Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. Mlc. nr. 217/2010, të datës 15 prill 2013 dhe të Akgjykimit të Gjykatës së Qarkut Ac.nr.240/2010, të datës 14 maj 2010

Nr. të lëndës KI 79/13

Parashtruesit: Sokol Haziraj

Shkarko:

Parashtruesi, z, Sokol Haziraj, ka parashtruar kërkesë sipas nenit 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Rev, Mlc, nr, 217/2010, të datës 15 prill 2013 dhe të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut Ac,nr,240/2010, të datës 14 maj 2010 të cilat ai pretendon se I kanë shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë dhe atë nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; dhe nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], Parashtruesi pretendon se ankesa e tij nuk ishte shqyrtuar fare në Gjykatën e Qarkut, ndërsa, Gjykata Supreme e kishte hedhur poshtë revizionin e tij si të palejuar me arsyetimin se më parë ai nuk kishte paraqitur ankesë në shkallën më të ulët, Gjykata kishte ardhur në përfundim që kërkesa nuk I plotëson kriteret për të qenë e pranueshme pasi që parashtruesi as nuk ka arritur të ndërtojë rastin për shkeljen e të drejtave, në të cilat ai thirret dhe as nuk ka paraqitur ndonjë provë që dëshmon shkeljet e pretenduara kushtetuese, Në këtë mënyrë Gjykata kishte vendosur që kërkesa është qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 36 (2) b) dhe d) të Rregullores së Punës

Parashtruesit:

Sokol Haziraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile