Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI13/23

Parashtruesit: Marigona Djordjevic-Jakaj

Shkarko:

KI13/23, Parashtrues: Marigona Djordjevic-Jakaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI13/23, Vendim për refuzim i 29 gushtit 2023 , publikuar më 20 shtator 2023

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, akt i paspecifikuar, kërkesë e paplotë

Parashtruesja e kërkesës, në rastin konkret nuk kishte kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik, por konteston mosmbajtjen e një seancë gjyqësore nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Klinë, e cila sipas saj është duke rezultuar në mosnxjerrjen e një vendimi gjyqësor për zgjidhjen e martesës së saj.

Parashtruesja e kërkesës përmes postës elektronike parashtroi kërkesë të paplotë, gjegjësisht nuk kishte dorëzuar formularin e plotësuar të kërkesës, dhe se nuk kishte specifikuar se cilat të drejta dhe liri të garantuar me Kushtetutë asaj ishin cenuar.  Si rezultat i kërkesës së Gjykatës për plotësim të kërkesës së saj, ajo megjithatë në përgjigjen së saj, sërish nuk dorëzoi formularin e plotësuar të kërkesës, dhe nuk specifikoi se cilat të drejta dhe liri të garantuar me Kushtetutë asaj ishin cenuar. Për më tepër, ajo në përgjigjen e saj, të dorëzuar në Gjykatë kishte deklaruar se përfaqësohej nga një avokat, për të cilin as nuk kishte dorëzuar autorizimin e vlefshëm për përfaqësim në Gjykatë.

Gjykata vlerësoi se në rrethanat e rastit konkret, kërkesa e parashtrueses së kërkesës është e paplotë, përkundër kërkesës së Gjykatës për ta plotësuar dhe saktësuar kërkesën e saj të parashtruar në Gjykatë. Rrjedhimisht Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses së kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mosplotësimit të kërkesës dhe saktësimit të kërkesës së të parashtruar në Gjykatë, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 25 (2) (c) dhe (h) dhe 54 (2) (a) të Rregullores së punës, dhe rrjedhimisht vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Marigona Djordjevic-Jakaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile