SOS Fshatrave e njoftoi​​ parashtruesen​​ e kërkesës për zgjidhjen e​​ Marrëveshjes​​ ​​ lartcekur për shërbime, efektive nga datat 22 tetor 2016. Zgjidhjen e​​ Marrëveshjes​​ ​​ lartcekur, SOS​​ Fshatrat e arsyetuan me faktin se sjellja​​ e vazhdueshme​​ e parashtrueses së​​ kërkesës në​​ trajtimin​​ jo të​​ barabartë​​ dhe cenim të​​ ​​ drejtave të​​ fëmijëve ishte në​​ kundërshtim me politikat​​ dhe filozofinë​​ e SOS Fshatrave, dhe​​ rregullave​​ ​​ përcaktuara në​​ këtë​​ Marrëveshje. Në​​ fund të​​ Njoftimit të​​ tyre, SOS​​ Fshatrat​​ specifikuan se ndaj saj do të​​ realizohen të​​ gjitha obligimet që​​ dalin nga Marrëveshja, përfshirë​​ kompensimin mujor për​​ tetëmbëdhjetë​​ (18)​​ ditë​​ pune të​​ muajit tetor 2016,​​ kompensimet​​ për ditët e pushimit të​​ viteve​​ 2014, 2015 dhe 2016​​ dhe pagën e 13-të​​ për vitin 2016.​​ Njoftimi për zgjidhje të​​ marrëveshjes, nuk përmban këshillë​​ juridike.

 

  • ​​ ​​ 24 tetor 2016, kundër Njoftimit të​​ lartcekur,​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ dorëzoi​​ ankesë​​ për “largim joligjor dhe jonjerëzor nga puna” dhe ankesë​​ kundër “procesverbalit” të​​ 21 tetorit 2016, ku​​ është​​ mbajtur takimi për njoftimin e saj për zgjidhje të​​ Marrëveshjes.​​ Nga shkresat e lëndës rezulton që​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ me të​​ njëjtën ankesë​​ i​​ është​​ drejtuar edhe Avokatit të​​ Popullit, megjithatë​​ e njëjta në​​ lidhje me këtë​​ nuk ka dorëzuar informata nëse kjo ankesë​​ është​​ trajtuar dhe nëse​​ është​​ dorëzuar ndonjë​​ përgjigje ndaj ankesës së​​ saj nga ky institucion.

 

  • ​​ 1 nëntor 2016, SOS​​ Fshatrat​​ ​​ përgjigje​​ ​​ ankesës së​​ saj, të​​ shqyrtuar​​ nga Bordi i Drejtorëve të​​ SOS Fshatrave, njoftuan parashtruesen e kërkesës​​ se: (i) raporti i saj me SOS Fshatrat nuk​​ është​​ marrëdhënie pune që​​ qeveriset​​ nga Ligji i Punës por​​ është​​ Marrëveshje për Shërbime, shërbime të​​ përkujdesjes së​​ fëmijëve, si formë​​ përkrahëse,​​ alternative​​ e strehimit familjar të​​ fëmijëve pa përkujdesje, që​​ “organizata SOS​​ Fshatrat​​ e Fëmijëve e ofron në​​ bashkëpunim me Ministrinë​​ për Punë​​ dhe Mirëqenie Sociale”: (ii)​​ ​​ se i​​ njëjti​​ e ka marrë​​ ​​ shqyrtim​​ ankesën e​​ saj​​ duke kërkuar raporte të​​ detajuara nga zyrtarët profesionistë, si pedadogun, psikologun​​ dhe punëtorin​​ social, të​​ cilët​​ mbikëqyrin​​ përkujdesjen​​ e ofruar nga SOS Nënat​​ ndaj​​ fëmijëve​​ pa përkujdesje prindërore.”​​ ; (iii) nga dosja rezulton që​​ vërejtje ndaj​​ sjelljes​​ ​​ saj janë​​ adresuar në​​ vazhdimësi për trajtim jo të​​ barabartë​​ ​​ fëmijëve​​ ​​ i janë​​ besuar në​​ përkujdesje; cenim të​​ ​​ “drejtave bazike të​​ fëmijëve për dashuri dhe mbrojtje nga diskriminimi” dhe​​ “fyerje dhe lëndim shpirtëror të​​ disa fëmijëve në​​ përkujdesje të​​ saj”; (iv)​​ se​​ veprimet e saja kanë​​ rezultuar në​​ shkelje të​​ Kodit të​​ Mirësjelljes​​ ​​ Organizatës, Politikën për Mbrojtje​​ ​​ Fëmijëve dhe Vlerat,​​ vizionin​​ dhe filozofinë​​ e Organizatës SOS​​ Fshatrat​​ e​​ Fëmijëve; (v)​​ se​​ zgjidhja​​ e Marrëveshjes​​ është​​ bërë​​ duke marrë​​ për bazë​​ interesin më​​ ​​ mirë​​ ​​ fëmijëve dhe mirëqenien e tyre; (vi)​​ se​​ raportet​​ specialistike do t’i dorëzohen Organit të​​ Kujdestarisë​​ ​​ Qendrës për Punë​​ Sociale dhe kujdestarit ligjor të​​ fëmijëve​​ dhe në​​ bashkëpunim me ta do të​​ vendoset​​ për hapat dhe procedimet e​​ mëtejme​​ ndaj saj. Nga përmbajtja e përgjigjes, rezulton që​​ parashtrueses​​ ​​ kërkesës, bashkë​​ me përgjigjen i janë​​ bashkëngjitur “raportet​​ psiko-pedagogjike”​​ ​​ SOS Fshatrave.​​ Përgjigja e Bordit të​​ Drejtorëve, nuk përmban këshillë​​ juridike.

 

  • ​​ 4 nëntor 2016, parashtruesja e kërkesës në​​ Inspektoratin e Punës dorëzoi ankesë​​ për “largim jo njerëzor dhe joligjor nga puna”.

 

  • ​​ 18​​ nëntor​​ 2016, Inspektorati i Punës përmes​​ Vendimit​​ [nr. 37-00215/16-A] hudhi poshtë​​ ankesën e parashtrueses së​​ kërkesës ​​ për shkak të​​ mungesës së​​ kompetencës së​​ Inspektoratit në​​ këtë​​ çështje.​​ Inspektorati​​ i Punës​​ arsyetoi​​ se specifikat e​​ Marrëveshjes​​ për ofrimin e​​ shërbimeve​​ ​​ lidhura me SOS​​ Fshatrat​​ e Fëmijëve nuk janë​​ elemente që​​ rregullohen me​​ dispozitat​​ e Ligjit nr. 03/L-212 të​​ Punës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Ligji i Punës).​​ ​​ këshillin juridike, të​​ këtij vendimi specifikohet se mund të​​ paraqitet ankesë​​ ​​ Trupin Ekzekutiv të​​ Inspektoratit të​​ Punës.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ paspecifikuar, kundër Vendimit të​​ Inspektoratit të​​ Punës, parashtruesja e kërkesës​​ paraqiti​​ ankesë​​ ​​ Trupin​​ Ekzekutiv​​ ​​ Inspektoratit të​​ Punës.

 

  • ​​ 19 janar 2017, Trupi​​ Ekzekutiv​​ i​​ Inspektoratit të​​ Punës përmes​​ Vendimit​​ [03/2017] ankesën e parashtrueses së​​ kërkesës e refuzoi si të​​ pabazuar dhe​​ vërtetoi​​ Vendimin​​ e 18 nëntorit 2016, të​​ Inspektoratit të​​ Punës.​​ Në këshillën juridike, të këtij vendimi specifikohet se mund të iniciohet kontest administrativ në​​ Gjykatën Themelore në afat prej 30 ditësh.​​ 

 

  • ​​ 31 janar 2017, parashtruesja e kërkesës në​​ Gjykatën Themelore dorëzoi kërkesëpadi ​​ për kthim në​​ vendin e saj të​​ punës dhe kompensim për dëm material.

 

  • ​​ 12 dhjetor 2019, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [C. Nr. 217/17] hudhi si të​​ palejueshme kërkesëpadinë​​ e parashtrueses së​​ kërkesës duke​​ konstatuar​​ se e njëjta ishte e pasafatshme.​​ Gjykata Themelore konstatoi se kërkesëpadia e​​ parashtrueses​​ së kërkesës nuk ishte dorëzuar brenda afatit tridhjetë (30)​​ ditor të​​ përcaktuar​​ me nenin 79 të Ligjit të Punës, i cili afat ka filluar të rrjedhë që nga dita e pranimit të​​ Vendimit​​ të Bordit të Drejtorëve të SOS Fshatrave, të​​ 1 nëntorit 2016.

 

  • Më 12 qershor 2020, kundër Aktvendimit të​​ lartcekur të​​ Gjykatës Themelore, parashtruesja e kërkesës paraqiti ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit.

 

  • ​​ 6 qershor 2022, Gjykata e​​ Apelit​​ përmes Aktvendimit [Ac. Nr.​​ 4850/20] ankesën e parashtrueses së​​ kërkesës e refuzoi si të​​ pabazuar dhe​​ vërtetoi​​ Aktvendimin​​ ​​ [C. Nr. 217/17] të​​ 12 dhjetorit 2019 të​​ Gjykatës Themelore.

 

  • Më 6 shtator 2022,​​ parashtruesja e kërkesës kundër Aktvendimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit​​ parashtroi revizion në​​ Gjykatën Supreme.

 

  • ​​ 12 tetor 2022, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev. Nr. 394/2022] revizionin e​​ parashtrueses së​​ kërkesës​​ e refuzoi si të​​ pathemeltë.​​ Gjykata​​ Supreme​​ vërtetoi​​ qëndrimet dhe​​ konstatimet​​ e gjykatave të shkallës më të ulët, duke​​ konstatuar​​ se padia e​​ parashtrueses​​ së kërkesës është dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar me nenin 79 të Ligjit të Punës.

 

Pretendimet e parashtrueses së​​ kërkesës

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës në​​ kërkesën e saj nuk ka specifikuar se cilat dispozita të​​ Kapitullit II të​​ Kushtetutës, që​​ garantojnë​​ ​​ drejtat dhe lirit​​ themelore​​ ​​ saja​​ i janë​​ shkelur përmes Aktvendimit të​​ kontestuar të​​ Gjykatës​​ Supreme.

 

  • ​​ kërkesën​​ e saj, parashtruesja e kërkesës​​ ka ngritur pretendime të​​ shumta, në​​ mënyrë​​ specifike ndaj vendimmarrjes së​​ SOS Fshatrave për zgjidhjen e marrëveshjes​​ për shërbime afatgjata me SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.​​ Përveç​​ kësaj, ajo kërkon kthimin e saj “në​​ vendin e mëparshëm të ​​​​ punës” dhe po ashtu i kërkon Gjykatës që​​ ​​ “kërkojë​​ qasje në​​ ​​ gjithë​​ dokumentacionin zyrtar” në​​ mënyrë​​ ​​ e njëjta të​​ vërtetojë​​ “se a përputhen​​ dokumentacioni​​ me realitetin”.​​ Përgjatë​​ gjithë​​ kërkesës së​​ saj, përmes deklaratave tejet të​​ detajuara, ajo në​​ thelb konsideron se zgjidhja e marrëveshjes ishte e padrejtë​​ për arsye se ajo kishte​​ arritur​​ suksese gjatë​​ përkujdesjes së​​ fëmijëve duke e ngritur edhe mirëqenien e tyre arsimore.

 

  • Në​​ lidhje​​ me konstatimin e vendimeve të​​ gjykatave të​​ rregullta, përmes të​​ cilave kërkesëpadia e saj ishte hudhur si e pasafatshme, parashtruesja e kërkesës pohon​​ se ajo e ka ndjekur​​ këshillën​​ juridike të​​ Inspektoratit të​​ Punës përmes​​ Vendimit​​ të​​ tij​​ për të​​ parashtruara ankesë​​ në​​ shkallën e dytë​​ të​​ Inspektoratit.

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Ligji

 

Neni 48

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ (Saktësimi i kërkesës)

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 34​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

 

d) kërkesa qartëson saktësisht dhe në mënyrë adekuate paraqet faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe​​ Rregullore të​​ punës.​​ Në këtë​​ drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ Gjykata​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa,​​ sipas paragrafit 7 të të njëjtit​​ nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë nga autoritet publike, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata​​ më tej i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç specifikohen në Ligj. Në lidhje me këtë, sipas paragrafit 1 të nenit 48 (Saktësimi i kërkesës), specifikohet se​​ parashtruesi/ja e​​ kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e​​ tij/saj​​ të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin​​ ai/ajo​​ e konteston para Gjykatës.​​ 

 

  • Andaj, Gjykata vëren se neni 48 i Ligjit përmban gjithsej dy kërkesa. E para konsiston në (i)​​ obligimin​​ e parashtruesve të kërkesës dhe detyrimin e tyre që të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendojnë se u janë cenuar nga autoriteti publik – vendimin e të cilit e kontestojnë; dhe, e dyta konsiston në (ii) obligimin e parashtruesve të kërkesës dhe detyrimin e tyre që të specifikojnë aktin konkret të autoritetit publik që dëshirojnë ta kontestojnë para Gjykatës Kushtetuese. Që të dy këto kritere të nenit 48 të Ligjit e veçanërisht kriteri i parë i këtij neni reflektohet edhe në rregullin 34​​ (1) (d) të Rregullores së punës ku kërkohet që një kërkesë e parashtruar në Gjykatë duhet të qartësojë saktësisht dhe në mënyrë adekuate të paraqet faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese (shih në këtë kontekst, rastet e Gjykatës, KI73/21, parashtrues​​ Minire​​ Krasniqi-Zhitia,​​ Aktvendim për papranueshmëri​​ i 29 korrikut 2021, paragrafi 39; dhe KI91/17, parashtrues​​ Enver Islami,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 22 nëntorit 2018, paragrafi 31).

