Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 423/2019 të 10 qershorit 2020

Nr. të lëndës KI 194/20

Parashtruesit: Korab Shasivari

Shkarko:

KI194/20, parashtrues, Korab Shasivari, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 423/2019 të 10 qershorit 2020

KI194/20, aktvendim për papranueshmëri i 21 korrikut 2021, publikuar më 31 gusht 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale,  pretendime të paarsyetuara

Parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatë duke deklaruar se të drejtat e tij kushtetuese të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesi0nit] dhe nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] janë shkelur në procedurën gjyqësore, që ishte zhvilluar kundër tij si anëtar i Shërbimit Doganor të Kosovës nga Dogana e Kosovës, nën dyshimin se kishte kryer shkelje të „Kodit të mirësjelljes neni 3.1 nënpika 1 dhe neni 15.3 nënpika 4,7; dhe nënpika 14.8, veprime këto të dënueshme sipas ,Aneksin 1, kategoria 1, pika 5 dhe 13 kategoria 2 pika 9 e Rregullores mbi Procedurat Disiplinore të Shërbimit Doganor si dhe shkeljen e detyrave të punës të përcaktuara me Kodin e Mirësjelljes së oficerëve të Shërbimit Doganor…“

Megjithatë, Gjykata nuk mund të merrej me bazën kushtetuese të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës sepse ai nuk shpjegoi me një fjalë të vetme se si ishin shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë.

Prandaj, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve 3, 24, 31 dhe 54 të Kushtetutës janë “pretendime të pambështetura ose të paarsyetuara”, dhe për këtë arsye të papranueshme si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Korab Shasivari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Penale