Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 265/2019, të 9 tetorit 2019

Nr. të lëndës KI132/22

Parashtruesit: Branislav Gajin

Shkarko:

Parashtrues, Branislav Gajin, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 265/2019, të 9 tetorit 2019

KI132/22, Vendim për refuzim të kërkesës, i 12 prillit 2023, publikuar më 4 maj 2023 

Fjalët kyç: kërkesë individuale, përsëritje e kërkesës, procedure e shkurtër

Objekti i kërkesës së tanishme nr. KI132/22 është i njëjtë me kërkesën nr. KI112/20, me ç’rast parashtruesi i kërkesës kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 265/19] të 9 tetorit 2019, të Gjykatës Supreme.

Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij të tanishme ka ngritur të njëjtat pretendime sikurse në kërkesën e tij të mëparshme KI112/20.

Gjykata vlerëson se kërkesa e tanishme nr. KI132/22 është thjesht përsëritje e kërkesës së mëparshme nr. KI112/20, të cilën Gjykata e kishte shpallur të papranueshme për shkak se ishte qartazi e pabazuar mbi baza kushtetuese.

Gjykata në zgjidhjen e rastit iu referua paragrafit (5) të rregullit 35 (Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, që specifikon se Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër, mes tjerash, nëse kërkesa është përsëritje e një kërkese të mëparshme të vendosur nga Gjykata.

Gjykata bazuar edhe në praktikën e saj të konsoliduar gjyqësore në raste të ngjashme, ka theksuar se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Gjykata rikujton se ankimi individual sipas kuptimit të nenit 113. 7 të Kushtetutës, nuk duhet të shikohet nga parashtruesit e kërkesës si mundësi për të kërkuar në mënyrë të përsëritur nga Gjykata rihapjen e vendimeve të saj dhe gjykimin e serishëm për të njëjtën çështje.

Prandaj, Gjykata duke pasur parasysh që kërkesa e parashtruesit të kërkesës është përsëritje e kërkesës KI112/20, tashmë të vendosur nga Gjykata, bazuar në paragrafin (5) të rregullit 35 të Rregullores së punës, konstaton se kërkesa e tanishme duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Branislav Gajin

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale