Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Ministrisë së Drejtësisë nr. 15/2020, të 21 shkurtit 2020

Nr. të lëndës KI 101/20

Parashtruesit: Shqipërim Ademaj

Shkarko:

KI101/20, Parashtrues: Shqipërim Ademaj, vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Ministrisë së Drejtësisë nr. 15/2020, të 21 shkurtit 2020

KI101/20 Aktvendim për papranueshmëri, i 12 prillit 2021, publikuar më 30 prill 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerat, e drejta në gjykim të drejte, barazia para ligjit, e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit, kërkesë e parakohshme, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, kontestoi Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: MD), nr. 15/2020 të 21 shkurtit 2020, lidhur me anulimin e provimit të Noterisë, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të garantuara me nenet: 7 [Vlerat], 10 [Ekonomia], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të  Drejtat të Njeriut], 99 [Procedurat], 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe nenin 14 [Ndalimi i Diskriminimit] dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).  

Në rastin konkret, Gjykata përsëriti se para se parashtruesit e kërkesave t’i drejtohen Gjykatës me kërkesë, ata duhet të shterojnë të gjitha mundësitë procedurale, në procedura të rregullta administrative ose gjyqësore, për të parandaluar shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara me Kushtetutë ose, nëse ka, për të korrigjuar një shkelje të tillë të të drejtave të garantuara me Kushtetutë. Prandaj, parandalimi i shkeljeve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së dhe korrigjimi i shkeljeve të mundshme në pajtueshmëri me nenin 101.3 dhe 53 të Kushtetutës, paraprakisht duhet të bëhet nga gjykatat e rregullta dhe jo drejtpërdrejtë nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata tutje vlerësoi se, parashtruesi i kërkesës nuk ka ofruar ndonjë argument dhe dëshmi se mjeti juridik i shfrytëzuar në dispozicion të tij është i papërshtatshëm dhe joefektiv, në kuptim të dispozitave të sipërcekura të Kushtetutës, Ligjit dhe Rregullores së punës (shih, ndër të tjera, Gjykata Kushtetuese: Rasti nr. KI116/14, parashtrues Fadil Selmanaj, Aktvendim për papranueshmëri, i 26 janarit 2015 §§ 45-46 dhe referencat e cituara në atë vendim).

Prandaj, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e parakohshme dhe nuk i plotëson kriteret për pranueshmëri pasi që parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit 36 (1) (b) të Rregullores së punës, dhe si e tillë, kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme (shih, ndër të tjera, Gjykata Kushtetuese, rasti nr. KI07/15, parashtrues Shefki Zogiani, Aktvendim për papranueshmëri, i 8 dhjetorit 2016, § 62, dhe rasti nr. KI30/17, parashtrues Muharrem Nuredini, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 gushtit 2017, § 38).

Parashtruesit:

Shqipërim Ademaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile