Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.301/2022] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 6 shtatorit 2022

Nr. të lëndës KI170/22

Parashtruesit: Sabit Asllani

Shkarko:

KI170/22, parashtrues Sabit Asllani, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.301/2022] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 6 shtatorit 2022

KI170/22, Aktvendim për papranueshmëri i 30 janarit 2024, publikuar më 22 shkurt 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, qartazi i pabazuar

Për shkak të veprës penale të blerjes, posedimit të paautorizuar, shpërndarjes dhe shitjes së narkotikëve, substancave psikotrope dhe substancave të ngjashme nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPK), parashtruesi i kërkesës u dënua me aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës Supreme. Duke pasur parasysh një rezultat të tillë të procedurës gjyqësore, parashtruesi paraqiti kërkesë në Gjykatë, në të cilën ai theksoi se aktgjykimet e kontestuara ishin nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [ E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 36 [E Drejta e Privatësisë] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 (E drejta për një proces të rregullt), nenin 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) dhe nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.

Gjykata i analizoi pretendimet e parashtruesit të kërkesës në kontekst të aktgjykimeve të kontestuara dhe procedurës penale të zhvilluar ndaj tij, duke zbatuar parimet dhe praktikën gjyqësore si të GJEDNJ-së, ashtu edhe të kësaj Gjykate, duke konstatuar se pretendimet janë të pambështetura dhe rrjedhimisht të njëjtat i shpalli si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Sabit Asllani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile