KI63/20, Parashtrues: Ilir Zymberi, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 4336/19 të 6 shkurtit 2020
KI63/20, aktvendim për papranueshmëri i 12 prillit 2021, publikuar më 1 qershor 2021
Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës së Apelit, qartazi i pabazuar
Korporata Energjetike e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK) kundër parashtruesit të kërkesës parashtroi propozim për ekzekutim për shkak të borxheve të papaguara për energji elektrike të konsumuar.
Parashtruesi i kërkesës parashtroi kundërshtim ndaj urdhrit për përmbarim në Gjykatën Themelore në Gjakovë, duke deklaruar se borxhi i kontestuar ishte parashkruar.
Ky kundërshtim u shqyrtua nga gjykatat e rregullta duke përfunduar me Gjykatën e Apelit, të cilat konstatuan që parashtruesi i kërkesës nuk kishte respektuar kontratën për pagesën e borxhit në bazë të së cilës borxhi nuk ishte parashkruar.
Parashtruesi i kërkesës pretendoi se gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë nga neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.
Gjykata konstatoi se argumentet e ngritura në kërkesën e parashtruesit të kërkesës në asnjë mënyrë nuk justifikojnë shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese në të cilat thirret parashtruesi i kërkesës dhe ai nuk i ka mbështetur pretendimet për shkeljen e të drejtave të mbrojtura me Kushtetutë dhe Konventë, prandaj, Gjykata arriti në përfundimin se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, këto pretendime të parashtruesit cilësohen si pretendime që hyjnë në kategorinë (i) e pretendimeve të “shkallës së katërt”. Prandaj, këto të fundit janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.
Ilir Zymberi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Administrative