 

  • Lidhur​​ me rastin konkret, sa i përket këtyre kritereve të pranueshmërisë të përcaktuara me Ligj dhe më tej të specifikuara në​​ Rregullore​​ të punës, Gjykata thekson se përkundër faktit​​ që parashtruesja e​​ kërkesës ka specifikuar qartë se e konteston Aktvendimin​​ [Rev. Nr. 394/2022] të 12 tetorit 2022,​​ të Gjykatës​​ Supreme, ajo​​ nuk e ka përmbushur detyrimin e​​ saj​​ që​​ të “qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar​​ nga autoriteti publik, përkatësisht Gjykata​​ Supreme​​ në rastin konkret.

 

  • Gjykata vëren se parashtruesja e kërkesës nuk pajtohet me vendimet e gjykatave të rregullta, marre parasysh faktin që e njëjta​​ përmes kërkesëpadisë​​ kishte kërkuar kthimin​​ “në vendin e saj të mëparshëm të punës”​​ dhe kompensimin përkatës për dëm material.​​ Megjithatë, parashtruesja nuk ka qartësuar se cilat te drejta dhe liri, të garantuara me Kushtetutë, pretendon se i janë cenuar. Përkatësish, ​​ kërkesa e saj me sqarime të hollësishme i referohet pakënaqësisë së saj për zgjidhje të marrëveshjes, përmes të cilës ajo kishte ofruar shërbime si SOS nënë në njërën nga SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe për të cilën zgjidhje pretendon se ishte e padrejtë. Bazuar në sqarimet e saja, parashtruesja e kërkesës në thelb ​​ kërkon nga Gjykata që kjo e fundit të kërkojë qasje në të gjithë dokumentacionin e SOS Fshatrave dhe të shqyrtojë dhe verifikojë faktet në lidhje me sjelljen e saj si SOS nënë në SOS Fshatrat.​​ 

 

  • ​​ lidhje me të​​ lartcekurat, Gjykata rikujton se parashtruesja e kërkesës kishte paraqitura ankesa të​​ shumta si para SOS Fshatrave dhe autoriteteve tjera publike, përfshirë​​ edhe Inspektoratin e Punës, dhe në​​ vijim kishte parashtruar edhe kërkesëpadi në​​ Gjykatën Themelore. Megjithatë, si rezultat i​​ konstatimit​​ ​​ kësaj të​​ fundit se kërkesëpadia e saj ishte e pasafatshme, gjykatat e rregullta nuk e kishin​​ shqyrtuar​​ dhe vlerësuar në​​ merita​​ pretendimet​​ e saj në​​ kërkesëpadi. Prandaj, Gjykata po ashtu vlerëson se pretendimet​​ dhe sqarimet e parashtrueses së​​ kërkesës​​ në kërkesën e saj​​ i referohen​​ çështjeve të vlerësimit të fakteve, të cilat gjykatat e rregullta nuk i kishin shqyrtuar dhe dhënë qëndrim juridik, si rezultat i hudhjes poshtë të kërkesëpadisë si të pasafatshme.

 

  • Për më​​ tepër, Gjykata rikujton se parashtruesja e kërkesës ka pohuar se ajo ka vepruar në bazë të këshillës juridike të dhënë në Vendimin e Inspektoratit të punës, të 18 nëntorit 2016, mirëpo në këtë kontekst specifik nuk ka saktësuar se cila e drejtë e saj kushtetuese është cenuar nga ana e gjykatave të rregullta.

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se​​ parashtruesja e kërkesës përmes kërkesës së​​ saj​​ nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar nga autoriteti publik,​​ dhe si e tillë kërkesa duhet të refuzohet për mosplotësimin e kritereve të pranueshmërisë të parapara me nenin 48 të Ligjit në lidhje me rregullin 34​​ (1) (d) të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Si​​ rrjedhojë,​​ në pajtim me nenin 48 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (1) (d) të Rregullores së punës,​​ Gjykata​​ përfundon​​ se kërkesa e parashtrueses së kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, nenin 48​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullin​​ 34 (1) (d)​​ të Rregullores së punës, më​​ 17 janar 2024, njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË, kërkesën të​​ papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË,​​ këtë​​ Aktvendim​​ palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË,​​ këtë​​ Aktvendim​​ në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;

 

  • Ky​​ Aktvendim​​ hyn në fuqi​​ në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

 

 

1

Parashtruesit:

Feride Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile