Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac. nr. 1464/2021 të 29 qershorit 2022,  të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Nr. të lëndës KI210/22

Parashtruesit: Tefik Breznica

Shkarko:

KI210/22, Parashtrues: Tefik Breznica, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac. nr. 1464/2021 të 29 qershorit 2022,  të Gjykatës së Apelit të Kosovës

KI210/22, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 prillit 2023, publikuar më 23 maj 2023

Fjalët kyç: e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, pagat jubilare, kërkesë e papranueshme

Nga shkresat e lëndës rezulton që parashtruesi ishte në marrëdhënie pune, për më tepër se 30 vite, me Korporatën Energjetike të Kosovës, dhe i cili pas arritjes së moshës së pensionimit parashtroi kërkesë pranë Korporatës Energjetike të Kosovës në cilësi të Punëdhënësit, për pagesën e tri pagave jubilare. Pasi që punëdhënësi refuzoj kërkesën e parshtruesit të kërkesës, ky i fundit parashtroj padi në Gjykaën Themelore në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovoi në tërësi si të bazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, përmes së cilës detyroi Korporatën Energjetike të Kosovës që në emër  të tri pagave jubilare t’ia kompensoj parashtruesit të  kërkesës shumën prej 1.818.00 euro. Më pas Korporata Energjetike të Kosovës  parashtroi ankesë kundër vendimit të shkallës së parë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit aprovoi në tërësi ankesën dhe ndryshoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë duke refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës për pagesën e tri pagave jubilare nga ana e Punëdhënësit, me arsyetimin se e njëjta nuk ka qenë në fuqi në momentin e parashtrimit të kërkesës për pagesën e pagave jubilare. Parashtruesi i kërkesës parashtroi propozim për ngritjen e kërkesës për ngritjen e ligjshmërisë pranë Zyrës së Prokurorit të Shtetit dhe kjo e fundit përmes Njoftimit, njoftoi parashtruesin se kërkesa është parashtruar jashtë afatit.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se përmes vendimit të kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 7 [Vlerat], si dhe me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në thelb parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendon se Gjykata e Apelit, në rastin konkret, ka vendosur ndryshe nga disa raste të natyrës së njëjtë.

Gjykata në kuptim të vlerësimit të kriterit të pranueshmërisë për dorëzimin e kërkesës brenda afatit të përcaktuar katër (4) mujor dhe duke iu referuar praktikës së vet gjyqësore në raste të ngjashme vlerëson se  parashtruesi e  kërkesës, pas pranimit te Aktvendimit  te Gjykatës së Apelit, asgjë nuk e ka ndaluar që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, Gjykata vlerësoi se “vendim i fundit”, në kuptim të nenit 49 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës është Aktvendimi i lartcekur dhe i kontestuar i Gjykatës së Apelit, i i 29 qershorit 2022. Në lidhje me këtë, Gjykata në vijm konstatoi se  Aktvendimi i kontestuar të Gjykatës së Apelit ishte nxjerrë më 29 qershor 2022 dhe të cilin  parashtruesi i kërkesës e ka pranuar më 28 korrik 2022, përderisa kërkesën e tij në Gjykatë i njëjti e  ka dorëzuar më 23 dhjetor 2022. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Tefik Breznica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile