Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 585/2021, të 23 shtatorit 2022

Nr. të lëndës KI88/23

Parashtruesit: Mehmet Mehmeti

Shkarko:

KI88/23, Parashtrues: Mehmet Mehmeti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Ac.nr.585/2021] të Gjykatës së Apelit, të 23 shtatorit 2022

KI88/23, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 qershorit 2023, publikuar më 27 qershor 2023

Fjalët kyçe: shpërblimi jubilar; diskriminimi; kërkesa jashtë afatit kohor

Parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, dhe parashtroi padi ndaj kësaj të fundit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me kërkesën që KEK-u t’ia paguante shumën prej 1.641.00 euro, në emër të shpërblimit jubilar siç përcaktohej nga kontrata kolektive. Gjykata Themelore miratoi kërkesëpadinë e parashtruesit dhe detyroi KEK-un që t’ia kompensojë shumën e kërkuar. Më pas, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin dhe miratoi ankesën e KEK-ut, me arsyetimin se kërkesëpadia e parashtruesit nuk kishte bazë ligjore.

Parashtruesi pretendonte që vendimi i Gjykatës së Apelit ishte diskriminues dhe shkeli të drejtat e tij kushtetuese të garantuara me nenet: 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata vërejti se, Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit ishte marrë më 23 shtator 2022, fletë-kthesa e Gjykatës Themelore dëshmonte që parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar aktgjykimin më 2 nëntor 2022, ndërsa kërkesën në Gjykatë e kishte dorëzuar më 25 prill 2023. Gjykata vlerësoi se kërkesa ishte dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajve të përcaktuara nga Ligjit i Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e punës. Rrjedhimisht, kërkesa ishte e papranueshme për shqyrtim.

 

Parashtruesit:

Mehmet Mehmeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile