Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Njoftimit [KMLC. nr. 44/2022] të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të 17 majit 2022, dhe Aktgjykimit [Ac. nr. 1557/21] të Gjykatës së Apelit të 5 janarit 2022

Nr. të lëndës KI144/22

Parashtruesit: Sebahate Dervishi

Shkarko:

KI144/22, Parashtruesja e kërkesës: Sebahate Dervishi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Njoftimit [KMLC. nr. 44/2022] të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të 17 majit 2022, dhe Aktgjykimit [Ac. nr. 1557/21] të Gjykatës së Apelit të 5 janarit 2022

KI144/22, Aktvendim për papranueshmëri i  16 nëntorit 2022, publikuar më 12 dhjetor 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë kontestimore, kërkesë jashtë afatit ligjor

Thelbi i procedurës gjyqësore pranë gjykatave të rregullta kishte të bëjë me çështjen e ushtrimit të së drejtës në pagesën e tri pagave jubilare, të cilat pretendohet se Korporata Energjetike e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK) është dashur t’ia paguajë parashtrueses së kërkesës tek i cili punëdhënës ajo punoi për më shumë se 30 vjet. Rrjedhimisht, parashtruesja e kërkesës iu drejtua KEK-ut me shkrim, duke kërkuar që t’ia njohë të drejtat e saj. Kërkesa e saj është refuzuar nga KEK-u.

Duke pasur parasysh këtë, parashtruesja e kërkesës parashtroi padi në Gjykatën Themelore kundër KEK-ut, përmes së cilës kërkoi pagesën e pagave jubilare. Gjykata Themelore aprovoi kërkesëpadinë  e parashtrueses së kërkesës si të bazuar. KEK-u parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila u aprovua nga Gjykata, ndërsa e refuzoi kërkesën e parashtrueses së kërkesës si të pabazuar.

Parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit kundër aktgjykimit [Ac. nr. 1557/2021] të Gjykatës së Apelit, e cila u refuzua nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Duke pasur parasysh këtë, parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke deklaruar se me njoftimin e kontestuar [KMLC. nr. 44/2022] të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, ka ardhur deri te shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të saj të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe nenin 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, si dhe nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.

Gjykata analizoi në detaje pretendimet e parashtrueses së kërkesës, duke konstatuar se „vendimi i fundit“, në pajtim me nenin 49 të Ligjit, lidhur me kërkesëpadinë, konsiderohet aktgjykimi [Ac. nr. 1557/21] i Gjykatës së Apelit i 5 janarit 2022, përmes të cilit ishte refuzuar kërkesëpadia e saj për pagesën e pagave jubilare. Vendimi i kontestuar i është dorëzuar parashtrueses së kërkesës më 14 shkurt 2022, ndërsa ajo e parashtroi kërkesën në Gjykatë më 19 shtator 2022.

Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa nuk ishte dorëzuar brenda afatit ligjor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Sebahate Dervishi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile