Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac. Nr. 1717/2012, të 22 prillit 2013

Nr. të lëndës KI 109/13

Parashtruesit: Nurije Salihu

Shkarko:

Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin pretendohet të jenë shkelur të drejtat e parashtrueses së kërkesës lidhur me mospagimin e kompensimit për punë shtesë, që parashtruesja kishte kryer në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë, për punët e pastrimit të objektit, që nga 17 korriku 2003 deri më 1 tetor 2003 dhe nga 1 dhjetorit 2003 deri më 15 dhjetor 2003, Parashtruesja e kërkesës pretendon se me aktgjykimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë, asaj i është “shkelur e drejta legjitime për të marrë kompensimin monetar për punën e kryer”, pa ofruar ndonjë sqarim të mëtejmë se si kjo përbën shkelje kushtetuese, Në këto rrethana, parashtruesja e kërkesës nuk ka argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e saj dhe nuk mund të konstatohet se kërkesa ishte e bazuar, andaj Gjykata në përputhje me rregullin 36 paragrafi 1 pika c, gjen se kërkesa duhet refuzuar si qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Nurije Salihu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile