Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac.nr. 4311/2019, të 18 marsit 2020

Nr. të lëndës KI 38/21

Parashtruesit: MS FINANCE L.L.C me pronar Muhamet Shabani

Shkarko:

KI38/21, Parashtrues: MS FINANCE L.L.C me pronar Muhamet Shabani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac.nr. 4311/2019, të 18 marsit 2020 

KI38/21, Aktvendim i 24 shtatorit 2021, publikuar më 19 tetor 2021 

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, person juridik, mungesë e dukshme ose evidente të shkeljes, kërkesë qartazi e pabazuar

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me procedurën e përmbarimit, e cila ka filluar si rrjedhojë e mospagesës së një borxhi nga ana e parashtruesit të kërkesës, përkundër pajtimit gjyqësor të arritur në gjykatë mes tij, dhe kompanisë I. Rrjedhimisht, fillon procedura përmbarimore dhe përmbaruesi privat përmes Urdhërit Përmbarimor  urdhëron Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Gjilan që të bëjë caktimin e shënimit të përmbarimit në librin publik të palujtshmërive përkatëse të parashtruesit të kërkesës. Fillimisht, mbahet seanca e parë e ankandit publik verbal, në të cilën munguan parashtruesi i kërkesës dhe ofertuesi, dhe rrjedhimisht kreditori kishte propozuar seancën e dytë të ankandit publik verbal, i cili u shtye përsëri me Konkluzion, sepse gjatë mbajtjes së ankandit është vërejtur gabimi në parcela. Rrjedhimisht, Përmbaruesi Privat, bëri zëvendësimin e dy parcelave me parcelën P-70403033-02444-9 për të cilin u mbajt ankandi i dytë publik verbal në të cilin morën pjesë përmbaruesi, kompania I, dhe ofertuesi ndërsa parashtruesi i kërkesës, përsëri mungoi. Kjo paluajtshmëri, rrjedhimisht iu shit ofertuesit në shumën prej 1/3 e vlerës. Parashtruesi i kërkesës ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, e cila më pas  kishte vendosur që  të njëjtën të refuzoi si të pathemeltë.

Parashtruesi i kërkesës, pretendoi shkelje të së drejtës së tij kushtetuese (i) për barazi para ligjit sepse Përmbaruesi Privat nuk i ka trajtuar palët në procedurë njësoj, por i ka dhënë tretman të veçantë kreditorit; (ii) e drejta për mjete juridike sepse, parashtruesi i kërkesës thekson se atij iu është mohuar e drejta në mjetin juridik, përkundër faktit që kreditori ka bërë propozim për zgjerimin e përmbarimit dhe për çka përmbaruesi nuk kishte marrë urdhër të ri; dhe (iii) e drejta për mbrojtje të pronës sepse Përmbaruesi Privat, ka shkelur procedurën e përmbarimit, me ç’rast ka ndërruar disa here parcelat përkatësisht pa marrë vendim adekuat lidhur me këto ndërrime dhe e shet të njëjtën për 1/3 e vlerës.

Gjykata fillimisht, shqyrtoi nëse kërkesa e parashtruesit të kërkesës është brenda afatit, dhe duke u bazuar në shkresat e lëndës dhe faktit që nga ato nuk mund të vërtetohej se kur parashtruesi i kërkesës ka pranuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, Gjykata konsideroi se afati fillon të rrjedhë nga dita kur parashtruesi kërkesës ka bërë kërkesë për pajisjen me dokumentet përkatëse tek përmbaruesi. Andaj kërkesa u konsiderua brenda afatit.

Së dyti, Gjykata bazuar në Aktvendimin e Gjykatës së Apelit në raport me pretendimet e parashtruesit të kërkesës, analizoi dhe konstatoi se ky vendim duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore ka adresuar dhe sqaruar (i) çështjet rreth Urdhrit për shitje, konkluzionit për shitjen e paluajtshmërisë dhe mënyrën e shitjes së tyre; dhe (ii) faktit se shitja e paluajtshmërisë në seancën e ankandit të dytë, është në përputhje me 1/3 e vlerës së paluajtshmërisë. Gjykata e Apelit, më tej, lidhur me pretendimin ankimor të parashtruesit të kërkesës se ai nuk ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt për mbajtjen e ankandit publik nga Përmbaruesi Privat, kishte konsideruar se dorëzimi është realizuar me rregull konform Ligjit për Procedurën Kontestimore. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se Gjykata e Apelit, kishte trajtuar dhe arsyetuar pretendimet duke u bazuar në bazën ligjore lidhur me procedurën përmbarimore, dhe çështjen e ftesës me rregull sipas procedurës kontestimore.

Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktvendimin e publikuar Gjykata konstatoi se duke marrë parasysh pretendimet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës dhe faktet e paraqitura nga ai, dhe gjithashtu arsyetimet e Gjykatës së Apelit, konsideroi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese në “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes” ashtu siç përcaktohet me rregullin 39 (2) të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

MS FINANCE L.L.C me pronar Muhamet Shabani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile