Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI13/23

Parashtruesit: Marigona Djordjevic-Jakaj

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

Prishtinë, më 18 shtator​​ 2023

Nr. ref.:RK 2258/23

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

 

 

rastin nr. KI13/23

 

Parashtruese

 

Marigona Djordjevic-Jakaj

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është​​ parashtruar nga​​ ​​ Marigona Djordjevic-Jakaj,​​ ​​ me​​ vendbanim​​ në​​ Gjermani​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  •  ​​ ​​​​ Parashtruesja e​​ kërkesës​​ nuk​​ konteston​​ ndonjë​​ vendim specifik të​​ autoritetit publik, por konteston​​ mosmbajtjen e një seancë gjyqësore nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Klinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ e cila sipas saj është duke rezultuar në​​ mosnxjerrjen e​​ një vendimi​​ gjyqësor për zgjidhjen e martesës së​​ saj.

 

Objekti i çështjes

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Objekt i çështjes është​​ kërkesa e parashtrueses së​​ kërkesës për “nxjerrjen e vendimit gjyqësor” nga​​ ana e​​ Gjykatës Themelore për zgjidhjen e martesës së​​ saj. Në​​ kërkesën e saj, parashtruesja ​​ e​​ kërkesës nuk ka specifikuar se cilat të​​ drejta dhe liri të​​ garantuara​​ me​​ Kushtetutën e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ ​​ asaj i janë​​ cenuar.​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e Punës​​ nr. 01/2023​​ e​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ në përputhje me​​ rregullin​​ 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së​​ Punës​​ nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së​​ Punës​​ nr. 01/2018 do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë para shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 26 janar 2023,​​ parashtruesja​​ e kërkesës përmes postës elektronike dorëzoi kërkesë​​ ​​ Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 6 shkurt 2023​​ Kryetarja e Gjykatës, përmes​​ Vendimit [Nr.KSH.KI13/23]​​ caktoi​​ gjyqtarin​​ Safet Hoxha​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 1 shkurt​​ 2023, Gjykata e njoftoi​​ parashtruesen e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe bazuar në nenin 21 (Përfaqësimi) dhe nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit dhe rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës kërkoi​​ nga​​ ajo​​ ​​ që të​​ dorëzojë​​ formularin plotësuar të​​ kërkesës së​​ Gjykatës​​ dhe i kërkoi që të​​ “[specifikojë]​​ saktë​​ se cilin vendim të​​ autoritetit publik konkretisht po kontestoni para Gjykatës Kushtetuese, të​​ cekni cilat të​​ drejta dhe liri pretendoni se u janë cenuar dhe të​​ bashkëngjitni vendimin e fundit të​​ kontestuar së​​ bashku me vendimet tjera apo dokumentet e nevojshme që​​ kanë të​​ bëjnë me këtë kërkesë.”

 

  • Më​​ 13 shkurt ​​ 2023, parashtruesja e kërkesës përmes komunikimit elektronik vetëm njoftoi Gjykatën se atë​​ para Gjykatës Themelore e përfaqëson​​ avokati I.R. (për të cilin​​ nuk dorëzoi as autorizim të vlefshëm të përfaqësimit në Gjykatë) se nga gjyqtari i rastit në Gjykatën Themelore​​ nuk ka pranuar​​ asnjë​​ përgjigje​​ në lidhje​​ me padinë​​ e saj për zgjidhjen e martesës​​ dhe as përgjigje ndaj​​ urgjencës​​ për mbajtjen e seancës gjyqësore. Megjithatë, parashtruesja ​​ e​​ kërkesës në​​ Gjykatë​​ nuk dorëzoi formularin e plotësuar të​​ kërkesës dhe as nuk saktësoi se cilat të​​ drejta dhe liri themelore të​​ garantuara me Kushtetu​​ asaj i ishin cenuar.​​ 

 

  • Më​​ 29 gusht 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e​​ gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës​​ që ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga​​ dokumentacioni​​ i bashkëngjitur në​​ kërkesën e parashtrueses së​​ kërkesës​​ rezulton që​​ e​​ njëjta​​ më​​ 15 janar 2008 kishte lidhur martesë​​ më​​ bashkëshortin e saj.​​ 

 

  • Më​​ 23 korrik 2022, parashtruesja e kërkesës ​​ përmes​​ përfaqësuesit​​ të​​ saj ligjorë​​ në​​ Gjykatën Themelore​​ kishte paraqitur padi për shkurorëzim/zgjidhje të​​ martesës.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

  

  • Parashtruesja e​​ kërkesës nuk konteston ndonjë vendim specifik të autoritetit publik,​​ konteston mosmbajtjen e një seancë gjyqësore nga ana e Gjykatës Themelore, e cila sipas saj është duke rezultuar në mosnxjerrjen e një vendimi gjyqësor për zgjidhjen e martesës së saj.

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ ​​ kërkesën​​ e saj specifikon se ajo më​​ 23 korrik 2022 në​​ Gjykatën​​ Themelore​​ ka parashtruar padi për​​ zgjidhjen​​ e martesës, dhe se nga kjo e fundit nga data e parashtrimit të​​ padisë​​ dhe​​ pavarësisht​​ kërkesës për urgjencë​​ nuk ka marrë​​ përgjigje apo ftesë​​ për seancë​​ gjyqësore.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës në​​ kërkesën​​ e saj specifikon se “po më​​ cenohet​​ e drejta për shkurorëzim martese”.​​ 

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Ligji

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liripretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi dëshiron ta​​ kontestoj.

 

Rregullorja e punës​​ 

Rregulli 25

(Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)

 

2) Kërkesa, po ashtu, duhet të përmbajë edhe:

(...)

​​ 

(c) autorizimin për përfaqësim;

(...)

 

 

(h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

 

Rregulli 54
(Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)

 

(...)

 

(2)​​ Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se:​​ 

 

(a) kërkesa është jo e plotë ose e paqartë, përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që ta plotësojë ose të qartësojë kërkesën;​​ 

 

(...)

 

Vlerësimi i​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe Rregullore të punës.​​ Në këtë​​ drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ Gjykata vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 i të njëjtin nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë nga autoritetet publike, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Megjithatë, përtej kritereve të përcaktuara më lart, në vlerësimin nëse​​ kërkesa e parashtrueses së​​ kërkesës​​ i plotëson kriteret për vlerësimin e kërkesës së​​ saj, Gjykata rikujton se: (i) neni 48 i Ligjit specifikisht detyron parashtruesit e kërkesave që të qartësojnë saktësisht aktin konkret të autoritetit publik të cilin e kontestojnë dhe që të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendojnë të jenë cenuar; si dhe (ii) neni 21 i Ligjit i cili përcakton që palët para Gjykatës përfaqësohen vet ose nga një përfaqësues i autorizuar nga pala. Për me tepër, rregulli 32 i Rregullores së punës përcakton që kërkesa e parashtruesve të kërkesës duhet të përmbajë edhe: (a) emrin dhe adresën e palës që parashtron kërkesën; (b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit për dorëzimin e dokumenteve, nëse ka; (c) autorizimin për përfaqësuesin ligjor; (d) emrin dhe adresën e palës, ose të palëve kundërshtare, nëse janë të njohura, të cilave u dërgohen dokumentet; (e) mbrojtjen juridike të kërkuar; (f) përmbledhjen e shkurtër të fakteve; (g) arsyetimin procedural dhe substantiv të kërkesës; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

  • Në rastet kur kërkesat para Gjykatës nuk janë të kompletuara, bazuar në paragrafin 4 të nenit 22 të Ligjit, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe cakton një afat prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në kërkesë. Atëherë, kur palët përkatëse, nuk dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Gjykatë, bazuar në rregullin 35 (Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër, duke marrë parasysh që kërkesa është e paplotë ose e paqartë, përkundër kërkesave të saj ndaj palës që të plotësojnë apo qartësojnë të njëjtën.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton​​ që kërkesa​​ e dorëzuar në​​ Gjykatë​​ më​​ 26 janar 2023,​​ ishte e paplotë, përkatësisht: (i)​​ parashtruesja e kërkesës nuk kishte dorëzuar formularin ​​ e​​ plotësuar të​​ kërkesës në​​ Gjykatë; (ii) nuk kishte specifikuar se cilin akt të​​ autoritetit publik ajo e konteston;​​ (iii)​​ kërkesës i mungonin të​​ gjitha informatat​​ relevante në​​ kronologjinë​​ faktike dhe​​ procedurale të​​ një​​ rasti; (iv) dhe nuk kishte specifikuar se cilat të​​ drejta dhe liri​​ të​​ garantuar me Kushtetutë​​ asaj i ishin cenuar.​​ Si rezultat i kësaj, Gjykata më ​​​​ 1 shkurt 2023 i kishte kërkuar parashtrueses së​​ kërkesës​​ që të​​ dorëzojë​​ formularin plotësuar të​​ kërkesës së​​ Gjykatës​​ duke specifikuar saktë​​ se cilin vendim të​​ autoritetit publik konkretisht​​ e konteston​​ para Gjykatës Kushtetuese,​​ dhe​​ të​​ cekë​​ cilat të drejta dhe liri pretendon se​​ i​​ janë cenuar dhe​​ duke bashkëngjitur dokumentacionin relevant në​​ lidhje me kërkesën e saj.​​ 

 

  • ​​ vijim të​​ kërkesës së​​ Gjykatës, parashtruesja e kërkesës​​ ​​ 13 shkurt 2023​​ përmes​​ komunikimit​​ elektronik njoftoi​​ Gjykatën​​ se ajo para Gjykatës Themelore përfaqësohej nga avokati I.R.​​ për të​​ cilin​​ as nuk e kishte bashkëngjitur asnjë​​ autorizim​​ për përfaqësim në​​ Gjykatë, si​​ dhe specifikoi se përkundër kërkesës​​ ​​ saj​​ për urgjencë​​ ​​ dorëzuar në​​ Gjykatën Themelore,​​ kjo e fundit​​ nuk​​ i​​ kishte dorëzuar​​ asaj as​​ përgjigje dhe as ftesë​​ për mbajtje të​​ seancës gjyqësore​​ përkitazi​​ me​​ padinë​​ e saj për zgjidhje të​​ martesës.​​ 

 

  • Megjithatë, përkundër kërkesës specifike të Gjykatës,​​ parashtruesja e kërkesës në​​ përgjigjen​​ ​​ saj, nuk i kishte​​ bashkëngjitur​​ formularin e plotësuar të​​ kërkesës, dhe se nuk kishte specifikuar se cilat të​​ drejta dhe liri të​​ garantuar​​ me​​ Kushtetutë​​ asaj​​ ishin cenuar. Për më tepër, ajo në përgjigjen e saj kishte deklaruar se përfaqësohej nga një avokat, për të cilin as nuk kishte dorëzuar autorizimin e vlefshëm për përfaqësim në Gjykatë.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rithekson, se në rrethanat e rastit konkret, kërkesa​​ e parashtrueses së kërkesës​​ është e paplotë,​​ përkundër kërkesës së Gjykatës​​ për ta plotësuar dhe saktësuar kërkesën e​​ saj të parashtruar në Gjykatë​​ (shih, ndër tjerash, rastet e Gjykatës, KI121/21, parashtrues ​​ Bajram Hasani, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 23 shtatorit 2021, paragrafi 38; KI135/21​​ Isuf Musliu,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës, i 10 shtatorit 2021, paragrafi 35; dhe KI101/21,​​ ‘N.T.SH. Morina B, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 8 shtatorit 2021, paragrafi 36).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtrueses së​​ kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të​​ mosplotësimit të kërkesës dhe saktësimit të kërkesës së të parashtruar në Gjykatë,​​ ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin​​ 25​​ (2) (c) dhe (h) dhe​​ 54​​ (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, dhe rrjedhimisht, kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës,​​ të nenit​​ 48​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullat​​ 25​​ (2)​​ (c) dhe​​ (h)​​ dhe​​ 54​​ (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, më​​ 29 gusht 2023​​ njëzëri:

 

VENDOS

 

  • ​​ REFUZOJË​​ kërkesën;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë​​ Vendim​​ palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë​​ Vendim​​ në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • TË KONSTATOJË që​​ Vendimi hyn​​ në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Safet Hoxha ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Marigona Djordjevic-Jakaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile