Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit [Rev. 462/2021] të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës të 22 janarit 2021

Nr. të lëndës KI 66/22

Parashtruesit: Luljeta Aliu

Shkarko:

KI 66/22, Parashtruese e kërkesës:  Luljeta Aliu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit [Rev. 462/2021] të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës të 22 janarit 2021

KI66/22, Aktvendim për papranueshmëri i  12 prillit  2023, publikuar më 25 maj 2023

Fjalët kyç: kërkesa individuale, procedurë për zgjidhjen e martesës, qartazi e pabazuar

Thelbi i procedurës gjyqësore pranë gjykatës së rregullt në rastin konkret ka të bëjë me procedurën për zgjidhjen e martesës, të cilën parashtruesja e kërkesës e ka iniciuar në Gjykatën Themelore. Në kërkesëpadi për zgjidhjen e martesës, parashtruesja e kërkesës kërkoi edhe  „besimin e fëmijëve dhe alimentacionin – mbajtje financiare.

Gjykata Themelore nxori aktgjykimin [C. nr. 3527/17], përmes të cilit aprovoi propozimin e parashtrueses së kërkesës lidhur me shkurorëzim, në aktgjykim përcaktoi edhe vëllimin e të drejtave dhe detyrimeve që ajo sipas pikave të tjera të kërkesëpadisë.

Parashtruesja e kërkesës, e pakënaqur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore, parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, të cilën ajo e refuzoi. Rrjedhimisht, parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, e cila gjithashtu u refuzua nga Gjykata Supreme.

Duke pasur parasysh këtë rezultat të procedurës gjyqësore, parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë në gjykatë duke pretenduar se përmes aktgjykimeve të gjykatave të rregullta janë shkelur të drejtat dhe liritë e saj të garantuara me nenin 7 [Vlerat], paragrafët 1 dhe 2, neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike], neni 37 [E Drejta e Martesës dhe Familjes], neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës si dhe neni 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

Duke analizuar pretendimet e parashtrueses së kërkesës në lidhje me aktgjykimet e kontestuara të gjykatave të rregullta, Gjykata zbatoi parimet si të Gjykatës ashtu edhe të GJEDNJ-së, duke konstatuar se pretendimet e parashtrueses së kërkesës  ishin të pabazuara, për të cilat Gjykata dha shpjegime të hollësishme në aktvendimin e saj. Duke pasur parasysh këtë, Gjykata e deklaroi kërkesën e parashtrueses së kërkesës të papranueshme në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Luljeta Aliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile