Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës REV. nr. 389/2021 të 15 shkurtit 2022

Nr. të lëndës KI45/22

Parashtruesit: Behar Syla

Shkarko:

KI45/22, Parashtruesi i kërkesës: Behar Syla, Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës REV. nr. 389/2021 të 15 shkurtit 2022

KI45/22, Aktvendim për papranueshmëri i  15 nëntorit  2022, publikuar më 12 dhjetor 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, të drejtat e fëmijës  

Parashtruesi i kërkesës dhe bashkëshortja e tij, F.S., zhvilluan procedurën e shkurorëzimit, e cila përdundoi, së pari me aktgjykimin [C. nr. 631/2018] të Gjykatës Themelore të 20 dhjetorit 2018, e më pas me aktgjykimin e formës së prerë [AC. nr. 943/19] të Gjykatës së Apelit, të 27 majit 2019. Përmes këtyre aktgjykimeve  ishte zgjidhur martesa e parashtruesit të kërkesës dhe bashkëshortes së tij F.S., ndërsa kujdestaria, edukimi dhe mbajtja e fëmijës së tyre të mitur A.S i është dhënë nënës F.S.

Parashtruesi i kërkesës, duke konsideruar se fëmija i mitur po keqtrajtohet fizikisht nga nëna e tij, përkatësisht  ish-bashkëshortja e tij, parashtroi padi në Gjykatën Themelore, përmes të cilës kërkoi që të ndryshohet aktgjykimi [C. nr. 631/2018]. Gjykata Themelore e refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar. Parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila u refuzua nga ajo gjykatë. Parashtruesi i kërkesës parashtroi edhe kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, e cila gjithashtu u refuzua nga gjykata.

Duke pasur parasysh këtë rezultat të procedurës gjyqësore, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në gjykatë, duke pretenduar se përmes aktgjykimeve të kontestuara të gjykatave të rregullta janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 50 [Të Drejtat e Fëmijës], paragrafët 1 dhe 3 të Kushtetutës, neni 19, pika 1 e Konventës për të Drejtat të fëmijës.

Megjithatë, në mbështetje të këtyre pretendimeve, parashtruesi i kërkesës nuk i ka theksuar dhe arsyetuar qartë pretendimet e tij për shkeljen e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe, rrjedhimisht, nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara me nenin 48 të Ligjit në lidhje me rregullin 39 (1) (d) të Rregullores së punës dhe e deklaroi kërkesën të papranueshme për shqyrtim.

Parashtruesit:

Behar Syla

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile