Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Rev. nr. 143/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 13 korrikut 2021

Nr. të lëndës KI222/21

Parashtruesit: Veton Berisha

Shkarko:

KI222/21, Parashtruesi i kërkesës:  Veton Berisha, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Rev. nr. 143/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës të 13 korrikut 2021

KI222/21, Aktvendim për papranueshmëri i 8 shtatorit 2022, i publikuar më 6 tetor 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë për kthim në gjendjen e mëparshme, jashtë afatit kohor

Parashtruesi i kërkesës kishte zhvilluar dy procedura gjyqësore. Procedurën e parë gjyqësore parashtruesi i kërkesës e kishte filluar me padi në lidhje me vërtetimin e të drejtës në pronë. Kjo padi ishte hedhë poshtë nga ana e Gjykatës Komunale për arsyen se parashtruesi i kërkesës nuk ishte në adresën që e kishte cekur në kërkesëpadi. Për rrjedhojë, gjykata mori një aktvendim për të kryer të gjithë komunikimin me parashtruesin e kërkesës përmes tabelës së njoftimeve të gjykatës. Rrjedhimisht, Gjykata Komunale e shpalli ftesën për mbajtjen e seancës së shqyrtimit kryesor në tabelën e shpalljeve të gjykatës. Parashtruesi  i kërkesës nuk iu përgjigj ftesës dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në seancë. Duke pasur parasysh këtë, Gjykata Komunale nxori aktvendim me të cilin padia e paditësve konsiderohet e tërhequr.` 

Parashtruesi i kërkesës nisi një tjetër procedurë gjyqësore në vitin 2017, në të cilën ai kërkoi kthimin në gjendjen e mëparshme. Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e refuzuan kërkesën e parashtruesit të kërkesës si të paafatshme. Parashtruesi ka paraqitur kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, të cilën e ka refuzuar si të papranueshme, duke deklaruar se revizioni mund të bëhet vetëm kundër vendimit meritor të gjykatës së shkallës së dytë.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë në Gjykatë, duke pretenduar shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. 

Gjykata pas analizimit të pretendimeve dhe vendimeve të gjykatave, gjeti se kërkesa është jashtë afatit ligjore duke qene se “vendimi i fundit” në procedurën e parë gjyqësore në kuptimin e rregullit 39 (1) (c) dhe praktikës gjyqësore të Gjykatës, në të vërtetë është Aktvendimi i Gjykatës Komunale [C. nr. 2936/07] i 27 shtatorit 2012 nga forma e prerë e të cilit, e deri te parashtrimi i kërkesës në Gjykatë, kanë kaluar më tepër se katër (4) muaj.

Po ashtu edhe sa i përket pretendimeve në lidhe me procedurën e dytë gjyqësore, Gjykata konsideron se në atë rast se kërkesa është jashtë afatit ligjore duke qene se “vendimi i fundit” është Aktvendimi i Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 5734/20]  i 8 dhjetorit 2020, nga forma e prerë e të cilit, e deri te parashtrimi i kërkesës në Gjykatë, kanë kaluar më tepër se katër (4) muaj.

Parashtruesit:

Veton Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile