Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI 21/22

Parashtruesit: Hashim Zhuniqi

Shkarko:

KI21/22, Parashtrues: Hashim Zhuniqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

 KI21/22, Vendim i 11 maj 2022, publikuar më 26 maj 2022

 Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Bazuar në shkresat e lëndës, parashtruesi i kërkesës vjen në cilësinë e familjarit të një apo dy personave të dënuar për vepër penale.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës nuk ka specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e konteston dhe as nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar. Parashtruesi i kërkesës, në esencë ankohet për procedurat penale dhe ngjarjet lidhur me familjarët e tij.

Përkundër kërkesës së Gjykatës për sqarim, parashtruesi i kërkesës (i) nuk e ka saktësuar para Gjykatës aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; (ii) nuk i ka sqaruar se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar; dhe (iii) nuk e ka dorëzuar në Gjykatë dokumentacionin përkatës.

Prandaj, marrë parasysh që, kërkesa e parashtruesit të kërkesës ishte e paplotë dhe e paqartë, përkundër kërkesave të Gjykatës që e njëjta të plotësohet, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës, nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, siç është përcaktuar në paragrafin (5) të rregullit 35 të Rregullores së punës, dhe rrjedhimisht, kërkesën e refuzoi me procedurë të shkurtër.

 

Parashtruesit:

Hashim Zhuniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës